BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x
BREAKING NEWS

Provokon sërish Berisha, Luftën Nacionalçlirimtare e cilëson vëllavrasëse, akuza partizanëve për gjenocid dhe krime

Provokon sërish Berisha, Luftën Nacionalçlirimtare e
x

Opinion / Editorial

Stalinizmi fundit është fantazma që as do shijojë dorëheqje, as do largojë!

Stalinizmi fundit është fantazma që as do shijojë

Joseph Dzhugashvilli ka ndërruar shumë pseudonime apo sipëremra apo shkurtime, por e gjithë historia e tij u lidh me atë që dimë ne, ose Stalin. Por një emër i tillë që në fakt është një “nofkë” është ai i famshmi Koba. Në fakt, ishte mbreti persian që pushtoi Gjeorgjinë në shekullin e pestë. Dy ishin pseudonimet njëri Stalin ose njeriu i çeliktë dhe tjetri Koba ose ia papërmbledhshmi i papërmbajtshmi. Stalin ose Koba, ishte një gazetar si më pas edhe Mussolini. Një ditë ky Koba, po bisedonte me dy kolegë miq të vet për problemet e mëdha që kishte ai personalisht me Bukharinin. Me të Stalini kishte eliminuar Trotskin, por tani si të gjithë të tjerët, që ishin ngritur dhe e kishin ndihmuar Kobën, ky duhej t’i eliminonte dhe në fillim e largon nga kryeredaktori i Pravdës dhe pastaj dhe nga udhëheqja e Kominternit. Tomsk u hoq nga manuali dhe drejtimi sindikatës dhe Rykov dha dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Këshillit. Pikërisht për këtë dorëheqje të indikuar dhe të pranuar njëri prej miqve të tij të vodkës i thotë Stalinit: shoku Stalin po le të jap dorëheqje dhe shoku Bukharin? E Koba i thotë: jo nuk do lejoj që të jap dorëheqje, sepse atë do ta shkarkojmë dhe do ta dënojmë. Bokharini u përjashtua nga politbyroja në 1929-tën. Ai u rehabilitua përkohësisht në 1934 si drejtor i Isvestia dhe u arrestua në 1937 ku iu bë një proces famëzi dhe u pushkatua nga NKDV ose sigurimi sovjetik akoma më i keq se sa i joni.

Në nëntor të 2021 një ish-komunist shqiptar, jo gazetar, por mjek, iu thotë të rinjve FRDP si dikur Koba “komsomolasve” ose Mao “brigadistëve të kuq” që: Basha nuk duhet të jap dorëheqjen, por duhet larguar (nënkupto linçuar) sepse sipas Doktorit që kishte emëruar Bashën – nuk do të lejoj dorëheqjen. Nuk është problemi se doktori ka qenë prezent kur Koba thoshte “nuk do lejoj që të japë dorëheqjen”, por mentaliteti stalinistit të fundit është sot, po ai, që ishte i Stalinistit të parë ose Kobës. Stalinisti i fundit, që ka bërë gjithçka në PD përfshi dhe Bashën tashti kërkon sigurisht dhe persekucionin e tij politik. Si stalinistët luftë të brendshme pa asnjë princip dhe pa asnjë kriter. Kërkon që të mos largohet vetë, por ta largojë ky, me Kuvendin e tij të thirrur mbasi Basha e largoi nga grupi parlamentar, pse ia kërkuan amerikanët. Mirëpo a do të ketë mundësi dhe kohë doktori ose stalinisti i fundit, pothuaj në Shqipëri, Ballkan dhe Europë? Unë besoj se nuk do të ketë mundësi, për dy arsye të mëdha. E para është se Basha ka institucionin që ka fituar përpara jo shumë kohe si kryetar i PD-së. Me vota një anëtar një votë dhe me preferencën e Sali Berishës. Vulat dhe firmat njohjet dhe institucionet nuk janë të foltoreve që ka zakon Doktori, por të institucioneve që janë legjitime dhe që njihen ndërkombëtarisht. E me që ra fjala, aspekti ndërkombëtar ose arsyeja numër dy, as që ka, për të pranuar dhe as do të pranojë kurrë një individ që tashmë është për të bërë sqarime të mëdha për çfarë ka krijuar dhe bërë në vitet e sundimit të tij në parti dhe qeverinë shqiptare. Doktorin e presin dosje të mëdha dhe shumë të nxehta të drejtësisë dhe veprimtarisë që amerikanët sëpaku thonë se - ka dëmtuar interesat jetike të SHBA-ve dhe të një korrupsioni që dëmton shumë këto interesa. Janë gati, shumë procese të plotësuara dhe tashmë të sqaruara, që jo vetëm dosjet do“tregojnë”, por të gjithë aferën korruptive lidhur me këtë figurë të lartë të politikës shqiptare e që do të hapen. Por pavarësisht kësaj, një individ i tillë tashmë, i humbur në moshë, si dhe në vula e firma, e ka të vështirë të rikthehet t’i marrë këto qoftë dhe më forcën e populizmit dhe të irritimit politik të delirit militantist dhe njerëzve që tashmë e kanë me Bashën ose me puçin partiak që po përgatit Berisha për të rrëzuar benjaminin e tillë politik, të indikuarin pasardhës të tij që quhet Lulzim Basha. Njeriun pra, që Berisha ka bërë thirrje te katër herët që të votohet për postin që ka, që me Olldashin e deri para tre muajve. Berisha që linçoi politikisht dhe i la të linçohen po politikisht disa mijëra demokratë se po kundërshtonin Bashën. Tani ky doktor ose Kuba ynë, do të linçojë ai Bashën, duke mos e lejuar as dorëheqjen e tij, por i përgatit të rinjtë për heqjen, ose shkarkimin ose largimin e tij nga PD. Sigurisht është një fantazëm që bën kështu. Berisha i largohet dhe pudorit politik, etikës morale dhe “qullos” fjali me nuk do të lejoj. Berisha ka vendosur që të rrëzojë fare PD dhe pluralizmin në Shqipëri. Ai do PD-në me shpinë në tokë dhe të drobitur përpara Ramës që sigurisht e ka bërë baltë, por nuk ka një tjetër që nuk e ka bërë po baltë përpara tij. Në PD nuk e kanë bërë as baltë, por zift. Po në saj të një deliranti si Koba i PD-së dhe po ashtu në saj të një deliri militantesk në parti dhe një dyzimi apokaliptik jo normal nga kryetari Basha. Tashmë Basha nuk ka më nevojë për dyzime. Asnjë nevojë. Tani ka nevojë të bëjë betejën më të rëndësishme të tij atë të babait politik të tij ose Kuba shqiptar (SB) njeriun stalinist të fundit në Shqipëri.