BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

Sfidat e jetës së Seit Boshnjakut

Sfidat e jetës së Seit Boshnjakut

Një jetë e mbushur me peripeci

I pari i fisit të Boshnjakëve i ndjekur nga gjenocidi Serb, u vendos në Shkodër. Një pjesë e madhe e fisit Nuhgjylbegoviç, mendohet se është shpërngulur për në Turqi, ku kanë humbur lidhjet fisnore, Seit Boshnjaku, ka lindur në qytetin e Shkodrës, më 1 gusht të vitit 1914, në një familje me origjinë punëtore. Varfëria në ato vite, ishte ulur këmbëkryq në çdo vatër shqiptare, e veçanërisht në ato familje, që s’kishin krahë pune të mbulonin nevojat minimale për një jetesë modeste. Në këto kushte i ndodhur në këtë udhëkryq të jetës, për nevoja ekonomike, Seitit iu desh të ndërpriste shkollën kur kishte kryer vetëm gjashtë klasë të shtatëvjeçares dhe të fillonte punën si çirak në një punishte këpucësh ku gjeti dhe të rinj të tjerë. Këta të rinj me prirje të theksuara për art dhe kulturë dhe me ekzigjenca për një jetë më të mirë, filluan ta ndjejnë thellë shtypjen dhe mjerimin e rëndë të regjimit gjakatar që kishte pllakosur në mbarë vendin.

Mbasi kaluan dy vjet nën shoqërinë amatore mes bisedash intime, diskutime, debate e alternativa të ndryshme, u hodh ideja të ngrinin një grup të strukturuar, që do reagonte dhe do paraqiste kundërshti ndaj sistemit shoqëror, e cila u emërtua: “Atmja e lirë”. I gjithë ky formacion shoqëror, kishin si synim që nëpërmjet shfaqjeve artistike të përhapnin dhe idetë e tyre revolucionare, patriotike, që të sensibilizonin ndjenjat e popullit, për një revolt popullore.

Në vitin 1935, në Shkodër vepronin shoqëritë teatrale si: “Atmja e Lirë”dhe “Malet Tona”, që u shkrinë në një të vetme në Shoqërinë “ Vllaznia”, që vunë në skenë dramën “Konti i Shën Germanit”, nën regjinë e regjisorit të talentuar Sokrat Mios dhe pjesës teatrale “Të burgosurit”, ku regjia iu ngarkua Seit Boshnjakut. Kjo shfaqe pati jehonë dhe ngjalli interes në opinionin shoqëror për vetë përmbajtjen patriotike, saqë tërhoqi vëmendjen e autoriteteve të kohës, të cilët menjëherë reaguan dhe e anuluan vazhdimësinë e shfaqjeve të tjera dhe e shpërndanë grupin,

