BREAKING NEWS

The mafia attack with two victims in Vlora, Gladis Nano makes a sudden move

The mafia attack with two victims in Vlora, Gladis Nano makes a sudden move
x
BREAKING NEWS

Ambassador Volodymyr Shkurov reveals the figures: Here are how many Ukrainians left from the war have taken refuge in Albania

Ambassador Volodymyr Shkurov reveals the figures: Here are how many Ukrainians
x
BREAKING NEWS

Killed his neighbor for blood feud, Florjani makes the painting in prison 'hugging his father'

Killed his neighbor for blood feud, Florjani makes the painting in prison
x
BREAKING NEWS

New details from the killing of the Albanian in Italy have come to light, how the 36-year-old was ambushed, suspected of...

New details from the killing of the Albanian in Italy have come to light, how
x
BREAKING NEWS

"Berisha and Meta are killing the alternative to come to power" Vangjeli warns of a 'storm' in PD and PL: This is the only way for the opposition to triumph

"Berisha and Meta are killing the alternative to come to power"
x
BREAKING NEWS

Covid-19 in Albania/ The Ministry of Health publishes the figures, here are how many new cases there have been in the last 24 hours

Covid-19 in Albania/ The Ministry of Health publishes the figures, here are how
x
BREAKING NEWS

"Halli is pushing him to declare war with a bullet", Spartak Ngjela makes a strong statement and reveals why he is threatening Ilir Meta: Here is what is expected to happen during the months of September-October

"Halli is pushing him to declare war with a bullet", Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

The weather takes a drastic turn, what is expected to happen with the temperatures at the weekend

The weather takes a drastic turn, what is expected to happen with the
x

Opinion / Editorial

Televisions and some language problems in them

Televisions and some language problems in them

In the media, the language continues to be written with spelling mistakes. In many cases it has remained almost at the linguistic level of a few years ago, the most typical example of which was embodied in a private television where two words, occupying almost the entire screen, were written: ALBANIAN ADVERTISING.

Leaving aside newspapers and books as well as portals, forums and blogs, which are also full of spelling mistakes, this article focuses on the Albanian language on television, which are public windows that are always open and thus directly affect the linguistic ignorance of the public. , especially of the young generation, but which are also seen in countries outside our borders. Recently, the news was announced in the media with great pride that the branch of the Albanian language was opened as an optional subject at Harvard University in the USA. Nice thing, of course. But how will the American students of our language at that university feel watching our TV shows full of spelling mistakes? The news was also given in the media that the Albanian language is also taught in some countries in Europe. Very well, of course. But is it an honor for our televisions when students in these schools see titles written incorrectly, even in very large letters? It was also announced that the unified primer will be used in the Albanian-speaking regions. This is also very nice. But isn't there a risk that text errors on our televisions undermine the cohesion of this unification? SEVEN DAYS AND SEVEN NIGHTS is written in KlanHD in half-screen letters. I don't believe that there is any television in Europe or in the world that writes with spelling mistakes. I'm sure it would be a surprise if on a television in England the phrase Power Kids was spelled Power Kidz, as it is spelled in a children's program on TVKlan. even in big letters? It was also announced that the unified primer will be used in the Albanian-speaking regions. This is also very nice. But isn't there a risk that text errors on our televisions undermine the cohesion of this unification? SEVEN DAYS AND SEVEN NIGHTS is written in KlanHD in half-screen letters. I don't believe that there is any television in Europe or in the world that writes with spelling mistakes. I'm sure it would be surprising if on a television in England the phrase Power Kids was spelled Power Kidz, as it is spelled in a children's program on TVKlan. even in big letters? It was also announced that the unified primer will be used in the Albanian-speaking regions. This is also very nice. But isn't there a risk that text errors on our televisions undermine the cohesion of this unification? SEVEN DAYS AND SEVEN NIGHTS is written in KlanHD in half-screen letters. I don't believe that there is any television in Europe or in the world that writes with spelling mistakes. I'm sure it would be a surprise if on a television in England the phrase Power Kids was spelled Power Kidz, as it is spelled in a children's program on TVKlan. I don't believe that there is any television in Europe or in the world that writes with spelling mistakes. I'm sure it would be a surprise if on a television in England the phrase Power Kids was spelled Power Kidz, as it is spelled in a children's program on TVKlan. I don't believe that there is any television in Europe or in the world that writes with spelling mistakes. I'm sure it would be a surprise if on a television in England the phrase Power Kids was spelled Power Kidz, as it is spelled in a children's program on TVKlan.

