BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

Shqipëria është trungu, Çamëria, Kosova… janë degët

Shqipëria është trungu, Çamëria, Kosova…

Historia ka qenë e pamëshirshme ndaj Shqipërisë në shekuj. Edhe nëse tokën e saj të bekuar dhe njerëzit paqësor të saj nuk e kanë gjuajtur shpata apo heshta, pushka apo topi i armikut ajo ka dyluftuar me vetveten. Kush nuk e ka shkelur këtë tokë: greku, turku, serbi, bullgari deri austro-hungarezët e francezët e largët. Vetëm ne nuk kemi guxuar! Po, po, s’kemi pse të kemi droje ta pohojmë se nuk kemi guxuar të prekim asnjë pëllëmbë tokë fqinjë. Por edhe kur nuk kemi pasur ata mbi krye, ne kemi ngrënë kokën me njëri – tjetrin. A nuk kishte Skënderbeu më shumë armiq shqiptar se sa turq në betejat për të mbrojtur tokat shqiptare? Në sa kundërshtar vendalinj, madje edhe nga fisi i tij hasi Ismail Qemal Vlora kur ndërmori aktin historik të shpalljes së pavarësisë? Duket bota e njohu shumë mirë mentalitetin tonë ndaj nuk ngurrojë të bëjë atë që nuk e ka bërë me asnjë komb tjetër, ti lërë shqiptarët të jetojnë në 5 shtete të ndryshme. Këtu bëhet fjalë edhe për copëtimin në kaq herë edhe të tokës amtare. Dhe për t’i paraprirë një mundësie bashkimi, nxorri “gogolin” Shqipëri e Madhe. E vogël apo e madhe, Shqipëria normalisht është trungu që tërë jetën është quajtur Shqipëri dhe degët e lëna jashtë kufirit shtetëror, ato në Mal të Zi, Kosova si krahina më e madhe shqiptare, ato në Maqedoninë e Veriut dhe padyshim, plaga që kullon gjakë, Çamëria. E vërteta është se asnjëherë kjo Shqipëri, e vogël apo e madhe nuk është parë në realitetin e saj por ka prodeminuar oreksi apo frika e atyre që kanë në gjak agresivitetin. Duhet pohuar pa asnjë pikë droje se edhe ne vetë shqiptarët nuk kemi qenë të aftë të diktojmë të vërtetën. Pa hyrë në analizë të hollësishme të kësaj të vërtete po përmend vetëm një fakt : nëse me të drejtë vetëdeklarohemi se kemi qenë trima dhe përmes kësaj vlere nuk e kemi duruar pushtimin e huaj, ende prej qindra vitesh pothuajse gjysmën e fshatrave të vendit tonë vazhdojmë t’i kemi të emërtuara me emra bullgarë e serbë. Nuk ndjehem aspak mirë kur bëj këtë pohim por edhe revoltohem kur specialistët e kësaj fushe nuk përpilojnë një program të pakundërshtueshëm për të bërë ndryshim. ( Jam ndjerë keq një herë përpara gati 10 vjetësh në Prishtinë kur në tavolinë ishte edhe një profesor serb. Nuk them se ishte i mirë por ishte dialogues. Kur i thashë se banoja në Vlorë më përmendi faktin se në këtë prefekturë ishte edhe një fshat që quhej, madje quhet edhe sot “Brataj”. I kujtova pushtimin e tyre ndërsa ai më kujtoj historinë që pse ky fshat kishte pikërisht këtë emër. Sipas profesorit serb, në atë pushtim ishte bërë një luftë e ashpër dhe kishin mbetur gjallë në përfundim të saj 3 serb dhe 3 shqiptarë. Kur panë se ç’ndodhi, ata i thirrën mendjes dhe vendosën të bëheshin vëllezër dhe të jetonin bashkë. Dhe fshatin e quajtën “Brataj”, në serbisht vëllezër. Historia ishte e bukur për t'u dëgjuar por jo bindëse edhe politikisht. Ju kundërvura profesorit serb se “mirë që na pushtuat, mirë që na vratë, por në fund fare edhe emrin e fshatit në tokën time ia latë emrin serbisht. Le të jetë “Vëllezërit“ i thashë. Finoku