BREAKING NEWS

Shkëlqim Hajdari zbardh detajet e hetimeve për “21 Janarin”: FBI faktoi se Garda qëlloi për të vrarë, si u bllokua dosja dhe konflikti polici-prokurori

Shkëlqim Hajdari zbardh detajet e hetimeve për “21
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dosja në Strasburg për “21 Janarin”, Berisha fshehu provat për vrasjen e 4 protestuesve, Garda synonte të qëllonte sa më shumë njerëz

Zbardhet dosja në Strasburg për “21 Janarin”, Berisha
x
BREAKING NEWS

“21 Janari”, Ngjela i sigurt se Berisha ka qenë me kallashnikov në dorë, Artan Hoxha zbardh detajet si u qëlluan 4 protestuesit

“21 Janari”, Ngjela i sigurt se Berisha ka qenë me kallashnikov
x
BREAKING NEWS

Ndizet konflikti, Skënder Bruçaj kundër Erdogan: Presionet për gylenistët të patolerueshme, Komuniteti Mysliman të mbrohet nga influencat turke

Ndizet konflikti, Skënder Bruçaj kundër Erdogan: Presionet
x
BREAKING NEWS

PS voton shtyrjen e afateve të vetingut, PD bojkoton komisionin dhe refuzon dhënien e votës për ndryshimet kushtetuese

PS voton shtyrjen e afateve të vetingut, PD bojkoton komisionin dhe refuzon
x
BREAKING NEWS

E papritur LIVE në Top Channel/ Ndahet edhe çifti i dytë i ‘Big Brother Vip’. ‘Vëllai i Madh’ merr vendimin zyrtar

E papritur LIVE në Top Channel/ Ndahet edhe çifti i dytë i
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje në aksin Levan-Vlorë

