BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

"Vetëprodhimi voltaik"

"Vetëprodhimi voltaik"

Tash vonë nga gazeta “Sot” informohemi për stimulimin e vetëprodhimit të energjisë elektrike nga impiantet fotovoltaike si dhe kërkesën më se të domosdoshme teknikisht për të rritur fuqinë prodhuese nga 500 kw në dyfishimin pra 1000 kw. Po kështu kërkohet edhe procedura vertikale për implementimin (zbatim) bashkëkohor të prodhim konsumit të kësaj energjie. Gjashtë kërkesat e kompanive janë më se të arsyeshme. Problemi i prodhimit voltaik ka nisur nga Perëndimi 50 vjet më parë. Pas njëzet vjetësh u shumëfishua me përqendrime, dmth me fuqi nga 1000 deri në 5000 kw. Dhe pas 10 vjetësh u përhap në të gjithë nivelet sasiore të konsumit nga një banesë e zakonshme në shkolla të vogla e të mëdha dhe në mjaft institucione, sidomos ato private. Sot në Gjermani edhe në qytete me jo shumë ditë me diell, banesat pallatet, kopshtet etj., etj., prodhojnë e konsumojnë vetë energjinë dhe matin tepricën të cilën e futin në rrjetin shpërndarës! Aq e theksuar është kjo, sa në kohën e natës vonë, pra ora 23:00 - 5:00 mund të jepet energjia më çmime shumë të ulëta dhe deri falas! Shumë familje me të ardhura të ulëta në perëndim, vënë lavatriçet dhe bojlerët dhe gatuajnë me korrent në këtë periudhë të 24 orarëshit.

Bukur! Po ne ku jemi? Si do t’i përgjigjemi situatës sot me çmime të tërbuara të energjisë elektrike? Çfarë alternativash ka opozita? Asnjë i zgjedhur prej tyre, asnjë bërthamë përcaktuese, studiuese, llogaritëse e me alternativa të plota nuk sheh gjëkundi! Ai i Lushnjës ngriti problem shumë goditës: OSHEE ngatërroi sahatin familjar me atë të biznesit, brenda ndërtesës familjare! –Tjetra që Shkodra para disa vjetësh na paska ngelur 7orë pa drita!

–Nënkryetarët me seriozitetin shumë për të patur zili, u hakërrehen kryetares Nikolla se kryeministri ka gjuhën shpotitëse me opozitën! Ore sikur ishte më mirë që opozita nuk ishte në opozitë? Vijmë te pushteti! Kompanitë që propozojnë vetëprodhimin e energjisë elektrike, kanë mbushur valixhet për shpërndarjen e dokumentave kërkesë për të arritur Europën! Janë 5 institucione që do të japin studimin e problemit: Është me kuriozitet t’i përmendim:

Ministria e Infrastrukturës e Energjisë, OSHEE, ERE, por duhet të kenë parasysh dhe KESH dhe OST. Pse? Ja një shpjegim shpejt e shpejt. Çdo prodhim energjie, pajisje duhet të ketë mbrojtjen e vet për ta realizuar këtë te pajisja dhe njeriu, duhet të ketë matje të saktë se është çështje parash, duhet të ketë elemente shtesë se nga Nyja Elektrike hyn energji kur konsumi është i madh nga përdoruesi dhe del energji kur konsumi zvogëlohet. Të tre institucionet e para nuk mund të shprehen për asgjë. Ata kanë vetëm tavolina, karrige, kompjutera ku lozin. Personel të përgatitur ka vetëm KESH dhe OST. Cilësia e kontratave do të varet vetëm nga këta të dy. Vetëprodhimi i Energjisë Elektrike nga individi, grupi, biznesi duhet të kishte filluar vënçe qysh para 20 vjetësh! Por atëherë mendjet eunuke ishin se si të decentralizohej, të shpërndahej sa andej këtej trupi i vetëm solid në pesë institucione, administratorë dhe qindra automjete me shoferë! Vetëm OST, ky organizëm kompakt e serioz me rreth 600 punonjës në gjithë vendin, një numër i stërmadh, por ka sot me pa të drejtë, 13 drejtori apo departamente. Paga e drejtores së burimeve njerëzore që mban librezat dhe numrat e celularëve pothuajse dyfish të inxhinierit vigjilon 24 orë sistemin energjetik! Do të duhen muaj që 3 apo 5 institucionet të kthejnë përgjigjet e duhura, atëherë kur ne s’do të kemi nevojë, jo vetëm për vetëprodhim se mund të derdhim ujë nga HEC-et dhe shkodranët do të dalin me çizme e varka!

Zotërinj pushtetarë! Ne propozojmë që duhet të jetë në vëmendje të madhe! Krijoni ministrinë me 4 shtylla: Energjinë, Naftë, Ujë dhe Miniera! Shkurt ENUM! Nafta ka problemet e veta të bollshme. Energjia dhe uji janë 2 shtete brenda shtetit. Decentralizimi i tyre, heqja dorë e shtetit nga to çuan në kolaps. E para nga Shitja (ÇEZ) e dyta dhënë bashkive! Dhe mos shtoni asnjë personel! Bile mund të nxirrni dhe tepri. Jepini prioritet njeriut Teknik, Specialist që ka lodhur lapsin dhe mendjen! Dhe të instalohet mini diktatura në OSHEE për keqbërërësit që janë me mijëra, duhet të goditen rrufeshëm. Miratoni urgjentisht vetëprodhimin e energjisë elektrike, por të dihet se përmirësimi do të ndihet pas 5 deri në 10 vitesh. Ne sot kemi nevojë për blerje 1- 1.5 miliardë këh! TEC –i i Vlorës që mund të prodhonte ½ e kësaj blerje, por ka 20 vjet që hesht! Çfarë bën KESH-i si korporatë më vete? Po Ministria e Infrastrukturës? Thuhet se numri njësh i Elektroenergjitikës shqiptare është specialist i ferizolit për veshjen e mureve në banesa! Kursehet energjia! Aferim!