
“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi i padënuar i “21 Janarit”, zbardhen prapaskenat e bujshme

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga Europol të përgjimeve të “EncroChat” dhe “Sky”, Rrumbullaku hap me urgjencë garën për gradat

10 vite nga nata fatale që i mori jetën Sokol Olldashit, ja arsyet pse aksidenti i tij vazhdon të jetë ende i dyshimtë, detajet që tregojnë se provat u prishën në vendngjarje dhe roli kyç i Saimir Tahirit me dosjen e “vdekjes”, zbardhen të pathënat nga Artan Hoxha, Idajet Beqiri dhe Frrok Çupi

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Nëntor 2023

Ditën e djeshme, më 20 nëntor u bënë 10 vite pa Sokol Olldashin. Njeriu dhe politikani që e donin të gjithë, e që me ikjen e tij la pas shumë dhimbje dhe një boshllëk të madh në politikën shqiptare. Ish-deputeti i Partisë Demokratike më 20 nëntor 2013 po udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës, ku humbi kontrollin e automjetit, i cili më pas doli menjëherë nga rruga në afërsi të vendit të quajtur Lapidari në Krrabë. Olldashi humbi jetën tre minuta pas aksidentit, në të cilin pësoi plagë të rënda në kokë dhe këmbë. Gjatë gjithë këtyre viteve është folur për dilemën e madhe që tashmë është kthyer në një makth, ku shumëkush thotë se s’ka qenë aksident automobilistik, por një vrasje mirëfilli dhe e “shitur” si vdekje në aksident. Palët pro dhe kundër renditin faktet, që nga makina e blinduar që nuk e “servirte” një vdekje të tillë, tek mbulimi i shpejtë i ngjarjes dhe hetimeve e deri tek fakti se, kush kishte interes për të eliminuar fizikisht personin e vetëm që mund të rrezikonte të merrte drejtimin e PD. Ekspertë teknikë, kriminalistikë por dhe politikë përmes analizash të detajuara janë “ngujuar” në zgjidhjen e kësaj dileme, dhe ku në çdo përvjetor cikël emisionesh dalin në skenë për të analizuar nëse ishte vrasje apo aksident.
A u prishën provat në vendngjarje?
Ekspertët ngrenë pikëpyetje të mëdha në aksident dhe hedhin aludime për prishje provash. Pyetjet e tyre janë se: Pse policia prishi me shpejtësi provat në vendngjarje, duke marrë makinën me karrotrec? Pse media u mbajt dy orë larg ngjarjes? Pse persona të tjerë shkuan në vendngjarje para se të mbërrinin forcat e policisë? Pse dëshmitë ishin kontradiktore për aksidentin? 6A mund të telefononte Olldashi pas goditjeve të rënda në kokë dhe qafë? Pse u raportua për disa orë me radhë për ekzistencën e një personi të dytë? Pse u raportua se personi i dytë u nis drejt Spitalit Ushtarak dhe më pas ky variant u mohua? 9. Pse policia u vonua 24 orë për të dhënë qëndrimin zyrtar mbi ngjarjen? Pse policia nuk sqaroi se sa persona ishin në makinë? Pse mungoi konkluzioni dhe procesverbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes nga policia dhe prokuroria? Pse u vonua akti i ekspertimit autoteknik i mjetit, ku u gjend trupi i deputetit? Pse nuk zbardhen tabulatet telefonike?
Akuzat ndaj Berishës
Ka dhe nga ata personazhe që kanë shkuar përtej këtyre pikëpyetjeve dhe që kanë shprehur më hapur se kurrë se Sali Berisha qëndron pas vrasjes së Sokol Olldashit. Pikërisht është Berisha ai që ka sikletin më të madh për të bërë dhe një deklaratë në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit. Heshtjen e Berishës shumëkush e lidh me akuzën se ish kryeministri është autori që solli dhe vrasjen e Sokol Olldashit, për shkak se nuk donte që të ishte pasues i tij në krye të PD. Sokol Olldashi nuk ishte njeriu që mund të vegjetonte në krye të Ministrisë së Brendshme dhe të ishte thjeshtë dhe vetëm një zbatues urdhrash i kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, i cili vuante nga mania që organet e ushtrimit të dhunës dhe spiunimit ti kishte nën kontroll. Analisti Frrok Çupi është shprehur gjithmonë se Berisha duhet të shkojë te varri i Sokol Olldashit, t’i çonte një tufë më lule dhe t’i thoshte ‘i dashur Sokol unë jam fajtor ndaj teje, por siç ma bëri Luli do ma kishe bërë edhe ti’. “Unë dyshoj se Olldashi u vra për arsye politike, por nuk kemi asgjë të qartë, por kushdo të ishte kryetar do ndiqte vijën e Bashës. Ose ka luftuar Lul Basha për ta mbrojtur Berishën ose askush nuk mund të luftojë. Në të gjithë diskursin po thuhet se SHBA e kanë me Sali Berishën. Si mund të luftohet me Amerikën”, është shprehur Frrok Çupi disa kohë më parë.
Prapaskenat
Edhe avokati Idajet Beqiri ka akuzuar ish-kryeministrin për vdekjen e Olldashit. “Berisha është vrasës! Ai ka operuar dhe operon me metodat e sistemit komunist. Për të siguruar qenien e Ramiz Alisë si pasardhës i tij, Enver Hoxha vrau Mehmet Shehun. Sali Berisha, për t'i dhënë detyrën e Kryetarit të PD Lulzim Bashës, të cilin e kishte më besnikun mik të vajzës së tij Argita Berisha, vrau Sokol Olldashin...”, tha ai. Akuza më tronditëse ka qenë nga gazetari investigativ Artan Hoxha. Në vitin 2018 ai u shpreh se ishte Saimir Tahiri që mbylli dosjen e Sokol Olldahit. Hoxha tha se ish ministri i Brendshëm e mbylli “rastin Olldashi” në favor të Edi Ramës dhe Sali Beirshës. “Ka ardhur koha të paguajë faturat”, u shpreh Hoxha teksa shtoi se nuk e di nëse Sokol Olldashi u aksidentua apo i ndodhi diçka tjetër. “Që nga rasti Olldashi, ai e di si dhe pse e ka mbyllur atë rast në interes të Ramës dhe Berishës. Sot i ka ardhur dita të paguajë faturat. Dhe që te ai rast. Atë s’e di unë nëse është aksident apo… Por ata që përfituan ishin të tjerë, dhe nëse ky flet po ta them edhe njëherë. Kanabizimi i Shqipërisë nuk ka ndodhur prej Saimir Tahirit”, tha Artan Hoxha në atë kohë.
Më të lexuarat


