BREAKING NEWS

Lajme të mira nga Infektivi! Ja çfarë ndodhi në 24 orët e fundit

Lajme të mira nga Infektivi! Ja çfarë ndodhi në 24
x
BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x

Opinion / Editorial

Si ndodhi që “çakejtë” u bënë “pula të lagura”?

Si ndodhi që “çakejtë” u bënë “pula

Fushata zgjedhore e 25 prillit të sivjetëm pati protagonistë të tjerë, ndryshe siç ka ndodhur këta 30 vjet kur hanin kokat PS – PD dhe LSI si vëzhguese e vëmendshme, shkonte nga frynte era. Ishte kjo e fundit që këtë fushatë mori rolin e protagonistit kryesor me sigurinë se do të thyente hegjemoninë e Edi Ramës dhe do ta largonte atë nga pushteti. Padyshim që në aleancë me forcën kryesore opozitare, PD me të cilën më shumë se aleancë praktike realizuan një aleancë teorike kur firmosën edhe një memorandum bashkëpunimi me 13 pika që me të drejtë u quajt i barazvlefshëm me Manifestin 13 pikësh Komunist të Marksit. Në fushëbetejën zgjedhore, Basha që i takonte roli i kryegjeneralit si kryetari i opozitës më të madhe zgjodhi të bëjë një fushatë moderne dhe europiane, larg sharjeve dhe përplasjeve të dhunshme, çuditërisht të miratuar në heshtje nga “eminenca e tij gri”, Berisha, ndërkohë që llavat e vullkanit që shpalosnin objektivat e opozitës ishin Ilir Meta, presidenti i vendit, por që “de fakto” mori edhe rolin e drejtuesit të opozitës, deklaruar edhe nga vetë ai disa herë dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, “de juro” kryetarja e LSI. Ilir Meta doli jashtë kontrollit të vetvetes dhe ndërkohë që ishte shkelësi më i madh i Kushtetutës, kërkonte figurativisht të bëhej mbrojtësi i saj. Me të në dorë dhe me shqiponjën që nuk e ndante në çdo dalje televizive për të cilat duhet thënë se i shpeshtoi si kurrë më parë dhe si kurrë ndonjë udhëheqë tjetër edhe dy herë në ditë, ai gënjente veten duke besuar se edhe ne që e ndiqnim nga ekrani do bindeshim se ai vërtet e donte Kushtetutën. Dashurinë për të nuk e bëjnë daljet e shpeshta në ekranet televizive dhe deklaratat e vetëbëra për të, por veprimet praktike në zbatim të neneve të saj, gjë që presidenti kishte abuzuar ndër vite, ndaj u bë i pabesueshëm. Në të vërtetë lufta e tij bëhej vetëm kundër një emri, Edi Ramës që nga kolltuku i kryeministrit dhe si kryetari i mazhorancës ia kishte tundur me tërmet mbi 7 ballë karrigen presidenciale. Me fjalor krejt ordineri dhe me paraqitje agresive siç nuk i shkon roli i presidentit, ai nuk la fjalë nga fjalori i gjuhës shqipe pa e akuzuar bash kryeministrin e vendit të tij. Thirrjet e tij histerike që populli të bënte gati sfurqet e sëpatat për të mbrojtur sipas tij votën legjitime, sepse ai kishte informacione për vjedhje masive u bënë të përnatshme dhe përveç neverisë që ngjallte kur përmendej aq shpesh, tek shumë votues ngjalli edhe frikën se mund të ndodhte edhe ndonjë rrëmujë që kishte kohë që ishte harruar në skenën politike shqiptare. Vajtjet e përnatshme në Vlorë dhe lëvizjet në orare jo të përshtatshme në shtëpi të dyshimta aty, të shtynin të besoje se LSI në këtë qytet do të bënte namin e fitores, ndërkohë që në përfundim nuk mori asnjë deputet. Jehonën e një rrëmuje politike ai e linte pas edhe kur deklaronte se nuk do të ishte e lehtë firmosja prej tij e Edi Ramës si kryeministër të paszgjedhjeve, nëse sipas tij fitorja nuk do të ishte e ndershme. Rezultantja e gjithë veprimtarisë së presidentit të vendit në fushatën parazgjedhore që u gërshetua edhe me dhënien me shumicë të dekoratave që ai ka në kompetencën e tij ishte një qëndresë historike e tij ndaj shkelësve të Kushtetutës dhe për këtë ai mund të bëhej edhe një Avni Rustem apo edhe Salvador Alende. Nuk e mbante më poshtë stekën e kërcënimeve edhe bashkëshortja e tij, që nuk e kishte pranuar në fakt rolin si Zonjë e Parë e vendit, Monika Kryemadhi. Sa për dukje se në të vërtetë, ajo ishte zbatuesja më e saktë e asaj që thotë populli se “koka është burri dhe gruaja është qafa dhe koka kthehet nga do qafa”. Ashtu si