BREAKING NEWS

The general secretary of the Ministry of Health is arrested

The general secretary of the Ministry of Health is arrested
x
BREAKING NEWS

The release of Saimir Tahir from the cell, Lulzim Basha reacts

The release of Saimir Tahir from the cell, Lulzim Basha reacts
x
BREAKING NEWS

Prime Minister Rama reacts for the first time to Saimir Tahir's release from prison

Prime Minister Rama reacts for the first time to Saimir Tahir's release
x
BREAKING NEWS

Saimir Tahiri was released from prison, comes the reaction from Yuri Kim

Saimir Tahiri was released from prison, comes the reaction from Yuri Kim
x
BREAKING NEWS

Released from prison, comes Saimir Tahir's first reaction

Released from prison, comes Saimir Tahir's first reaction
x
BREAKING NEWS

The decision of the Court of Elbasan on the release of Saimir Tahir is clarified (Document)

The decision of the Court of Elbasan on the release of Saimir Tahir is clarified
x
BREAKING NEWS

The release of Saimir Tahir, the former deputy of the PD reacts: He came out of prison as a billionaire

The release of Saimir Tahir, the former deputy of the PD reacts: He came out of
x
BREAKING NEWS

Vangjush Dako ends up in SPAK

Vangjush Dako ends up in SPAK
x

Opinion / Editorial

A "sealed" loss, long before the seal was lost!

A "sealed" loss, long before the seal was lost!

