BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

“Tartarin-izmat” e skanerit për drejtoresha shkolle!

“Tartarin-izmat” e skanerit për drejtoresha shkolle!

Kur dëgjova Kryeministrin tonë në “mitingun”e arsimit, për premtime pagash dhe të tjera si këto në të cilin tha: Kemi drejtues shkollash që nuk e meritojnë, kemi drejtor që nuk janë në nivelin e mësuesve të një kolektivi mësimor, që janë out dhe këtu është e qartë për mua dhe ministren dhe duhet të jetë e qartë për drejtorinë e përgjithshme që të ndërhyhet që drejtuesit me vlerë të mbështeten, ndërsa atyre që u ka mbaruar koha të largohen edhe në drejtimin e shkollës të jetë e njëjta si për mësuesit, s'ka nevojë për kahun politik, statusin ekonomik, apo lidhjet që ka familja, rëndësi ka merita. Pa një koordinim nga larg brenda shkollës. Skanim i plotë, objektiv i të gjithë drejtuesve të shkollave dhe kush e meriton të përshëndetet dhe kush jo, duhet të hapë krahun për t'ia lënë vendin dikujt tjetër dhe në çdo shkollë ka mësuese që mund të drejtojnë Ministrinë e Arsimit e jo më shkollën e tyre", tha Rama. Motivim mësueseve (gra) të më falim burrat për këtë diskriminim, por dhe unë si ju jam tha ai! E tha, por vetë nuk ikën nga Kryeministri thashë unë!  Nuk dija si ta arsyetoja këtë lloj mënyre të foluri këtë farsë apo këtë grotesk të jashtëzakonshëm! Në moment për të mos e rënduar Ramën, për të mos e bërë si një njeri që flet të kundërtën dhe e di qartë si është situata, por këmbëngul te e kundërta me keqdashje ( në fakt kështu është e vërteta)  mu kujtua Tartarini i Taraskonit ose individi mitoman dhe grotesk në naiv, që besonte mirë të tjerët që i tregonin “madhështitë e tij si gjuetar, por i besonte dhe vetë”! Në këtë rast fjalimi i Ramës për skanerin e Drejtuesve të Shkollave të arsimit para universitar mu duk një “Tartarin-izëm” i jashtëzakonshëm. Po pra, për të mos i thënë “një tiranizëm grotesk” premtimesh dhe shprehjesh të barabarta me fjalimet e Berishës dikur në fushata elektorale përpara fëmijëve të shkollës! Ky ishte dallimi!?  Rama sot ju bënte Tartarinin mësueseve në sallë dhe Berisha ju bënte Tartarinin fëmijëve në oborr të shkollës ose kudo që ja binin idiotët e tij të partisë! Ju do pyesni kush ishte Tartarini! Po pra ata që nuk janë një brez më mua! Sigurisht ai protagonisti i tregimit është Tartarini, një banor i Midit (ai jetonte në Taraskon, në Provancë Francë), një mitoman me një karakter të këndshëm, një lloj heroi naiv, i cili - i detyruar nga komuniteti në të cilin jeton. - vendos të largohet për të gjuajtur luanin në masivin e Atlasit, në Afrikë. I armatosur si një gjahtar i vërtetë, ai zbarkon në Algjeri, por është i zhgënjyer. Viktimë e personazheve të paskrupullt, por mbi të gjitha naivitetit dhe mitomanisë të tij, e vetmja pre që do të arrijë të kapë është një luan plak i verbër, i ekspozuar në sheshe nga një lypës. Megjithatë, lëkura, e shpuar nga dy plumba dhe e dërguar në Taraskon, i dha atij lavdinë e shumëdëshiruar. Në fakt, kur Tartarin kthehet në shtëpi, duke marrë me vete një deve, ai mirëpritet si një hero.

