BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Politike

23 kryebashkiakë, 4 ish-ministra e 2 deputetë në rrjetën e SPAK, ja dosjet që do fundosin në fund dhe Edi Ramën pas kthimit të prokurorëve specialë nga Uashingtoni

23 kryebashkiakë, 4 ish-ministra e 2 deputetë në rrjetën e

Hetimet dhe akuzat penale kanë shënjuar ministra, zëvendësministra, zyrtarë të tjerë të lartë të qeverive Rama 1, Rama 2 dhe Rama 3, kryebashkiakë, bashkëpunëtorë, klientë, ortakë të tyre në aferat korruptive dhe eksponentë të krimit të organizuar të cilët kanë marrë bonuse të drejtpërdrejta nga qeveria. Më konkretisht në qeli sot që flasim janë dhjetëra socialistë të burgosur, të cilët akuzohen se janë përfshirë në zullume, por që në të vërtet kanë qenë firmat për Edi Ramën që i fundosën. Mes grupit të madh që ndodhet në burg, kandidatë për në burg, apo që edhe disa prej të cilëve ia kanë hedhur paq, janë Saimir Tahiri, Lefter Koka, Alqi Bllako, Vangjush Dako, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Frida Krifca, Olta Xhaçka, apo Belinda Balluku, të cilët kanë pasur raport të mira e tejet miqësore me kryeministrin Rama. Përballë SPAK janë 23 kryebashkiakë, 4 ish-ministra dhe 2 deputetë socialistë. Në fund kreu i qeverisë i lëshon të gjithë duke thënë se ata “kanë ngrënë dardha pas shpine”. Masa e SPAK në fundjavë ndaj Ilir Beqajt në vlerë statistikore shtoi numrin e heronjve dardhaxhinj të Edi Ramës, të cilët kanë rënë një e nga një në betejat e pafundme për të shtuar zerot e milionave  nga vjedhjet dhe grabitjet e parave të taksapaguesve. Kur u arrestua ministri Lefter Koka dhe deputeti Alqi Bllako për landfillet, dhe u thirrën në SPAK ish-ministrat e tij për koncesione të ndryshme, kryeministri Edi Rama, tha: “Nuk di asgjë, por nëse ata e kanë “ngjyer gishtin” pas shpinës time, le të gjejnë avokat. Më 13 dhjetor 2022, ku u pyet lidhur me akuzat për disa fatura hoteli, që dyshohet se Klodian Zoto i ka paguar ish-ministrit Arben Ahmetaj, kryeministri Rama, tha përsëri: “ Unë nuk di gjë e nuk ka kam lidhje, por nëse ka këputur “dardha” pas shpinës time, ai ka punë me drejtësinë e duhet të gjejë avokat. Në intervistën e datës 16 shkurt në TV-Klan, kur u pyet lidhur me hetimin e nisur nga SPAK për ish-ministrin Ahmetaj, kryeministri tha: “Unë nuk di gjë, por atij që i merr koka erë për të plotësuar interesat e tij, le të marrë avokat sepse unë nuk e ndihmoj dot.”

Dosjet e Ramës në SPAK

Po të gjithë e dimë që nuk ha kush dardha jashtë syve të Ramës. Nuk lë njeri të këpusë kokërr dardhe nëse nuk e lejon ai, nëse nuk e bekon ai, as gjethet e as barishtet në rrugë. SPAK po heton me themel dhe Rama është në alarm pasi prokurorët specialë  teksa po çojnë gjysmën e qeverisë  së  tij në  burg mund të  gjejnë prova që  implikojnë dhe kryeministrin. Inceneratorët është  rasti konkret. Në se i rikthehemi qëndrimeve të Ramës përballë akuzave të vazhdueshme se inceneratorët ishin e gjitha një skemë korrupsioni. Kuptohet se Rama atëherë, nuk ishte kaq parimor sa sot, përkundrazi ai është kundërpërgjigjur ashpër kujtdo që i kërkoi të ndalë një aferë të pastër korrupsioni. Kryesocialisti çoi në 2017 gjithë grupin parlamentar të PS, në oborrin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Elbasan. Sapo kishin nisur akuzat e para për Lefter Kokën dhe inceneratorët. Barrikadë ndaj denoncuesve të korrupsionit, në rreshtin e parë, krah Ramës ishin ministrat Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Lefter Koka, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, kryebashkiaku Qazim Sejdini, madje në foto duket edhe Stela Gugallja, një prej përfituesve të koncensionit. “Shëmbëlltyrë kuptimplotë e teknologjisë së fundit” e quante Rama inceneratorin. “Një investim për të cilën nuk kemi si të mos jemi krenarë”, u tha të pranishmëve. “U jam shumë mirënjohës ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Financave. Ky i fundit, megjithëse është gjirokastrit, në këtë rast e zgjidhi deri në fund qesen, gjë që ju siguroj, nuk është e lehtë”, e falënderoi Rama atëherë Arben Ahmetajn. “Nuk keni parë gjë akoma, sepse ky është vetëm fillimi” betohej kryeministri duke paralajmëruar ngritjen e inceneratorit tjetër në Fier dhe tjetrit në Tiranë. Sot faktet tregojnë të  kundërtën dhe ish-ministri socialist paralajmëron Ramë n se do të hapë gojën se kush është  përgjegjësi kryesor.

McGonigal

Përveç inceneratorëve, Rama është  i rrezikuar dhe tek dosja “McGonigal”. Përpara se grupi prej 10 prokurorësh të posaçëm, udhëhequr nga kreu i SPAK Altin Dumani të shkonin në vizitën e tyre studimore në Uashington, dhanë sinjale se dosja “McGonigal” ku është i implikuar Rama po thellohet në hetime. Dorian Duçka, këshilltari i Ramës u paraqit më 26 tetor para SPAK. Ai qëndroi aty plot 4 orë. Ndërkohë që për gazetarët, ai nuk pranoi që të prononcohej, por u shpreh vetëm se ata mund të pyesin departamentin e drejtësisë në SHBA. SPAK pritet që të vazhdojë në ditët e ardhshme me dëshmitarët e tjerë për këtë çështje dhe një nga këta personazhe mund të jetë dhe protagonist kryesor, kryeministri Edi Rama. Vizita e SPAK në Uashington mund të tronditë kreun e qeverisë pasi ata kanë marrë informacione dhe udhëzime nga takimet me DASH-FBI-DEA dhe prokurorë “të hekurt” amerikanë. Një nga këto dosje mund të jetë dhe ajo e “McGonigal”. Amerikanët ia kanë lehtësuar punën SPAK, pasi prokurorët specialë  mund të përdorin burimet e SHBA për implikimet shqiptare në dosjen e agjentit të kundërzbulimit. Vetë subjekti i hetimit, pra McGonigal e ka pranuar përfshirjen me Ramën dhe qeveritarë të tjerë shqiptarë dhe fajësinë në raportet me ta për të dëmtuar opozitën shqiptare. Altin Dumani mund të ketë marrë në SHBA raportin paraprak që kërkoi pak javë më parë gjyqtarja e çështjes Colleen Kollar-Kotelly për dosjen shqiptare ku Edi Rama përmendet 14 herë dhe ku tregohet se si ai ndërtoi një marrëdhënie okulte me ish-shefin e FBI së New York-ut me qëllim shkatërrimin e opozitës. Përveç “McGonigal” dhe inceneratorët, hetimet dhe skanimi i më  shumë se gjysmës së  Partisë Socialiste rrezikon dhe pozitat e Ramë s, pasi me firmën dhe vulën e tij nuk bëhet dot asnjë gjë.

Më të lexuarat