The most typical for spelling mistakes in news, advertisements, announcements, etc. are news televisions: News24, OraNews, ReportTV, FaxNews, KlanNews, Vizion Plus, but also others. The problem is especially the translated films for the words written with mistakes in them.

 The most frequent errors in television can be grouped into two categories: a) words and phrases b) translation inaccuracies in movie titles, etc.

a) examples of misspelled words and phrases:

any tree (film) / motorcycle (film) / carrot (film) / I want to assure [you] (film) / your worries are not shared with [them] (film) / a good girl like you (film) / the creators of Fjerak (news) / it was taken (film) / other discussants / (news) / what he tells... (film) / those Albanian exiles (film) / don't feel (film) / duam tiu we say [to you] (film) / cheese (film) / butter (film) / waiter (film) / I'm a big fan of yours (film) / woodcutter [shilara] (film) / carrier [grill] (film) / miser (film) / license [license] (film) / barsolete [barcelete] (film) Mediterranean Games (RTSH) / the project will be released on... (news) / world of dreams (film) / Kosovo should join regional initiatives (news) / don't be afraid of challenges (news) / get out! (film) space (doc.

Përdorime të pasakta:

ndihem shpesh shkruhet ndjehem. Fjala e dytë do të thotë më falen gabimet, e para shpreh një gjendje shpirtërore.

cinik: përdoret shpesh nga komentatorët e futbollit: “Këta lojtarë janë shumë cinikë.” Ç’bëjnë ata: poshtërojnë kundërshtarët, sillen si harbutë ndaj tyre, apo çfarë?

Bardh a Zi emision televiziv në abc. Fjala bardh nuk ekziston në shqip si përcaktor, ekziston  vetëm si folje. Si përcaktor është fjala bardhë. Si për shembull te shprehja bardhë e zi. Në analogji me këtë lypset të shkruhet edhe Bardhë a Zi. Të shkruash titullin e një emisioni kulturor qoftë me një gabim drejtshkrimor është mungesë kulture gjuhësore.

kush: përemër pyetës për njerëz apo frymorë. Gazetarë e përkthyes e përdorin rëndom këtë përemër edhe për sende apo nocione abstrakte: Kush është diferenca? / Kush prevalon? [Fake Off] / Kush është problemi ? Kush është domethënia? Kush është kriza? [në SHOCK dhe në MCN]. Gjuha shqipe ka një mori përemrash pyetës për t’u përdorur në vend të përemrit kush: cili, cila, cilët, cilat, çfarë dhe ç’. Gazetarët dhe analistët që përdorin përmerin kush vend e pa vend do të bënin mirë t’i hidhnin një sy gramatikës së shkollës fillore.

Kristal Center bashkim  artificial i fjalëve shqip dhe anglisht.

OBSH shpalli shpërndarjen e lisë së majmunit një pandemi. Është për t’u habitur se si një shqipfolës mund të ngatërrojë fjalën përhapje me fjalën shpërndarje.

Lulet kutërbonin, thotë një përkthyes në vend që të thotë kundërmonin. Mirë që nuk e njohin gjuhën shqipe këta përkthyes, po pse nuk bëjnë përpjekje për ta njohur?!

Fjalën anlgleze macaroon një përkthyes dembel e përkthen makarun, një fjalë që nuk ekziston fare në shqip. Po të hulumtonte sadopak do të mësonte se kjo fjalë në shqip do të thotë amaretë.

Vajza ime është gjashtë vjeç përdoret shpesh në përkthime, por edhe nga moderatorët e televizioneve, sidomos nga komentatorët e sportit. Lidhur me moshën, të gjitha vajzave futbolliste në kampionatin evropian spikeri u referohej me është kaq vjeç, aq vjeç, sa të dukej se luanin djemtë, jo vajzat. Gjuha jonë ka gjini, dhe injoranca gjuhësore shprehet edhe në gjëra të tilla në dukje të vogla.