A mundet të “vulosin” demokracinë e vërtetë “vulëhumburit?” nëse politikanët tanë e meritojnë burgun, nga pak burg, e meritojmë të gjithë ne”, thotë italiani Grillo,Kjo është e vërtetë për shumicën e politikanëve që dolën në skenën politike post komunist, herë në mazhorancë e herë në opozitë “inerte” si kjo e viteve të fundit! Rezultatet e politikës dhe politikanëve në këta më shumë se tridhjetë vite, janë sa qesharake, aq edhe të dhimbshme, si ngecja, ngërçe, disfata, urrejtje, përçarje, pazare, punë të pista... Shkaqet, për këtë humbje të radhës përtej humbjes, apo më mirë ta quajmë “katastrofë”, unë do të rendis disa nga më kryesoret. Shkaku kryesor, për këtë humbje, janë humbësit, të cilët janë bërë e bëhen “varrmihësit” e vetvetes! Të dalin humbësit e të bëjnë propagandë për fitore, ky është absurditeti më i madh në këtë vend të vogël të marrë “peng”! Një “vulëhumbur”, që dikur merrej me “qytetarin digjital”, na u zgjua një ditë dhe kërkonte atë që askush nuk ja kishte borxh, kërkonte një vulë që të rrëmbente “shpatën” dhe “dyfekët”! Kjo “tenxhere e shpuar, në rrokullimën e saj, gjeti edhe një “kapak” i vetmi që i shkonte për shtat dhe megjithëse ishin si “Kasa” me “Hasën”, bënë koalicion si dy ”këpucë” të majta apo dy të djathta. Ajo ç’ ka i bashkonte ishte i njëjti hall, halli që të shiteshin në “treg” si “shpëtimtarë” të demokracisë, si “luftëtarët” që do të sillnin demokracinë e do të “përmbysnin” monizmin. Ishin të dy të rënë nga fiku”. C´do kush mund të largohet nga funksioni, apo detyra që mban dhe po të ketë talent e aftësi mund ta rifitojë atë përsëri. Por që të marrësh statusin e fitimtarit, pa patur një status dhe për më tepër, ajo që është më kryesorja të diskredituar në sytë e opinionit kjo është më shumë se një çmenduri me “infeksionin” që mbartin, “infektuan” edhe shumë të tjerë! Të qëndrosh për më shumë se tridhjetë vite në politikë, dhe të mos kesh mësuar alfën e politikës, kjo është më shumë se absurditet. Po cila është alfa e politikës? Alfa është së pari të njohësh vetvehten dhe së dyti të kesh krijuar besimin tek qytetarët, që ata të të besojnë. Po si mund të të besojnë qytetarët përderisa atyre nuk i shtron asnjë alternativë, dhe tërë propagandën e tyre të fitores e bazonin tek baltosja e kundërshtarit, tek urrejtja ndaj tij, vetëm duke ndjellë kob e Zi! Rama, nga ana e tij, krahasuar me këta politikanë të tipit “rrumpallë” të paaftë e të mbërthyer fort pas karriges, është shumë më përpara, pavarësisht që “kupën” e ka mbushur plot për t ú larguar nga pushteti-.Po kush do ta largojë” Kjo opozitë që vetëm emrin e ka të tillë, jo vetëm nuk e largon dot, por vetëm e bën për të qeshur! Të dy këta, “vulëthatë”, jo vetëm qytetarët nuk bindën, por nuk bindën as edhe ata që u shkojnë nga prapa, disa “ulurrimsa”, sepse shumica e qytetarëve, ata nuk i do sepse nuk janë të besueshëm dhe nuk e kanë justifikuar këtë besim në të gjitha sferat e larta të pushtetit që kanë qenë! “Vula e thatë” nuk u ngrit atëherë kur ishte për tú ngritur, kur ishte edhe më energjik, nëqoftëse do tí dhimbsej sadopak Shqipëria. Nuk i u dhimbs Shqipëria as kur manipuloi zgjedhjet në PD-në e tij dhe “pagëzoi” në krye të saj një “Kukull Sajgoni”si Lulzim Basha që po të mbledhësh “akarretet” e tij, zinxhiri shkon deri në Holandë! Me batakçillëqe e largoi Sokol Olldashin e nderuar që i kishte lezet mençuria, maturia, pëgjegjsia. Nuk ka më fakt bindës që ai të gjithë i do si vehtja, i do si Spaho e Noka, Klevisi e Ndoka e Salianji e Paloka,,apo Alibeaj, Bardhi etj, etj të “hurit e të litarit” ! U ngrit, për “Hallet e Shqipërisë” vetëm kur i dhëmbi “Plaga” që mori nga larg!.Kështu i ka trajtuar të gjithë kolegët e tij ky “vulëthatë”që ka mbetur një dru i fishkur me “kryqe të thyera” për të sjellë demokraci , atë që nuk e solli në të ri të tij që vetëm shkatërroi. Nuk ja vlen të merresh me atë “bishtin e vulës” që për më shumë se tridhjetë vite në politikë, mësoi vetëm tre fjali, si atëherë kur filloi si President që tha“Do të fitoj 40 deputetë” edhe në fund të karrierës së tij mburrej se “Do të fitoj 61 Bashki”! Është më shumë se për të qeshur! Mësoi edhe dy lloje ngërdheshjesh, dhe vetëm një lëvizje të dorës ! Unë nuk mund ta akuzoj këtë si të korruptuar, si të mbytur në flori etj, etj përderisa drejtësia as këto dhe as për shumë bëma të tij nuk ka folur. Sic e shpreha më lart, ky nuk gëzon asnjë fije reputacioni, asnjë grimë besimi në popull dhe del e flet në popull për fitore. Hapu o Dhe! Ky “politikan”, herë hiqej “viktimë” si Salvadore Alende, herë si “Trim” i Malit me gropa, herë si Mic Sokol e Vojo Kushi, herë si Heroi Kombëtar gjoja për të bashkuar popullin që e bëri “çarçaf”, herë si “Patriot i Madh” kur ne pamje, formonte krahët e Shqiponjës dhe me vepra, , përdorte kthetrat e saj!. Ja, të dy këta, na u bashkuan, “hane fshat, hane bajgat” dhe këtej e tutje do të shohim “unitetin” e tyre kur njëri sheh nga “krushka” e tjetri nga “Mushka”!. Të dy këta politikanë tí quajmë që nuk e meritojnë as këtë emër, ishin njëri “vula” e humbur prej kohësh me zullumet pa kufi që bëri ndaj Shqipërisë dhe tjetri, ishte “bishti i drunjtë” i vulës që i mungonte “boja” sepse ishin të dy të dalë boje! Këta lloje “markash” politikanë, asnjëherë nuk e kthyen gishtin nga vetja, gjithmonë, fajet e rënda të tyre u a faturonin të tjerëve. Ka edhe një shkak tjetër shumë të rëndësishëm që politikanët miopë, nuk po e kuptojnë. Të dy këta “politikanë”, mbajnë nga pas nga një “tabor”me sekserë, analistë, gazetarë që shpesh herë, këta bëhen më i madh “bishti nga sqepari”!... Tek i sheh ditë e natë nëpër studio të “përleshen” për “mustaqet e Celos”të politikanit që i shërbejnë, më shumë se i kanë shërbyer, i kanë marrë në qafë. Të gjithë fajet, ja kanë hedhur Mazhorancës, që padyshim ka shumë “kusure” por që këta me një “bagazh mënd” i kanë marrë në qafë vetë” Imzotët e tyre! Janë këta palo analistë të tipit Fevziu and Co, janë ata gazetarë në shërbim të tyre që gazetat përrallisin si vazhdimi i njëra tjetrës duke i shkuar pas “ujit” “Ustallarët” e tyre, duke i “krehur bishtin” për t’i çuar atje ku i çuan. Nga njëra anë Rama, i pandreqshëm merrte sadopak edhe nga kritikat, kurse më e keqja ishin këta shërbëtorë, sekserë, gazetarë e analistë që i çuan në “varrin” që i hapën me duart e tyre. Kur i “fërkon” shefat, ata “ngrihen” dhe nuk dihet ku përfundojnë.! Llafet e shumta, tashmë i merr erra, ”.Nuk ka thënë kot populli që “qorri e gjen vetë gropën”! Edhe krerët e BF-së, “varrin” e hapën me duart e tyre!.