BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha zbardh detajet tronditëse nga marrëveshja sekrete e Edi Ramës dhe Sali Berishës, ja pse pjesë e pazarit për marrjen e vulës së PD ishte edhe Belinda Balluku

Lulzim Basha zbardh detajet tronditëse nga marrëveshja sekrete e Edi
x
BREAKING NEWS

Lidhja e Belinda Ballukut dhe pagesat e majme për inceneratorët, si KLSH zbardhi abuzimet e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ja detajet nga raporti

Lidhja e Belinda Ballukut dhe pagesat e majme për inceneratorët, si
x
BREAKING NEWS

Një tjetër ministër i Ramës bie në rrjetën e drejtësisë, SPAK nis hetimet për Ogerta Manastirliun për vjedhjen e fondeve të pandemisë, ja çfarë përmban dosja

Një tjetër ministër i Ramës bie në rrjetën e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe të skeduar për drogë e pastrim parash, i përfshirë në afera me Fazlliç dhe shfrytëzim pushteti për të pasuruar fëmijët e tij, “non-grata” nuk i hiqet, Londra vulos fatin e kreut ...

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe, mediat e huaja e akuzojnë si të korruptuar dhe i përmendin dosjen që po heton SPAK se ka favorizuar dhëndrin kur ishte kryeministër, reagojnë dhe socialistët

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe,
x
BREAKING NEWS

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u zbërthye para prokurorëve të SPAK dhe denoncoi aferat e Ahmetajt, nga takimet me “bosët” e inceneratorëve, te udhëtimet në Gjermani dhe fjetja në hotel me 5 yje, zbardhen detaje nga dosja...

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u
x

Opinion / Editorial

“SPAK një film serial, hetimi vazhdon”

“SPAK një film serial, hetimi vazhdon”

