BREAKING NEWS

Lajme të mira nga Infektivi! Ja çfarë ndodhi në 24 orët e fundit

Lajme të mira nga Infektivi! Ja çfarë ndodhi në 24
x
BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x

Opinion / Editorial

Për një gramatikë të re të gjuhës shqipe

Për një gramatikë të re të gjuhës shqipe

Nga Rami Memushaj 

Gramatika akademike e gjuhës shqipe është njëra ndër tri veprat madhore të gjuhësisë shqiptare të periudhës para viteve ’90. Me përfundimin e saj u përmbush detyra e përshkrimit të strukturës gramatikore të gjuhës standarde shqipe. Botimi i saj në dy vëllime – i morfologjisë më 1976 dhe i sintaksës më 2002 – plotësoi nevojën e shkollës së lartë dhe të studiuesve të gjuhës për një gramatikë shkencore të gjuhës sonë. Për kohën kur u hartua, gramatika akademike kishte një nivel të pranueshëm teorik, sidomos “Morfologjia”, e cila u vlerësua si një vepër “me merita të shënuara teorike dhe praktike”. Madje, ajo u përkthye në gjuhën angleze nga Leonard Njumarku dhe u botua në ShBA më 1982, me titullin “Standard Albanian”. Njumarku e paraqiti atë si “gramatikë reference për studentët anglishtfolës që mësojnë gjuhën shqipe”. Ky përkthim është edhe botimi i vetëm në gjuhë të huaj i këtij vëllimi të gramatikës së shqipes. Gramatika akademike u hartua në kohën e mbylljes së vendit dhe të mungesës së kontakteve të gjuhëtarëve shqiptarë me botën shkencore. Gjatë kësaj periudhe në gjuhësinë botërore kishin ndodhur zhvillime të rëndësishme. Kishte lulëzuar e ishte shuar deskriptivizmi amerikan dhe strukturalizmi ia kishte lënë vendin gjenerativizmit, i cili më 1976 ndodhej në kulmin e lulëzimit. Ky drejtim, që ndryshoi mënyrën e vështrimit të gjuhës, duke futur në gjuhësi një varg konceptesh e teknikash të përshkrimit të dukurive gjuhësore, qe pranuar gjerësisht në botë, me përjashtim të vendeve komuniste, që e stigmatizonin si “gjuhësi borgjeze”. Në këtë periudhë kishte nisur edhe hartimi i gramatikave me orientim gjenerativist. Por gjuhësia shqiptare kishte mbetur në pozitat e gjuhësisë tradicionale të shek. XIX e fillimit të shek. XX. Ferdinand Sosyri dhe Eduard Sepiri shiheshin si gjuhëtarë borgjezë dhe risitë që sollën në vështrimin e gjuhës shpërfilleshin e kritikoheshin. Kështu që, në vija të trasha, gjuhësia jonë mbeti një gjuhësi tradicionale e orientuar nga gjuhësia sovjetike, pasi me botën shkencore ruse kontaktet vijonin nëpërmjet literaturës, edhe pas prishjes me Bashkimin Sovjetik. Si rrjedhim, gramatika jonë akademike vuan nga një varg kufizimesh teorike, ndonëse autorët e saj, kryesisht nëpërmjet botimeve ruse, ishin njohur edhe me koncepte apo teknika të strukturalizmit e të gjenerativizmit. Disa prej këtyre koncepteve edhe i kanë zbatuar në pjesët e gramatikës që kanë hartuar, veçse në mënyrë jokonsekuente, duke sjellë pështjellime. Kështu, në kreun e fjalëformimit është zbatuar koncepti deskriptivist i morfeve dhe alomorfeve të morfemës, po pa ua përmendur emrin dhe duke ndjekur kriteret e identifikimit të përdorura në gramatikën akademike ruse, që jo gjithnjë shpien në përfundime të sakta; në pjesën e morfologjisë është përdorur koncepti i morfemës zero; në vëllimin e “Sintaksës”  është futur koncepti gjenerativist i caktuesorit, si element ndihmës që rri para emrit dhe e bën këtë gjymtyrë fjalie, por më tej ata që merren si caktuesorë, trajtohen si gjymtyrë fjalie etj. Më tej, në këtë vëllim si njësi bazë e sintaksës merret togfjalëshi, koncept i huazuar nga gjuhësia sovjetike, ndërkohë që në gjuhësinë perëndimore prej kohësh si njësi bazë sintaksore merrej sintagma (në anglishte, frëngjishte e gjermanishte phrase). Mbështetja e përshkrimit sintaksor të shqipes në konceptin e togfjalëshit jo vetëm ka shpurë në interpretime të gabuara, por edhe e ka rënduar shumë tekstin akademik të sintaksës.