Mami i Michelës shkruhet në një ekran në KlanHD në një program për prindër e fëmijë, me një mënyrë të shkruari që është një shtrembërim absurd i drejtshkrimit. Vajza e quajtur Michela (Mikela) ndoshta e ka emrin të regjistruar në gjendjen civile sipas ortografisë italiane, çka është normale. Por është injorancë gjuhësore që të bashkohen kësisoj të dy drejtshkrimet në një televizion shqiptar. Norma e shqipes kërkon përdorimin e vijës ndarëse, ndryshe gatuhet një çorbë gjuhësore pa anë e udhë.

Gjeniu i Vogël Një televizion organizon çdo vit një aktivitet të quajtur “Gjeniu i Vogël”. Është habi se si mund të përdoret në një mënyrë kaq të pasaktë kjo fjalë. Gjeniu ka të bëjë me forcën intelektuale dhe krijuese. Një fëmijë i tillë  është më i zhvilluar psikologjikisht se bashkëmoshatarët e tij dhe bën gjëra që të tjerët nuk munden t’i bëjnë. Gjeni i vogël ishte Moxarti, dhe jo se këndonte më bukur se të tjerët, por për fuqinë krijuese në muzikë. Bukuria nuk është gjenialitet. Gjeni ndoshta mund të quhet një fëmijë që del i pari në Olimpiadën e Matematikës,  por jo ai që del i pari në kompeticionin e këngës. Gjenialitet është ndoshta atribuimi i kësaj arritjeje te një fëmijë nga drejtuesit e këtij televizioni!

Kënga Magjike emërtohet një program i bujshëm artistik në një televizion. Emërtimi është poetik, por kënga magjike nuk shfaqet. Dihet që titujt bombastikë janë të nevojshëm për reklamë e marketing, por përdorimi i fjalëve kërkon saktësi. Këngë magjike këndonin Sirenat për të magjepsur Odiseun; këndonte edhe Orfeu që me lirën e tij magjepsi edhe Sirenat, dhe nëse muzikantët tanë do të krijonin këngë magjike do të ishte mrekulli, por kjo s’është një fjalë goje. Një aktivitet  tjetër artistik emërtohet thjesht e bukur sipas natyrës së gjuhës onë: Maratona Këngë moj.  Gjithsesi, për të mos asgjësuar arbitrarisht konotacionin e magjisë te emërtimi Kënga Magjike, ky aktivitet në të vërtetë sugjeron thjesht Magjinë e Këngës.

Europe shkruhet thuajse kurdoherë Europë, ndonëse fjalori normativ sugjeron të shkruhet Evropë.

Po ashtu Hawai, shkruhet Hauai, por shkrimi normativ është Havai.

Copenhagen shkruhet Kopenhagen, ndonëse fjalori i gjuhës sonë e ka Kopenhagë.

ID. Identity card (kartë identiteti). Pse përkthyest e shkruajnë këtë fjalë me inicialet anglisht dhe jo shqip (KI) nuk merret vesh.

2) Përtkthime të pasakta (tituj filmash, termash) etj.

commercial plane: përkthyer avion tregtar. Fjala është për një avion pasagjerësh ose avion civil, jo ushtarak.

Lawless Island: përkthyer Ishull i Jashtëligjshëm Një ishull mund të jetë jashtë juridiksionit të një shteti, por jo i jashtëligjshëm. Ngatërrohet nocioni i të qenit pa ligje, kaotik, me i jashtëligjshëm

August Rush përkthyer Gushti i Rrëmbyeshëm Është titulli i një filmi të bukur, me në qendër protagonistin Ogëst Rash, një djalë i vogël, i talentuar në muzikë, dhe aspak i rrëmbyeshëm.

Ex Machina: përkthyer Ish Makina Është titulli i një filmi shumë interesant, i përkthyer pa kuptim. Titulli ka të bëjë me shkurtimin e shprehjes Deus ex Machina (Zoti nga Makina) e përdorur në mesjetë në disa drama në të cilat zgjidhja ishte artificiale. Në këtë film vajza robot e krijuar me inteligjencë artificiale është me vetëdije të plotë dhe e zonja e vetes, pa pasur nevojë për një fuqi të jashtme, për një zot. Përkthimi i saktë do të ishte: Jo thjesht makinë ose Supermakinë.