Aksident me vdekje në aksin Levan-Vlorë
x
BREAKING NEWS

Shpërthen tritoli në Fushë Krujë në derën e banesës së Naim Stafukës

Shpërthen tritoli në Fushë Krujë në derën e
x

Opinion / Editorial

"Spin Doctor"demokrati fals përballë realitetit shqiptar

"Spin Doctor"demokrati fals përballë realitetit shqiptar

Sado të mundohesh për të fshehur të vërtetën historike, ajo një ditë bëhet mëdoemos dëshmi, e realitetit që përjetojmë me të mirat dhe të këqijat e saj. Kështu ndodhi edhe me "Spin Doctorin"tonë, që shkëlqimi dhe lavdia farsë e tij, nuk mundën të bëheshin pjesë e kulturës demokratike, por si mos më keq përfunduan kokposhtë. Figura e tij si simbol i dëshpërimit me natyrë diabolike, është katandisur si dikur Kserksi, i cili i mundur, i shpartalluar duke parë shkatërrimin e pasurisë së tij, mundi të shpëtonte vetë duke u futur në mes të kufomave të ushtrisë së tij. Por udhëtimi i Saliut për t'u ngjitur në majat e pushtetit politik dhe shtetëror, është plot ngjarje mashtrime e manipulime. Ai nuk është bërë pjesë kurrë, e analizave dhe diskutimeve për bëmat dhe zullumet e tij. Me orgjinë nga rrethinat e detit Kaspik, gjyshërit e tij me të mbërritur në malësinë e Gjakovës, morën mbiemrin aq shumë të përdorur Berisha, duke u konvertuar nga sllav ortodoks në mynsliman. Prej andej në rrethana hasmërie, largohen dhe vendosen në fshatin Vucidol të Tropojës. Mbas përfundimit të studimeve në Tiranë si mjek zëmre, bëri dokumentet për t'u bërë anatar i PPSH, me ndihmën e vëllait të tij Selimit (i cili nuk jeton më) por ai kishte mik kryetarin e degës së Tropojës Idrizin, i cili e futi si bashkëpunëtor në degën e brendshme me pseudonimin"Penicilina"Pas miratimit të kërkesës për në parti, dosjen e tij e kishte drejtori i drejtorisë së punëve të brendshme Zef Loka, të cilin e ndëshkoj me ardhjen në pushtet. I etur për karierë e lavdi personale, ka ushqyer vazhdimisht psikozën e delirit të madhështisë, nga ku dhe ju shfaq sëmundja psqike e cekujlibrimit mendor, për të cilën u dërgua për kurim në Austri, i shoqëruar nga mjeku Ylvi Vebiu, i cili e ndihmoj atë me urdhër të ish. sekretarit të partisë së Spitalit Ilir Ghylbegu. Por me ardhjen e Saliut në pushtet, z. Ylvi Vebiu u largua në amerikë, por nuk mund të mos shprehej sinqerisht dhe qartë se çfarë ndiente ai për Saliun. Në aeroportin e Rinasit ai do të deklaronte;"Mjerë Shqipëria në dorë të kujt ka rënë". Kjo thënie e tij vërteton më së mirë, të gjithë retrospektivën 30 vjeçare, të mashtrimeve, manipulimeve dhe fshehjes së të dhënave për demokratin fallso përballë realitetit shqiptar. Saliu u martua me vajzën e Rexhep Ramës Lirinë, i cili ishte dërguar nga shteti shqiptar si student në Jugosllavi. por kur u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë, ai nuk u kthye në Shqipëri por u martua me Milicën oficere e OZNËS pararendëse e UDB. Vjerri i Saliut Rexhepi u tërhoq nga UDB, duke u vënë në shërbim të saj. Motra e Milicës që ishte teze e Lirisë, ishte kolonele e UDB dhe mbështetëse e famkeqit Rankovic, lapsi i hartimit të planeve tëTitos kundër Shqipërisë. Ndërsa djali i saj gjatë luftës në Bosnje, ishte këshilltar ekonomik i Miloshevicit, me të cilin mbante lidhje Saliu nëpërmjet shoqatës "Shqiponja"që furnizonte me 600 ton naftë në ditë makinën vrasëse sërbe. Mbas këtyre të dhënave sigurimi i shtetit të atëhershëm, ka zbuluar veprimtarinë e Rexhepit vjerrit të Saliut, si dhe Milicës në shërbim të UDB. Kur Saliu erdhi në pushtet, nuk mundi t'i zhdukte dosjet por urdhëroj Gazideden që bashkëpunonte më UDB, qëkur ishte mësues në Peshkopi. Bashkë më Saliun Gazidede si ndihmës i tij, ka zhdukur edhe dosje të tjera të cilat nëpërmjet lidhjeve të tij i janë dorëzuar UDB. Duke u treguar i zellshëm dhe i papërtuar, në shërbim të PPSH dhe organeve të sigurimit të shtetit, kishte vendosur teknikë përgjuese, ndaj lëvizjes"Kosova Republikë"duke i quajtur ata grupe irridentiste. Dëshmi për zullumet e Saliut ishte një djalë kosovar, që kishte vuajtur bugjet e Goli Otokut, i cili që të mos binte në duart e UDB, hidhet nga ura në kufi me Shqipërinë duke thyer këmbë e duar, sepse Saliu i kishte vënë nofkën sërb. Por kur u verifikuan të gjitha të dhënat, doli që akuzat nuk qëndronin dhe Saliu futi bishtin me turp ndër shalë. Por Saliu gjithnjë e ka ngrënë turpin me bukë, sepse tek ky person kanë sunduar dhe vazhdojnë të sundojnë pasionet e instikteve djallëzore, për të arritur atë që i shërben atij dhe jo shtetit dhe shoqërisë. Për të veshur me vello mbrojtje qëllimet e mbrapshta të tij, ai hyri në Gardën e Republikës, që stërvitjen ushtarake ta bënte në rradhët e saj. Këtu ai shfrytëzoj Dine Abazin që ishte doktor i Hysni Kapos, cili arriti ta zëvëndësonte kur ai mungonte. Hyri në bisedime me djalin e Hysni Kapos Besnikun, që ta hiqnin Dinen dhe të mërrnin Saliun, por plani i tij dështoj sepse e vunë mjek në shërbim të Simon Stefanit. Duke përfituar nga hyrja në bllok, ai dërgohej jashtë për analizat e antarëve të byrosë politike, deri dhe për kurse 6 deri në 12 muaj. Duke ditur lidhjet e mësipërme UDB filloj përpunimin e tij në Francë, duke e tërhequr për bashkëpunim më 30 Dhjetor 1974 me pseudonimin "Bisturia". Më vonë zbulimi shqiptar i dërgon informacione kundërzbulimit jashtë, se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB, ku një kalon nga fshati Vucidol dhe tjetri nga Shkodra. Ky dokument është firmosur nga ish. drejtori i sigurimit të atëhershëm Sulejman Abazi. Me të marrë pushtetin Saliu kur u bë president, urdhëroj arrestimin e tij. Me përmbysjen e sistemit për t'u treguar demokrat i flaktë, filloj të maskohej duke shkruar artikuj për demokracinë, në bashkëpunim me Mehmet Elezin, i cili edhe ky qëndronte një hap pas tij. Kur u bënë zgjedhjet për kryetar të PD, perëndimi duhej të zgjidhte një kandidaturë të besuar, nga që shumë emigrantë ishin nga Veriu, nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Për kryetar të PD ishin përgatitur tri kandidatura, Ylli Vejsiu me lidhje familjare në SHBA, Aleksandër Meksi, dhe Neritan Ceka. Por amerikanët nëpërmjet ish. ambasadorit të tyre në Beograd, Rajërsonit, (i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit) rekomandoj që Saliu të bëhej kryetar i PD. nga që përkrahej më shumë nga të gjithë udhëheqësit e tjerë ballkanikë. UDB lëvizi të gjithë gurët për Saliun kryetar të PD, duke shfrytëzuar edhe Rajërsonin nga që CIA financonte Jugosllavinë me fonde për të tërhequr bashkëpuntorë nga vëndet e Ballkanit. Në fakt nga procesi zgjedhor u zgjodh Meksi, por u desh ndërhyrja e Azem Hajdarit që zgjedhjet të përsëriteshin, duke dhënë dorëheqjen Meksi të cilit i premtuan detyrën e kryeministrit, ndërsa Saliun e vendosën kryetar të PD. Por Saliu fillimisht si beniamin i SHBA ndër udhëheqësit e lindjes, nuk e justifikoj besimin e tyre sepse CIA ndiqte veprimtarnë e tij në shërbim të UDB. Me të ardhur në pushtet ai bashkë me Gazideden, e ktheu Shqipërinë në qëndër të fondametalizmit islamik, duke strehuar terrorristë të rrezikshëm që filluan ndërtimin e kullave binjake. Për këtë njeri kaq problematik, vetvetiu lind pyetja, ku qëndron hipokrizia e mashtrimeve, prapaskenave, e aferave që mbajnë vulen e tij?I maskuuar për një kohë të gjatë brënda PD, me veprimtarinë e tij minuese, u ka dhënë goditje shkatërruese vlerave të demokracisë dhe marrdhënieve brënda shoqërisë shqiptare. Faktet dhe ngjarjet mbrijnë deri në ditët e sotme, për të cilat është folur aq shumë, duke u bërë objekt në media dhe institucinet e vendit.

