BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

Politikanët shqiptarë, gënjeshtrën e mbajnë në gojë si çamçakëzi

Politikanët shqiptarë, gënjeshtrën e mbajnë në

Nëse e vërteta vjen dhe deformohet, punët venë për dreq. Nuk ka më sukses, nuk ka më prodhimtari, nuk ka më zhvillim, nuk ka më miqësi. Kjo në marrëdhënie midis njëri–tjetrit, në marrëdhëniet institucionale e deri në marrëdhëniet shtetërore. Pse e vërteta për çdo vit vinte dhe s’fumohej, po ai sistem gati 50 vjeçar që propagandonte se qëndronte si “shkëmb graniti” buzë Adriatikut përfundojë fillimisht me dy keca e pesë pula për fshatarët dhe me pagesë “ditë shiu” në ndërmarrjet shtetërore derisa i erdhi dita dhe “ngordhi”. Pse e vërteta po manipulohej në emër të vijës së partisë, pa ajo ushtri popullore ngritur me aq sakrifica dhe që realisht kishte kuadro të vërtetë dhe të përgatitur përfundoi nën “thundrën” e komisarëve politikë që edhe pse vinin nga kooperativat bujqësore, ndërmarrjet industriale apo nga minierat ku ishin dalluar si “besnik të partisë” dhe “medalje” kishin Shkollën e Lartë të Partisë, ku drejtoreshë ishte Fiqirete Shehu, i mbanin në këmbë dhe i kërkonin llogari në mbledhjen e Byrosë së partisë komandantëve profesionist, ushtarakë të mirëfilltë. Pse demokracia jonë startoi përmes ca jo të vërtetave, pa për gati 30 vjet ne në aspektin e kulturës politike jemi pothuajse në nivelin e fillim viteve ’90, për të mos thënë se gjysmë naivët e kësaj politike në atë kohë sot janë bërë “profesor” të mashtrimit dhe pasurimit pa djersë. Nuk do të përmend emra me gënjeshtrat përkatëse se ndjej neveri siç besoj ndjehen edhe qindra mijëra lexues që e kanë ndjekur zhvillimin kohor të vendit. Gënjeshtra më e madhe politike po e them në bllok se është premtimi i bërë në fillim demokraci se nga skëterra do të shkojmë në parajsë por realisht, jetës së përditshme i kemi shtuar aq shumë plagë sa nuk dimë kë të mjekojmë më parë. Dhimbja shkon deri në palcë kur detyrohesh të pohosh se pinjollët e anëtarëve të Byrosë Politike që kishin jetuar tërë jetën në Bllok, përfunduan në kotece pulash ndërkohë që vetëm pas 30 vjetësh, pinjollët e këtyre anëtarëve të rinj të Byrove Politike jetojnë në vila të paktën 500 mijë eurosh dhe këto të fundit nuk i numërojnë dot se sa kanë. Ishte si ishte ajo parti e vetmja në spektrin politik shqiptar, por hartonte ca plane 5 vjeçar dhe bënte edhe bilance për realizimin e tyre ndërkohë që këto partickat tona që sytë i kanë nga pushteti, jo vetëm që nuk bëjnë dot analiza s’e ç’kanë bërë për popullin por edhe brenda vetë partisë bëjnë analiza vetëm kur u rrezikohet drejtimi. A ka mashtrim më të madh nga mazhoranca aktuale kur në këtë 8 vjeçar drejtimi janë dhënë disa data të fillimit të negociatave me BE dhe ende nuk është hedhur hapi i parë në këtë drejtim? A ka mashtrim më të madh se kjo që po ofron në gjirin e demokratëve të vërtetë Sali Berisha që për 30 vjet e drejtoi partinë e parë opozitare, mban mbi shpinë dhjetëra akuza deri në zhdukje jetë njerëzish, pohon me gojën e vetë se “kjo parti sot është në gjendjen më të mjerë” dhe kërkon çuditërisht të jetë përsëri në krye? Përse? Për ti dhënë asaj shqelmin përfundimtarë për të mbetur ai themeluesi dhe “pushkatuesi” i kësaj partie? Më vjen vërtetë shumë keq për ata dhjetëra, qindra demokratë në shpirt që e provuan deri në cinizmin më të thellë drejtimin politik dhe shtetërorë të Berishës dhe vazhdojnë verbërisht të besojnë se ai do të ringjallë përsëri PD. Le ta harrojnë Berishën e mëparshëm vetëm të kujtojnë atë Berishë nga 25 prilli I këtij viti e deri më 9 shtator kur vetë “biri i tij shpirtëror” u detyrua ta shpall atë të padëshirueshëm në grupin parlamentar. Asnjë kundërshti midis tyre deri në atë mbrëmje kur ju prekën interesat personale. Të anatemosh atë që për 8 vjet e ke mbajtur edhe me autoritetin tënd në post drejtues është të gënjesh veten dhe