BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Opinion / Editorial

Politikanë e gjyqtarë, ecni pa qeder, burgu nuk është për ju, po ca të mjerë!

Politikanë e gjyqtarë, ecni pa qeder, burgu nuk është

Periudha tridhjetëvjeçare, ka treguar se politikanët në përgjithësi tek ne, janë të imunizuar nga ndjekja penale. Edhe nëse një gjykatë apo prokurori i dërgon para togave të zeza për vepra të provuara dhe të faktuara dhe i cilëson si shkelës të ligjit për ta ka gjithnjë një shteg nga i cili rrëshqasin. Për ta është gjithnjë një deriçkë e pasme për të dalë pa u parë nga syri i popullit. Shumica prej tyre hynë nga dera e dalin më shpejt nga dritarja sikur të ishin në maratonën e Tiranës me shpejtësi skëterrë. Sa dëgjon njoftimin se ndaj një politikani është depozituar padi penale për korrupsion apo cënim të së drejtës së votës, vjedhje të hapur apo mosbarazi në tendera dhe dhjetëra shkelje të ligjeve për shkak të detyrës se është ministër apo kryetar bashkie me përjashtime të rralla, politikani dhe zyrtari i rëndësishëm nuk mbetet asnjëherë në qeli. Avokatët më të shquar të vendit do paraqesin argumenta të shumta dhe do bëjnë përpjekje maksimale ta bindin trupin gjykues se klienti i tyre është i pastër dhe ato që ia adresohen nuk janë reale pasi sulmohet politikisht. Pra mbrojtjes së tyre u shtohet mbrojtja si njerëz politik. Dhe ky quhet agresion ndaj pluralizmit. Në këtë mënyrë politikanët persona publikë që mbajnë veç funksionit politik edhe detyra të tjera shtetërore, janë të mbrojtur nga me një kuarc që i mbështjellë si të ishin kapsula raketore që sado t’i afrohen temperaturave të larta të stratosferës janë të garantuar pasi janë ndërtuar me material të tillë zjarr durues sa që kurrë nuk u depërton temperatura në brendësi, duke lejuar udhëtimin drejt planetëve ku janë telekomanduar. Një risi e tillë është e bashkëlidhur edhe me funksionarë të tjerë të lartë nga sistemi i drejtësisë. Edhe kur gjenden fajtor funksionarë që deri dje kanë qënë persona në pozicione shumë të rëndësishme të gjyqësorit dhe prokurorisë edhe pse gjatë gjykimit nga trupa gjyqësore të kualifikuara janë dënuar me vite burg, çuditërisht i dënuari dhe akuzuari për vepra të rënda penale, si mitmarrje dhe përvetësim të pasurive të pamotivuara gjejnë rastin dhe ikin nga dara e drejtësisë, duke udhëtuar nëpër botë, si individë që janë dënuar, po që nuk u gjendet adresa se ku janë për t`u marrë e transferuar në qelitë e burgut, atje ku kanë vendosur organet e drejtësisë. Rasti më flagrant, është ai i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili pas largimit nga detyra e lartë nuk mundi të kalonte vettingun duke u përjashtuar nga sistemi i drejtësisë dhe ku gjykata vendosi të dënohet me dy vite burg e pesë vjet pa të drejtë të kthehet në sistemin e drejtësisë dhe poste të tjera zyrtare. Nëse vendimi i njërës pjesë të organeve ligjzbatuese, konkretisht gjykatës, ishte i drejtë, pjesa tjetër po e këtyre organeve nuk deshi të marrë masa që i dënuari të qëndronte në Shqipëri në dorë të drejtësisë për të vuajtur dënimin sipas vendimit të gjykatës. Ai duke u toleruar qëllimisht çau ferrën dhe u largua, duke vënë tërë sistemin e drejtësisë dhe policinë në një pozicion jo komod pasi njeriun që e kishin në gjykim dhe të dënuar me vendim të formës së prerë e lanë të lirë që të ikte si vizitor, duke ua lënë vendimin në dorë gjykatës dhe duke i thënë edhe pse ndoshta përkohësisht, lamtumirë qelisë. Askush nuk do donte që Prokurori i Përgjithshëm të dënohej dhe atë që ka mbrojtur akuzën dhe ka qënë në majë të piramidës së prokurorisë, ai që ka vendosur për hetimin dhe çuarjen para drejtësisë të qindra individëve me begraund kriminal të shkonte mes atyre që ka dënuar ndër vite, duke zbatuar detyrën. Po nëse nuk do donim që të përfundonte si i dënuar mes të dënuarve të tjerë, kurrsesi nuk do dëshironim që ai të fshihej nga organet ligjzbatuese dhe të gjente shtegun për t`iu larguar ndëshkimit.