Këto kufizime të gramatikës akademike si dhe arritjet më të fundit në shkencën e gjuhësisë, veçanërisht në fushën e semantikës, të pragmatikës e të gjuhësisë së thënies, e bëjnë të domosdoshëm hartimin e një gramatike të re të gjuhës shqipe, të tillë që t’i pasqyrojë në masë të kënaqshme këto zhvillime.

Një gramatikë e re e shqipes duhet të mbështetet në gramatikën e gjenerative, si drejtimi linguistik që ka prodhuar një mori studimesh gjuhësore dhe gramatika të shumë gjuhëve. Me bazë gjenerative janë gramatikat më të mira të anglishtes, italishtes, rumanishtes etj. Nevojën e orientimit nga gjenerativizmi e ka shpjeguar gjuhëtari italian Lorenzo Renzi, autor kryesor i veprës në tri vëllime “Grande grammatica italiana” (1992; 1991;1995). Strukturalizmi, shkruan ai, “ngjalli entuziazëm, por nuk dha analiza konkrete as të italishtes, as të ndonjë gjuhe tjetër… Por me gramatikën gjenerative ndodhi ndryshe… ajo dha fryte konkrete”. Të bindur se “gramatika gjenerative, duke revolucionarizuar studimin e gjuhës, do të mundësonte përshkrimin gramatikor, dhe se përshkrimi i vetëm gramatikor i mundshëm… ishte përshkrimi i mbështetur në gramatikën gjenerative”, Renci dhe bashkautorët iu vunë punës për hartimin e veprës së mësipërme. Shembulli italian tregon qartë se nga duhet të orientohet edhe gjuhësia shqiptare.

Thelbin e sintaksës gjenerative e përbëjnë katër koncepte themelore, që mund t’i konsiderojmë si katër shtylla të gramatikës: koncepti i dyjarësisë (binarizmit), koncepti i sintagmës, koncepti i ndërtimeve endocentrike e ekzocentrike dhe koncepti i valencës e i roleve tematike që buron prej tij. Janë pikërisht këto koncepte që e dallojnë sintaksën gjenerative nga modelet sintaksore paraardhëse.

Zbatimi i dyjarësisë bën që çdo njësi e përbërë (fjalë, sintagmë, fjali), pavarësisht nga numri i elementeve, të shihet si një strukturë me dy elemente (C = A + B). Sintagma, si lidhje varësie zakonisht midis dy fjalësh, është një koncept mjaft i gjerë, që përfshin edhe togfjalëshin, si lloj i saj kryesor. Por sintagma mund të ketë edhe një përbërës, si në rastet: Natë. Fryn erë. Ecim. Zbatimi i këtij koncepti do të sjellë ekonomi në përshkrimin e sintaksës së shqipes. Koncepti i ndërtimeve endocentrike dhe ekzocentrike lejon të dallohen fjalët e përbëra me lidhje përcaktore nga ato me lidhje këpujore; të dallohet sintagma, si ndërtim endocentrik që trashëgon funksionet gramatikore të kokës së saj (të fjalës së përcaktuar), nga fjalia, si ndërtim ekzocentrik, që është e ndryshme nga përbërësit e vet. Zbatimi i këtij koncepti mundëson kapërcimin e disa ngërçeve, si për shembull çështjen e lidhjes kryefjalë-kallëzues (e ashtuquajtura lidhje predikative), që nuk u zgjidh dot as në gjuhësinë sovjetike, ku lindi koncepti i togfjalëshit, as në gjuhësinë tonë, pasi disa e shihnin si togfjalësh të një lloji të veçantë e disa nuk e pranonin. Më në fund, futja e koncepteve të valencës së foljeve dhe të roleve tematike (të aftësisë së foljeve për të marrë kryefjalë e kundrina) do të lehtësojë kategorinë e kundrinave, që në sintaksën akademike është fryrë duke përfshirë në to edhe rrethanorë mjeti etj., ndryshe nga gramatikat e gjuhëve të tjera.

Tashmë forca të kualifikuara për një gramatikë të re të shqipes me bazë gjenerative ka, por duhet bashkëpunim midis departamenteve të gjuhës shqipe e instituteve të gjuhësisë, duke tërhequr në këtë projekt edhe sintaksologë të huaj që merren me sintaksën e shqipes. Nuk mund të vijohet më duke u mburrur me gramatikën akademike të viteve ’70 të shekullit që shkoi.