BREAKING NEWS

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Kombëtares, Armand Duka jap lajmin TRAGJIK: Personalitet me shumë vlera që do na mungojë të gjithëve!

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Kombëtares, Armand Duka jap lajmin
x
BREAKING NEWS

“E kanë lënë trutë e kokës”, Kreshnik Spahiu i publikon Ilir Metës videon që po thyen rrjetin

“E kanë lënë trutë e kokës”, Kreshnik
x
BREAKING NEWS

Ky është qyteti në vendin tonë që zgjohet i gjithi i ngrirë! Temperaturat zbresin deri në -18 gradë celsius

Ky është qyteti në vendin tonë që zgjohet i gjithi i
x
BREAKING NEWS

Deputeti i PD Luciano Boçi në zi, ndan lajmin e hidhur: Ndriçofsh në parajsë shoku, miku e kolegu im i mirë!

Deputeti i PD Luciano Boçi në zi, ndan lajmin e hidhur:
x
BREAKING NEWS

Temperatura nën zero dhe pritet të shkojnë -17 gradë të shoqëruar me reshje të dendura dëbore, Rama që në orët e para të mëngjesit bën njoftimin me rëndësi dhe nxjerr pamjet se çfarë po ndodh në vend

Temperatura nën zero dhe pritet të shkojnë -17 gradë të
x
BREAKING NEWS

Ngjarja që tronditi Shqipërinë/ Artan Hoxha publikon fotot dhe del me deklaratën e fortë: Dëshmorët e vërtetë jeni ju, nesër do të...

Ngjarja që tronditi Shqipërinë/ Artan Hoxha publikon fotot dhe
x
BREAKING NEWS

Shkëlqim Hajdari zbardh detajet e hetimeve për “21 Janarin”: FBI faktoi se Garda qëlloi për të vrarë, si u bllokua dosja dhe konflikti polici-prokurori

Shkëlqim Hajdari zbardh detajet e hetimeve për “21
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dosja në Strasburg për “21 Janarin”, Berisha fshehu provat për vrasjen e 4 protestuesve, Garda synonte të qëllonte sa më shumë njerëz

Zbardhet dosja në Strasburg për “21 Janarin”, Berisha
x

Opinion / Editorial

Rini me pantallone të grisur dhe fjalor të prishur

Rini me pantallone të grisur dhe fjalor të prishur

Koncepti etik dhe estetik në shtresa të ndryshme të shoqërisë, që ka të bëjë me sjelljen e vlerave morale dhe shoqërore, ndryshon dhe evulon së bashku me ndryshimet social ekonomike të një vendi. Natyra e sistemit ekonomik dhe marrëdhëniet në prodhim, reflektojnë dukuri shoqërore në sjellje, në moral dhe në strukturën shpirtërore të individit dhe të shoqërisë. Brezi ynë, i viteve 1950-1960, në Shqipëri, fëmijërinë e ka kaluar në një situatë kritike, pasi vendi kishte dalë nga lufta i shkatërruar, me një varfëri të tejskajshme, ku mbijetesa ishte kushti themelor dhe s’bëhej fjalë për shije, gusto, preferenca e modë në veshje. Standardi i jetesës ishte përgjithësisht i barabartë, me përjashtime të vogla për familje që kishin bazë ekonomike më të zhvilluar, si blegtorinë apo bujqësinë. Në grupimet tona shoqërore kishte djem që vinin në shkollë me pantallona të grisura, që nënat tona mundoheshin t’i arnonin që mos të dukej lakuriqësia e trupit. Për këta shokë të komunitetit tonë, ne ndjenim keqardhje, por kurrë përbuzje.

