BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

Sali Berisha po kërkon të destabilizojë Shqipërinë

Sali Berisha po kërkon të destabilizojë Shqipërinë

Sa më shumë kohë që kalon, po kuptohen edhe më shumë veprimet dashakeqe të z Berisha, si dhe gjithmonë e më shumë, po vërehet plani destabilizues i tij. Sipas meje, duke parë që ai e ka të vështirë të marrë partinë nëpërmjet Kuvendit Kombëtar, cili nuk mund të mblidhet me kërkesën e tij, ai ka në mendjen e tij variantin “B”. Varianti “B” është variant i përdorimit të dhunës ndaj kryetarit aktual të Partisë Demokratike, duke e përzënë me forcë nga zyra e tij dhe duke zaptuar selinë e Partisë Demokratike dhe postin e kryetarit të partisë. Pas kësaj ai me ndjekësit e tij të dhunshëm, do të kërkojnë nëpërmjet thirrjes së dalë boje: “Rama ik”, të sulmojë qeverinë e z Rama. Ai po nëpërmjet forcës, dhunës dhe destabilizimit dhe jo nëpërmjet zgjedhjeve, të kërkojë të përmbysë qeverinë legjitime të dalë nëpërmjet zgjedhjeve të 25 Prillit. Ai e di që nuk mund t’ia arrijë dot këtij qëllimi, por duket që synimi i vërtetë i tij është të bëjë trazira si gjithmonë në Shqipëri, në mënyrë që të destabilizojë vendin, të dëmtojë imazhin e vendit në Europë dhe të vazhdojë të prishë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjithmonë që Shqipëria bëhet gati dhe i afrohet anëtarësimit në BE, gjë e cila pranohet dhe deklarohet nga emisarë të BE, në Shqipëri do të ketë trazira, të organizuara pikërisht nga ky njeri. Ky “lider” të cilit tashmë i doli boja, ku të gjithë janë zhgënjyer prej tij, si gjoja lideri i fortë i dhjetorit. Berisha sot po dëmton rëndë imazhin e Partisë Demokratike dhe atë të Shqipërisë. Roli i tij shkon kah interesave destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë, të cilët nuk dëshirojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe të pranimit të Kosovës si shtet i pavarur dhe demokratik. SHBA duke kuptuar qëllimin e tij dashakeq ndaj Shqipërisë, aleates së tij strategjike dhe dashamirëse ndaj saj, kërkon ta nxjerrë atë nga skena politike, duke ia dakordësuar apo përkrahur drejtimin e Partisë Demokratike z Lulzim Basha. Populli shqiptar e di shumë mirë se z Berisha është “personifikim i dhunës” dhe i ekstremizmave të panevojshme në një sistem demokratik europian. Protagonist i çmendurive të çuditshme brenda partisë dhe në sjellje ndaj kundërshtarëve të tij politikë, duke i dënuar ata me përjashtim nga jeta politike e partisë. Sipas z Marku: “Kjo betejë nuk është për të shpëtuar PD, por për të shpëtuar Berishën nga hallet e veta. Një gjë është shumë e qartë, kjo nuk është betejë për të rilindur PD, është për një individ”. Edhe disa liderë të PD, po përkrahin sot Berishën, duke shpresuar tek ai. Ata po kërkojnë një lider që- nuk negocion dhe bashkëpunon me Ramën dhe që sipas tyre nuk i tremben atij dhe ky lider i fortë na qenka vetëm Sali Berisha. Këta njerëz nuk kanë aspak logjikën e ftohtë, të marrin në konsideratë shpalljen “non grata” nga Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken, i cili e akuzon Berishën dhe familjen e tij, për korrupsion dhe përdorim të pushtetit në favor të familjes së tij. Z. Ylli Manjani mendon se- Basha është me një këmbë me kockë të krisur, e cila e mban në këmbë dhe ky është grupi parlamentar i PD. Z. Manjani nuk ka shikimin e kthjellët, të shohë se Berisha nuk ka më asnjë këmbë pasi ja ka prerë “non grata”. Partia Demokratike nën drejtimin e tij nuk mund të ketë asnjë të ardhme politike, ajo do të jetë në izolim të plotë dhe në mospranim nga Amerika. Z. Manjani dëshiron të shikojë vetëm ata votues, që po i shkojnë prapa z. Berisha në foltoret e tij prej “revolucionari”, por ai nuk po shikon pjesën tjetër të demokratëve që janë për progres dhe bashkëpunim me Amerikën. Demokratët me mendje të kthjellët nuk i shkojnë prapa një njeriu, që asnjëherë nuk njohu demokracinë në partinë që e krijoi Azemi me Gramoz Pashkon, të cilëve i vuri bërrylat si një “komunist i vërtetë” dhe mori drejtimin e partisë. Patjetër që presidenti duhet të pengojë dhunën që po përgatitet në foltoret e Sali Berishës. Jam i bindur që me autoritetin që i jep ligji, ai do të ndalojë rrezikun e destabilizimit të Shqipërisë. Loja e Berishës është shumë e rrezikshme, ajo është përgatitur me kujdes në zyrat e Beogradit dhe të Rusisë, por Shqipëria ka aleatin e saj strategjik, që gjithmonë e ka mbrojtur nga copëtimi gjatë kohërave dhe gjatë periudhës së tranzicionit nga destabilizimi dhe sot ajo është në mbrojtje të demokracisë në Shqipëri. Humbësi i madh i zgjedhjeve të 23 qershorit të 2013 z. Sali Berisha dhe i 1milion shuplakave, po na del sot si “model fitues”. Këto zgjedhje pasi z. Sali Berisha ishte në pushtet, i cili nuk u lejua të manipulonte, tregojnë edhe një herë raportin e forcave në krahun fitues së të majtës. Qysh nga ajo kohë Partia Demokratike është ngritur vetëm pak, pasi në krye të saj ka ndikimin e berishizmit, “të humbësit të madh të PD”. Faktet tregojnë se, ai në kundërshtim me deklarimet e z. Oerd Bylykbashi, është gjithmonë një “humbës i madh” i zgjedhjeve në Shqipëri. Besoj që kjo është përpjekja e fundit për destabilizim e z Berisha, pasi fundi i tij i shpejtë është tashmë i përcaktuar nga populli shqiptar dhe nga aleati ynë në rrugëtimin tonë demokratik, Amerikës.