BREAKING NEWS

Which DP is registered in the local elections? The head of the CEC is surprised by the answer

Which DP is registered in the local elections? The head of the CEC is surprised
x
BREAKING NEWS

The McGonigal scandal, Rudina Hajdari's strong call: Rama will be investigated by the FBI, SPAK to cooperate with the Americans

The McGonigal scandal, Rudina Hajdari's strong call: Rama will be
x
BREAKING NEWS

US Assistant Secretary of State visit to Tirana, here is what is expected to be discussed

US Assistant Secretary of State visit to Tirana, here is what is expected to be
x
BREAKING NEWS

Registration at the CEC/Celibashi reveals what is expected to happen with the DP: Here's when we will consider the request

Registration at the CEC/Celibashi reveals what is expected to happen with the
x
BREAKING NEWS

"Berisha sees dreams with his eyes open", Bejko openly mocks the former prime minister: Americans' flour is no joke

"Berisha sees dreams with his eyes open", Bejko openly mocks the
x
BREAKING NEWS

"Rama meets the members of the FBI that we are strategic partners", the socialist deputy on the "McGonigla" case: Disinformation, there is no investigation for the prime minister

"Rama meets the members of the FBI that we are strategic partners",
x
BREAKING NEWS

Ylli Manjani revolts, explodes badly on the show, punches the table: The state didn't have money for election equipment?!

Ylli Manjani revolts, explodes badly on the show, punches the table: The state
x
BREAKING NEWS

The case of McGonigal, Blushi comes out with the reaction: Rama bribed the official of the FBI

The case of McGonigal, Blushi comes out with the reaction: Rama bribed the
x

Opinion / Editorial

History speaks for Ceta Plka of Vlora, Gjormi and his sons, Neki Ymerin and Sadik Friday!

History speaks for Ceta Plka of Vlora, Gjormi and his sons, Neki Ymerin and

This title paraphrases the title of the book "History speaks of Gjorm", a work of great value and rich documentation, by Gjorm's son, researcher Kastriot Kapaj. Albanian historiography owes a "debt" to Gjorm, Sadik Premte, Neki Ymer, Xhafer Dalan and the 26 sons of Gjorm who lined up in the Old Squad of Vlora on December 4, 1942, the first day of its formation.

Our historiography has not yet paid due attention to those historical events that took place in Gjorm during the Anti-Fascist War. The history of that time needs a deeper look into the activity of this heroic village, which challenged the leaders of the Albanian Communist Party for a long time and demanded the removal of the Serbian influence of Dushan Mugosha from this party, in the name of idealism and a left European.

The researcher Kapaj points out that "Cheta Plake was communist in form, while in content it was nationalist, not departing from the traditions of the three regions of Vlonia. Her fighting activity, the triumphant victory in every attempt with the invader, put fear in the heart of the Serbian communists, when she asked them to leave and not interfere in the internal affairs of Albania" (Book "For Gjormin flet historia", page 166, second fragment ).   

Gjormi was the first village in the province of Vlora to be mobilized in the war against the fascist invaders. Sadik Premtja and Neki Ymeri turned their hometown into the first base of the Anti-Fascist Movement. Since the whole village was mobilized for the war, the first bases of the war in this village were the families of Muço Sherif and Esat Sherif, Neki Ymer, Qani Shenaj, Zagoll Shenaj, Xhafer Dalani, Lulo and Xhebro Lulaj, Sadik Premtja, Alliajt, Kapajt, etc.

From Gjormi, with the call of Sadik Premte and the best sons of this village, since 1941, 37 villagers, 27 with the Communist Party and 10 with the National Front, had been activated in the war with weapons in hand.

Në mars të vitit 1942 në Gjorm, nën udhëheqjen e Sadik Premtes dhe Neki Ymerit u ngrit njësiti partizan, dhe Neki Ymeri caktohet përgjegjës ushtarak për Mesaplikun dhe njihet me pseudonimin “Vangjo”. Në vitin 1942, Neki Imeri doli fshat më fshat të propagandonte luftën për liri dhe fshatarët e tij të gjithë e ndoqën pas.

Më 28 nëntor 1942, në kuadër të 30-vjetorit të Pavarësisë i gjithë fshati i Gjormit, në udhëheqje të krahinës i drejtuar nga Neki Ymeri me çetën e tij, sulmon postkomandën fashiste në Brataj, ndërsa motra e tij Vitore Hoxhaj, prin me flamurin në ballë, si anëtare e Rinisë Komuniste Shqiptare.

