BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

Pse sekti Rama po rrënon klimën e biznesit

Pse sekti Rama po rrënon klimën e biznesit

Nuk mjaftoi pandemia. Nuk ishte vetëm tallës dhe plot indiferencë vrastare dështimi total me të dy paketat e ndihmës ndaj biznesit përmes kredive sovrane 1 dhe 2. Nuk mjaftoi as mbështetja më e ulët gjatë pandemisë në rajon dhe ndër më të ultat në Evropë dhe në botë, dhënë nga buxheti ynë i shtetit, në përqindje të PBB-së(vetëm 4.2%), sipas vrojtimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. (https://www.worldbank.org/en/region/eca/publication/western-balkans-regular-economic-report; https://www.imf.org/en/Topics/imf-and-covid19/Policy-Responses-to-COVID-19).

Jo, ka akoma. Nuk kemi parë ende mjaftueshëm nga sekti i Liderit Global. Në këtë fundvit, qeverisja Rama ju rezervoi sipërmarrësve vendas dhe të huaj për vitin e ardhshëm 2022 një nga paketat fiskale më të papërgjegjshme, absurde, dëmtuese dhe rrënuese të 30 viteve tranzicion. Reagimi i shoqatave të huaja dhe i atyre të biznesit shqiptar, ishte i menjëhershëm.

DASH, Dhoma Amerikane e Tregtisë, Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Konfindustria: pesimiste dhe të zhgënjyera

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), në një raport për klimën e të bërit biznes në Shqipëri për vitin 2021 (https://www.state.gov/reports/2021-investment-climate-statements/albania/) , e konsideron atë tejet të vështirë. Në raportin e DASH thuhet se pavarësisht se investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik, konkurrencën e pandershme, informalitetin, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri.DASH po ashtu përmend edhe përdorimin në rritje te kontratave të partneritetit publik privat (PPP), si një faktor që ka zvogëluar mundësitë për konkurrencë, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. “Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesit. Disa investitorë nga SHBA janë përballur me mosmarrëveshje tregtare si me ente publike dhe private, duke përfshirë disa që përfunduan në arbitrazh ndërkombëtar”, deklaron DASH (Raporti mbi Klimën e Investimeve, faqe 7. https://www.state.gov/reports/2021-investment-climate-statements/albania/).

Në datën 10 nëntor 2021, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri(AmCham), i dërgoi një letër Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvend dhe Ministres së Financave dhe Ekonomisë (https://amcham.com.al/wp-content/uploads/2021/11/Leter-e-Dhomes-Amerikane-te-Tregtise-lidhur-mbi-Paketen-Fiskale-2021-Nentor-10.pdf). Në këtë letër të bërë publike, Dhoma shpreh me forcë indinjatën e saj për shkeljet e përsëritura dhe flagrante ligjore në procesin e konsultimit publik për projekt-buxhetin e Shtetit, si dhe ndërhyrjet e shpeshta në paketën fiskale.     AmCham deklaroi se paketa e re fiskale bie ndesh me angazhimet publike qeveritare, me pritshmëritë dhe planifikimet financiare të komunitetit të biznesit, si dhe dëmton klimën e besimit reciprok mes sektorit publik dhe atij privat mbi angazhimet publike. Ajo vëren e zhgënjyer se u njoftua mbi projektligjet e paraqitur nga Këshilli i Ministrave mbi paketën fiskale 2022, pasi ato ishin miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe ishin depozituar pranë Kuvendit.

