BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, zbardhen informacionet e para

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e pallate”, Braçe thumbon sërish Ramën për lopët

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e
x
BREAKING NEWS

Manipuluan rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan, kush janë anëtarët e KZAZ-së që përfunduan në prangat e policisë

Manipuluan rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan, kush
x
BREAKING NEWS

“Vrasja më e tmerrshme që mund të ekzistonte”, avokati zbulon detaje të reja nga ekzekutimi barbar i 18-vjeçares nga partneri dhe shoku i tij: Unë jam tmerruar kur e kam parë raportin e autopsisë, Marigona është detyruar të përdorë…

“Vrasja më e tmerrshme që mund të ekzistonte”,
x
BREAKING NEWS

Arrestohen 8 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit

Arrestohen 8 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Pogradec, polici përplas 13-vjeçarin dhe ikën nga vendngjarja, detajet e para

Aksident i rëndë në Pogradec, polici përplas
x

Opinion / Editorial

Pengmarrësit e demokracisë

Pengmarrësit e demokracisë

Nga peng e shesheve e inspiruar nga lideri peng brava ,sot opozita   parlamentare,është kthyer në një peng non grata ... Mjafton të ndjekësh seancat e zhvilluara të enjten parlamentare ,dhe do të shohësh se pas cdo diskutimi të liderit historik , si një refren, i sillet non grata .Ca më keq ,kur opozita zbret në fushn e lojës me lojtarë të lodhur ,me topin e non gratës nëpër këmbë .Triblime bëjnë dhe lojtarë, të cilët sportin, e kanë të ndjekur vetëm përmes kamërës së Fonit. Edhe ata ,ashtu këmbësorce ,godasin portën e opozitës, nga se e shohin se aty  ,autogolat janë me shumicë ,ngase lojtarët nuk dinë, ku kanë kokën,pale këmbët. Një mikrofon Foni i zbritur në fushë mbledh tifozërinë ,të cilët nga se u ka dert shpirti, mezi presin të zbrazen,por ngaqë kanë humbur besim ,sikur...

  Me kualicionin" Shtëpia e lirisë" në gojë, ai po i binte kryq e tërthor Tiranës .Fytyrat ,këtu të qeshura, e aty të vrenjtura ,si të ndjenin bezdine e pyetjeve, mundoheshin të bishtonin, por pyetjet e gazetar Fonit,e bëra rrodhe, nuk i ndaheshin pa i shkëputur opinionet e tyre .

-Kasollja e Galegatit, rëmbeu kalimtari i rastësishëm .

 -Dhia e nënë Zyrakës, ndoqi tjetri.

  -Atë e shikojnë nga Olimpi , liderët e sotëm,ku i del koha për t'u takuar me nënë Zyratë....

 -Shtëpia e Qabesë.....nxirte mikrofoni i Fonit nga gojët që s'ndaheshin se etiketuar logon "Shtëpia i lirisë "Hidhej e përdridhej mikrofoni ,sa në një fytyrë tek tjetra, duke iu bërë, barë kalimtarve ,të cilët pakse i sillnin zvarë dertet e tyre nëpër bulevardin e ngarkuar me njerëz ,por  mungut kishin dhe një gërnetë Foni , për t'u sjellë veshve.I bërë fertele, mikrofoni s'kishte të lodhur me vrapin e tij,a thua se emisioni mbante shënime në monitor numurat e kërkuar .Njëri kaloi përtej pritshmërive

-Ademi .Babai i njerezimit, - foli duke lëshuar me vrap zërin, a thua se po ndiqte kush nga pas .

 -Po ku ishin gjer dje këta Prometej?! Tani që Zeusi i kryqëzoi në shkëmb, iu drejtuan "Qerres së Diellit" për t'i rëmbyera shkëndijen e lirisë, për t'ja sjellë shqiptarve...S'shikojnë që" Hermesi" ka shpërndarë stuhinë ,e cila larg apo afër, ka për t'i lëshuar rrufenë që e krijuan me retë e tyre,_përcillte dërtin e mbledhur zëri i lodhur nga sintagma të hedhura si shashka për të shpëtuar, kokat e tyre e mbjell farën e coroditjes .Mikrofoni sillej si një shilarse nga një kalimtar tek tjetri. Zërat e shpenguar lëshoninë, ç'i vinte mbarë.