Ndërsa sot, fenomenin e pantallonave të grisura e ndeshim masivisht te rinia, si te djemtë dhe te vajzat, si shfaqje të modës moderne. Tendenca dhe prirjet e brezit të ri, për të shfaqur lakuriqësinë si një risi të kohës moderne, ka bërë që këtë fenomen ta ndeshim jo vetëm në rrugë, por dhe në institucione shtetërore e shoqërore, në shkolla të niveleve të ndryshme, në teatro, filma, në media, në koncerte masive dhe në veprimtaritë shoqërore. Kohët ndryshojnë dhe evulojnë progresivisht në pikëpamje etike dhe estetike e morale, por ndonjëherë dhe regresivisht. Fytyra e një shoqërie lexohet nga normat morale që manifeston. I riu publik, duhet të kuptojë që me sjelljen, paraqitjen dhe me komunikimin nuk përfaqëson më vetveten, por moralin e një shoqërie dhe komuniteti të caktuar. Ai, duhet të jetë i aftë të kuptojë dhe ekuilibrojë të gjitha vlerat dhe preferencat konkurruese, që ndikojnë në moralin shoqëror. Koncepti unik i çdo dileme etike që ka punonjësi publik, kërkon që individët të kenë të sendërtueshëm si kapacitetin moral dhe atë intelektual, që t’i përgjigjen nga ana etike pozicionit të vendit të punës që përfaqësojnë. Qëndrimi, paraqitja, sjellja dhe komunikimi i një individi social, në syrin e publikut, transferon përgjegjësinë e një modeli etik. Liberalizimi i jetës së rinisë, duke rënë në krahët e shthurjes, banalitetit, prostitucionit, e krimit, nuk ka të bëjë me shprehjen e lirisë, por me tejkalimin e moralit shoqëror. Kombe të ndryshme kanë tradita të ndryshme. Traditat e popullit tonë duhet të ruhen në aspektin moral, jo në kornizat e konservatorizmit, por të cilësive morale të trashëguara në breza. Nuk është emancipim i shoqërisë, kulturalizëm dhe as zhvillim modern, degjenerimi moral, fjalori banal, lakuriqësia trupore dhe sjellja e rrugaçërisë. Bota e zhvilluar perëndimore i ka kaluar këto fenomene kur ka ndodhur revolucioni seksual i viteve 1960, që preku Amerikën, Francën, Italinë, Gjermaninë, Çekinë, nordikët etj. Këto fenomene të shëmtuara që kanë prekur shoqërinë tonë në këto 30 vjet të ashtuquajtur demokraci, disa opnionist tanët modernist, i shpjegojnë me varfërinë ekonomike që kalon vendi ynë. Kjo nuk ka bazë sociale. Shqipëria para viteve 1990 ka qenë ekonomikisht shumë më e varfër, por degjenerimi moral, prostitucioni dhe krimi nuk kanë qenë pjesë e shoqërisë tonë. Liria pa fre, ka bërë që shumë të rinj dhe të reja të bien pre e veseve të këqija, që janë importuar nga shoqëri të shthurura me tradita nacionale. Të kesh respekt për prindin, të moshuarin, për mësuesin, kolegun, shokun apo shoqen, nuk kërkon investim material, por traditën morale të popullit tonë në shekuj. Një sjellje etike në këto përmasa, nuk është konservatorizëm, as primitivizëm apo fanatizëm provincial, siç duan ta interpretojnë disa modernist në televizione që janë të prekur nga virusi i degjenerimit moral.

“ Ç’thurja për moralin, është si murtaja për trupin”, shkruan Konstan.

Shoqëria jonë në këto 30 vjet nuk është shqetësuar për zhdukjen e virtyteve dhe lulëzimin e veseve, por ka qëndruar tepër indiferente. Etika, edukata, morali si koncept e botëkuptim shoqëror, ka kaluar në një komunikim banal, vulgar e fyes. Këtë e ndesh në çdo hap të jetës, në komunikimin e rinisë në rrugë, në shkollë, në teatër, në televizione, te programet artistike, te filmat, e kudo. Fjalët e pista, kanë zënë vend te aktorët e brezit të ri, si një risi, që e ndeshëm rëndom dhe këtë fundviti te spektaklet e vitit të ri, që ishin të shumta, por mjafton të përmendim një aktore femër te TV “Klanifornia” që në katër fjali që linçoi, tre ishin me fjalë të pista që të vjen turp ti citosh. “ Më plasi B”. “ Ik P”. “Më këpute telat e B” etj. Ky është humori , që aktorja apo aktori, përcjell te spektatori. Fatkeqësisht këtë humor e duartroket spektatori, e dirigjon regjisori, e pranon pronari dhe hesht qytetari. Ka dhe një institucion shtetëror, që paguhet nga taksapaguesit shqiptar që quhet “ AMA”, që i ka rënë flama, se ndryshe duhet t’u kishte vënë kufirin te thana, por që fle gjumë dhe nuk i dëgjohet kambana. Në rast se një shoqëri do ta degradosh fut degjenerimin që ta sundosh. Shteti hesht, parlamenti bën sehir, shoqëria civile është indiferente dhe rezultantja është: që korrim atë që mbjellim.

Dallesi, në vitin 1945, kur Amerika filloi luftën e ftohtë për të shembur sistemin opozitar komunist, hodhi idenë se për të shpejtuar shkatërrimin e sistemit kundërshtar duhet që të degjenerojmë rininë dhe fitorja është e sigurt. Izolimi nga bota perëndimore e shtyu jetëgjatësinë e atij sistemi hermetik.

Shoqëria jeton në një mjedis kulturor, mediatik, shkollor e shtetëror të bërë pis, që e përjeton me indinjatë, por nuk reagon, ndaj e keqja lulëzon. Në shoqërinë shqiptare në këto 30 vjet virtytet janë shkelur me këmbë nga tërë faktorët shoqëror dhe shtetëror dhe u është hapur rruga veseve që kanë lulëzuar në çdo qelizë të jetës. “ Shtegu i virtytit është shumë i ngushtë, kurse rruga e vesit e gjerë dhe e bollshme”, shkruan Servantes, ndaj dhe në Shqipëri vesi është bërë “perandori”.