“Pasi komuniteti i biznesit ka shprehur shqetësimin e vazhdueshëm, mbi ndryshimet e shpeshta mbi paketën fiskale dhe tatimet, si dhe në përshtatje me praktikat më të mira botërore, zyrtarë të lartë, duke përfshirë Ministrin e Financave, Kryeministrin, etj., janë angazhuar publikisht për ndryshime më pak frekuente të ligjit, njëherë në çdo 4-vjeçar… Kjo praktikë, fatkeqësisht e përsëritur, është në shkelje të ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin publik”, i cili i kërkon autoriteteve shtetërore t’i ofrojnë palëve të interesuara një periudhë kohore të përcaktuar, për të shqyrtuar dhe ofruar rekomandimet e tyre në lidhje me projekt-ligjet e propozuara”, vëren AmCham. Ajo deklaroi se ka ndodhur thyerja e angazhimit publik, për një paketë fiskale të qëndrueshme me ndërhyrje të paktën njëherë në katër vjet. Shqetësime serioze për situatën e biznesit ka shprehur edhe Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri.  Në anketimin mbi klimën e biznesit për këtë vit, të realizuar me 42 kompani gjermane që veprojnë në Shqipëri (https://www.balkanweb.com/perceptimi-i-investitoreve-gjermane-mbi-klimen-e-biznesit-ne-shqiperi-57-e-mbyllen-vitin-me-renie-te-shitjeve-nese-vazhdon-kjo-situate-mbijetojme-1-vit/ ), 57 për qind e tyre thonë se e mbyllën vitin 2020 me rënie të shitjeve. Më shumë se gjysma e kompanive të anketuara janë shprehur se nëse vazhdon kjo situatë, do të arrijnë të mbijetojnë vetëm deri në një vit. Tejet të preokupuar për situatën në ekonominë shqiptare deklarohen edhe Dhoma Italiane e Tregtisë dhe Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri (Konfindustria) (https://www.balkanweb.com/investitoret-italiane-te-shqetesuar-per-klimen-e-biznesit-politika-shmang-problemet-ekonomike/). Sipas tyre, ka përkeqësim progresiv të klimës së biznesit në vend, e cila është rënduar edhe më shumë vitet e fundit. Një tjetër shqetësim i biznesit italian në vend është mungesa e profesionalizmit nga administrata publike. Sipas tij, biznesi has vështirësi në marrjen shpejt të një zgjidhjeje.                             “Funksionimi i administratës publike gjithashtu ka krijuar shqetësim ndër investitorët, të cilët janë tashmë të lodhur nga nëpunësit publikë që kanë tendencën t’u shmangen vendimeve për të cilat ata do të duhej të ishin kompetentë, si dhe çdo lloj forme dialogu konstruktiv dhe të vazhdueshëm me bizneset. Biznesi has vështirësi të dukshme në gjetjen e bashkëbiseduesve kompetentë dhe vetëm rrallë herë merr përgjigjet e duhura”, shprehet Konfindustria.             Këto pengesa sipas investitorëve italianë, jo vetëm shtojnë mosbesimin e atyre  që operojnë në Shqipëri, por pengojnë edhe thithjen e investitorëve të tjerë të huaj. Sipas Dhomës Italiane të Tregtisë dhe Shoqatës së Industrialistëve Italianë në Shqipëri, debatet politike shmangin analizën e problemeve thelbësore me ekonominë. “Vëmendja e institucioneve duket se përqendrohet vetëm në debatet politike, pa u thelluar në analizën e shkaqeve të vërteta të ngadalësimit ekonomik dhe të klimës në rritje të humbjes së besimit që duket ka përfshirë të gjithë sipërmarrësit, duke preferuar, në vend të kësaj, të gjendet faji tek ndikimi i faktorëve të jashtëm”, shprehen ato.