-Kjo pipza  jote  është" shtëpia e lirisë,për ne ,që çlirojmë dertet pa na mbyllur gojën kush,pa të tjerët gatuajnë çorbë për hesapi të vet dhe jo ,nga meraku i popullit që s'di si të mbyllë muajin me bukë....,_i mbërthyer pas mikrofonit nxori kalimtari .

-Ata lart, janë alienë të trekëndëshit të Bermudës, s'ju durua pa folur, zëri në krah të tjetrit. Mikrofoni i Fonit nuk di seç pati...u mjaftua me opinionet e mbledhura ashtu këmbësorce apo i la kohë emisionit të mbrëmjes për zbardhje të mëtejshme?!Gjithsesi mbrëmja u mbush në televizionin e" Fonit" me idete e analisteve rreth risisë së re ;"

Shtëpia e lirisë" .Në sfond të ekranit u shfaq fytyra e ish ministrit të brendshëm,fjalitë e tij mungesore;ka katër vjet me vendimin e gjykatës që merrem .Pres....Moderatori i mundua të debatojë, por me sa dukej edhe analistët të potresitur nga të rënit të fyellit në një vrimë ,rreth bëmave të ish ministrit, të vënë nën akuzë për shpërdorim detyre,e mbyllë me fjalët e gryera të ministrit .Ajo që ndezi debatin ,ishte "Shtëpia e lirisë" apo shtëpia u Berluskonit ,sic rëndomtë mundoheshin të etiketonin.Edhe këtu debati ishte i vakët ,analistët më tepër, nga halli se nga malli, topin i hidhnin sa tek njëri lojtar, tek tjetri ,pa bërë lojën që duhej .Jo "Syri TV" i dha drejtim.Në tavolinë, qëndronte ulur "Trinia e 'Shtëpisë së lirisë" ".Ati, lideri historik,biri ,teologu,filozofi avokati ,shpirti i shenjtë ,moderatori.Ati si ndahej algoritmit ;shtatë herë shtatë, dyzet e dy; kthyer në rotrospektiven e seancave të kuvendit ,kur biri i tij qëndronte në krah . "E prera në besë" ,le zgjuar ekranet ,duke u marrë me tabelën e logaritmave të njeriut të rënë nga fiku! C'pret populli ,c'halli i ka zënë...?!.Merru me mullinjtë e erës .Hidh e prit "Trinia "pa në c'vesh binin fjalet !?Atyre jashtë u ka vajtur në majë të hundës ,me sofizmat  aristoteliane .Për një çast moderatori shtangu ,nga se audienca , kishte filluar të numërohej me gishta.Me sa dukej ,të gjithë ekranet ishin mbushur me emisionin "Shtëpia e lirisë dhe simpatizantët e mbetur nuk kishte matematikë që të përpjestonte! .Gjithsesi" Trinia "e" Shtëpisë së lirisë" nuk rreshti së dhënë liri zërit që hidhej sa në një breg, tek tjetri, po pa rënë në gjurmë të lirisë që kërkojnë njerëzit të cilët marrin detet sepse "Trinisë" si mjaftuan tridhjet vjet për të sjellë lirinë e munguar njerëzve ,por  kapen si i mbyturi pas fijes së barit,tani që veten e shohin ne fije të perit.S'ka faj i ngrati lider! S'arrin të ndezë motorat në parlament ,i fiken nga se benzina i ka marrë ujë. Parlamenti i qëndron veshve që nga kryeministrit dhe deri tek më i "urti" deputet i mazhorancës ,duke ia lëshuar mbi foltore non gratën, bakshishi.n e dërguar nga ShBA,atij s'i mbetet tjetër vecse cjerrjeve   të zërit ,të cilat akustika e sallës e cakorduar, vetëm ndonjë veshi të rënduar nga ata të fundit të opozitës, mund t'ja përciellë,të tjerët opozitarë të zënë gafil ,nuk dini nga të mbajnë:"Hall me dhen, e hall me dhi" ."Barriu ka bërë aq lëmsh tufën sa edhe kraba e tij nuk i ze më besë deleve të perëndisë. Deri dje  i mbante në vathë me një të lëvizur gishti ,sot ,as kraba s'bën fajde .Si të mos mjaftonin vitet e mbetur rrugve opozitës ,por dhe tani që i thiri mëndjes për të