BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x
BREAKING NEWS

Provokon sërish Berisha, Luftën Nacionalçlirimtare e cilëson vëllavrasëse, akuza partizanëve për gjenocid dhe krime

Provokon sërish Berisha, Luftën Nacionalçlirimtare e
x

Opinion / Editorial

Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë e lënë “prapa derës”!

Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë e lënë

Për të qënë më të saktë po futemi drejt e në temë. Ja ç’thotë Neni 43, Pika 4 (Statusi Ushtarakut) i Ligjit 9210, date 23/03/2004: “Shpenzimet për përballimin e pagesës së kuotës të ushtarakëve dhe pjesmarrjen në veprimtaritë ndërkombëtare që organizohen nga Konfederata Ndëraleate e Oficerëve në rezervë, NATO (CIOR), përballohen nga buxheti i Shtetit”. E marrim këtë nen për rastin konkret, mbasi për më shumë se 20 vite asnjëra nga nenet e Statusit të Ushtarakut, asnjëra prej tyre nuk është zbatuar, por kjo i përket një teme të veçantë. Po le të vazhdojmë për problemin në fjalë. Edhe sikur të mos hysh fare në brendësi për të parë se si funksionon kjo shoqatë, qysh në pamje të jashtme, sapo të hedhësh hapin e parë e të futesh në këtë godinë të krijohet një shije e pakëndshme. Muret e saj janë të mbushura me “harta” nga lagështira e krijuar nga uji që rrjedh nëpër murre, që të krijojnë përshtypjen sikur një piktor do të ketë derdhur atje talentin e tij disavjeçar. Kjo ishte vërejtja e parë e kolegëve kosovarë të OURK-së (Organizata e Ushtarakëve në Rezervë të Kosovës), të cilët para disa kohëve bënë një vizitë për shkëmbim eksperience tek kolegët e tyre të shtetit “amë”! Shkëmbimet e ndërsjellta të Delegacioneve midis këtyre Organizatave, bëhet në kuadër të misionit për integrimin në familjen e madhe të Ushtarakëve të Europës dhe NATO-s, në zbatim edhe të porosive të Presidencës së CIOR-it (Konfederata Ndëraleate e Ushtarakëve ne Rezervë). As që nuk behet fjale që të kërkojmë “qiqra në hell”, por bëhet fjalë për dhënien e një shume simbolike sidomos në rastet kur vijnë nga jashtë delegacione nga shtetet fqinje e më gjerë akoma mbasi, si i themi ne edhe ne “na ka syri cipë” dhe në mos kemi kushtet siç i kanë ata, të paktën ato më minimalet, nuk është shumë e vështirë që të plotësohen. Problemi fillon qysh nga serioziteti që kanë titullarët e Shtabit të Përgjithshëm, që as më shumë e as më pak këtë organizatë, nuk e kanë fare ne “defterin” e tyre. Kur vijnë kolegë e miq të ndryshëm nga organizatat simotra, është njerëzore që vizita do t’i kthehet miqve dhe kështu u bë. Qysh në fillim mund të themi një pritje, që ndryshon si nata me ditën. Nuk e krahasojmë këtë me kolegët që kanë ardhur nga Italia, apo nga vendet e tjera Perëndimore, por me ata të një gjaku. Gjatë vizitave që kanë bërë tek ne, delegacione të ndryshme si Italia, Mali I Zi, etj. na kanë njohur edhe me kushtet që atyre u ka krijuar shteti, me të drejtat dhe detyrat që ata kanë dhe ne, as mund t’i imagjinojmë e jo më të kërkojmë që të plotësohen. Sikur këto probleme t’ia shtrosh atyre që e kanë përgjegjësinë menjëherë do të marrësh edhe përgjigjen siç neve e kemi në “majë të gjuhës”: Pse, çfarë kërkoni juve që ne, të plotësojmë kushtet siç i kanë në Itali? A e mendoni që ne jemi një shtet i varfër dhe më shumë se kaq, nuk mund të bëjmë”? Nuk do të pretendonim aspak sikur të bënin diçka me “fukarallëkun” që kemi, “fukarallëk” të cilën e kemi fjalën e parë dhe e kemi mësuar përmendësh, kur bëhet fjalë për të kërkuar një ndihmë modeste në raste të tilla dhe që e kanë me ligj që vetë e kanë miratuar, por që nuk e zbatojnë. A mund të jetë serioze që as bojë për printerin nuk ka, as internet në zyrën e punës nuk kanë, gjithmonë me mendimin që “pajisjet tuaja elektronike janë të vjetërsuara”! Kur nuk ke mjete komunikimi, si do të bëhet e mundur që të lidhen me kolegët e tyre të CIORI-t në Belgjikë? Askush nuk pretendon që të plotësohen nevojat siç janë në Europën Perëndimore