i shoqi edhe ajo mbeti çdo natë në ekrane televizive dhe e bëri listën e kërcënimeve të gjatë sa distance Tokë - Hënë. E kishte startuar këtë kërcënim pa humbur mandatet teksa në mes të Parlamentit gjuajti me çizme vetë kryeministrin. Pastaj e kërcënoi hapur se do t’i kafshonte atij veshin që për vetë konstruktin fizik të të dyve, zgjoi humorin popullor që i kujtonin asaj se veshi i kryeministrit, siç veshi i gjithë njerëzve në botë është në të dy anët e kokës, ku ajo nuk arrinte dot. Bënte edhe karagjozen teksa qante hallet e popullit që merrte shuma qesharake në asistencë (kjo ishte e vërtetë në fakt, por thënë prej saj që deklaronte se kishte në vilën e Lalzit 12 banjo, edhe për macet, tingëllonte si gënjeshtër) dhe më keq akoma teksa deklaronte se të rinjtë nuk duhet të largoheshin nga Shqipëria, ndërkohë që fëmijët e vetë i kishte sistemuar prej kohësh në Londër. Ndante me publikun edhe intimitete teksa deklaronte se nuk e ndante shpesh krevatin me presidentin, për të lënë përshtypjen se edhe mendimet i kishin të ndara. E kishte lëshuar kaq shumë gjuhën zonja sa asnjë politikane shqiptare më parë dhe të bëheshe skllav i thënieve të saj duhet të bindeshe se vendi ynë ishte një pako plastelinë dhe merrte formën që do të donte Monika. Aq në delir kishte kaluar sa deklaronte se bashkë me PD do të merrte deri 94 deputetë. Por siç thuhet “ëndërr është edhe nuk del”. LSI e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit katandisi në 4 deputetë dhe Edi që do t’i hanin veshin mori më shumë se 70 deputetë. Ajo që ndodhi i bëri “çakejtë” të bëhen më 26 prill si “pula të lagura”. Të dyve iu mbaroi karikimi i baterisë së trimërisë dhe ata u kthyen në normalitet. Ajo u zhduk pak kohë nga skena politike. Deklaronte se kishte shkuar në SHBA për të takuar kushërirën Bebe Rexha dhe për relax. Nuk po i dukej më fytyra nëpër ekrane dhe shtonte kuriozitetin e njerëzve për qëndrimin që do të mbante. Më troç, çdo të bëhej me ato kërcënimet e para 25 prillit. Edhe ai më i moderuar. Nuk shante më dhe nuk përmendte më sfurqet dhe sëpatat. Pritej se çdo të bënte me firmat që do të duhej të hidhte për të legjitimuar qeverinë e re. Kur edhe ato i hodhi si një qengj i butë, u qartësua se nuk do të kishte më luftë. Të dy luftëtarët më të zjarrtë ndaj Edi Ramës ishin shndërruar në dy njerëz paqësorë, siç u pa edhe në daljen e parë të Monika Kryemadhit në podiumin e Parlamentit. Kishte ndryshuar lukun, por kishte ndryshuar edhe mendjen. Do të donim të besonim se të dy i kanë thirrur mendjes dhe janë zgjuar nga ëndrra e keqe dhe u bindën se jemi 30 vjet pas viteve ‘90. E vërteta është ndryshe. Dy-tre vajtjet e Monikës në SHBA duken dhe janë paraqitur si vajtje për qejf, por në të vërtetë ato kanë qenë vajtje të detyruara. “Ustai” i madh e thirri në një zyrë më të rëndësishme se ajo e ambasadës amerikane në Tiranë dhe e takoi me ca përfaqësues të shtetit të madh më të rëndësishëm se Yuri Kim. E thirrën atje ku nuk merren me llafe dhe me ëndrra me të ngrënë veshi, por ku të vënë përballë faktin që vërtetohet më shumë se në dy burime. Po edhe ku të japin me detyrim përcaktim detyrat që do të zbatosh në të ardhmen. Ne disponojmë edhe emrat që folën sy më sy me Monikën, por presim që ata t’i bëjë publikë vetë zonja, kur ta shikojë të arsyeshme. Urdhrat e marra aty ajo ia transmetojë edhe bashkëshortit po në formën e urdhrit për të parë të ardhmen e tyre. Rëndësi tashmë ka fakti që të dy nuk janë më konfliktualë, megjithëse “ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron”. Meta duket me veshë ngrehur se çdo të ndodhë me atë kërcënimin “non grata” që thonë se e ka gati, ndaj rri e rri dhe i çon ndonjë mesazh dashurie dhe aleance kolegut Berisha. Megjithëse të dy janë të bindur se po ta vuri syrin “ustai” është më mirë të nënshkruash vetë me dëshirë perëndimin e karrierës politike. Ndryshe, kur e ke mbushur kupën, siç ka ndodhur me dy të lartpërmendurit, e nënshkruan atë me “pisqollë” tek koka.