Seiti për nevoja të rënda ekonomike u detyrua që gjatë periudhës 1937-1939, të futet në Bandën Muzikore të Ushtrisë si muzikant. Mbas pushtimit të vendit nga Italia Fashiste, pjesën më të madhe të bandës, veçanërisht të rinjtë i dërguan në Itali, në qytetin e Romës, në Bandën e Gardës Mbretërore. Nga takimet dhe bisedat që kishin me shokët shqiptar në Romë, ata propagandonin kundër fashizmit dhe pushtimit të vendit. Synimet e tyre ishin që të mos qëndronin në Itali. Me shumë finesë, shmangën kurthet që organizoheshin për t’i martuar me vajza italiane, për t’i pasur kontingjent të tyre. Por të gjitha format dhe metodat e përdorura nga agjenturat fashiste dështuan, pasi fryma atdhetare, dashuria për vendlindjen, nuk i lejonte që të binin në aventurat e agjenturave të fashizmit. Në qershor të vitit 1943, Seiti gjeti rastin dhe erdhi në Shqipëri me leje, por këtë veprim e bëri për të mos u kthyer më në Itali. Pasi erdhi në Shqipëri, mori informacionet e para mbi situatën nga pjesëtarët e familjes, farefisit dhe shoqërisë shkodrane. Shtëpia e Seitit dhe tërë fisi i Boshnjakëve, ishte një ndër bazat më të rëndësishme dhe më të fuqishme të punës ilegale, në qytetin e Shkodrës. Që në ditët e para që mbërriti në Shkodër, mori kontakt me aktivistë dhe drejtues të grupeve antifashiste, kryesisht me Vasil Shanton dhe djalin e dajës së tij Hajrulla Kastratin. Ky ishte një takim inspirues, që i ngjizi Seitit ndjenjën e pakthyeshme, për t’u angazhuar me gjithë potencialin e tij intelektual në këtë lëvizje mbarë popullore. Ajo natë ishte guri kilometrik, që e vendosi në shina të reja. Ishte ditëlindja e një misioni të madh kombëtar e patriotik, që e thithi e përfshiu në tërë qenien e tij morale, shpirtërore dhe fizike, për të mos e ndalur më vrapin deri në fitoren e Luftës Nacionalçlirimtare. Veprimtaria aktive e Seit Boshnjakut dhe shokëve të tij, nuk do kalonte pa rënë në sy të forcave pushtuese dhe bashkëpunëtorëve të tyre kolaboracionist. Një nga veprimtarët e grupit gueril të Shkodrës, ishte dhe Seit Boshnjaku, që nga fundi i vitit 1943, për aktivitetin e tij revolucionar, e arrestojnë dhe e torturojnë shtazërisht në burgun e Shkodrës. Çdo çast, çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë, ata e dinin se ishin bijtë e vdekjes. Vdekjen e kishin marrë me vete që kur nisën luftën. Seiti u bë banor i burgjeve, duke kaluar nga burgu i Shkodrës në Kampin e Përqendrimit të Prishtinës, që ishte një ferrë i vërtetë. Vdekja trokiste çdo ditë në Kampin e Prishtinës, pa ditur radhën e viktimave. Një nga episodet drithëruese që tregonte Seiti, ishte masakra përçudnuese e nazistëve gjermanë e 23 tetorit 1944, ku pushkatuan në formën më makabër 104 të burgosur duke i zhveshur lakuriq, për të ngjallur ndjenjën e frikës te të tjerët. Jeta ishte në fije të perit. Seiti karakterizohej nga veprime aktive. Papritur radhën e pushkatimit, organizoi arratisjen me disa shokëve nën breshrin e plumbave të rojeve të kampit dhe shkelën në Malësinë e Drenicës, duke u bashkuar me Brigadën e VII-të të Kosmetit, e më pas në Brigadën e XVIII- të Kukësit, ku luftoi deri në çlirimin e vendit dhe për më tej në largimin e nazistëve nga Kosova në Janar të vitit1945. Seiti është heroi, që e ka parë vdekjen me sy disa herë, pa ju trembur syri. Për kontributin e tij në luftë ai, është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me “Medaljen e Çlirimit”, “Medaljen e Kujtimit” dhe “ Medaljen e Trimërisë”.

Teatri Popullor shtëpia shpirtërore e Seit Boshnjakut

Pas çlirimit Teatri Popullor u bë shtëpia shpirtërore e Seit Boshnjakut ku derdhi talentin mes roleve të shumtë. Në galerinë e aktorëve, regjisorëve dhe kineastëve shqiptarë bën pjesë edhe aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinematografisë, Seit Boshnjaku, një figurë emblematike e artit shqiptar, që ka lënë gjurmët e veta në rrjedhën e kohërave. Po të bëjmë inventarin e roleve që ka luajtur Seiti gjatë karrierës së tij artistike më shumë se 20 vjeçare, e kalojnë qindëshin në pjesët më të rëndësishme të Teatrit Popullor. Ndërsa në kinematografi rolet e tij më të spikatura në filmat artistik janë të njohura, si ndër më kryesorët mund të përmendim filmin e “Skënderbeut”, “Furtuna”, “Debatiku”, që spikat në rolin e Frankos, kur rreh Colin, “Pse bien këto daulle” etj., që kanë lënë gjurmë të thella të artdashësit shqiptar. Në parathënien e profesor Bardhosh Gaçes thuhet se: Seit Boshnjaku është nga ata mjeshtrit, për të cilët regjisori i madh Stanislavski pat shkruar: “Nuk ka rol të madh e rol të vogël, ka artistë të mëdhenj dhe artistë të vegjël”. Ishte një artist i vërtetë, sepse me pamjen e jashtme diti të depërtojë në psikologjinë e brendshme të personazheve, si rrallë artistë të tjerë. Ai solli një kolorit karakteresh nga jeta, veçanërisht nga rolet negative në teatrin dhe kinematografinë shqiptare. Në faqet e kësaj monografie Seit Boshnjaku është vlerësuar nga regjisorët dhe kolegët e Teatrit Popullor, nga aktorët e regjisorët e Kinematografisë, si artisti me botë të madhe shpirtërore, si njeriu i kolektivit që gjithmonë sillte humor dhe energji pozitive gjatë provave dhe në prag premierash. Seit Boshnjaku, ishte aktor i kontrasteve, që ka ditur të gërshetojë në mënyrë harmonike patose dhe nivele të ndryshme kontradiktore të gjendjeve dhe veprimeve të personazhit. Ai, u shqua për mishërimin realist të figurave artistike, të evidentimit të psikologjisë së brendshme, veçanërisht në rolet episodike, të cilat është e vështirë që në pak tekst, të zbërthesh një karakter. Karakteristikat morale dhe artistike i kanë shprehur mjaft mirë artistët e mëdhenj si Margarita Xhepa dhe Reshat Arbana “ Nderi i Kombit”, Profesor Birçe Hasko “Mjeshtër i Madh”, Luftar Paja “Artist i Popullit” si dhe Lazër Filipi “Artist i Merituar”.

