BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x
BREAKING NEWS

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si pasojë e korrupsionit”, Meta plas deklaratën e fortë dhe akuzon qeverinë: Durrësi nën presionin e mafies

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si
x
BREAKING NEWS

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të fundit

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të
x
BREAKING NEWS

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po ngushtohet!”, Dritan Abazoviç bën deklaratën e fortë dhe i bën thirrje Prokurorisë: Ata që duan të më ‘heqin kokën’, të nxitojnë, pasi...

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po
x

Politike

“Borxhin 183 milionë euro ndaj OSHEE”, deputeti Sula kritikon ashpër qeverinë: Rama po ndjek filozofinë ‘bëj si them unë e mos bëj si bëj unë’, ja nga ka ardhur ky dështim

“Borxhin 183 milionë euro ndaj OSHEE”, deputeti Sula kritikon

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar me anë të një postimi në ‘Facebook’, në lidhje me lajmin se borxhi i 8 institucioneve shtetërore ndaj OSHEE në katër mujorin e parë të vitit 2022 arriti deri në 183 milionë euro.

Sula ka kritikuar qeverinë, duke sjellë në vëmendje ndëshkimet që merr një familje shqiptare nëse nuk shlyen fituarat e energjisë elektrike apo të ujësjellësit menjëherë.

Ai thotë se nuk kanë qenë të pakta  rastet që kryefamiljarët janë burgosur për lidhje të jashtëligjshme.

Ndërsa thotë se qeveria ndej filozofinë “Bëj si them unë, e mos bëj si bëj unë”.

Sula shprehet se dështimi nuk ka ardhur vetëm nga injoranca e administratorëve, por edhe nga korrupsioni dhe mbifryrja e administratës.

Postimi i plot ne Facebook

Qeveria e filozofisë “bëj si them unë e mos bëj si bëj unë”

Familjeve shqiptare të cilat kalojnë tre muaj pa shlyer faturat e energjisë elektrike apo të ujësjellsit menjëherë u ndërprehet furnizimi me ujë apo me energji. Jo të pakta kanë qenë rastet që janë burgosur kryefamiljarët për lidhje të jashtëligjshme. ( Në fakt normaliteti e do që për produktin apo shërbimin që merr ta paguash).

Por qeveria e cila ka fytyrën e atij që e drejton ndjek filozofinë “Bëj si them unë e jo siç bëj unë”.

Sipas statistikave të fundit borxhi 8 institucioneve shtetërore ndaj OSHEE në katër mujorin e parë te vitit 2022 arriti kulme të reja, në 22, 1 miliardë lekë ose 183 milionë euro.

Në vetëm katër muaj detyrimet e shtetit ndaj OSHEE-së u rriten me 8.3%, ndërsa që nga viti 2013 këto detyrime u zgjeruan me 149 % ose me 2.4 herë.

Rritjen më të madhe të detyrimeve e krijuan institucionet jo-buxhetore, të cilat përfaqësohen nga ndërmarrjet e ujësjellësit. Këto ente krijuan stok detyrimesh ndaj OSHEE-së 17.1 miliardë lekë 142 milionë euro me zgjerim 9.4% në krahasim me fundit e vitit. Por në rritje të shpejtë është edhe borxhi i administratës shtetërore, i cili ka arriti në rreth 5 miliardë lekë në fund të prillit 2022 me zgjerim 4.6% në raport me fundin e vitit.

Familjet shqiptare mbulohen në dimër me jorganë, në verë mbajnë dritaret hapur, e ndezin dushin me orar në mënyrë që të mos kenë fatura të papërballushme. Por teksa bëjnë këtë sakrificë për veten e tyre ata paguajn sa frëngu pulën për pagat e punonjësve të administratës publike por edhe kondicionerin e tyre në zyrat shtetërore që të mos fiket dimër e behar.

Por mesa duket do duhet të paguajnë edhe më shumë sepse militantët e vendosur në krye të institucioneve kanë dështuar në menaxhim dhe kanë krijuar qindra miliona euro borxh.

Dështimi nuk ka ardhur vetëm nga injoranca e administratorëve. Por edhe nga korrupsioni dhe mbifryrja e administratës. Nuk ka logjik tjetër shpjeguese kur kemi një korrektësi të shtuar nga ana e familjeve të thjeshta për shlyerjen e faturave të ujsjellësit. Pra ujësjellësat i mbledhin detyrimet e tyre nga qytetarët. Por nuk mbesin para për të paguar energjinë sepse ato ndahen mes shefave që kanë emëruar drejtorët, shkojnë për tenderat fiktivë dhe për pagat e patronazhistëve të cilët emrin e kanë në borderotë e ujësjellsave por nuk paraqiten asnjë ditë në punë.

Të gjitha akuzat e ngritura më sipër janë konfirmuar edhe nga KLSH. Mesa duket janë pranuar edhe nga kryeministri i cili tani nxjerr skema për ti hedhur hi syve qytetarëve duke i marrë në administrim qendror. Madje së fundmi edhe Bashkitë e falimentuara që në fakt po administratorët e emëruar prej tij i falimentuan.

 

Më të lexuarat