Jackass Forever (titull filmi) përkthyer Jackass Përgjithmonë. Përkthim vërtet i allasojshëm—njëra fjalë lihet anglisht, tjetra përkthehet. Ç’do të kuptojë nga ky titull njeriu i thjeshtë që nuk di anglisht? Kuptohet që përkthyes të tillë nuk e marrin seriozisht procesin e përkthimit dhe nuk janë të denjë të quhen përkthyes.

Director of Photography: përkthyer drejtor i fotografisë Është habi që këtë term e përkthejnë kësisoj gazetarët dhe producentët televizivë që merren edhe me prodhime filmike. Ky term do të thotë kryeoperator, ose shef i operatorëve. Para ca kohe, gjatë xhirimit të një filmi në SHBA, një aktor (Alec Baldwin) vrau aksidentalisht me një armë zjarri një kineaste me detyrën director of photography, që në televizionet tona u përkthye si drejtoreshë e fotografisë. Jo po drejtoreshë e posterave!

The Guard of Colors përkthyer Roja i Ngjyrave. Në të vërtetë është Roja i Flamurit.

novel shpesh e gjen të përkthyer novelë. Është për t’u habitur se si disa përkthyes nuk dallojnë novelën nga romani. Edhe fjalën novelist e përkthejnë novelist.

poem shpesh përkthehet poemë. Fjala është për poezinë ose vjershën.

haunted house përkthehet: shtëpi e mallkuar; shtëpi e fanitur (!) Në vërtetë fjala është për një shtëpi të pushtuar nga shpirtrat.

Wicked Tuna përthyer Toni Dinak. Si zor që një peshk të jetë dinak. Fjala është për një peshk të fuqishëm si toni, që lufton me të gjitha forcat për t’i shpëtuar grepit, duke e lodhur peshkatarin tej mase.

father përkthehet at [për prift], por në shqip fjala at do të thotë kalë. Që kali të jetë prift është e mundshme vetëm në përrallë, por për disa përkthyes është në botën reale.

Nervous përkthehet thuajse përherë nervoz, por kjo fjalë në anglisht nuk ka kuptimin që kjo fjalë ka në shqip, pasi kuptimi i saj është: i tensionuar, i stresuar, në ankth.

The first public projection përkthyer: projektori i parë publik. Në të vërtetë kemi të bëjmë me shfaqjen e parë publike të filmit të vëllezërve Lymier Ardhja e trenit në stacion.

Country music shqipërohet muzikë kauntri. As shqiptimi nuk është  korrekt!

pasta përkthehet pastë, çka nuk është e saktë. Kjo fjalë në shqip do të thotë një lloj ëmbëlsire, kurse në gjuhët e tjera do të thotë makarona.

2 bilionë shkruan një moderator në një program shumë popullor në TVKlan. Nuk kuptohet pse duhet përdorur kjo fjalë e huaj në vend të fjalës miliard (ndonëse dhe kjo e huaj) por që tashmë ka zënë vend në gjuhën tonë dhe kuptohet nga njeriu i thjeshtë.

shuttle përkthehet  anije kozmike. Ajo ashtu është, por në dallim nga të tjerat shuttle është anije kozmike vajtje-ardhje (sovajkë) për në stacionin hapësinor.

bitch përkthehet bushtër edhe kur është fjala për një mashkull. Në të vërtetë kjo fjalë sharëse nuk i referohet mashkullit,i cili as në anglisht as në shqip nuk mund të quhet bushtër, pasi asnjëra nga këto dy gjuhë nuk e ka në natyrën e saj që një mashkull të quhet bushtër. Fjala është shkurtim i shprehjes son of a bitch dhe kuptimi është pusht, horr, maskara.

Power Kidz për Power Kids. Mund të gabojmë në drejtshkrimin e gjuhës sonë, dhe gabimet i kuptojmë vetëm ne, po s’kemi pse të tregohemi të pakujdesshëm në shkrimin anglisht, kur gabimet i kapin të gjithë.

outlet e gjen të përkthyer si ulje çmimi, çka është e pasaktë (ulje çmimi është discount). Outlet do to thotë pikë shitjeje me pakicë, dhe kuptohet që duke e futur në gjuhën tonë, kjo fjalë i shërben më mirë marketingut. Pragmatizmi përherë vlen.

puzzle përkthehet pazëll. Kemi në shqip fjalën rebus ose mister.

