BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Opinion / Editorial

Tre Kamberë në një derë

Tre Kamberë në një derë

Në fakt fjala e urtë popullore shprehet me togfjalëshin “Dy Kamberë në një derë”, por realiteti politik shqiptar i kohëve të fundit na e sjellë paksa më ndryshe këtë shprehje: “Tre Kamberë në një derë”. Sepse pranë “derës” së Partisë Demokratike aktualisht gjenden Basha, Berisha dhe Bardhi! Dy “Kamberët” e shprehjes së parë ishin të mirëkuptuar dhe silleshin thjesht midis tyre: njëri hynte, tjetri dilte, kështu që dera mbetej përherë e hapur. Tre “Kamberët” e shprehjes së dytë popullore kanë lidhje me opozitën kryesore shqiptare. Njëri “Kamber” ka vulën, prandaj e konsideron veten Partia e ligjshme Demokratike. “Kamberi” i dytë është Rithemelimi, i cili vërtet nuk ka vulë, por ka liderin historik. “Kamberi” i tretë është kryetari i Grupit Parlamentar të opozitës, që ka deputetët më të shumtë; edhe nga të vulës, edhe nga të “pulës”. Në qoftë se “Kamberët” e shprehjes së parë popullore bënin të kundërtën e njëri – tjetrit; kur njëri hynte, tjetri dilte, apo anasjelltas, këta tre të sotshmit nuk dijnë se ç’bëjnë! I kundërvihen njëri – tjetrit, duke mos e pasur të qartë  hyrjen, për t’u futur e dalë ca nga “dera” e të tjerë nga “penxherja”! Hasani, i miri Hasan, një demokrat i sinqertë në ndershmërinë e vet, që militon aktivisht që prej tridhjetë e tre vjetësh në Partinë Demokratike, kohët e fundit ka mbetur në udhëkryq: nuk di nga t’ia mbajë. I shkon lideri i Partisë Demokratike të vulës (zoti Lulzim Basha) dhe i thotë: mos merr pjesë në Partinë e Rithemelimit, sepse ata nuk janë tanët; kanë marrëveshje të fshehtë dhe bashkëpunim për interesa me Edi Ramën! I gjori Hasan merr guximin dhe shkon e merr pjesë në mbledhjen e Partisë së Rithemelimit, ku dëgjon t’i thuhet: akoma ti Hasan vazhdon të qëndrosh me Lul Bravën?! Bashës ende nuk i ka dalë gjumi! Pastaj, a nuk e ditke ti, që ai ka bërë pazar të pistë që dikur me kryesocialistin Rama! Interesant, more Hasan, si s’paske qenë ndonjëherë poshtë ballkonit të liderit tonë historik?! Ai vazhdon ta sqarojë shumë mirë këtë çështjen e Bashës! Teksa dëgjon t’i thuhet kështu, i ndershmi Hasan zihet ngushtë. Ai punon tërë ditën, me orar të zgjatur, kështu që nuk ka kohë të shkojë poshtë ballkonit e të dëgjojë orientimet e përditshme të “Kamberit” të dytë, në qoftë se të parë do të konsideronim zotin Basha. Por Hasani si Hasani; nuk heq dorë që nuk heq dora nga pozicioni i tij në opozitë. Është një i djathtë i ndershëm. Beson se diku fshehur qëndron e vërteta. Dhe shkon të dëgjojë edhe “Kamberin” e tretë, kryetarin e Grupit Parlamentar të opozitës kryesore, zotin Gazmend Bardhi. Në një farë mënyre nuk ushqen ndonjë respekt të veçantë për këtë deputet, sepse e ka parë dhe e ka dëgjuar të bëjë pirueta brenda së djathtës; se ç’ka thënë dje, nuk thotë sot e se çfarë thotë sot e përgënjeshtron nesër! Gjithsesi, i mbushet mëndja dhe shkon ta dëgjojë. Dhe ç’dëgjon të thuhet nga ky “Kamber” i tretë?! Dëgjon të thuhet, mes të tjerave, se këto ditë do të mësoni një lajm shumë të mirë: do të arrihet bashkimi i Partisë Demokratike! Dhe, natyrisht, do të ishte vërtet një lajm i madh. Se kush nuk do të donte të arrihej ky bashkim?! Gëzohet i gjori Hasan, sepse këtë dëshiron dhe pikërisht këtë ka pritur të bëhej. Kalojnë disa ditë dhe... asgjë! A, jo, ka ndodhur diçka: grupit të deputetëve të zotit Bardhi i janë shtuar edhe nja tre deputetë të tjerë, që deri në këtë çast nuk kanë ditur nga ta futnin kokën! Dhe pikërisht kjo lëvizje deputetësh na paskej qenë “bashkimi” i Partisë Demokratike, i trumbetuar në fillim si ide dhe i prodhuar e i publikuar si sihariq nga ballkoni. Kryetari i Grupit Parlamentar të Rithemelimit, zoti Bardhi mbeti ekraneve të televizioneve, duke e njohur publikun me akuzën e radhës kushtuar të majtës dhe dorëzuar SPAK – ut. Por...vetëm kaq. Frenat politikë të Rithemelimit i janë besuar një tjetri, zotit Noka, me sa merret vesh, besniku më bindës i liderit që orienton nga lart ballkonit. Hasani, që praktikisht nuk i ka mundësitë të shkojë e të dëgjojë brenda mbledhjeve të forumeve të Rithemelimit, mjaftohet t’i ndjek këto mbledhje e konferenca shtypi përmes ekranit të televizionit. Drejtuesi i mbledhjes në kësi rastesh nis e “zbërthen” direktivat që ka dëgjuar gjatë mbrëmjes poshtë ballkonit. Kësisoj, zoti Noka vjen e shndërrohet në një “Kamber” të vogël, që u shtohet tre të parëve. Kohët e fundit Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, kush e kush më dukshëm, i janë vërsulur me zjarr e flakë derës së Bashkisë. Themi derës, sepse në fakt kryebashkiaku vazhdon të jetë kantiereve të ndryshme të punës në kryeqytet. Partia Demokratike e vulës nuk merr pjesë. Vëzhgon nga larg. Ia konsideron spektakël protestën Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë.  Vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet politike, kështu që qysh tani kanë filluar tre “Kamberët” të grinden keqas mes tyre. Hasani rri e dëgjon, pa vendosur se në cilin krah do të shkojë. Dhe si Hasani janë mijëra demokratë që gjenden në mëdyshje. Gjykuar nga ç’ndodh, gjen belanë edhe me një “Kamber” e jo të durosh tre “Kamberë” në një derë! Ai i vulës, paçka se ka më pak deputet, shkon serbes në zgjedhje, ndërsa dy “Kamberët” e tjerë e kanë tepër të vështirë të veprojnë ligjërisht. Ka rrezik të përsëritet ajo që ngjau tre vjet më parë, kur njëri “Kamber” u detyrua të futej kollovar te Lëvizja Socialiste për Integrim, mirëpo vitin e ardhshëm nuk do ta ketë të lehtë. Sepse Partia e Lirisë ka nisur që tani të deklarohet hapur: o Mete për vete!