Në këto rrethana, njësiti i Gjormit, i krijuar që në dhjetor të vitit 1941, u zgjerua në numër dhe u krijua Çeta Plakë e Vlorës më 4 dhjetor1942, në vendin e quajtur Vris, në Gjorm.

Falë cilësive oratorike, organizative, trimërisë dhe trashëgimisë familjare të Neki Ymerit, ai u zgjodh komandant i njësitit të parë partizan,  Çetës Plakë, të cilën e udhëhoqi sa qe gjallë në 24 aksione kundër fashizmit dhe të gjitha me fitore: në Tiranë, Vlorë, Përroi i Silorakut, Selenicë, në Qafë të Pullumbit, në Mal të Bardhë, tek Ura e Gjormit, në Ujë të Ftohtë Vlorë, në Mavrovë, në Radhimë, ku dogji të gjitha depot e armikut, në Luftën e Gjormit kundër forcave të shumta mercenare të Halil Alisë dhe forcave fashiste, etj.

Në disa prej betejave të rëndësishme, çeta Plakë dhe çeta territoriale e Gjormit kanë bashkëpunuar dhe me çetën nacionaliste të Hysni Lepenicës dhe m çetat territoriale të lumit të Vlorës, të drejtuar ose jo nga komunistët(jemi përpara gushtit 1943, kur nuk kishin filluar vëllavrasjet). 

Komiteti i Qarkorit Komunist të Vlorës, duke shkruar për aksionet kundër fashizmit thekson se: “Në ballë të luftës prin komandanti ushtarak dhe zëvendës i tij është komisari politik”. Populli i njihte Çetës Plakë të Neki Ymerit, që ai komandoi dhe vetëm fitoi kudo ku luftoi, 24 aksione, të cilat për 50 vjet historiografia komuniste ia mohoi.

Çeta Plakë nën komandën e Neki Ymerit u bë tmerr për armikun. Komisar i çetës u caktua një tjetër trim nga Tragjasi dhe që e njihte artin ushtarak, Qazim Çakërri.

Nga Gjormi, në Çetën Plakë kanë marrë pjesë 26 djem, nga 41 partizanë që kishte çeta ditën e parë të formimit. Nga 26 djem të Gjormit, 20 djem u vranë, 6 të tjerë, në ditët e fundit të vitit 1944, u arratisën jashtë shtetit, të ndjekur nga shokët e tyre komunistë për t`i vrarë!

Ndër ta përmendim: Lulo Shaipi, Qani Shenaj, Arap Shenaj, Xhafer Dalani, Selam Emini, Bako Tafili, Nimet Mita – Fterra, Veip Kapaj, Hamdi Lazaj, Hasan Premtja, Feti Premtja, Gjysh Premtja, etj.

Lufta e Gjormit më 31 dhjetor 1942 dhe 1 janar 1943, krahas vlerave të larta patriotike që mbart, çshtë gjithashtu një dëshmi e pabesisë së Mehmet Shehut ndaj Gjormit, çetave partizane dhe çetave balliste të tij, që morën pjesë në këtë betejë, me urdhrin antikombëtar që dha për tërheqjen e forcave, kur ata ishin drejt fitores(u vra komandanti i forcave italiane). Kjo tërheqje solli djegjen e fshatit Gjorm dhe raprezaljet e fashistëve dhe forcave mercenare kolaboracioniste të Halil Alisë. 

Në korrespodencën e fashistëve dhe më pas nazistëve gjermanë, gjejmë shqetësimin e tyre për të arrestuar të arratisurit komunistë e nacionalistë të Vlorës, ku midis 112 personave shumë të kërkuar, janë edhe: Neki Ymeri, Sadik Premtja, Qani Shenaj, Xhaferr Dalani, Muço Sherifi, Hasan Premtja, Hysni Lepenica, Safet Allushi dhe Hasan Brahimi. 

Sadik Premtja e Neki Ymeri bij të denjë të këtij fshati, dhe shokët që i pasuan ata ishin  produkt i ëndrrës së vegjëlisë shqiptare për një jetë më të mirë, por edhe e një populli që lufton për liri e demokraci. Ata kanë patur një jetë pritash, pusish e atentatesh, të përgatitura në mënyrë mafioze nga sivëllezërit e tyre komunistë.

