BREAKING NEWS

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan: Më kërkoi në mënyrë jodiplomatike…

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan:
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin
x
BREAKING NEWS

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon planin e madh që po përgatitet për Shqipërinë

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa të menjëhershme pë gylenistet që marrëdhëniet tona të mos errësohen

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa
x
BREAKING NEWS

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do lejojmë askënd që të prishë këtë panoramë të bukur e të këndshme

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do
x
BREAKING NEWS

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit
x
BREAKING NEWS

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime të reja në Shqipëri

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime
x

Politike

Drejtësia në kolaps, KLP jep alarmin për boshatisjen e prokurorive nga vetingu, situatë kritike edhe në gjykata

Drejtësia në kolaps, KLP jep alarmin për boshatisjen e

Vetingu duket se po krijon probleme në sistemin gjyqësor dhe atë të prokurorisë. Me qindra emra nuk kanë justifikuar pasurinë dhe për rrjedhojë janë shkarkuar nga detyra, gjë e cila ka krijuar edhe vakanca në sistemin e drejtësisë. Por për këtë gjendje, dje kanë reaguar edhe institucionet e drejtësisë, të cilët kanë dhënë alarmin për boshatisjen e gjyqësorit për shkak të vetingut. Ka qenë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili në mbledhjen e djeshme, mes të tjerash ka cekur edhe këtë shqetësim. Kështu, përmes një njoftimi për mediat, KLP zbuloi se gjatë diskutimeve, anëtarët prokurorë Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda kanë ngritur shqetësimin për numrin e vakancave në sistem të shkaktuar nga procesi i vetingut, i cili ka arritur në 120 prokurorë. “Gjatë diskutimeve, anëtarët prokurorë z. Sokol Stojani dhe z. Zeqir Hoda kanë ngritur shqetësimin për numrin e vakancave në sistem të shkaktuar nga procesi i vetingut, i cili ka arritur në 120 prokurorë. Ky fakt e vështirëson ndjeshëm funksiononin e zyrave të prokurorisë. Për këtë arsye, ata i kërkuan Këshillit, të jetë i kujdesshëm me përdorimin e instrumenteve në dispozicion, si emërimi, caktimi i përkohshëm dhe transferimi i përkohshëm me pëlqim i prokurorëve brenda sistemit të prokurorisë. Kjo, për të mos ndikuar negativisht në punën e prokurorëve dhe në përballimin e ngarkesës, shkaktuar nga numri i madh i dosjeve”, kanë deklaruar ata. Më pas sipas njoftimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kreu i këtij organi Gent Ibrahimi, theksoi se KLP është aty për të garantuar integritet në punën e prokurorive. Duke ndarë të njëjtin shqetësim, Kryetari i KLP-së, z. Gent Ibrahimi deklaroi se, përballë kësaj situate të vështirë, Këshilli ka pasur për detyrë të garantojë funksionalitetin e zyrave të prokurorisë në vend, duke përdorur me efikasitet dhe në mënyrë proporcionale, të vetmet instrumente ligjore që ka në dispozicion, me qëllim menaxhimin e vakuumit të madh të krijuar në sistem nga pasojat e vetingut. Pra duket qartë që vetingu ka boshatisur prokuroritë në vend, për shkak se ka flakur nga sistemi shumë prokurorë.

Situatë kritike edhe në gjykata

Por përveç prokurorive, në kolaps janë edhe gjykatat, pasi shumë gjyqtarët kanë dalë nga sistemi për shkak të procesit të vetingut. Mësohet se gjykatat e Apelit në vend kanë mijëra dosje që presin të shqyrtohen dhe ndërkohë dyndje ka edhe në Gjykatën e Lartë, ku janë plot 18 mijë dosje që presin të marrin zgjidhje. Pra situata është e nderë dhe në kushtet kur vetingu ka boshatisur gjykata dhe prokuroritë, sytë janë nga harta e re gjyqësore, e cila pritet të minimizojë këtë problem. Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëri me dije dje se në mbledhje ka marrë edhe disa vendime që kanë të bëjnë me emërime të reja në disa prokurori të vendit. “Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 14.01.2022, mbledhjen plenare të radhës në praninë e të gjithë anëtarëve. Me votë unanime, Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm të znj. Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, për periudhën nga 20.01.2022 – 19.04.2022”, thuhet në njoftimin e KLP.