zhvilluar betejën, atje ku i takon ,i bien sytë në tokë ,po sa fillon të flasë për korupsionin,kryeministri ia tringëllin non gratën ,të arkivuar që e mban sipas tij" Flamurtari "i së djathtës .Ec dhe t'i zerë qetë lideri i opozitës ,kur ia rahin tagarin nga pas. Non grata  qëndron si shpata e Demokleut mbi kokat e demokratëve..Kusure të opozitës ,po c'taksirat njerëzit që presin nga opozita ,t'i qëndrojë ballë për ballë qeverisë për të mos e lënë të qërojë dhëmbin ,jo më korupsioni ta kapë për fyti sistemin, që funksionon në saj të një opozite   të shëndetëshme ,të bashkuar,por ky vend qënka e shkruar të sillet zvarë i mëshiruar nga pushtetarët ,të pa din e iman.Opozita qëndron ende varur pas trinsë së" Shtëpsë së lirisë",që ujin e shpie në mullinë e mazhorancës sepse shterpësia e saj bluan ,pa ngjitur më kokër gruri.Nga pengbrava ,është kthyer në pengopozita ,duke arrirë deri aty sa kryeministri të tentojë të thërasë nga foltorja e parlamentit për kycje goje ,vetëm e vetëm se "Flamurtari" që qëndron strukur në fundin e sallës e ka të arkivuar non gratën .Kësaj i thonë ;Fshati digjet ,politikanët luajnë kungulleshka.....Nuk di e sa kohë i duhet opozitës për të shpëtuar nga pengu i non gratës !?Parlamenuti mbeti duke luajtur teatër me dy aktorë si në tragjeditë të antikitetit  grek,të gjithpushtetëshmit me marrveshjen, kokë më kokë të 2008.Si të mos mjaftojë kjo, por tani edhe nëpër ekrane sheh tezga të montuara , ku monologjet dhe dialogjet e stërgjatura të analistëve ,venë nga venë dhe përplasjen e kanë," tek pika e dobët ", ambasadorja amerikane ," Yri Kim  .A thua se e keqja e demokracisë shqiptare është ambasadorja e cila sipas dajres së disa analistve të lodhur;"nuk i  bie në kokë korupsionit të qeverisë ,po i bie nga Kina ",(sic ndodhi me debatin në njërën nga këto tezga të televizionit ,në lidhje me fjalën e mbajtur të ambasadores në 31 vjetorin e PS)a thua se misioni i saj është i prokurores, gjykatëses dhe jo diplomates .Për hir të së vërtetës ambasadorja është shpresa e shqiptarve për të vendosur sistemin e drejtësisë në binarët e demokracisë,por mjeranët analistë në vend t'u bien në kokë të keqes, për t'i sjellë fytyrën e vërtetë sistemit ,me pelivanllëqet e tyre ,në krah të interesave të vogla  të klaneve politike, janë kthyer në varmihës të tij.Nuk e dihet se, kur opozita do të clirohet nga non gratat ,por për sa  kohë , do të qëndrojë kështu ,kjo është pengmarrje  e dempkracisë.Pengmarrësit e saj ,"gjejnë shesh e bëjnë përshesh ",përmes pushtetit të blerë mediatik ,që mban varur një popull të tërë ,mbështjellë në pelenat e varfërisë.Liderët ndërtojnë fantazmogorinë e" Shtëpsë së lirisë" ,kur populli nuk gjen strehë, ku të futë kokën në shtëpinë e varfërisë dhe merr dherat e botës.Lirinë njerëzit e kanë me pashë ,duke mbushur rrugët ,me të hedhura e pritura në erë, kur vitrinat janë mbushur me mollë të ndaluara me cmimet në stratosferë ,për njerëzit xhep boshatisur ,ndërsa pushtetarët mërrzejnë nëpër resorte lluksoze ,brenda e jashtë vendit. Kjo e gjitha është dhuratë e një demokracie të marrë peng nga ca koka me sy të erura ,nga korupsioni galopant ,të cilit nuk dihet se, kur Spaku do t'i tregojë vendin,për të cliruar demokracinë nga vargonjtë dhe marrë frymë lirisht sistemi.