It doesn’t make sense përkthehet kjo nuk bën sens. Kopjim i panevojshëm, pasi kemi në shqip ekuivalentin: kjo s’ka kuptim.

pathetic përkthehet patetik, me një fjalë që nuk përputhet me kuptimin e kësaj fjale të huaj në shqip. Patetik në shqip do të thotë pasionant, i zjarrtë, plot patos. Përkthyesit ose nuk e dinë kuptimin e saj në origjinal, ose e gjejnë komode për ta lënë siç është, pa pyetur shumë se lexuesit nuk i jepet kuptimi i saktë i saj dhe që do të thotë njeri mjeran, për të qarë hallin, lumëzi.

rain forests përkthehet pyjet e shiut. Në shqip themi pyjet tropikale.

berries janë pemla që rriten në pemë, por që në një përkthim, për çudi, e gjen të përkthyer manaferra. Që shkurrja e manaferrës (e quajtur ferrë) të rritet në pemë është e paparë!

Në shekullin e I-rë pas erës sonë (dok.) [VizionPlus]. Era jonë ka 2000 vjet që ka filluar dhe se ç’do të vijë pas saj vetëm këta përkthyes e dinë!

snowman përkthehet plaku prej bore. Fjala plak është larg nocionit man. Fytyrën e njeriut prej bore është e pamundur ta bësh të plakur: ajo është e pastër, pa rrudha dhe përherë fëmijërore.

Mos u dhjaks. Kjo folje nuk është pjesë e fondit të gjuhës shqipe.

sloth. Përkthyesi e ka lënë si në anglisht, sloth. Fjala është për një kafshë të pyjeve të Amerikës së Jugut, që lëviz me plogështi dhe që në shqip i thonë përtac.

gjinj deti të mbushur (dokum.) Nuk është fjala për gjinj femre të mbushur. Shumësi i fjalës gji deti është gjire deti.

Disa gazetarë e përkthyes “të mençur” i bëjnë korrektime gjuhës shqipe. Foljen blej e reduktojnë në ble. Në vend të: unë blej; ti blen ai/ajo blen ata shkruajnë ai/ajo ble. Për t’u përshëndetur shpikja e tyre!

Në disa raste gjuha nuk reduktohet, por “pasurohet”. me patjetër shikon në disa filma të përkthyer. Fjala patjetër s’ka nevojë t’i shtohet me përpara. Ajo do të vijë patjetër. Do t’ia them patjetër. Përkthyesit do të bënin mirë të shihnin fjalorin normativ të gjuhës shqipe.

“E kam imunitetin e fortë,” thotë një përkthyes. ] (film) [KlanHD] Në shqip emri i gjinisë mashkullore nuk mund të marrë mbiemër të gjinisë femërore: imunitet e fortë. Gjuhë çuditërisht e pasaktë.

Disa gazetarë e përkthyes quajnë “egjiptianë” njerëzit e minoritetit egjiptian. Egjiptianët jetojnë në Egjipt jo në Shqipëri. Ata që jetojnë këtu, me prejardhje nga Egjipti, janë egjiptiano-shqiptarë, sepse janë shqiptarizuar, e kanë humbur gjuhën e tyre amtare. Në Amerikë, një nga shoqëritë më të zhvilluara të botës, njerëzit me ngjyrë me prejardhje afrikane quhen afro-amerikanë, kështu që për analogji edhe anëtari i bashkësisë “egjiptiane” në Shqipëri është egjiptiano-shqiptar, ose shkurt egjipto-shqiptar.

