BREAKING NEWS

Atentati mafioz me dy viktima në Vlorë, Gledis Nano bën lëvizjen e papritur

Atentati mafioz me dy viktima në Vlorë, Gledis Nano bën
x
BREAKING NEWS

Ambasadori Volodimir Shkurov zbulon shifrat: Ja sa ukrainas të larguar nga lufta janë strehuar në Shqipëri

Ambasadori Volodimir Shkurov zbulon shifrat: Ja sa ukrainas të larguar nga
x
BREAKING NEWS

Vrau fqinjin për gjakmarrje, Florjani bën pikturën në burg ‘duke përqafuar të atin’

Vrau fqinjin për gjakmarrje, Florjani bën pikturën në burg
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Itali, si iu bë pritë 36-vjeçarit, dyshohet për...

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Itali, si iu
x
BREAKING NEWS

“Berisha e Meta po vrasin alternativën për të ardhur në pushtet” Vangjeli paralajmëron ‘furtunë’ në PD dhe PL: Ja cila është e vetmja mënyrë që opozita të triumfojë

“Berisha e Meta po vrasin alternativën për të ardhur
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“Halli po e shtyn ta shpallë luftën me një fishek”, Spartak Ngjela bën deklaratën e fortë dhe zbulon pse po kërcënon Ilir Meta: Ja çfarë pritet të ndodhë gjatë muajve shtator-tetor

“Halli po e shtyn ta shpallë luftën me një fishek”,
x
BREAKING NEWS

Moti bën kthesën drastike, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat në fundjavë

Moti bën kthesën drastike, çfarë pritet të
x

Opinion / Editorial

Suksese e të priftë e mbara, President Bajram Begaj!

Suksese e të priftë e mbara, President Bajram Begaj!

Marrja e detyrës së re nga z. Bajram Begaj na gëzoi të gjithëve. Arsyet ishin të shumta. Ky post i lartë shtetëror meriton njerëz me kulturë, profesionistë, të përkushtuar e dinjitoz. Pas vitit 1991, Shqipëria pati disa presidentë. Të themi të vërtetën, me objektivitetin maksimal, presidentët Mejdani e Moisiu shkëlqyen. Ata ishin në lartësinë e përgjegjësinë e detyrës duke treguar vlera e kontribut të çmuar për shoqërinë, Shqipërinë e më gjerë. Ama, për presidentin Meta duhet të themi me bindje se ishte i njëanshëm, i padrejtë dhe madje, u bë i neveritshëm me mosdekretimit e herë pas hershme dhe të paargumentuara. Në këndvështrimin mbarëqytetar, figura e puna e tij shënuan një regres të madh, totalisht të papranueshëm për një Kryetar shteti dhe një shoqëri demokratike. Disa mosdekretime apo disa dekretime të papërgjegjshme(me dashje) ishin me rrezikshmëri të lartë. (Mjafton të rikujtojmë shtyrjen e datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit për pushtetin vendor). Me pak fjalë, pesë vitet e fundit të drejtimit të Presidencës le të mbeten një ëndërr e keqe për t'u harruar sa më parë. Ndaj, mbase kjo është arsyeja më e fortë që marrja e detyrës së Presidentit të Republikës nga z.Bajram Begaj u prit me kaq dashuri, entuziazëm dhe interes nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. I ardhur nga jashtë radhëve të politikës, i mirëshkolluar, i sprovuar në detyra shumë të rëndësishme, i njohur për përkushtimin, korrektësinë, objektivitetin, profesionalizmin, aftësi menaxhuese të rralla dhe mbi të gjitha, një figurë e pastër në të gjitha drejtimet ishte gjetja e vlefshme dhe e duhur në këtë moment. Jo më kot, u mbyllën si me kyç të artë të gjitha gojët e liga menjëherë. Askush nuk arriti të thotë qoftë edhe një fjalë negative për këtë person. Shqipërisë asnjëherë nuk i mungojnë njerëzit e aftë, njerëzit e ditur, njerëzit e talentuar, njerëzit e mirë e me vlera, por atyre rrallë herë u ofrohen pozicione të rëndësishme. Kësaj here, e pranojmë të gjithë se Presidenti i ri, z.Bajram Begaj ishte një nga zgjedhjet më të mira. Marrja dinjitoze e detyrës nga ana e Tij është nder, përgjegjësi për vetë Atë, por edhe nder për vendin e Kombin. Të gjithë kemi bindjen e palëkundur se President Bajrami do të jetë garant i Kushtetutës, mbi palët dhe model i drejtimit e menaxhimit të Presidencës për pesë vitet e ardhshme. Ndaj me zemër e urojmë: Të priftë e mbara e suksese President i shpresës së madhe!