BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

Revolucionarët e nëntorit!

Revolucionarët e nëntorit!

Nëntori është për çdo shqiptar, muaji madhështor. Emblema e vitit. Me dy festat binjake, pranë e pranë. Dita e Flamurit dhe dita e Çlirimit. Festat e mëdha i kanë dhënë nëntorit peshën e shekujve. Është muaji i madhërishëm për Shqipërinë. Muaji kur është shkruar historia jonë moderne. Pavarësia dhe çlirimi pas radhitjes me aleancën më të madhe progresiste të antifashizmit. Është muaji i krenarisë tonë kombëtare. Jo vetëm për ne, po tërë shtetet me të cilat kemi marrëdhënie diplomatike, urojnë festat tona më të rëndësishme. Këto ditë historike kanë pasur në themel revolucionet dhe revolucionarët real. Popullin shqiptar. Po seç ka një ngutje dhe pritmëri të pashpjegueshme që nuk mund të deshifrohet me premtimet dhe betimet për përmbysje dhe një lloj revolucioni si eksperimentet në kimi në politikën e sotme shqiptare. Përditë njoftime për amendamente, ndryshime të Kushtetutës së Republikës me ultimatum dhe kushte, shtyrje të vettingut. Të gjitha tip urdhrash që u ngjajnë shumica parullave të luftës. Kuvendi do i drejtohet Venecias për opinion për ndryshimin e Kushtetutës së Shqipërisë në lidhje me zgjatjen e periudhës së vettingut në gjyqësor e prokurori. Po jo vetëm kaq. Nga tribuna e selisë së PD, Lulzim Basha më shumë për të vendosur ekuilibër pas trazimit të politikës brenda partisë në duelin mes foltoristëve dhe drejtuesve aktualë, Kryesisë e Këshillit Kombëtar, deputetëve, Bashës si kryetar, pra fronti zyrtar për t`iu kundërvënë revolucionit të Berishës, kanë vërshuar me propozime për ndryshme drastike në emër të betejës kundër korrupsionit, largimin e politikanëve të lidhur me krimin apo pasuruar përmes përfitimeve nga postet në parti apo qeveri përmes vettingut të politikanëve. Është kjo arsyeja që kryetari Lulzim Basha paralajmëroi se këtë javë do ketë propozime dhe nisma të rëndësishme që do ndryshojnë politikën shqiptare. Revolucioni do përshkallëzohet. Si kryelajm është nisma ligjore, vetingu në politikë. Sipas kësaj nisme, politikanët duhet të përgatiten të kalojnë në sitë sipas projektligjit të hartuar nga PD, të cilin e bëri fakt të kryer Lulzim Basha pa asnjë konsultim me palën mazhoritare. Pra pa marrëveshje dhe debat. Duket se gjithçka i është lënë muajit nëntor. Sa më shumë takime në foltore, qytet më qytet të Berishës, deklaratave kundër Lulzim Bashës në emër të pavarësimit dhe ruajtjes së integritetit të partisë dhe përmbysjes së Edi Ramës aq më të shpeshta janë propozimet dhe iniciativat e Bashës dhe mbështetësve të tij. Duket se nëntori është zgjedhur muaji i vijueshmërisë të revolucionit politik të revolucionarëve të PD-së. Për të ndërmarrë minirevolucionet, alla Basha me nisma ligjore në Kuvendin e Shqipërisë dhe levave të partisë pas lëvizjeve tektonike brenda strukturave, PD, FRPD, Forumit të Grave. Pikërisht tani në nëntor këto lëvizje ngjajnë kopje të nëntorit të madh si nëntori i tretë. U lanë muaj të tërë pa legjitimitet, Këlliçi edhe Vokshi, i rinisë dhe grave demokrate dhe pikërisht tani Basha u kujtua se koha e tyre ka mbaruar. A ka lidhje kjo lëvizje me atë që ndodh sot brenda PD-së, ku nga foltorja ish-lideri deklaron përmbysje, pra revolucion jo vetëm të Ramës, po së pari të Bashës që e cilëson ish-kryetari ynë? Po militantët rreth foltores, janë revolucionarët e kohës tonë. Dikush deklaron se me armë do ngrihet, tjetri do shkatërrojë qeverinë dhe të gjitha jo me votë, po me top. A ka si qëllim Basha të vendosi balanca ekuilibri mes pjesës zyrtare të partisë dhe atyre që i janë bashkuar Berishës, të cilët në delir bëjnë thirrje për revolucion, shkatërrim, rrënim, përmbysje, copëtim, largim, pushtet, antishtet me çdo çmim? Nga cilado ana t`i shikosh, lëvizjet e Bashës për reformimin e FRPD-së në një moment kur Kryetari i saj, Belind Këlliçi, deklaroi se do ishte në takimin e Foltores në Tiranës dhe reformim të forumit të grave demokrate, është e dukshme ngutja për të qënë në lartësinë e rivalit, atit dhe promovuesit politik të tij qysh se u rekrutua në KOP. Po Basha nuk ndalet këtu. Me sa duke ndihet i pakompensuar nëse nuk do i shoqërojë lëvizjet politike edhe me nisma të tilla, si ajo e vettingut të politikanëve, të cilët janë target i veprimeve të tij, po edhe beteja me oligarkët, të cilët janë vendosur prej kohësh në qendër të luftës së PD-së, duke i barazuar kapitalistët e rinj me korrupsionin, individë që përfitojnë në kurriz të shqiptarëve. Kuptohet metodat do jenë ato të revolucionit antikapitalist. Basha masat e shpejta të këtyre ditëve të nëntorit për zgjedhje në strukturat e forumeve të rinisë