Të çudit shkruarja e emrave të huaj herë në trajtë të pashquar, herë në të shquar, pa respektuar asnjë kriter. Përkrahësit e Trump/ deklaratë e Biden, shkruajnë gazetarët e televizioneve. Në kurthin e Piter Pan. Nga ana tjetër shkruajnë: mbështetja e SHBA-së, ose e SHBA-ve, ndonëse fjala SHBA nuk ka nevojë për prapashtesë. Në Report TV shkruhet: i jemi mirënjohës Macron për procesin e integrimit.  Duke qenë se këta shqipfolës kanë qejf t’ia heqin gjuhës shqipe rasat e emrit, le të jenë konsekuentë me veten, pra edhe togfjalëshin e integrimit ta shkrujnë e integrim. Shembujt janë pa fund. Një ndër më të freskëtit është: BIDENI NË SAMITIN E.. [OraNews]. Gazetari që e ka shkruar këtë lajm me siguri e lexon këtë emër si në shqip: Bideni. Është për t’u përgëzuar ky gazetar për këtë thjeshtim në drejtshkrim.

Nuk është modernizmi [trend-i] që kërkon reduktimin e gjuhës, por janë gazetarët e vetëshpallur “modernë” [“trendy”] që kopjojnë gjuhët që nuk kanë rasa të emrit (si p.sh. anglishtja).

Po aq të çudit fakti që fjalët me drejtshkrim të huaj si Web, etj. bëhen pronë e gjuhës shqipe pa doganë: Përhapja e Webit. [OraNews] Kurse norma drejtshkrimore e përcakton qartë se këto fjalë shkruhen me vizë lidhëse: Përhapja e Web-it.

Shumë togfjalësha e shprehje të anglishtes janë futur në gjuhën tonë si kopjime të kota, sidomos ato që kanë të bëjnë me internetin dhe që përkthehen shabllon: Webpage e gjen përkthimin uebfaqe, etj.

Shumica e programeve televizive janë me emërtime në anglisht. Çka ndoshta nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh që anglishtja sot është bërë një gjuhë gati mbarëbotërore; shumë grupe muzikore nga vende të ndryshme i këndojnë këngët në anglisht; djem e vajza të reja nga vende të humbura, kur intervistohen nga gazetarë perëndimorë, flasin anglisht shkëlqyeshëm; por edhe të rinjtë tanë kur komunikojnë me njëri-tjetrin anglisht në internet shkruajnë një anglishte shumë të mirë, kurse kur komunikojnë në shqip e kanë drejtshkrimin skandaloz!

Në kohën tonë është bërë e modës që shumë fjalë anglisht të depërtojnë në kulturat e vendeve të ndryshme. Kjo ka ndodhur edhe me shumë televizione tonat të emërtuar me emra anglisht: News 24, ReportTV, KlanNews, AbcNews, etj. Në këtë hulli edhe shumë emisione e programe emërtohen me fjalë anglisht, çka ndoshta nuk është doemos negative, por sa funksionale janë këto emërtime? Kjo mund të shpjegohet vetëm me bindjen e moderatorëve dhe të gazetarëve se me këto emërtime trendy, programi i tyre do të tingëllojë më modern, duke pandehur se ashtu i rriten vlerat. Po sa të kuptueshme janë ato për teleshikuesin e thjeshtë? E vërteta është se nuk  ka aq shumë rëndësi emërtimi i një programi, sesa përmbajtja e tij, që mund të jetë shumë e mirë. Megjithatë gjuha kërkon ekzistencën e një korrelacioni kuptimor midis titullit të emisionit dhe përmbajtjes së tij. “Task Force” emërtohet një program. Ky togfjalësh në anglisht do të thotë një “ekip i posaçëm i përkohshëm” që zgjidh një detyrë të vështirë. Çfarë detyre zgjidh ky program? Këtë e dinë gazetarët që mbulojnë këtë emision. Argument emërtohet një tjetër emision. Kjo fjalë në anglisht do të thotë diskutim ose debat, por nuk ka këtë kuptim në shqip. Por për gazetarët e këtij emisioni duket se pak rëndësi ka se ç’kuptim ka kjo fjalë në shqip, mjafton që emërtimi të përmbajë një lloj fshehtësie, se ashtu bëhet më tërheqës. Një emision tjetër mjaft popullor emërtohet Open. Ky emërtim i thjeshtë sugjeron idenë e të qenit i hapur dhe i të folurit hapur gjatë diskutimit. Po të ishte emëtuar me fjalën shqipe ndoshta nuk do të kishte këtë lloj sugjestioni, për më tepër që fjala open është e kuptueshme për çdo shqipfolës që sapo ka filluar të mësojë anglisht, por edhe ai që nuk di anglisht nëpër filma shikon shpesh tabela të vëna në xhamllëqet e dyqaneve: Open. Një tjetër emision emërtohet Top Story në kuptimin lajmi kryesor, lajmi mbi lajmet, ndoshta në analogji me Top Gun,  një film i famshëm amerikan, në të cilin pilotët e rinj rivalizojnë se kush do të jetë në krye. Kurse emërtimi Spotlight, një emision tjetër me një emërtim të bujshëm, nënkupton ndriçimin llapëtitës të një situate problemore, ashtu siç llapëtin një skenë teatri nën dritën llamburitëse të projektorëve. Por drita e fortë nganjëherë të vret sytë dhe të huton. Emisioni i titulluar Frontline tingëllon më modest dhe aludon për një lajm që po të botohej në një gazetë do të ishte në faqe të parë. Një emision tjetër bujëmadh emërtohet me fjalën SHOCK, që në anglisht do të thotë tronditje, trandje. Emisioni është interesant, vetëm se nuk merret vesh se ku qëndron tronditja: te pjesëtarët e panelit (që trondisin njëri-tjetrin?) apo që këta trondisin teleshikuesin? Shumë emërtime të tjera emisionesh në anglisht janë të kuptueshme vetëm për elitën e kulturës. Kësaj epidemie i kanë shpëtuar programet e emërtuara sipas natyrës së gjuhës sonë “Pikat mbi I” “Pesë pyetje nga Babaramo” e ndonjë tjetër.