Ai është organizator i ngjarjeve të 2 Prillit 1991 në Shkodër, ku gjyqi farsë mbuloj me mister çdo gjë. Të vrarët e Tropojës janë një tjetër dëshmi kompromentuese, e instinkteve djallëzore përcarëse dhe sunduese të tij. Në apokalipsin e vitit 1997, ai nxiti konfliktin Jugë -Veri duke përdorur edhe avion luftarakë, për bombardimin dhe helmimin e banorëve të luginës së Vjosës. Në se do të kishte bërë aktin e dorëheqjes së vullnetshme si një institucion i pashmangshëm në demokraci, Shqipëria sot do të ishte anëtare e BE. Por ndërgjegja politike e Saliut, ishte ndotur dhe sundohej nga pasionet e nekofilisë dhe instinktet diabolike. Një ndër dëshmitë e shumta për të, është ajo e vitit1994, kur është paguar nga Miloshevici me 17 miljon dollarë, në ambasadën e ish. Jugosllavisë në Paris, për shkatërrimin e Shqipërisë. Kjo shumë parash u bë objekt përplasje në parlamentin serb, kur Shesheli i kërkonte llogari Miloshevicit, i cili i përgjigjet;"Shikoje Shqipërinë si është djegur dhe si vriten me njëri tjetrin, ne mund ta pushtojmë atë me shoqatën e gjuetarëve të Serbisë". Këto fjalë fyese për Shqipërinë dhe shqiptarët, ishin rrjedhojë e mentalitetit berishian, i çmendurisë së tij, që ka vënë gjithnjë interesat e tij familjare, mbi ato kombëtare. Ai është përgjegjës për krijimin e firmave famëkeqe piramidale, për trafikimin e municioneve dhe armëve nga Lindja e Mesme deri në Cad e Ruanda të Afrikës. Këto e të tjera ngjarje që lidhen me figurën e "Spin Doktorit"siç është edhe 21 Janari dhe aferat korruptive, janë nja ballafaqim i zullumeve të tij, që e nxjerrin lakuriq përballë realitetit të sotëm shqiptar.