sepse të gjithë e dimë që jemi “fukarenj” dhe e dimë edhe atë që asnjëherë nuk do të bëhemi të pasur, sepse kur është puna për organizatat vartëse të Shtabit të Përgjithshëm, asnjëherë nuk do të ketë ndihma financiare modeste që të paktën për anëtarët e delegacioneve që do të vijnë t’u jepet një drekë. Por edhe sikur ta zëmë që e kemi nga fukarallëku, pavarësisht që askush nuk e beson, por për atë që titullari apo një zëvendës i Shtabit të Përgjithshëm t’i presë e të zhvillojë një bisedë me delegacionet e huaja që vijnë a nuk tregon kjo një vlerësim dhe seriozitet për këtë organizatë? Edhe kjo, vallë të jetë nga fukarallëku? Meqë ishim tek delegacioni italian, vetëm atëherë Shtabi i Përgjithshëm e “zgjidhi qesen” dhe u dha dymbëdhjetë mijë lekë të reja, sa për një drekë pune. Kujtoj kur pritëm një delegacion nga Maqedonia e Veriut që i çuam në një lokal në periferi të Tiranës u mblodhëm më vete dhe “kruanim” xhepat e megjithatë nuk i plotësuam aq sa shpenzuam. Kështu vepruam edhe me vëllezërit kosovarë që vijnë e marrin eksperiencë tek “shteti amë” dhe megjithëse akoma nuk janë një shtet i stabilizuar ata ishin shumë herë më ndryshe nga ne. Ishin lajmëruar ata për vizitën që do të bënin drejtuesit e SHKURSH-it dhe imagjinoni që drejtuesit tanë vinin vërdallë për makinë, për naftë etj. Megjithatë u ngjeshën në makinën personale të presidentit të SHKURSH-it dhe u nisën. Aty, u pritën nga drejtuesit e OURK-së (Organizata e Ushtarakëve në Rezervë të Kosovës) nga N/Kolonel (R) Prindon Sadriu, Major (R) Gëzim Kunoviku etj Fill mbas këtyre takimeve për shkëmbimin e eksperiencës dhe planin e bashkëpunimit midis dy shoqatave, mirëseardhjen në Garnizonin “Adem Jashari” ua uroi N/Kolonel. Bafti Lubishtan, oficeri Ekzekutiv i Shtabit të Përgjithshëm, i cili i njohu me punën që bëhet në këtë institucion. Më pas u pritën nga Zv/ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Z. Shemsi Syla, i cili shprehu përgëzimet e sinqerta për nismën tonë për të kontribuar në gjallërimin e veprimtarisë së organizatës duke theksuar që “Është shumë e domethënëse dhe në interes të diplomacisë tonë të Mbrojtjes. Z. Syla i njohu edhe me rritjen e buxhetit të Shtetit për strukturën rezerviste..Po të ballafaqohemi ne me këtë strukturë, është më mirë të mos i futemi fare, sepse qëndron vetëm e shkruar si ligj, sepse, nuk e shohim të nevojshme mbasi në botë “mbretëron paqja”! Pritje befasuese i rezervoi edhe Zv/Titullari i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Enver Cikaqi. Takimi i fundit u rezervua nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Kosovës,Gjeneral Brigade Xhevahir Geci. Në çdo lëvizje, për Delegacionin tonë Shtabi i Përgjithshëm aktivizoi Policinë Ushtarake. I thamë të gjitha këto për të ballafaquar seriozitetin që kanë të huajt, jo më larg, por në Kosovë dhe atë që kemi ne, që jemi një shtet më i kahershëm nga ata. Të gjitha këto, nuk besojmë që deshën ndonjë shpenzim të madh financiar përveç preokupacionit dhe seriozitetit që të huajt kanë për ushtrinë dhe strukturat e saj. Ka sa të duash për të diskutuar në këtë vend, përveç kësaj Organizate, siç janë Shtëpitë e Ushtarakëve aq të domosdoshme për ushtarakët, por është më e rëndësishme që në SHQUP, sikurse politikanët tanë e thonë me përbuzje, sepse atje “kakarisin” Bashat, Gazmendët dhe Salianjët etc se si e si të përçajnë e të mbjellin urrejtje të cilat këto, janë më të “domosdoshme” nga ato që do t’i shërbejnë dhjetëra e qindra ushtarakëve dhe familjeve të tyre që shërbejnë në misione të ndryshme nëpër botë. Shumë herë janë thënë e stërthënë këto probleme, por problemi më kryesor është kujt ia thua, sepse të gjitha bien në vesh të shurdhër. Kemi plotësisht të drejtë të themi që është shteti ai që nuk zbaton ato ligje që vetë shkruan, si në rastin konkret. Nuk kemi ç’të bëjmë tjetër përveçse të rrojmë me shpresa, se do të vijë një ditë që këto shqetësime të marrin rrugë…