Sadik Premtja, ish nënkrytar i Grupit Komnuist të Të Rinjve u tregua i palodhur në përhapjen e ideve komuniste, veçanërisht në Vlorë. Ai ishte një nga organizatorët kryesorë të demonstratës antifashiste të 28 tetorit 1941 në Tiranë. Ishte partizan i zjarrtë për formimin e Partisë Komuniste dhe njëri nga pjesëmarrësit e mbledhjes themeluese të saj, më 8 nëntor 1941. Sadiku u bë një nga organizatorët kryesorë të Lëvizjes Antifashiste.

Sadik Premtja organizonte konferenca të bukura, ishte orator dhe shumë shpejt të bënte për vete. Në Labëri thonë se të hidhte në xhep, dhe prandaj gjatë luftës mori edhe pseudonimin “Xhepi”. Që në moshën 28 vjeçare, ai do të bëhej shumë shpejt figurë e dashur dhe shumë simpatike për rininë e kohës, të cilën e aktivizonte në luftën antifashiste.

Profesor Xhemil Veraj, i diplomuar në Itali, shprehet se Sadiku kishte tre cilësi: ishte i zgjuar nga natyra, ishte i moralshëm dhe trim që nuk të falte. Sadiku luftohej nga Enver Hoxha pa të drejtë dhe Gjormi ishte i vendisur që ta mbronte. Sadik Premtja nuk i kishte asnjë borxh Shqipërisë. Ai ishte trim dhe patriot, por edhe sikur të kishte faj, a mund të justifikohet vrasja e qindra partizanëve shqiptarë përkrahës të tij, që luftonin për çlirimin e Shqipërisë?

“A mund të justifikohet sulmi i vendlindjes së tij, Gjormit, një fshat heroik, një fshat trimash, një fshat ku lindi Lëvizja Antifashiste, një fshat që ka derdhur kaq gjak për çlirimin e Shqipërisë, me një batalion partizanësh?! Gjormi ishte fshati i parë që iu kundërvu komunizmit gjakatar në Shqipëri”, thekson profesor Xhemili.

Gjormit, këtij fshati heroik, këngët ia këndonin të tjerët. Por në Gjorm, këndohet kënga:

“Përmbi batalion i pari,

“Komandant more Neki

Sypatrembur luftëtari,

Luftove për Shqipëri”.

Në krahun e djathtë të Sadik Premtes në luftën për liri do të gjendej një trim tjetër,  Neki Ymeri, apo Neki Trimi siç thoshte populli për të.

Neki Ymeri nën ndikimin e ideve dhe propogandës së kohës dhe veçanërisht të Sadik Premtes të cilin e kishte kunat, përqafoi idetë komuniste dhe u anëtarësua në Grupin Komunist të Të Rinjëve dhe më 8 nëntor 1941, anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare.

Sipas dokumentave të policisë të datës 11 maj 1943 “Neki Ymeraj shpallet person shumë i kërkuar si kundërshtar”, ndërsa atë e kishte arrestuar në pabesi, për ta pushkatuar, shoku i idealit Mehmet Shehu, në Mallakastër. Fashistë e komunistë ishin bërë në një front të vetëm, kundët atdhetarëve.

Neki Ymeri shpëtoi gjallë, nga kurthi i pabesisë që i kishte përgatitur Mehmet Shehu në Mallakastër në maj të vitit 1943, që të dëshmonte të vërtetën se ç`po përgatitej pas krahëve nga Partia Komuniste. Neki Ymeri, kur u largua nga forcat partizane dhe erdhi ne Gjorm, në krah të Sadik Premtes, dëshmoi se Enver Hoxha, në takimin që bëri me të në Çorrush, i kërkoi atij të vriste Sadik Premten, kunatin dhe bashkëfshatarin e tij!

Nga ky propozim i pamoralshëm e kriminal, atij i kishte lindur urrejtja ndaj udhëheqësve të Partisë Komuniste.