Lundrimi në internet është bërë pjesë e jetës, si të thuash një modë e re që ka përfshirë të gjithë rruzullin tokësor, pa dallim moshe e kombësie. I përfshirë rastësisht në një besedëmallimi e ç’mallimi mes dy miqve të vjetër unë si iniciator i këtij takimi u gjenda krejt i befasuar nga historia e jetës së shkrimtarit dhe skenaristit Fatmir Mborja. E ndërsa shtoheshin miqtë e të njohurit e tij në tavolinën tonë, qysh prej 70 vjetësh në historitë e ndërkallura, biseda shkoj tek librat dhe filmat. Fatmiri shkrimtar kishte fituar Çmimin e Dytë të Republikës për librin “Pas ngjarjes në rrugë”, andej nga viti 1981 dhe suksesi tjetër më i arrirë i erdhi një vit më pas me novelën “Një çështje e pazgjidhur”, botuar. Në revistën “ NË SHEËRBIM TË POPULLIT’’, ku ai fitoi Çmimin e Parë të Republikës. Iridimensionava në kujtesën time të gjitha bisedat për Fatmir Mborjen simbolin e ‘’ Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë’’ qysh në vitet 1981 e deri ditën e fundit të ekzistencës së saj, nga vitet 2005. Për t’i vënë fre kujtimeve me Fatmirin u futa me kërshëri të pa matë të shikoja filmin ‘’ Hetimi vazhdon”, ku skenari i tij me motive nga libri ’’Pas ngjarjes në rrugë’’, po më tërhiqte dhe teksa shikoja tablo nga filmi mundohesha të krahasoja ngjarjet në film me realitetet e kohëve të shkuara dhe si ka evoluar korrupsioni në ditët e sotme. Filmi me aktor shumë të rinj, që nga Petrit Malaj, Luiza Xhuvani, Gëzim Rudi, Shpresa Bërdëllima, Justina Aliaj, Salvador Gjeçi, Valter Gjoni, Sokol Progri, Vangjel Toçe, etj nën regjizurën e regjisorit Mark Topollaj, njëkohësisht aktor kryesor ishte një gjuhë tjetër filmike dhe qysh në tablonë e parë ti gjendesh përpara surprizës çfarë filmi është ? Muzika duket disi monotone dhe ndoshta kjo e shton misterin e ngjarjes. Filmi duket sikur noton mes një mesnate pa dritë dhe të frikshme e cila shprehë dilemën se bëhet fjalë për një tjetër lloj filmi të kinematografisë shqiptare, ndoshta kanë ndikuar kinematografia e neorealizmit italian ose filmat franko-italian me temë nga mafia dhe krimi i organizuar. Ndaj edhe perceptimi i censurës e ka lënë në hije këtë film dhe të panjohur për publikun. Filmi vjen nga një kohë kur fillon në Shqipëri historia e racionimit të ushqimit, ose siç njihet ndryshe ardhja e “tollonit”, prodhim i vitit 1985. Fokusi i ngjarjes zhvillohet mes një fabrike të përpunimit të mishit dhe zyrës së hetuesisë. Kushti i parë pse duhej të vritej një ekonomist(revizor), mos vallë letrat që kish përpunuar si vlera ekonomike nuk ishin të sakta, dikush kish vënë dorë mbi ato. Në film del për herë të parë figura e një mjeku si personazhi negativ në kinematografinë shqiptare. Mjeku si usta i vjedhjes dhe korrupsionit arrin të krijoj një grup të strukturuar kriminal dhe kështu nëpërmjet tij shtohen krimet për të mbuluar të vërtetën. Mendja të shkon edhe përtej kësaj fabule, po sikur ai të tentonte të helmonte popullatën? Në antipod me figurat që kryejnë krime shfaqet grupi i hetuesve i cili me plotë shpresë në profesionalizëm ngulmojnë deri sa e zbërthejnë të gjithë grupin kriminal me metoda shkencore. Djalli fshihet në detaje si edhe në këtë film të skenaristit Fatmir Mborja i cili e ka trillin policesk të ndërtuar për një datë të saktë me orë dhe minutë. Lëmshi fillon të shpupuriset, dalin më në pah edhe shumë detaje nga jeta e dyfishtë e një gruaje të ve, e cila i kish besuar një trilli aventuresk dashurie. Ky detaj i ri për jetën socialiste ka spikatur në këtë ngjarje. Aktorja e talentuar Shpresa Bërdëllima me një sharm Hollivudian luan me nivel shumë të lartë krahas partnerit të saj aktorit Gëzim Rudi. Portretizimi i aktorëve të tjerë si Vangjel Toçe, Antoneta Papavli, Petrit Malaj, Luiza Xhuvani nga ana e regjisorit Mark Topallaj është një gjetje tjetër e tij. Roli i nënpunësit të shtetit si hetues ka dimensionuar edhe njëherë figurën e tyre. Për herë të parë në artin shqiptar kemi një femër hetuese. Fakt emancipues, por edhe sinjifikativ nga ana profesionale. Krimi i kryer ndaj një revizori fliste shumë për rolin e tij në ekonominë e shtetit, ndaj dikujt i interesonte që atë ta bënin për vete. Dalja jashtë kornizave tabu, kur edhe shoku i fëmijërisë ishte më i pabesi përbën ndoshta edhe një tjetër argument, që filmi të flinte diku në pluhurin e harresës, sepse ishin thyer kornizat e modelit të heroit pozitiv.Filmi është art për të komunikuar me publikun në kohë të ndryshme, ndaj edhe ky film duhet nxjerrë nga arkiva si dhe shumë filma të tjerë me temë nga lufta kundër vjedhjes e korrupsionit, krimit ekonomik në mënyrë që brezat të ndërlidhen me historinë e shtetit të tyre. SPAK të jetë një histori e shkëlqyer e shtetformimit shqiptar dhe padyshim e plazmuar edhe në kinematografi, letërsi dhe dramaturgji në teatër siç bëjnë regjisor e artistët e gjithë botës. Kemi disa shkëndija si në teatër me dramën e regjisorit Mihallaq Luarasi me titull, “Korbi i Bardhë” dhe filmat, “Dora e ngrohtë’’, Hijet që mbeten pas”, “Dhe vjen një ditë”, “Dashuria e fundit”, “Ne dhe Lenini”.