më dha një përgjigje shuplakë për politikanët shqiptarë: “Kjo nuk është në fajin tonë”, (d.m.th është në fajin tuaj). Nuk e bëri Enver Hoxha gjatë sundimit të tij gati 50 vjeçar, ndonëse e filloj me disa fshatra dhe nuk ka asnjë nisje edhe në këto gati 30 vjet demokraci. Nuk e bëjmë dot se nuk na lënë gërricjet që kemi me njëri- tjetrin. Ambiciet personale të udhëheqësve tanë ngrihen mbi interesat kombëtare dhe këto të fundit fillimisht sfumohen e në fund lihen në harresë. Aktualisht, ne nuk e kemi mendjen dhe nuk e kemi përqendruar punën se ç’mund të bëjmë në të mirë të njëri – tjetrit, por po mundohemi të gjejmë se kush nga udhëheqësit tanë, Edi Rama përkëtej dhe Albin Kurtit për andej kufirit që normalisht duhet të jetë imagjinar, është më i mirë. Ne pohojmë se jemi vëllezër por praktikisht veprojmë sikur jemi hasmë. Akoma nuk dalim në një mendim unanim që jemi një apo dy kombe, se a njësohet kombi me shtetin dhe vazhdojmë të flasim me gjuhën e hasmit në pohimin se “Jam shqiptar i Kosovës”, “Jam shqiptar i Maqedonisë së Veriut” ndërkohë që nuk ka nevojë për prapashtesa sepse të gjithë jemi shqiptar. Sepse nëse do ta transferojmë këtë emërtim brenda trungut duhet të fillojmë të pohojmë se “Jam shqiptar i Mirditës”, “Jam shqiptar i Devollit”, “Jam shqiptar i Skraparit”, sipas krahinave përkatëse. Nëse ne e duam me të vërtetë mëmëdheun është e nevojshme që edhe ata që vijnë nga tokat jashtë trungut të mjaftohen me prezantimin që bëjmë ne këtu aktualisht: Jam nga Ulqini, jam nga Gjakova, jam nga Presheva, jam nga Gostivari sepse të gjitha këto qytete janë shqiptare safi. Është e vërtetë se gjatë gjithë ekzistencës tonë ne nuk na është dhënë mundësia për të qenë nën një administrim shtetëror, sepse edhe nën sundim otoman ishim në vilajete të ndryshme por ne kemi një gjuhë, kemi një gjak, kemi të njëjta zakone ç’ka na bën të jemi unik. Ne vërtetë për vetë kushtet që na janë afruar nuk kemi të njëjtin nivel ekonomiko – shoqëror por ne kemi kulturë të përbashkët që në vetvete është thelbi “bio” i të qenit të njëjtë. Është për t’u vënë në dukje arritja në këtë aspekt sepse tashmë janë thyer barrierat këtu dhe për gati çdo muaj kemi shkëmbime masive të ansambleve folklorike me pjesëmarrje në festivale të ndryshme që zhvillohen andej dhe këtej kufirit që çuditërisht dhe jashtë çdo logjike është ende në ekzistencë. Kam ngelur pa fjalë disa vjet më parë kur në Mitrovicë isha nën shoqërinë e vëllezërve kosovarë në një lokal ku ishte edhe një orkestër popullore dhe disa këngëtarë që argëtonin klientët. Se kush e përcolli tek orkestrantët faktin se unë vija nga Shqipëria dhe njëri prej tyre mu afrua dhe pasi më përshëndeti përzemërsisht më pyeti se nga isha saktësisht. Kur i thashë se me origjinë jam nga Berati, foli diçka më orkestrantët e tjerë dhe papritur fillojë të këndojë “Mora përpjetë Kalanë”, aq ëmbël sa mua m’u mbushën sytë me lot ndërsa gjithë lokali këndonte në një zë. Ku mund të ndodhë një gjë e tillë përveçse në një shtëpi të stërmadhe që fillon në Prevezë dhe mbaron në Gur’ të Shpuar, siç është Shqipëria? Unë mendoj se edhe emërtesa e Kosovës si shtet më vete, pa vënë në pikëpyetje për asnjë çast aktin e madh dhe mirënjohjen e pakufishme të të gjithë