Ja pra, ky ishte morali i komunistëve! Nekiu nuk mund ta bënte këtë krim, siç bënë Sadik Zotaj dhe Shyqyri Alimerko kundër tij. Kjo besë e shenjtë shqiptari u deklarua nga babai tij, patrioti Ymer Hoxha, që kur vajti dhe e gjeti të birin të vrarë, më 27 gusht 1943, deklaroi me dhimbje: “Biri im, bëre ashtu si të kisha porositur: dhe jetën, por mikun nuk e tradhëtove!”

Nekiu u tërhoq në Gjorm, në krye të 25 djemëve të fshatit dhe u deklaroi atyre se nuk do të tërhiqeshin nga lufta për liri, nuk do të hakmerreshin dhe se arrestimi tij në Mallakastër ishte nje kurth i serbëve dhe se çdo problem do të zgjidhej pas çlirimit të Shqipërisë.

Ai u vra pabesisht në pritë, nga shokët e tij të idealit, më 27 gusht 1943, nga Mehmet Shehu, Dushan Mugosha dhe Liri Gega, me porosi të Enver Hoxhës. Këta shtypën fraksionin e Vlorës dhe likujduan disa kuadro me prestigj në popull, si Pali Terovën, Neki Imerin(Hoxhën) dhe të tjerë, që i vranë në prita.

Komunistët e Gjormit, nuk u kënaqën asnjëherë me vuajtjet, mjerimin dhe tragjedinë që i kishin shkaktuar Ymer Rakipit(Hoxhës) dhe shumë të tjerëve si ai. Gjaku i djalit të tij dhe sakrificat e tij për lirinë e vendit u harruan. Në vitin 1952, këtë burrë fisnik, këtë plak të mjerë 70-vjeçar, e akuzuan se kishte zhvilluar agjitacion dhe propagandë kundra pushtetit popullor!?

Ai u dënua me 6 vjet burg. Në vitin 1942, fashistët italianë ishin treguar më të butë se komunistët, duke e lënë në burg vetëm një vit. Ymeri vuajti burgun komunist dhe doli andej i shkatërruar, për të vdekur në shtëpi me brengën e djalit të vrarë, me vuajtje të pafundme të shkaktuara nga komunistët dhe të

gjitha për lirinë e vendit të tij.

Neki Ymerin e detyruan me kobure te koka, që të bënte autokritikë, lidhur me faktin që ishte në krah të fraksionit të Sadik Premtes. Autokritika e tij ka interes historik.  Kujtimet e Sadik Premtes dhe autokritika e Vangjos, të botuara për herë të parë nga studjuesi i njohur Enver Memishaj, në librat e tij historikë për Sadik Premten dhe për Hysne Lepenicën, plotësojnë një vakuum dhe mungesë të theksuar pasqyrimi të atyre ngjarjeve tragjike, që sollën me dhjetra viktima të pafajshme, kryesisht në Vlorë.

“FRAKSIONI” I SADIK PREMTES NË VLORË

Që në themelimin e Partisë Komuniste, më 8 nëntor 1941, u evidentuan mosmarrëveshjet e Anastas Lulës dhe Sadik Premtes me grupin e Enver Hoxhës, Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës, të cilat erdhën duke u thelluar e keqësuar.

Në historinë e Luftës Antifashiste, kundërshtitë brenda Partisë Komuniste, ndërmjet grupit të udhëhequr nga Anastas Lula dhe Sadik Premtja dhe Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste, sollën Fraksionin e Vlorës, ose të Sadik Premtes. Shumë djem të ndershëm dhe guximtarë, si Anastas Lula, Sadik Premtja, Qazim Çakërri, Pali Terova, Neki Ymeri, Xhemil Çakërri e Qani Shenaj, kërkuan që mangësitë në Komitetin Qarkor të Vlorës të rregulloheshin me mjete demokratike, pa dhunë e terror. Mbyllja sektare e luftës ishte një problem tjetër i rëndësishëm që kërkonin ta shmangnin anëtarët e organizatës së partisë së Vlorës, të cilët iu kundërvunë Liri Gegës.

Çfarë mbushi kupën ishte ardhja, bashkë me shqiptaren e egër e ngatërrestare, Liri Gegën, edhe e jugosllavit Dushan Mugosha, si këshilltarë për Komitetin Qarkor të Vlorës. Ata diktonin gjithçka dhe caktonin e hiqnin në detyra me fuqi të plota. Këto bënë që shumë djem të ndershëm dhe guximtarë të mendonin dhe të kërkonin që këto mangësi e defekte të rregulloheshin me mjete demokratike, pa dhunë e terror. Por këtë të vërtetë, historiografia jonë e politizuar, për gati gjysmë shekulli, e ka mohuar dhe minimizuar, duke e quajtur këtë lëvizje demokratike “një grusht fraksionistësh”.