dhe grave kur akuzohet se nuk është statutore deklaron se: - Është i njëjti proces që është ndjekur edhe në 2014-ën, ku për herë të parë është zbatuar parimi një anëtar një votë. Ndërkohë, pyetjes së nëse PD është gati për të mbajtur zgjedhje lokale të pjesshme, Basha iu përgjigj se duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, fokusi duhet të vendoset tek vettingu i politikanëve pasi PD ka gati draft-ligjin për të përfshirë edhe lidhjet me oligarkët. Vëmendja juaj sot duhet të përqendrohet edhe në një lajm tjetër që i shtohet vettingut të politikanëve, javën e ardhshme ne do të përparojmë draftligjin e formuluar prej kohësh, për të përfshirë në kuadrin ligjor antimafia, pra në ligjin anti-mafia edhe nene kundër oligarkisë. Ky është revolucioni i n-të. Belind Këlliçi, deklaroi se vendimi i Bashës është nul dhe nuk e njohin atë, me argumentin se nuk është kompetencë e kryetarit të PD-së që të shpallë zgjedhjet në forumet rinore. Kreu i FRPD-së la të kuptohej se ky vendim i kryedemokratit ishte një hakmarrje e Lulzim Bashës pasi vetë ai dhe një grup i të rinjve të FRPD-së do i bashkohen Foltores së Sali Berishës. Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese ka përfunduar dy vite më parë. Lulzim Basha njoftoi hapjen e garës për riorganizimin dhe zgjedhjet në FRPD, ku theksohet se kryetari zgjidhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyrë procesin. Sipas tij, mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën, për pasojë FRPD-ja duhet të shkojë në zgjedhje. Jo vetëm me të rinjtë. Revolucion do ketë edhe me gratë demokrate. Të gjitha tani në nëntor. Kjo kënga e vettingut në politikë, shto edhe me oligarkët është bërë bezdi pasi luhet e njëjta melodi. Projektuesi dhe skicuesi është vetë Lulzimi, i cili prej kohësh ka shpallur kredon politike, politikanët kundërshtar të korruptuar në Shqipëri në çdo parti të ikin urgjent në shtëpi. Është fshesa e revolucionit më të ri pas spastrimeve tetë vjeçare me largime e skartime të figurave kryesore të PD-së. Të korruptuarit konceptohen individ vetëm në palën kundërshtare, të inkriminuarit janë vetëm në qeveri. Brenda opozitës nuk gjen asnjë ekzemplarë, ata janë të gjithë qelibar. Nëse vetting në politikë do bëhet realitet dhe do jetë serioz e me kritere të rrepta, atëherë duhet filluar nga autori dhe ideatori për t’u larguar për bëmat e mëdha në kronika të shënuara dhe arshivuara. Duhet të japi llogari për vjedhjen në “Rrugën e Kombit”. Të deklarojë vilat në Dajt e Qerret. Të sekuestrojë bizneset pranë tij deri brenda në shtëpi, siç është biznesi i kunatit. Nëse këtu nis vettingu, atëherë shqiptarët do gjykojnë se nuk është demagogji as propagandë revolucionari, po realitet që do mbështetet nga çdo shqiptar dhe më në fund politika jonë nuk do ketë brenda vetes asnjë kusar apo të korruptuar. Po nëntori sa ka filluar. Vetëm java e parë ka kaluar. Çuditë dhe surprizat nuk kanë të mbaruar. Revolucioni opozitar sapo ka filluar. Lulzim Basha i është kthyer dashurisë së parë luftës me oligarkët shqiptarë. Amendamenti më i ri i propozuar prej tij është vërtet risi që shkëput oligarkët nga krimi. Ajo që çudit çdo shqiptar nga ky amendament revolucionar nga revolucionari i më i ri nuk është shigjetimi i oligarkëve as lidhja e tyre me politikën, po sjellja hipokrite e Bashës sikur gjatë viteve në politik e qeveri si ministër në ekonomi, kryetar në bashki, ministër Rendi dhe nëntë vite në krye të PD-së nuk ka stimuluar apo bashkëpunuar me ata që sot anatemon dhe betohet me zërin plot se oligarkët nga skena do i largojë se më në fund shqiptarët nga zhvatësit do shpëtojë. Robin Hudi i kohëve moderne tërë pasuritë e oligarkëve do i sekuestrojë dhe të varfërve do ua dorëzojë! Nisma është utopi se nuk ka asnjë mundësi dhe është vërtet hipokrizi e nismëtarit që kërkon t’u shpallë luftë oligarkëve kur shumica është rreth tij në opozitë e qeveri. Do iu bëjë llogaritë, do iu konfiskojë pasuritë. Mendësi revolucionare të revolucionarit të ri. Të gjitha në nëntor janë planifikuar muajin e madh për ta shndërruar si muaji i revolucionit opozitar për ta përmbysur dhe marrë oligarkët dhe qeverinë zvarrë. Po gjithsesi sado nisma e propozime të dëgjojmë shqiptarët këtë nëntor, nëntorin do ta kujtojnë për ditët e mëdha, ditët lapidare që e bëjnë Shqipërinë krenare. Nëntori do mbetet për jetë, muaj i pavarësisë dhe çlirimit. Mund t`i shtohen nëntorit si stoli, Aeroporti në Akrini dhe Rruga e Arbërit si mrekulli në prag përurimi. Revolucionarët e ri nuk do shkruajnë asgjë me nismat e iniciativat ligjore e minirevolucionet dëshirore dhe nëntori do mbetet muaji i lavdisë dhe krenaria legjitime e Shqipërisë!