
Media e njohur italiane: Ja vendet në Shqipëri ku "fshihen" minerale të çmuara dhe plani i madh që po përgatit Meloni për Tiranën

Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent

Gara e fortë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, ja kush është presidenti i ri i Turqisë

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me deklaratën e fundit për Gert Shehun

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, sovraniteti i Kosovës...

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe plas deklaratën ‘bombë’: Agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

Çështja e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal/ “Rama në pikë të hallit, nuk fle i qetë, jep dorëheqjen nëse...”, analisti zbardh prapaskenat dhe i bën thirrjen e fortë opozitës

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Janar 2023

Analisti Genc Burimi me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në rubrikën “Opinion” ka folur në lidhje me çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal.
Burimi deklaroi se nga kjo aferë kryeminsitri Rama “nuk fle i qetë”, ndërsa shtoi se pala shiqptare duhet të hetojë në lidhje me zhvillimet e fundit pasi është “më minimalja” për opinionin publik.
Sipas tij problemi është se nëse Rama thirret në SPAK ai do duhet t ëjapë dorëheqjen, edhe nëse është i pafajshëm për shkak të mos ushtrimit të presonit të drejtësia.
Sakaq, ai foli edhe për situatën në prag të zgjedhjeve lidhur dhe me ngjarjet e fundit, duke thënë se amerikanët nuk duyan që dyshja Berisha e Meta të vijnë në pushtet, gjë që mund të bëjë ndikimin te drejtësia nga pala amerikane për mos hetimin e kryeministrit.
Burimi tha më tej se “McGongial” është një skandal i përmasave të mëdha, me anë të së cilit Rama ka dhënë mesazhin se çfarë është i aftë të bëjë në vend, nëse mund të arrijë te korruptimi i niveleve të tilla përtej Atlantikut.
Ai shtoi se në këtë rast ose duhet të ketë një zgjidhje të skandalit ose të mos ketë zgjedhje, pasi nuk do ketë besim te institucionet, duke lënë sipas tij opozitën t’i drejtohet “të mesmes së artë” të protestave.
“Edi Rama sigurisht që nuk është i qetë, nuk fle i qetë nga zhvillimet që e rrethojnë. Populli duhet të sqarohet, pala shqiptare duhet të hetojë, është më minimalja. Problemi është se nëse thirret Rama në SPAK, ai do japë dorëheqjen që të hetohet pa ushtruar presion te drejtësia. Ai nuk kërkon të hetohet se edhe nëse është i pafajshëm duhet të dorëhiqet. Nuk ka justifikim nga drejtësia që të mos hetojë.
Kjo drejtësi nuk është e pavarur, është e kapur nga institucioni amerikan që e ka vendosur, drejtësia ka si kumbarë politikën amerikane që vetë është e diskutueshme, siç e pamë me rastin e McGonigal. Nëse politika amerikane ka interes që drejtësia të mos hapë hetim, nuk hapet hetim. Yuri Kim sot në mënyrë të habitshme është bërë aq e heshtur sa Rama. Ose Kim respekton institucionet dhe nuk flet për një aferë nën hetim, ose është se vetë ambasada mund të jetë në hetim. Kjo ambasadë nëse kujtohemi që e heshtur në aferën e patronazhistëve, nuk tha asgjë për të. Sidoqoftë drejtësia është e kapur, kur të ketë nesër rotacion politik do kemi një drejtësi të trashëguar të kapur. Sot duhet të jemi të shqetësuar nga heshtja e drejtësisë që u shit si drejtësi e re dhe që do bënte namin.
Kur ndodhi funerali i Mbretëreshës së Anglisë, për arsye respekti asnjë lider nuk shkoi me makinë, vetëm njëri nuk hipi në autobus, Biden, që shkoi me limuzinë. Këta janë të mirë për të tjerët, por ku preket interesi i tyre thonë stop. Interesi amerikan preket në dy raste, nuk duan Berishën dhe Metën në pushtet, do bëjnë të pamundurën të mbajnë Ramën në pushtet. Rama në këtë moment nëse e ka bërë hapur, kjo është gjë e rëndë. Amerika nuk është zoti mbi tokë, është drejtësia.
Sot Rama është në pikë të hallit por nuk do e lërë Berishën të shkojë në zgjedhje me partinë e tij. McGonigal është një skandal, me Ramën që ka dhënë mesazh se kur ka arritur të korruptojë figura të larta jashtë vendit, imagjinoni se çfarë bën në Shqipëri. Berisha dhe Meta duhet t’i shtrojnë pyetje vetes nëse shkohet në zgjedhje me këtë kryeministër nëse atij nuk i ndodh gjë deri atëherë. Ose duhet të zgjidhet skandali, ose nuk duhet të ketë zgjedhje, se nuk ka besim te institucionet. Në kushte normale kjo opozitë nuk duhet të shkonte në zgjedhje, po nëse nuk shkon do kritikohesh se po e bën si Lulzim Basha. E mesmja e artë janë demonstratat, lëvizjet civile, këtë duhet të luajë opozita. Nëse Ramën e mbrojnë amerikanët, kam përshtypje se do ndodhë. Edhe historia McGonigal nuk u zbulua sot, e kanë ditur prej kohësh në SHBA. Doli sot për aryse të tjera, ka një rivalitet të ashpër mes Biden dhe Trump. Trump akuzon Biden se ka favorizuar të birin dhe thotë që është komplot i madh dhe Biden akuzon atë se ka favorizuar dhëndrin e tij për të përfituar financiarisht. McGonigal ka punuar edhe për një tjetër oligark rus më herët, nuk duhet të jemi aq naivë”, tha ai.
Më të lexuarat


Në takimin me Bashën i riu degjeneron Berishën: Absurde të flasim për të, se do as Tropoja! Në Shkodër e mundi Luiz Ejlli, një lojtar servil (Video)

Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent

Media italiane i bën jehonë vizitës zyrtare të Presidentit Begaj në Itali

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

“Sulm i hapur i Ramës ndaj gjuhës shqipe”/ Berisha hedh akuza të rënda ndaj kryeministrit: Shkrirja e Akademisë Albanologjike, një akt antikombëtar

“Ishte shembulli i politikanit të urtë e të matur”/ Sot një vit nga ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, deputeti Leskaj kujton ish-presidentin

Vizita e Ramës në Lazarat, deputeti i PD ‘shpërthen’ në akuza të rënda: Si krimineli në vendin e krimit! E pritën ashtu si ai e meriton

Nuk përmbahet kreu i PD Krujë, ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Nuk fitohet me aleat Ilir Metën dhe me armik SHBA-të

“Kur jam me ju, ndihem se jam me familjen time”/ Ambasadorja Kim nis turin e lamtumirës, ja mesazhi i rëndësishëm që jep