Si njeri i ligjit ndërgjegjja profesionale dhe juridike, po edhe përvoja që ka duhet të qëndronte këtu, ashtu siç veprojnë edhe ata që në kopshtin e tyre apo në parcela pa pronarë kapen me dhjetë rrënjë kanabis sativa dhe që dënohen dhe nuk u jepet shansi që t`i ikin burgut me procedurë apo duke u toleruar në mënyrë flagrante nga organet që e kanë detyrë kushtetuese dhe ligjore që ta dërgojnë të dënuarin në burgun që ka vendosur gjykata dhe prokuroria. Kjo tolerancë ekstreme nuk është pa shkak. Një qëndrim i tillë e ka bazën në tolerancën dhe trajtimin e diferencuar të atyre që i dënon ligji po që kanë një postë të rëndësishëm politik, në drejtësi apo në ekzekutiv. Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ka një nen që deklarohet shumë herë si garant i barazisë para ligjit i cili nënvizon: - Para ligjit janë të gjithë të barabartë. Po në këto tri dekada nuk kemi parë në asnjë rast të vetëm që dikush që mban funksione të larta ose ata që etiketohen peshqit e mëdhenj të trajtohet në të njëjtën mënyrë si njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Dhe për rrjedhojë fatkeqësisht ky nen nuk është i vërtetë dhe as i verifikuar në praktikën e përditshme. Zyrtarët e lartë të çdo fushe gjejnë të çara dhe shtigje për t’i shpëtuar burgut dhe mos të harrojmë se ata janë në pozicione të tilla që shkon përshtat me proverbin se kur mbreti ha një dele ai individi i zakonshëm rrafshon tërë kopenë. Po shembulli i Llallës, diferencimi dhe tolerimi i tij për sa i përket ekzekutimit të vendimit nuk është i vetëm. Raste të tolerimit dhe mos dënimit gjejnë në të gjitha krahët e politikës dhe këtu nuk ka ndarje të artë të korruptuarit dhe të ndershmit. Shumë raste kemi parë dhe gjyqe, kemi verifikuar se po t ë jesh një fakir fykara, një pabukës, siç etiketohen jo pak individ një person që ka rrëmbyer një telefon apo ka në shtëpi një kilogram marijuanë, atëherë mbi ta bie rëndë çekiçi i gjyqtarit. Me këtë nuk duam të themi që ata duhen amnistuar. Fajtorët duhen dënuar pa përjashtim, pa u nisur nga idetë, raca, gjendja ekonomike, prejardhja i varfër apo i pasur qoftë. Dhe kjo është vija ndarëse e të drejtës nga shkelja e saj. Një rast tjetër që është fare i freskët, është ai i ditëve të fundit. Etjon Joka, kandidati i LSI për deputet i Tiranë është lënë i lirë nga qelia, pasi GJKKO ka vendosur masën “Arrest shtëpie". Ky vendim i gjykatës ka ardhur në kundërshtim me kërkesën e SPAK, që kërkonte lënien e tij në burg. Gjykata vendosi ta lërë Jokën në "Arrest shtëpi", pasi sipas policisë ai është vetëdorëzuar dhe nuk përbën rrezik. Ndërsa prokurori i çështjes, Sotir Kllapi, kërkoi arrest në burg për akuzën e korrupsionit zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit, pasi Joka u filmua duke blerë vota. Ndërkohë SPAK bënë me dije se ka përfunduar hetimet dhe javën e ardhshme do t'i drejtohet gjykatës me kërkesë për gjykim për Jokën, i cili garoi në zonën njësisë numër 1 në Tiranë nën siglën e LSI. Ndaj 32-vjeçarit ishte caktuar masa “Arrest me burg” në mungesë. Joka u filmua duke u dhënë qytetarëve 100 dollarë në këmbim të votës, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë u reklamua nga LSI si një prej të rinjve më premtues. Ai mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa ishte shpallur në kërkim. I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, kandidati Etjon Joka u shfaq në një video teksa i jepte 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedon edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij. Dhe akoma me skandaloz ishte fakti kur flisnin për komunitetin rom, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej, për 5 minuta të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë. Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë është reklamuar nga LSI si një prej të rinjve më premtues. Dhe për Jokën u gjet marifeti. Edhe ai shkoi në shtëpi. Këtë herë u hodh një hap. Iu lehtësua masa. Nesër pritet të dalë në rrugët e Tiranës dhe podiumet e LSI, si njeri pa cen. Kjo është drejtësia e re? Cili është ndryshimi nga drejtësia dje? Nuk i referohemi këtu, ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu që ishte funksionari më i lartë kur nën hundën e tij dhe me dijeni të plotë ngriheshin fabrikat e vdekjes në Gërdec. Pas shpërthimit dhe humbjes së jetës të afër tridhjetë shtetasve dhe plagosjes së qindra të tjerëve i vetmi që doli nga drejtësia i fituar ishte ai që normalisht ishte numri një për sa i takon përgjegjësisë. Të gjithë personat e dorës së dytë e të tretë u gjykuan edhe pse dënimet ishin qesharake. Po ish-ministër Mediu mbeti stoik dhe u armatos edhe me imunitet. Tani drejtësia e re, është para provës gjenerale. Të presim dhe të shikojmë. A do ndryshojë drejtësia dhe sa realiste do të jetë? Mbetet për t`u verifikuar. Mund të sillnim me qindra raste pasi secili ka në kujtesën e vet shumë emra zyrtarësh që kanë luajtur me drejtësinë, si macja me miun. Jo pak raste prokuroria i dënon, gjykata i lëshon. Edhe kur i dënon gjykata nuk merren masa që të sigurohet vendqëndrimi i tyre, po lihen hapësira që të largohen duke i lënë dopio gjashtën drejtësisë në duar. Për të gjitha këto raste me të drejtë tek qytetarët, kudo nëpër Shqipëri, referuar vendimeve të debatueshme dhe jo konform ligjit për dënimet që jepen thonë: Politikanë e gjyqtarë, ju o të pagabueshmit zyrtarë, ecni pa qeder, vrisni, prisni, hani, pini, blini, gënjeni, ndërtoni, shkatërroni, ligjin shkeleni se burgu nuk është për ju, po ca të mjerë!