BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Opinion / Editorial

Tradhtinë bashkëshortore s'e ndalon ligji, por dashuria dhe respekti bashkëshortor

Tradhtinë bashkëshortore s'e ndalon ligji, por dashuria dhe

Këto dy -tri ditë ka filluar të diskutohet për një ndryshim në kodin penal, në të cilin kërkohet të shtohet si vepër penale e të dënohet me gjobë,apo burg tradhtia bashkëshortore. Në pamje të parë,dhe për faktin konkret se tradhtia bashkëshortore po bëhet një normë njerëzore e zakonshme,sa duke kaluar në rrugë i propozon femrës dhe përfundon në hotel. Po a sjell rezultat ky nen i shkruar në kodin penal? Jo. Tradhtia bashkëshortore ka ekzistuar kohë më parë,po thuaj që kur lindi njerëzimi. E këtë tradhti e kemi lexuar në veprat e shkrimtarëve në mbarë botën, na e kanë treguar prindërit tanë. Në Shqipëri, edhe në periudhën kur zbatoheshin zakone të rrepta kanunore, edhe pse vajzës i jepej fisheku në pajë,përsëri tradhtitë kanë ndodhur, madje edhe brenda familjeve. Tradhtitë bashkëshortore kanë ndodhur edhe në sistemin shoqërisë socialiste, por nuk janë dënuar me burgime. Shtrohet pyetja: Po në rast se burri /gruaja thonë se e kam lejuar vet që të kryej marrëdhënie jashtëmartesore,a do dënohet? Po ato tradhti, që nuk zbulohen, nuk denoncohen nga personi që tradhtohet, por e gjithë shoqëria e di, se X e Z janë duke realizuar një tradhti bashkëshortore, si do parandalohet? A duhen dënuar? Ligji duhet të përforcohet kundër atyre që përdhunojnë,që torturojnë,që rrahin e vrasin gratë, dhe sidomos ata, që përdhunojnë e mashtrojnë fëmijët. Të ndalohet jo vetëm martesa me dy e më shumë gra, por të dënohet gjithashtu edhe bashkëjetesa,e cila më shumë po shkatërron sesa krijon familje. Në plan të parë të dali puna,që duhet bërë për rritjen e dashurisë dhe respektit bashkëshortor. E gjithë shoqëria të punojë e propagandoi, sidomos tek brezi i ri, rëndësinë e krijimit të familjes. Pse familja është lumturia më e madhe njerëzore e trashëguar në shekuj. Pse familja nuk ekziston pa jetesën e të dy bashkëshortëve. Pse fëmijët nuk rriten të lumtur pa shikuar të dy prindërit, të cilit jetojnë së bashku,duanë e respektojnë njëri- tjetrin,luajnë e qeshin së bashku. Kjo është një punë e madhe që duhet bërë nga familja,shkolla e shoqëria dhe institucionet shtetërore. Të fillohet nga televizivet e radiot për propagandimin se, cilat janë detyrat bashkëshortore dhe respekti midis çiftit. Të punohet nga organizatat jo qeveritare,organizatat e rinisë e të grave të secilës parti për rolin e rinisë e gruas në forcimin e familjes e jo vetëm kur kërkohet vota. Një grua e edukuar forcon familjen. Kjo është një thënie tradicionale. “Gratë janë heroinat e shtëpisë". Televizionet të shmangin emisione si Përputhen" e “Big Bradhër”, emisione të cilat nuk kanë asnjë vlerë edukative. Çfarë dëgjojmë e shikojmë në këto emisione,përveç grindjeve,ofendimeve dhe lakuriqësisë femërore. Përse femrat duhet të mbajnë zbuluar sisët e shalët,kur dihet se ato janë pjesë trupi eksituese? Çfarë vlere edukative ka, kur në sy të tjerëve shikohet që djemtë e vajzat flenë në të njëjtin krevat,ngjitur me krevatin e një femre,apo djali. Po kur shohim dy -tre çifte të tilla,pse jo dhe duke bërë seks nën çarçaf, në një cep të shtëpisë edhe pse dihet që ka kamera,por nga zjarri i ndezur midis femrës e djalit, nuk duan t'ia dinë dhe s'u bënë përshtypje. A kemi të bëjmë me një orgji? Kur këto pamje i shikon një femër/ mashkull si në qytet dhe në fshat ç'bëhet? Kur propagandohet në media ( televizione e gazeta ) se X femër u martua me burrin e tretë,apo të pestë? Po kur në televizione femrat flasin pa ndroje se shqiptarët nuk dinë të bëjnë seks, a nuk ndikon kjo shpifje e ulët,se duhet shkuar me meshkuj të huaj dhe fiton më shumë para? A nuk po kthehet tradhtia bashkëshortore e grave dhe në një burim të ardhurash? Kohët e fundit,në televizione ka vetëm propagandë politike dhe seksi. Kanë një ndikim shumë negativ. S'kanë kaluar as dy muaj që shqiptarëve iu servir për të shikuar e dëgjuar këngët e festivalit tradicionale për muzikën e lehtë. Çfarë pan e dëgjuan shqiptarët ? Pan drita shumë ngjyrëshe,veshje skandaloze dhe dëgjuan vetëm pasthirrma melankolike. Asnjë i ri nuk këndon të nesërmen e festivalit një këngë, ashtu si para viteve 1990.Kjo nuk është një nostalgji,por e vërtetë. A duhen lejuar gazetat që reklamojnë foto pornografike,sidomos vajza të zhveshura e ku shkruhet se Z -ta vajzë me hiret e saj ndezi gjithë botën...? Për 5 lekë më shumë shkatërrojmë njeriun. Jo. Tradhtinë nuk e ndalon do të ligji,por edukimi, puna shoqërore për forcimin e familjes, rritjen e dashurisë dhe respektit për bashkëshortin e njerëzve të bashkëshortëve, paraqitja e jashtme e një normaliteti, kjo më shumë në televizione. Me punën edukative shpresojmë që të eliminohet ky fenomen i shkatërrimit të familjes dhe krejt shoqërisë. E kaluara jonë ka shumë shembuj pozitivë si për forcimin e jetës bashkëshortore,emancipimi i gruas dhe marrëdhënie të shkëlqyera bashkëshortore. Nuk forcohet familja duke thënë se në vendet perëndimore të tallin po të kalosh jetën me një bashkëshort. Kjo është propagandë e bëra nga njerëz që duanë shkatërrimin e familjes, Edhe në vendet perëndimore familja është e shenjtë. Jo dënime me gjobë e burgje,por me punë të gjithëanshme, me shembuj personal, lufta kundër lakuriqësisë femërore si në televizione e gazeta. Nuk e ndalon ligji tradhtinë bashkëshortore,por edukimi i dashurisë midis bashkëshortëve dhe njerëzve në tërësi.