Në të vërtëtë, ajo ishte një lëvizje e gjerë. Në krah të gjithë atyre djemve e vajzave u rreshtua e gjithë Çeta Plakë, sidomos pas arrestimit, me urdhër nga Enver Hoxha, të Pal Terovës. U ngritën fshatrat Tragjas e Dukat në mbrojtje të tij dhe kërkuan me forcë që ai të lirohej. Çfarë e arritën.

Që ata të rinj guximtarë, të kulturuar e me prirje demokratike përbënin një forcë të madhe, e cila po të ishte kuptuar drejt e të ishte mbështetur, mund të kishte ndryshuar fatet e Shqipërisë, këtë e tregon edhe alarmi që shkaktoi tek Enver Hoxha, kreu i Partisë Komuniste Shqiptare.

Sadik Premtja dhe pasuesit e tij, kur vunë re se gabimet dhe mangësitë në punën për organizimin e luftës mbi një bazë shoqërore më të gjerë, jo vetëm nuk po ndreqeshin, por po thelloheshin nga ana e Komitetit Qarkor të PKSH-së së Vlorës (shmangia e vendimeve kolegjiale dhe caktimi i njerëzve në detyra të rëndësishme, me urdhër nga lart, e jo me zgjedhje nga masa, etj.)  kërkuan të bëhej një mbledhje e zgjeruar, ku të analizohej aktiviteti i Komitetit Qarkor.

Enver Hoxha, i trembur se Sadik Premtja kishte shumicën në organizatën e Partisë, u shkruan besnikëve të tij në Vlorë: “Xhepi dhe Pali duhet të pushkatohen përnjëherësh, pa asnjë gjyq si tradhtarë... armiq të betuar të partisë dhe të popullit”. Më tej ai vazhdon: “Të arrestohet Vangjoja e Difi dhe të gjithë ata elementë që kanë marrë pjesë në këtë punë dhe, pa humbur kohë, të bëhet gjyqi i tyre... Në rast se ata janë kurdoherë solidarë me Xhepin, edhe ata të pushkatohen… Të forcohet disiplina. Të shkojnë dy vetë të flasin me Hysni Lepenicën dhe t’i japin arsyet, e ta bindin për masat që janë marrë kundër këtyre tradhëtarëve”.

Më 9 maj 1943, Sadik Premtja u nis dhe ishte duke kaluar malin të dilte në Tragjas, kur i dalin përpara dy besnikë të tij, Abas Fejzo dhe Tanush Shyti (më pas gjeneralë të Enver Hoxhës, të dënuar pas vitit 1974) dhe i thonë: “Kthehu, se do të të vrasin!” Kështu Sadiku shpëtoi nga gracka që i kishin ngritur Liri Gega dhe Dushan Mugosha.

Ndërkohë, Mehmet Shehu, në zbatim të urdhrit të Enver Hoxhës, që i jepej në letër, i thirri Xhemil Çakërrin dhe Neki Ymerin, komisarin dhe komandantin e çetës “Plakë”, që të ndodheshin në fshatin Klos të Mallakastrës, gjoja për t'u këshilluar lidhur me një aksion që do të bëhej kundër forcave italiane.

Atje, ai i arrestoi pabesisht. Pas arrestimit e detyroi Vangjon t'i shkruante një letër çetës «Plakë», ku t'i thoshte se «ai dhe Xhemili po largoheshin përkohësisht nga çeta me punë partie» dhe se çeta, aty e tutje, do të vihej nën komandën e Mehmet Shehut.

Pasi u sigurua për këtë, të dy të arrestuarit, të lidhur, ia dha njeriut të tij besnik Idriz Seiti, i njohur me pseudonimin Sazani, pët t'i çuar në fshatin Çorrush, ku do t’u bëhej gjyqi (!). Rrugës Idriz Seiti i strehoi të arrestuarit, të lidhur, në mullirin e Kutës. Sapo mori vesh arrestimin e tyre, çeta “Plakë”, e udhëhequr nga Hydajet Micolli sulmoi mullirin. Idriz Seiti vrau Xhemilin, ndërsa Neki Ymeri mundi të shpëtojë i plagosur, nga filaqia e mullirit. Nga jashtë, Idrizi vrau edhe Hydajet Micollin. Nekiu do të mbahej i burgosur në Çorrush dhe me kobure në kokë do të shkruante autokritikën e tij!