“Lufta” e Ramës për arsimin në Shqipëri është si “lufta e Tartarinit” me luanët e Afrikës! Po po pikërisht si gjuetia e Tartarinit me luanët në Afrikë! Unë nuk them se Rama nuk do të bëjë arsimin! Mbase them se nuk di ta bëjë!  Unë them se mënyrat dhe fjalitë e  tij në kohën e sotme janë “tartarin-izmat” e 2021 në këtë drejtim! Nuk po them se ai nuk ka investuar në shkolla të reja! Jo këtë gjë e  ka bërë shumë mirë, se ku ka tendera dhe ku ka fonde ai i bën. Por e kam fjalën për shkollën dhe sidomos atë “skanerin” që përmend për Drejtuesit e Shkollave! Kjo është pastaj të vësh kujën dhe ulurish për nga marrëzia që ka brenda dhe diskursi i një Kryeministri që ka filluar të besojë marrëzitë që i thonë ose që ai kujton, se janë të vërteta!  E para, Kryeministri jonë flet kot fare për drejtorë burra, sepse janë shumë pak! Por dhe ato do ti zëvëndësojë me gra sepse kështu me sa duket ai beson se i bëhet puna më mirë në Shqipëri! Arsimi jonë është me 90% gra dhe prandaj dikush duhet të kuptojë pse “punët shkojnë kaq mirë” në shkollë dhe për hatër të këtij fenomeni aspak normal në një shoqëri që është 50% burra dhe 50% gra! Shkolla është feminilizuar dhe drejtimi po ashtu si pas një marrëzie që thotë: burra nuk janë për arsim, as për edukim, as për mësim dhënie, sepse përndryshe nuk do të ishte kjo marrëzi e një zhballancimi të kësaj natyre ndaj barazisë burrë grua! Këtu nuk kemi barazi, por pabarazi me pasoja në disiplinë dhe kreativitet apo dhe drejtim i një anëshëm në natyrën normale njerëzore që përbëhet nga gruaja dhe burri. E dyta: kush ja ka vendosur drejtorat e shkollës Kryeministrit Rama! Kush pra kush? Po pra që po ankohet sot?! Partia e tij, njerzit e tij, ministria e tij, pushtetet e tij, ai vetë, PS dhe Rilindja! Drejtimi në shkollën tonë sot është politik më keq se sa në kohë të Berishës? Sepse Rama ka të gjitha pushtete në  saj të Berishës që e la vetëm si në pushtetin vendor dhe atë qendror! Nuk ka një drejtor shkolle jashtë filtrit politik dhe partisë socialiste apo interesave të saj në çdo shkollë në Shqipëri. Drejtorët e Shkollave të Edi Ramës janë njësoj politikë si dikur ato të Shqipërisë Socialiste të Enver Hoxhës, në mos më keq, sepse dhe pastrueset po ashtu janë me teser partie! Kujt po i ankohet Rama për drejtorët e shkollave dhe që fajin jua le burrave dhe pse ato nuk përbëjnë as 10 % të asaj që është realisht formimi burrë grua i arsimit para universitar?  Rama i di të demokratëve drejtorat? Unë po e theksoj se po i them Tartarin, për të mos i thënë se po bën demagogji politikisht jo korrekte të lëtyrosur arsimore? Ai ka bindjen se po “vret luanin” si Tartarini dhe në fakt, ka gjetur një luan pothuaj të ngordhur për të cilin thotë se ishte mbreti pyllit dhe se e ka vrarë ai. E treta: mesa duket (gjithmonë dua ta justifikoj Ramën si Tartarinin) Rama beson se sot ka shkollë më të mirë! Në fakt atij kështu i thonë! Por janë vetëm muret më të mira se sa të shkollës së Berishës, sepse ai i kishte shkollat si kapanone të braktisura dhe të pista, por dhe arsimtarët me paga qesharake! Por Rama nuk ka mësim brenda shkollës që ka ndërtuar partia e tij, ai vetë dhe drejtoreshat tija ! Ramës i thonë bëhet mësim i mirë, ka rendiment dhe ka sukses! Por në fakt është Tartarin-izëm ta thuash dhe akoma më keq ta besosh! Sot nuk ka edukim, nuk ka as tekste as mësues dhe sidomos mësuese që përparojnë dhe bëjnë mësim normal! Nuk ka disiplinë dhe nuk ka respekt për mësuesin dhe as për shkollën! Rama do të mirën dhe meritokracinë dhe këtë e beson se arrihet me partinë e tij dhe njerëzit e saj, që emërojnë si të duan dhe këtë të duan, pa asnjë meritë. kontribut, eksperiencë dhe pa asnjë profesionalizëm.  Ramës i duket punë e bukur “portali” kur në fakt është akoma më keq se dikur emërimi mësuesve nga partia! Akoma më keq. PS-ja dikur emëronte por mbante pastaj përgjegjësi kur gabonte sot sërish emëron dhe gabon dhe thotë: portali!  Largohen mësuese me tridhjet vjet profesion për tu futur injorante të plota me kurse, letra, anglisht letrash dhe me shkollë të mbaruar pa shkuar në universitet! Këtë lloj shkolle ka Rama dhe kujton se do vrasë “Luanin si Tartarini në Afrikë”! Ka tetë vite që PS-ja rregullon kushtet në shkolla, por ka shkatërruar politikisht mësimdhënien! E këtë gjë Rama nuk e beson”! Beson se ka arsimin më të mirë në të gjithë kohërat! Beson si “Tartarini” aftësinë për gjueti luanësh! Ka tekste dhe fjali idiote në tekste, ka mungesë drejtimi. Lidershipi, eksperience (drejtim)  në mësimdhënie dhe mungesë të mëdha profesionalizmi si kudo, por në arsimim akoma më shumë. Ka vetëm plotësim dokumentacioni dhe asgjë më shumë se sa kaq. Mësimdhënia është bosh. Në shumë pak shkolla elitare të dikurshme, ka disa klasa që bëhet mësim. Në të gjithë Shqipërinë, bëhet një “tartarin-izëm shkollor” pa vlera dhe që po dëmton të ardhmen e një brezi që do të dalë jashtëzakonisht i dobët dhe jashtëzakonisht i pa ditur. Në brez që shkollohet në FB! Kurse Kryeministri ose bën Tartarinin, ose akoma më keq e di, por kështu i leverdis! Kjo do të ishte fatkeqësi dhe me sa duket krahasimi im me Tartarinin mund të jetë i pa vend! Po po, mund të jetë një dëshirë e imja, për të mos e rënduar më tepër një individ si kryeministër, që beson në diçka që në fakt nuk e ka bërë, nuk e  bën dot dhe nuk do ta bëjë kurrë, sa të jetë në pushtet. Po po, sigurisht, sistemin arsimor normal dhe funksionant dhe shkollën shqiptare normale.