BREAKING NEWS

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen reagimi i ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, Kosova pjesë e Serbisë!

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e përbashkët: Vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e
x
BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x
BREAKING NEWS

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin Kurti ‘thumbon’ Ramën në 110-vjetorin e pavarësisë: Të përfshihemi në çështjet e njëri-tjetrit, por jo për të penguar

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe bën thirrjen e fortë: Serbia po blen armatime, të ndalojmë menjëherë influencën ruse dhe kineze

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe
x

Opinion / Editorial

Pa filtra në Reformën Administrativo-Territoriale të qeverisjes vendore

Pa filtra në Reformën Administrativo-Territoriale të qeverisjes

Reforma administrativo-territoriale ka si qëllim rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e cilësisë dhe aksesit të qytetarëve në shërbimet publike vendore, si rritja e burimeve financiare dhe aseteve për qeveritë vendore, përmirësimin e mekanizmave të demokracisë përfaqësuese dhe fuqizimin e instrumenteve të demokracisë direkte dhe rritjen e kapaciteteve të administratës publike vendore. Në bazë të përllogaritjeve të kryera nga të dhënat e ofruara nga ministria përkatëse mbi numrin e popullsisë të 61 bashkive dhe të ligjit që përcakton kriteret për numrin e “parlamenteve” lokale, rezulton se numri i anëtarëve nuk do t’i kalojë 1800 vetë. Këshillat e bashkive dhe komunave gjatë këtyre dy dekadave kanë ardhur duke u konsoliduar si struktura të rëndësishme për qeverisjen vendore. Si organe vendimmarrëse, me të drejtë mund të quhen dhe parlamente të vogla. Ndonëse në hapësirën shqiptare kanë ekzistuar dhe institucione si këshilli i qarkut dhe institucioni i prefektit, të cilat pothuajse veç dublojnë njëri-tjetrin dhe shpenzojnë një sasi të konsiderueshme të buxhetit të shtetit, këshillat e njësive vendore, ose siç quhen “këshilla të nivelit të parë të qeverisjes” janë të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm pasi marrin vendime të rëndësishme për qeverisjen vendore. Morali i politikës dhe jetës publike nga njëra anë dhe morali i njeriut të thjeshtë nga ana tjetër. Morali i njeriut të thjeshtë synon të arrijë idealet në infinit, duke zbatuar porositë, detyrat dhe obligimet që ia përcakton shteti, kurse përfaqësuesi i këtij shteti, në kontrast krejt të ndryshëm dhe të përçudnuar, vepron kundër interesave të tij dhe shtetasit. Shoqëria shqiptare në mbarë hapësirën e saj duhet detyrimisht t’i çrrënjosë tashmë kulisat e ndërthurura të lidershipit dhe politikanëve që të zhvishen nga dozat e tepruara të moralit politike të jenë të barasvlershëm me shoqërinë,se ajo është tepër përpara,shumë e shumë më përpara se udhëheqësve partiakë dhe kuvendarëve dhe te ecim ne rrugën europiane. Jo vetëm vitet e fundit, por vazhdimisht gjatë këtyre dy dekadave pluralizëm politik, ka ndodhur, e në fakt më së korrupsioni është ulur këmbëkryq në zyrat e institucioneve publike. Pikërisht personat, të cilët kanë bërë më së shumti keqpërdorime, në vend që të merreshin masa ndëshkuese ndaj tyre sipas ligjit, në fakt, ata veçse janë majmur më shumë në po ata vende pune që ishin më parë, e jo vetëm në dogana,tatime që janë edhe insitutcionet më të përfolura ,po deri në bazë në institucionet vendore. Njësitë e vogla të pushtetit vendor janë shpesh ekonomikisht te paqëndrueshme, kurse ato të dalë nga reforma administrativo-territoriale dhe decentralizimi kanë evoluar pak. Në disa raste, pas listave të këshilltarëve të bashkive,qëndrojnë të zgjedhur militantë,si shoferë,shitës ambulantë, të papunë pa ndonjë profesion,me arsim të nisëm, etj. E kjo fajëson partitë, veçanërisht të voglat, që, për militantizëm ,kanë shkelur edhe etikën e qeverisë lokale,duke mbetur pa i përfshirë ekonomistë, juristë, inxhinierë me eksperiencë, por edhe të rinj të shkolluar në të gjitha nivelet.