BREAKING NEWS

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan: Më kërkoi në mënyrë jodiplomatike…

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan:
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin
x
BREAKING NEWS

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon planin e madh që po përgatitet për Shqipërinë

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa të menjëhershme pë gylenistet që marrëdhëniet tona të mos errësohen

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa
x
BREAKING NEWS

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do lejojmë askënd që të prishë këtë panoramë të bukur e të këndshme

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do
x
BREAKING NEWS

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit
x
BREAKING NEWS

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime të reja në Shqipëri

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime
x

Opinion / Editorial

Sa e vështirë për “prokurorinë” për të dalluar dhunën!?

Sa e vështirë për “prokurorinë” për të

Ishte zakon në Italinë e vitet 60-të, dhe më vonë shkoi puna deri në vitet 90-të, kur politikanë të korruptuar, afër Mafies dhe Camorras, afër Cosa Nostra dhe Ndrangheta, akuzoheshin dhe mbasi dilnin nga Prokuroria apo Pallati i Drejtësisë (më vonë) bënin politikë përpara gazetarëve! Pak e kuptuan se nuk duhej bërë politikë kaq shumë. Po pra, duhet të kujdeseshin më shumë për avokatët dhe për mënyrën si do të mbroheshin. Politikanë të dhunshëm dhe në Italinë e asaj kohe por dhe brigadistë të ekstremit të majtë apo dhe neofashistë atij të djathtë, bënin me shenja nga bankat e të akuzuarit, me grushte ose me përshëndetjet e tyre të ekzaltuara. Si bëjnë ( me dy gishta) ata që djegin dhe prishin me dhunë në Shqipëri. Berisha si kur hyri dhe kur doli nga Prokuroria kështu bëri dhe ai. Do ishte mjerim i madh sikur dhe Basha sot, po të dilte nga prokuroria të bënte politikë ose thjesht politikë, në ngjashmëri me njeriun më problematik të tranzicionit shqiptar që është ish shefi i tij Berisha! Por nuk e kam fjalën për politikanët që hyjnë dhe dalin në dyert e prokurorisë dhe pastaj ndalen për të bërë show-n e zakonshëm me gazetarët që sigurisht jo vetëm kanë atë punë, por në fund të fundit, “muhabete” të tilla duan për të pasur sa më shumë audiencë dhe mbushur program.

Unë e kam fjalën se sa e vështirë për Prokurorinë Shqiptare është të dallojë, përcaktojë dhe përfundojë në akuzë të qartë për dhunën, sidomos atë të nxitur nga politika. E ka jashtëzakonisht të vështirë dhe besoj se kjo vjen nga tre elementë që ndodhen të tre brenda zyrave të saj. Elementi i parë i vështirësisë së ngritjes së akuzës së qartë dhe të plotë mbi dhunën që fatkeqësisht e kemi parë në shumë e shumë demostrime politike të saj, si organizim i pikërisht politikës, është frika nga politika! Pa dyshim që prokurorët kanë frikë. Kanë frikë, sepse gjënden të vetëm përballë politikës së lidhur me krimin. E dyta, është se janë jo profesionistë të hetimit (një pjesë) dhe ngritjes së akuzës, për nxitësit politikë të dhunës dhe ekzekutorët e saj. Bashkuar dhe me frikën që kanë, shkon në maksimum vështirësia për të dalluar dhe ngritur padi për dhunën. E treta është “animi politik ose emërimi politik”! E kjo është një fatkeqësi, e cila po mundohet të largohet, por sigurisht ose zëvendësohet ose transformohet ose “bie në gjumë” por që nesër zgjohet! Të treja bashkë, ose “frika, jo profesionalizmi dhe animi politik” në organin e akuzës, përbëjnë pastaj pamundësinë që ky institucion jo vetëm të “dallojë” dhunën, por dhe ta vërtetojë atë dhe kur ajo është e qartë në sy të të gjithëve. Prokuroria është luftuar dhe dëmtuar politikisht për më shumë se dy dekada dhe në atë të fundit janë bërë të mundur disa përmirësime, Por nga ato jashtë thuhet por për ne reforma akoma është në rrugë për të bërë punën normal. Që prokuroria të ketë frikë ka sens, por nuk ka të drejtë të jetë kështu një organ që është akuza e shtetit ligjor. Mund të kenë frikë, sepse është treguar - vërtetuar se krijimi i prokurorisë nga politika, të bën të jesh i sigurtë vetëm me praninë lidhjen e saj dhe jo kur je i pavarur. Ashtu je i goditshëm dhe ekstremisht i zbuluar nga rruga dhe nga krimi politik që nuk ta përtojnë. Padyshim elementi i tretë nuk do individë profesionistë. Nuk i duhet askujt një prokuror profesionist, realisht i pavarur dhe kështu është shumë e vështirë ti bësh dy të tillë bashkë që të marrin një çështje dhe bëjnë një “scoob” të madh me akuzë ndaj politikanëve si të korruptuar dhe të dhunshëm. Përndryshe ata e kanë të vështirë dhe për datën 8 janar ta shikojnë dhunën! Jo njuk kanë as sy dhe as veshë si ta shikojnë dhe ta dëgjojnë. Prokurorëve të tillë, ndoshta them “shkallët e demostruesve” ju duken si shkallë bojaxhinjsh që shkojnë të lyejnë ndërtesën dhe akuza për to ( mund të jetë) është pse nuk marrin leje në bashki për lyerje ndërtese. Mbase prokurorëve të tillë varetë dhe çekiçët, gurët apo dhe spraj apo dhe bombulat apo dhe hunjtë dhe thyerja e xhamave ju duken si “teatër rruge” sepse dhe të ishte ndeshje futbolli duhet akuzuar për dhunë sepse në fakt ashtu po bëjnë. Akoma më shumë, nuk ju duket kjo gjë gjykatës te e cila është akoma më e zymtë situata se sa te prokuroria. Kurse akuza për nxitësit politikë, nuk ka për tu bërë kurrë një precedent për prokurorinë tonë. Shpresoj shumë të jem i gabuar, por askush prej nxitësve të dhunës politike dhe asaj të rrugës kundër institucioneve, nuk do të akuzohet dhe nuk do të ndëshkohet dhe kjo tregon se as reforma në drejtësi dhe as prokuroria dhe as drejtësia nuk janë as reformë as drejtësi dher as prokurori. Çdokush ka parë si nga njëra anë dhe tjetra dhunën e sidomos kur bëhen akuza politike në hekurat e prokurorisë njerzit kuptojnë por organi akuzës nuk do të bëjë akuzë, sepse nuk është realisht një organ akuze. Por në të vërtetë organi akuzës, nuk do të dijë se cili mitoman politikan është ai që flet politikisht. Organi akuzës shikon faktet, pamjet dhe rreshton fjalët e politikanit që akuzon dhe flet pa mbajtur përgjegjësi për ato që thotë. Përgjegjësi ligjore them. Unë nuk besoj se ne kemi prokurori të tillë. Nuk kemi dhe nuk do të kemi për një kohë të gjatë. Po dhe pse dikush thotë kemi! Jo nuk kemi, sepse akoma drejtësinë në duar e kanë mitomanët. Piktoreskët e shtetit dhe luftënxitësit, por dhe ato që kanë leverdi që kjo situatë të jetë në Shqipëri, sepse kështu ju garanton dhe sëpaku për dhjetë vite vazhdimin si maxhorancë politike në Shqipëri. E sa të jetë kështu, nuk do të kemi prokurori. Po ajo që dallon dhunën dhe çon akuzën për dhunuesin dhe nxitësit politik të dhunës.