atyre që ndihmuan në çlirimin e saj shekullor serb, duke ravijëzuar një dualitet me Shqipërinë mëmë, është e gabuar. Në gjykimin tim Kosova është si çdo krahinë tjetër e vendit tonë, por me përmasa më të mëdha. Kosova gjithë herët është emërtuar krahinë, realisht shqiptare por nën juridiksionin serb. Unë mendoj se edhe emërtimi i Kosovës si shtet më vete është jashtë logjikës kohore dhe është imponuar me një prapaskenë jo në favorin tonë. Kosova është krahinë e Shqipërisë dhe kështu duhej të thirrej. Sepse po të hapej kjo lojë, atëherë të quajmë shtet më vete edhe krahinat e njohur shqiptare si Labërinë, atë të Leskovikut, të Mirditës që ka tentuar dikur të shpallë pavarësinë nga Shqipëria. Koha është e bashkimit dhe jo e ndarjes. Pallavrat se “më mirë dy shtete se kemi dy vota në institucionet ndërkombëtare, do kemi dy vota në FIFA apo UEFA”, janë të tejkaluara se të ishte kjo pozitive, SHBA si shteti më i fuqishëm i botës i linte të 51 shtete e saj të kishin secili votën e tyre në OKB dhe hajde ti konkurroje pastaj. (Sa për përfitimet në futboll e pamë jo më larg se mbrëmjen e të martës kur u ndeshën ekipet U-21 midis njëri-tjetrit dhe asnjë lëshim në fushën e lojës sepse nëse do vepronte logjika e përfitimeve, vëllezërit kosovar mund të na e linin fitoren meqë ne konkurrojmë për vendin e dytë). Sepse mirë që emërtesa shtet është bërë për ti rritur autoritetin, po ç’lidhje ka një flamur me ngjyrë blu e disa yje në të, në një popull që në shekuj ka luftuar për flamurin kuq e zi? Në shpalljen e Pavarësisë në 1912 në Vlorë 17 kosovarët hodhën firmën në aktin madhor pikërisht për flamurin e Skënderbeut dhe jo për një flamur verdhë e blu që s’ka asgjë të përbashkët me flamurin që vetë kosovarët e kanë në shpirt dhe në çdo shtëpi. Nëse do të duhej të bëhej një peshim për fajet dhe përgjegjësitë se pse ndodh kjo gjë, unë mendoj se është në baraspeshë nga të dy anët. Ne si trung nuk kemi arritur asnjëherë të jemi shëmbëlltyra më e mirë për vëllezërit tanë kosovare në konsolidimin e një shteti modern, për ti thënë me shembujt e jetës atyre “Mirësetëvini tek vëllezërit tuaj, sofra jonë është e gatshme t’ju pres edhe juve me gjithë të mirat dhe së pari me një shtet modern”. Por edhe udhëheqësit kosovarë ende nuk janë të bindur se janë vëllezërit tanë të vegjël dhe duhet ti shtrijnë këmbët sa kanë jorganin në marrëdhëniet e dyanshme. Albin Kurti nuk dërgoj përfaqësues të PVV në zgjedhjet e 25 prillit në emër të vëllazërimit apo të shkrirjes më një të dy vendeve por si konkurrencë e hapur ndaj autoritetit të Edi Ramës. Shumë gabim. Tashmë që pësoj edhe humbjen e radhës në zgjedhjet lokale dhe pasi ka përvojën e provuar që erdhi, iku dhe erdhi përsëri brenda vitit nga posti i kryeministrit, Albin Kurti t’i thërrasë mirë mendjes dhe të mos mjaftohet me shtrirjen e një dore bashkëpunimi më trungun mëmë por të vij dhe të sjellë por edhe të gjej ngrohtësinë që nuk i ka munguar dhe të lërë ambiciet për të qenë në rivalitet me Edi Ramën. Të dy janë sot dhe sigurisht nuk do të jenë nesër ndërsa ne sot jemi të detyruar të rrimë të ndarë por nesër do të jemi një, siç ka ndodhur me gjithë popujt e botës. Le ti shtrijnë shinat e bashkëpunimit se kështu mbeten në historinë shqiptare.