* *

Partia Komuniste Shqiptare legjitimoi përdorimin e dhunës, si mjeti më efikas për të, për të arritur sa më shpejt qëllimin. Komunistët, në vend që t’i zgjidhnin mosmarrëveshjet në bashkëpunim me nacionalistët, i përdorën ata thjesht si objekte dhe viktima, që duhet t’i nënshtroheshin politikës së partisë.

Historia e diktaturës komuniste në Shqipëri, e cila fillon më 8 nëntor 1941, është dramatikisht e mbushur me gabime e krime të mendjeve të sunduara nga ideologjia staliniste, që, duke menduar se historia fillon me ta, nuk kursyen askënd dhe ushtruan krime e dhunë ndaj atyre që i pengonin në rrugën e tyre.

Nga muaji maj i vitit 1943 e në vazhdim, “shokët” komunistë bënë disa përpjekje për ta vrarë Sadik Premten. Më i rrezikshimi ishte atentati i 27 gushtit 1943, ku mbetën të vrarë Neki Ymeri dhe Xhafer Dalani, përkrahës të Sadik Premtes.

Sadiku gëzonte mbështetjen e pjesës dërrmuese të anëtarëve të Partisë dhe të popullit të Qarkut të Vlorës. Ai u muar gjithashtu në mbrojtje nga Hysni Lepenica, në atë kohë Komandant i Përgjithshëm i Ballit Kombëtar, prandaj shokët e tij komunistë nuk mundën të realizojnë eliminimin e tij.

Sadik Premtja, pas përjashtimit nga Partia dhe i dënuar me vdekje, nga fashistët dhe komunistët, shkoi në qytetet kryesore të Shqipërisë, për të organizuar shokët e tij në në një Parti Komuniste të vërtetë, ashtu si e mendonte ai.

Në kushtet e konsolidimit të pozitave të Partisë Komuniste dhe terrorit që ajo ushtronte mbi kundërshtarët e saj, Sadiku nuk ia arriti dot qëllimit, kështu që përpjekjet për të formuar organizatën e vërtetë komuniste, gjë që e kanë pohuar edhe bashkëpunëtorët e tij vëllezërit Hamit dhe Isuf Keçi, në hetuesinë komuniste, rezultuan të dështuara.

Po për çfarë ndiqeshin dhe eliminoheshin edhe anëtarët e Partisë Komuniste? Gogo Nushi, udhëheqësi i lartë i kësaj partie, shprehej se: “Për ata që ishin anëtarë partie e që kishin një pakënaqësi ose që kishin shfaqur një dyshim në vijën tonë, kemi pasur direktivë nga Komiteti Qëndror që këta t’i zhduknim”

Sadik Premtja u shpëtoi atentateve të shokëve të tij dhe u arratis në Francë, por edhe atje ish-shokët e tij të ideve do ta ndiqnin këmba këmbës dhe do t’i bënin atentat. Për fatin e tij të mirë ai shpëtoi, ashtu si edhe në Shqipëri, dhe vdiq në prill të vitit 1991.

Sadik Premte në radhë të parë ishte një antifashist i orëve të para, organizator dhe luftëtar në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj. Ai u kundërvu që në fillim vijës antikombëtare të diktatorit Enver Hoxha.

Partia Komuniste e Enver Hoxhës mori hak kundër fshatrave të Gjormit dhe Lepenicës, të cilat mbrojtën Sadik Premten. Më 4 nëntor 1943, Gjormi dhe Lepenica u sulmuan nga forca të shumta komuniste, të cilat hynë në fshat me urën e zjarrit në dorë pas 18 orë luftimesh të ashpëra. Nga 80 shtëpi që kishte Gjormi, komunistët dogjën 24 prej tyre, pasi fshatarëve ju grabitën gjithë pasurinë. Fashistët kishin djegur vetëm 6 shtëpi në këtë fshat.