kë të del përpara. Gënjeshtrat në gojën e politikanëve shqiptar përdoren si çamçakëza, në të tre format e saj: Topçe, tullumbace dhe në formën e shtrirë si llastik. Topçe, ç’ka përkthehet bashkuar kur shkojnë të lypin votat tek elektorati, tullumbace, ç’ka përkthehet “jemi gati për fluturim kur premtojnë parajsën” dhe llastik kur u duhet të rikthehen tek votuesi dhe nuk kanë mbajtur asnjë premtim. Kam shoqëruar në tre palë zgjedhje rresht një politikan që po kaq herë u zgjodh kryetar komune. Në rizgjedhjen e dytë u habita kur bëri të njëjtat premtime që kishte bërë në zgjedhjen e parë dhe nuk i kishte mbajtur por kur nisëm fushatën e tretë ia kujtova se mos bënte të njëjtin gabim. Më premtojë se të njëjtat premtime do të bënte dhe do të fitonte përsëri( dhe ashtu ndodhi) sepse sipas tij “ nuk kishte ç’të thoshte më shumë por edhe vetë kishte dëshirë të gënjente por edhe ata që e dëgjonin kishin po ashtu dëshirë kur gënjeheshin”. Në një komunë tjetër, një kandidat për kryetar u kishte premtuar plot 7 vetave se do ti merrte shofer personal nëse zgjidhej dhe kur u zgjodh, mori nipin e vet. Po i marrë shembujt e gënjeshtarëve politike nga njësi të vogla vendore sepse dua të jem besnik i rregullit të “treshit në matematikë”: Kur gënjejnë këta që janë të njohur ne elektorat dhe po ashtu pas zgjedhjeve do të përballen pothuajse përditë me votuesit, ç’bëjnë me gënjeshtrën “ujqërit” e vjetër dhe që janë në kupolë? Premtime pa limit nëse ata do të zgjidhen dhe harresë e plotë pas fitores. Në çdo fushatë elektorale qoftë kandidatët për deputetë qoftë ata për drejtim të njësive vendore bëjnë takime vetë më vete me grupet e interesuara në shtresa të ndryshme shoqërore. Qoftë këta të majtë, qoftë edhe të djathtë. Sot unë bëj një pyetje publike retorike: cila nga këto shtresa, qoftë njëra, ndjehet me probleme të zgjidhura? Asnjë. Në të gjithë botën politikanët gënjejnë pa hesap, por në botën demokratike edhe gënjejnë por edhe punojnë ndërkohë që tek ne edhe gënjejnë edhe nuk realizojnë. Në botën demokratike moderne votuesi të dënon në heshtje dhe nuk ta jep votën herë tjetër, ndërkohë që tek ne gënjeshtra bëhet hapur, publike por edhe vota “pro” jepet po ashtu publike edhe nëse nuk e ke mbajtur fjalën e dhënë herën e parë. Pse edhe ne vetë votuesit e kemi pak me qejf kur na gënjejnë pa ndodh që kryetarët e partive edhe të atyre kryesore nuk shkulen aq lehtë nga kolltuku drejtues, për të mos bërë fjalë për kryetarët e partive të frontit të dytë që kanë harruar edhe vetë se kur janë zgjedhur për herë të parë kryetar dhe as e kanë menduar se kur do të largohen. Politikanët tanë nuk e kanë gënjeshtrën me sezone se të ishte ashtu, gjysma e të keqes. Ata këtë ves e kthejnë në epidemi dhe ia transmetojnë njëri–tjetrit. Më tregonte një miku im, i mirë, se ka shkuar plot 11 herë në takimet javore që bëjnë deputetët në prani edhe të strukturave vendore në gjoja të qarjes së halleve të votuesve dhe të 11–ve herë ka parë të përsëritet i njëjti skenar: deputeti që jep urdhër që ky qytetarë të mos vij më këtu e ti zgjidhet halli dhe miratimin me kokën e tundur nga drejtuesit vendor. Por vetëm gënjeshtra. Edhe mua më kanë gënjyer politikanët shqiptarë por ajo që më ka mbetur në mendje është njëra nga gënjeshtrat e Sali Berishës. Erdhi për të dytën herë të hedh një makinë me beton që simbolizonte fillimin e ndërtimit të një autostrade që do lidhte dy qytete. Mbi betonin e makinës hedhur 4 vjet më parë ishin rritur barishtet mbi dy metra. Mora guximin dhe në prani të dhjetëra kamerave dhe deputetëve që i rrinin nga pas dhe ma bënin me shenjë të mos e provokoja, por e pyeta se “do të ketë makinë të tretë betoni se dy u bënë”? Nxirrte zjarr nga goja dhe sytë dhe bërtiste: Kurrë, kurrë! Pas dy vjetësh, kur ishin zgjedhjet vendore, 100 metra më tej u hodh edhe makina e tretë e betonit dhe autostrada filloj vetëm pas makinës së pestë.