Biznesi vendas: i trembur dhe i çuditur

Paketa fiskale e buxhetit 2022, i ofron falimentim eksportuesve të fruta-perimeve, sektorit më premtues në bujqësi dhe në zhvillimin rural të vendit. Vendosja e taksës së re 10 për qind TVSH mbi inputet bujqësore dhe heqja e TVSH-së së rimbursueshme prej 6 për qind në blerje të lëndëve të para rrënon fermerin dhe eksportuesin bujqësor.                                                  Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar(KASH) është shprehur në media, se ndihet i trembur dhe i çuditur nga këto masa. Sekti Rama “u dhuron” një taksë të re fermerëve, pikërisht në një kohë kur çmimet e inputeve që ata përdorin janë rritur ndjeshëm në tregun ndërkombëtar dhe nuk dihet akoma prognoza se ku do të ndalet kjo rritje. Sekti ka llogaritur një përfitim 900 milionë lekë në buxhet nga kjo taksë, por jo dëmin e jashtëzakonshëm që iu shkakton prodhuesve në bujqësi dhe në të gjithë zinxhirin ushqimor, në këtë periudhë krize, mbas tërmetit, në pandemi dhe në kushtet e rritjes së ndjeshme të çmimeve ndërkombëtare te lëndëve bujqësore. Sekti në qeverisje e bën këtë, për të favorizuar disa kompani që kanë gjendje malli, të cilat do të justifikojnë edhe rritjen e çmimit të inputeve, duke dëmtuar konkurrencën e ndershme dhe rregullat e funksionimit të tregut të lirë. Nga ana tjetër, paketa fiskale 2022 iu heq prodhimeve të fermerëve vendas rimbursimin prej 6 për qind te TVSH-së dhe ju zeron rimbursimin TVSH-së për vitin 2022. Pa asnjë studim mbi kostot dhe përfitimet dhe pa pyetur për dëmin që ju shkaktua fermerëve dhe pasojat negative që solli veçanërisht në blegtori (duke përgjysmuar tufat e bagëtive), ulja e rimbursimit të TVSH-së nga 20 për qind në 6 për qind në këto tre vitet e fundit. Tatimi mbi vlerën e shtuar ka qenë një instrument me rëndësi për formalizimin e fermerëve dhe heqja e tij nga sekti Rama rrezikon ta kthejë sektorin në totalisht informal! Qendrat tona të grumbullimit të produkteve bujqësore (janë ngritur dhe funksionuese mbi 200 të tilla, me kontributin edhe të fondeve nga programi IPARD i Bashkimit Evropian), nëse miratohet heqja e rimbursimit të TVSH-së për fermerët, do të kthehen nga grumbullues të prodhimit vendas në importues neto të produkteve bujqësore të fermerëve të rajonit dhe më gjerë. I gjithë mundi, kursimet dhe kreditë e marra të fermerëve tanë do të shkojnë kot. Ka nga ata që kursimet e tyre në emigracion i kanë investuar të gjitha këtu dhe janë kthyer në atdhe. Po pse një subjekt privat, në një ekonomi tregu të lirë, do të blejë tek fermeri shqiptar lëndë të para dhe produkte, që janë më të shtrenjta dhe nuk ju rimbursohet TVSH, kur të njëjtat do t’i gjente më lirë në import, në vendet e rajonit dhe më gjerë, kur këto të fundit, për arsye të subvencionit në vendet përkatëse, rezultojnë më të lira, madje nga shteti ynë ju rimbursohet edhe TVSH-ja me 20 për qind?       Nga ana tjetër, paketa e re fiskale e tij dhjetëfishon pragun e TVSH-së së rimbursueshme për makineritë dhe linjat e prodhimit të importuara, nga 50 mln lekë në 500 mln lekë, duke ia bërë të pamundur biznesit të vogël dhe të mesëm, si në qytet ashtu dhe në bujqësi, që të investojë në rritjen e kapaciteteve, pasi importet e makinerive, me këtë paketë fiskale kushtojnë 20 për qind më shumë! Papërgjegjshmëria dhe aventurat e rrezikshme të sektit Rama me borxhin publik, buxhetin e shtetit dhe paketën fiskale po rrënojnë biznesin vendas dhe të huaj në Shqipëri. Ikja e investuesve të huaj do të jetë masive dhe po ashtu, për fat shumë të keq, do të jetë masiv edhe rikthimi në emigracion e atyre sipërmarrësve që besuan se do të mund të realizonin ëndrrën e tyre të investimit në atdhe. Ndërsa rinia dhe profesionistët në mbretërinë e Liderit Global, do të largohen një orë e më parë nga ky vend. Vetëm këto gjëra do të shohim, që nuk i kemi parë akoma nga sekti Rama: vijimin e boshatisjes biblike të vendit dhe rrënimin e ekonomisë sonë.