Modernizmi do të vijë se s’bën, por nuk mund të shpejtohet artificialisht. Sot nuk ka pse të futen fjalë e shprehje të huaja në gjuhën tonë, kur ato tashmë ekzistojnë në të. “Jemi në alert për këtë”, thuhet në një intervistë. Pedagogët e universiteteve tona duhet të shkruajnë pejpëra, thotë një pedagog elitar i këtyre universiteteve në një intervistë në emisionin Bardh a Zi. Ai i referohet fjalës paper të anglishtes që në shqip do të thotë kumtesë, trajtesë. Besoj se studentët e ekscelencës do t’i sugjeronin këtij pedagogu që ta njohë gjuhën amtare po aq mirë sa anglishten.

Fjala dakortësi përdoret rëndom në vend të fjalës bashkëpajtim, ujdi, miratim.  Ata u dakortësuan, është e njëjtë me togfjalëshin: Ata ranë dakord. Pse duhet përdorur e para?

“Çdo informacion është vetëm një swipe larg”, thuhet në një reklamë në FaxNews. Se ç’mund të kuptojë njeriu i thjeshtë me këtë fjali absurde në gjuhën tonë, gazetarët e këtij televizioni e dinë.

Bombardimi i gjuhës me fjalë të huaja dhe mosrespektimi i normës drejtshkrimore bëhet shembull i keq për lexuesit që i marrin fjalët e gabuara për normative. Fjalët e shkruara gabim nga ana drejtshkrimore në lajme dhe në filmat e përkthyer janë pa fund dhe nuk mund të përmenden të gjitha. Ky shkrim qëndron kryesisht në konstatime dhe nuk është artikull analitik, çka u takon gjuhëtarëve ta bëjnë.

Ndryshime ndodhin dhe do të ndodhin vazhdimisht në gjuhë. Pavarësisht nga lloj-lloj kontestimesh që mund të lindin ndaj tyre, gjuha ka ligjësitë e veta dhe do të ecë në kahjen e nisur tashmë. Megjithatë herë pas here koka do të kthehet pas për të respektuar traditën.

It is known that our society today is plagued by a multitude of problems and problems more serious than linguistic ones: the increase in prices, the daily fight for a bite, the mass flight from the country, corruption, the enrichment of a few at the expense of the majority, etc. It is understood that the media - as a medium or tool that connects the public with reality - is mainly focused on acute vital problems, such as poverty, and pays little attention to spelling or other linguistic aspects. However, even a poor house can shine with cleanliness if its inhabitants have the will to do so, have a broom for the floors and a cloth to pick up the dust.