Partia Komuniste pushkatoi gjatë luftës shumë partizanë të çetës Plakë të Vlorës, ndër ta: Neki Ymeri, Xhafer Dalani, Xhemil Çakërri, Selim Laçej, Refit Saçaj, Duro Elmazi, Shask Rustemi, Faslli Kapaj, Isuf Rexho, Bexhet Pashaj, Arshi Muka, Jaho Tushi, Qazim Bilbili, Nurçe Bajrami dhe Hasan Meçorrapaj. Këta heronj dhe luftëtarë trima nuk janë shpallur dëshmorë deri në vitin 1990 nga diktatura e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, si dhe për fattë keq dhe për turpin tone, nuk janë shpallur të tillë as në këto 30 vite demokraci.

Familjarët kanë kërkuar dhe Prefekti i Vlorës e ka përcjellë në ministrinë e Mbrojtjes propozimin përkatës. Këtë propozim, si deputet i Vlorës do ta ndjek, që procesi të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sipas të dhënave nga studjuesit Kastriot Kapaj dhe Enver Memishaj Lepenica, në fund të vitit 1944, Gjormi rregjistronte bilancin tragjik si më poshtë:

- 6 vetë u detyruan të arratisen jashtë atdheut.

- 6 vetë u vranë nga fashistët italianë.

- 5 vetë u vranë nga bombardimet e aleatëve.

- 14 vetë u vranë nga Partia Komuniste, pabesisht në prita.

- 12 vetë u plagosën në përpjekje me forcat komuniste.

- 1 njeri humbi gjatë luftës.

- 4 vetë u quajtën viktima të luftës.

Terrori komunist vazhdoi edhe pas luftës, kundër fshatit që kishte mbajtur dhe mbrojtur Sadik

Premten:

- 4 vetë u vranë nga Sigurimi i Shtetit pa gjyq.

- 11 vetë u burgosën për arsye politike.

- 13 vetë u burgosën dhe u mbajtën në hetuesi deri në 12 muaj.

- 10 familje u shpallën kulakë, armiq të popullit.

- 3 familje u internuan në vende të ndryshme.

* * *

Në vitet e demokracisë, Neki Ymer Hoxha (“Vangjo”) (1918 – 1943), dekorohet pas vdekjes “Për veprimtari patriotike”, me motivacionin: “Luftëtar trim që dha jetën për një Shqipëri të lirë”, si dhe “Martir i Demokracisë”, me motivacion: “Antifashist i orëve të para, organizator dhe luftëtar në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj. Iu kundërvu që në fillim vijës antikombëtare të diktatorit Hoxha, duke sakrifikuar edhe jetën”, me dekret të Presidentit Sali Berisha, me nr. 1268 datë 1.11.1995 dhe nr. 1494 datë 22.5.1996.

Ai vlerësohet lart dhe nga Presidenti i ndjerë Bujar Nishani,  me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, me këtë motivacion: “Vrarë në LANÇl, 1943, Komandant i çetës Plakë, Vlorë. Student, drejtues në Lëvizjen Kombëtare Antifashiste. Franksionist në Partinë Komuniste Shqiptare”.

Sadik Premtja (“Xhepi”) (1912 – 1991), dekorohet pas vdekjes “Martir i Demokracisë” me motivacion: “Antifashist i orëve të para, organizator dhe luftëtar në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj. Iu kundërvu që në fillim vijës antikombëtare të diktatorit Hoxha”, me dekret të Presidentit Sali Berisha, me nr. 1494 datë 22.05.1996.

xxx

Në mbyllje të këtij shkrimi, duke u përulur me veneracion ndaj luftëtarëve të çetës Plakë, ne të gjithë, politikanët dhe drejtuesit në Vlorë në këto vite, duhet të kërkojmë falje që ende në këto 30 vite, këta luftëtarë që dhanë jetën e tyre për çlirimin e atdheut, nuk janë shpallur zyrtarisht dëshmorë të atdheut.

Ky është një shkrim modest, ndërsa për Gjormin dhe për çetën Plakë flet historia.

History speaks for Ceta Plka of Vlora, Gjormi and his sons, Neki Ymerin and

Note; This article was prepared in deep respect and honor for the heroes of Gjorm and the Old Ceta of Vlora, on the basis of findings and extensive documentation, provided by the book "History speaks of Gjorm" by the researcher Kastriot Kapaj and the historical books of the researcher Enver Memishaj Lepenica for Sadik Premten and Hysen Lepenica.