BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, zbardhen informacionet e para

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e pallate”, Braçe thumbon sërish Ramën për lopët

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e
x
BREAKING NEWS

Manipuluan rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan, kush janë anëtarët e KZAZ-së që përfunduan në prangat e policisë

Manipuluan rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan, kush
x
BREAKING NEWS

“Vrasja më e tmerrshme që mund të ekzistonte”, avokati zbulon detaje të reja nga ekzekutimi barbar i 18-vjeçares nga partneri dhe shoku i tij: Unë jam tmerruar kur e kam parë raportin e autopsisë, Marigona është detyruar të përdorë…

“Vrasja më e tmerrshme që mund të ekzistonte”,
x
BREAKING NEWS

Arrestohen 8 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit

Arrestohen 8 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Pogradec, polici përplas 13-vjeçarin dhe ikën nga vendngjarja, detajet e para

Aksident i rëndë në Pogradec, polici përplas
x

Opinion / Editorial

Virtyti i të besuarit  dhe lufta kundër korrupsionit

Virtyti i të besuarit  dhe lufta kundër korrupsionit

Karta për Sigurinë Europiane  përfaqëson dokumentin e parë të OSBE-së që e referon qartë dhe hapur korrupsionin si kërcënim për stabilitetin dhe me ndikim të rëndë në çështje të sigurisë, ato ekonomike dhe njerëzore. Karta paraqet më tej programin e punës të OSBE-së për të kontribuar në luftën ndërkombëtare kundër korrupsionit, konkretisht duke promovuar përdorim më të mirë të instrumenteve ekzistuese ndërkombëtare mbi antikorrupsionin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar nga njëra anë, dhe sundimin e ligjit në bashkëpunim me OJF-të e angazhuara për të luftuar praktikat korruptive në anën tjetër. Në praktikë, Strategjia bën thirrje që korrupsioni të trajtohet nëpërmjet transparencës dhe llogaridhënies. Kjo nënkupton akses efektiv në informacion publik, media të lirë dhe pluraliste, dhe pjesëmarrje aktive të shoqërisë civile. Më tej, duhet forcuar administrimi i burimeve publike, përfshirë procedurat e prokurimit publik, të cilat janë në veçanti të hapura ndaj rrezikut të korrupsionit. Deklarata për Forcimin e Mirëqeverisjes dhe Luftën kundër Korrupsionit, Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit . Deklarata e Dublinit komunikon mbështetje të fortë dhe të gjerë për një qasje gjithëpërfshirëse për sigurimin e qeverisjes së mirë dhe transparencës dhe luftimin e korrupsionit, pastrimit të parave, dhe financimit të terrorizmit në rajonin e OSBE-së. Ajo njeh rolet e shumë aktorëve të tillë si qeveritë, shoqëria civile, dhe sektori privat dhe “pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të grave dhe burrave” në zhvillimin e politikave dhe veprimtarive për qeverisjen e mirë. Ajo thekson detyrën për Sekretariatin e OSBE-së, në veçanti të OCEEA-së, për të mbështetur Shtetet pjesëmarrëse të interesuara për t’u bashkuar dhe për të zbatuar plotësisht Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit. Më tej, ajo forcon mandatin e OSBE-së për të mbështetur shtetet pjesëmarrëse në zbatimin e instrumenteve përkatëse rajonale dhe ndërkombëtare për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit dhe Rekomandimet e Task- Forcës e Veprimit Financiar.  Ndaj, Organizata ka miratuar masa të shumëfishta për trajtimin e problemit. Si pjesë e kësaj strategjie antikorrupsion, OSBE-ja i ka vendosur angazhimet dhe veprimtaritë antikorrupsion në një kontekst më të gjerë dhe i ka inkurajuar Shtetet pjesëmarrëse të ratifikojnë dhe zbatojnë instrumentet antikorrupsion që janë ekzistuese në nivel ndërkombëtar. Për se sipër,Qeveria shqiptare në aspektin politik,  është  kurse në aspektin e brendshëm brengat kryesore janë papunësia dhe korrupsioni. Lufta kundër korrupsionit do të jetë argumenti kryesor para Komunitetit Ndërkombëtar se sa janë shqiptarët të gatshëm të krijojnë shtet, të vetëdijesohen, t’u bashkohen shteteve të qytetëruara të Evropës, të krijojnë institucione.