 Në vlerësimin që i bën Margarita Xhepa, mes të tjerash shkruan: “Atëherë ishte koha e të mëdhenjve. Seiti i qëndiste karakteret e tij. Ai ishte një prind i shkëlqyer dhe kishte marrëdhënie të shkëlqyera me aktorët. Këta aktor e rritën shumë nivelin e teatrit shqiptar, ndaj kanë emër dhe sot. Pa ata, teatri s’do të kishte famën që gëzon sot. Rolet pikante të Seit Boshnjakut, e kanë zanafillën tek dashuria e madhe që ai kishte për teatrin, për aktrimin në të gjitha dimensionet e tij”. Ndërsa Reshat Arbana thotë se: “E kam ende të gjallë portretin e tij të veçantë dhe ekspresiv, plot dritë, hije, thyerje, e skalitje, si prej skulptori të talentuar. Portreti i tij fliste shumë, për karakterin që Ai interpretonte. Një shprehje e egër, plot ngarkesë emocionale aq e besueshme, bënte që ta urreje dhe harroje që shihje një figurë artistike, që ishte larg karakterit të tij, të butë e të dashur. Seit Boshnjaku, radhitet në gjerdanin e artë të Teatrit Kombëtar, plot dinjitet, në vendin e Tij të merituar”. Profesor Birçe Hasko, e karakterizon me këto fjalë: “Në filma Seiti ishte po aq i përkushtuar sa në teatër. Ai nuk i ndante rolet në të vegjël apo të mëdhenj, por luante me atë nivel, me atë dashuri sikur të ishin role të veçantë. Kishin një disiplinë absolute. Edhe me role të vegjël nuk gjeje role të çara në nivelin artistik. Kjo ishte e veçanta e krijimtarisë së tij”. Luftar Paja, e përshkruan me këto ngjyra: “Seiti ishte një aktor me një plastikë të veçantë, shumë të lakmueshme. Midis të tjerave ishte tepër skrupuloz në punë, besnik tekstesh, besnik i orareve, në të gjithë pjesëmarrjen. Nuk kishte artist kaq të edukuar e kaq punëtor sa ishte Seit Boshnjaku. Këta artistë të mëdhenj me rolet e tyre kanë thyer konceptin se s’ka role të mëdha e të vogla, por ka artistë të mëdhenj ”. Lazër Filipi, transmeton kujtime nga jeta në teatër me ngjyra realiste: “Seiti ka qenë një njeri shumë i dashur, por në pamje dukej shumë serioz. Në role ka qenë i planit tragjik dhe i planit dramatik, por në jetë ishte me shumë humor.

Ai ishte aktor i roleve episodike dhe i roleve të karakterit. Ai krijonte imazhin e një personazhi shumë serioz, pasi dhe portreti i fytyrës dhe pamja e tij ashtu flisnin. Zëri i tij, gjatësia e tij trupore, kanë bërë që ai të ishte shumë i suksesshëm në rolet e tij episodike, teatrale dhe kinematografike”. Më bukur se e kanë përshkruar kolegët e tij të mëdhenj, do ishte utopike të kërkoje përcaktim më dinjitoz. Jeta dhe aktiviteti patriotik dhe artistik i Seit Boshnjakut, është shumë i gjerë, që për t’u njohur me tërë veprimtarinë e tij, duhet të lexosh librin e titulluar: “Sfidat e jetës të Seit Boshnjakut”.