Festimet e 111-vjetorit, shpërthen politikani i njohur: Asnjë shqiptar nuk ka nevojë për ceremoniale hipokrite e teatrale në ditën e Pavarësisë

“I themi derrit, dajë”/ Berisha komentoi praninë e kryeministrit të Kosovës në festën e Pavarësisë, Kurti i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' 'non-gratës': Sot nuk është dita për...

Gjykata i shpalli të pafajshëm, SPAK 'nuk i ndahet' ish-kryebashkiakut dhe ish zv-kryetarit të bashkisë Pogradec, zbardhen akuzat e rënda

Konferenca Ndërkombëtare për Trafikimin e Emigrantëve, Balla takohet ‘kokë më kokë’ me Varhelyin, ja çfarë diskutuan

Basha uron Pavarësinë nga kulla e Boletinit në Mitrovicë: Sot dua t’i uroj gjithë shqiptarëve gëzuar festën e flamurit kombëtar

Festa e Pavarësisë i bën bashkë në Vlorë, Rama dhe Kurti i japin dorën njëri-tjetrit

Mesazhi i Presidenti Begaj nga Vlora me rastin e pavarësisë së Shqipërisë: Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo në botë, dita e flamurit si simbol përfaqësues e...

Politika e përçarë edhe në festën e Pavarësisë, Berisha zbulon nëse mori ftesë nga kryeministri Rama

Berisha në Vlorë, kryen homazhe në monumentin e Pavarësisë: Betohem se ‘Pashiqin’ do e paketojmë në Serbi

Sot 111 vjetori i Pavarësisë, ambasada gjermane uron shqiptarët: Krah Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE
