BREAKING NEWS

The organizing group of the arms business in Gërdec is about to sink, the prosecutors are expected to take the facts from the American Justice in their hands, the order letters in the USA are launched, information will also be obtained about Patrick He...

The organizing group of the arms business in Gërdec is about to sink, the
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: This is why the socialists and Gentiana Sula blocked the opening of Ilir Metaj's spy file, we expect that the "syringe with sea water" that the DASH senior official injected into SPAK prosecutors will lead to the arrest of "heavyweights"

Daut Gumeni: This is why the socialists and Gentiana Sula blocked the opening of
x
BREAKING NEWS

The scandal erupts, the Parliament of Albania is accused of voting without a quorum on the Law on Strategic Investments, this is how the Constitution was overturned by the majority, the fraud is revealed

The scandal erupts, the Parliament of Albania is accused of voting without a
x
BREAKING NEWS

The dubious wealth of the "sheikh" of the Assembly Laert Duraj who challenges the old "wolves" in politics, apartment 200 thousand euros, 11 bank accounts, staggering profits from rent, 180 thousand euros from property sales, how he justified the milli...

The dubious wealth of the "sheikh" of the Assembly Laert Duraj who
x
BREAKING NEWS

Here are the deals of the SP and Reestablishment, how they are defending the corruption of Klodian Allajbeu and Vilma Nushi, thefts with "Hemodialysis", "Check Up", "Laboratories" and "Sterilization" are proven, arrests are expected from SPAK

Here are the deals of the SP and Reestablishment, how they are defending the
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha set up a commission to destroy SPAK and the Justice Reform, here are the new "non-women" deals with the prime minister to block arrests

Rama-Berisha set up a commission to destroy SPAK and the Justice Reform, here
x
BREAKING NEWS

The Port of Vlora scandal broke, this is how Samir Manes was forgiven 57 thousand square meters of land, 2 ministers were implicated, SPAK takes over the lawsuit against the government mega-oligarch

The Port of Vlora scandal broke, this is how Samir Manes was forgiven 57
x
BREAKING NEWS

The well-known journalist warns of sensational arrests in the coming days, here are some of the "scorching" files that SPAK is investigating and the scheme followed by BKH agents to arrest Jorgo Goro, the acting mayor of Himara was intercepted for 4 mo...

The well-known journalist warns of sensational arrests in the coming days, here
x

Opinion / Editorial

From campaign to campaign and… dry “dishes”!

From campaign to campaign and… dry “dishes”!

Kur vijnë fushatat, sidomos ato me karakter ekonomik, kanë të mirat e tyre, por puna me fushata apo me hope siç quhet ndryshe,përveç të këqijave, nuk sjellin të mira. Vetë fjala fushatë, nënkupton marrjen e masave organizative për ta përballuar një fushatë të caktuar. Në sistemin e kaluar, kryesisht fushatat ishin me karakter ekonomik. Kishte në atë kohë fushata me karakter politik dhe ekonomik. Me karakter politik ishte fushata e zgjedhjeve në parti, në të gjitha organet e saj, të cilat bëheshin në një periudhë të caktuar dhe përfundonin brenda 2-3 muajve... Përveç këtyre, bëheshin edhe fushata me karakter ekonomik siç ishin fushata e korrje shirjeve të grurit, të mbjelljeve të pranverës, të vjeljes së mollëve, etj. etj. Fushatat në atë kohë, të cilat presupozonin marrjen e të gjitha masave teknike dhe organizative, bëheshin në funksion të prodhimit, pra të ushqimit të popullit. Synimi, atëherë ishte të mos mbetej asnjë kokërr grurë apo kalli në fushë, por të futeshin në hambar. Në fund të fundit, këto fushata të përkohshme, i diktonte natyra kur gruri piqej në një kohë të caktuar, misri apo çdo prodhim tjetër dhe duke qenë se kjo fushatë bëhej problem i të gjithëve, të gjithë mobilizoheshin dhe i realizonin ato me “sukses”! Sot, fushata të tilla nuk dëgjohen më sepse fushatat e përkohshme të grurit apo të misrit, e kanë zënë fushatat e përhershme, në çdo muaj e stinë të vitit. Përpara se të flas për punën që bëhet sot me fushata, do të flas për ndryshimin e madh që ka sot midis fushatave të përkohshme në të kaluarën dhe atyre të përhershme që bëhen sot aq sa edhe emrin fushatë kur e dëgjon nuk të lë shije të mirë. Sot, bëhen vetëm fushata me karakter politik kurse ato ekonomik nuk dëgjohen më. Fushatat e sotme që janë “non stop” në çdo muaj të vitit, janë vetëm në funksion të pasurimit të atyre që “u ka rënë në pjesë” të pasurohen. Vendin e grurit e të misrit e kanë zënë bimët e canabis sativas, bimë kjo e cila nuk pret muajt qershor e korrik, por kultivohet, përpunohet dhe transportohet në çdo muaj e stinë të vitit dhe merren me mend të ardhurat që vijnë nga kjo bimë. Kur them të ardhurat e kësaj bime janë vetëm për një pjesë, kam parasysh ata të cilët u shkojnë të ardhurat dhe jo të gjithëve që janë punësuar në këtë lloj fushate. Çudia është që të punësuar janë shumë, por të ardhurat janë pak, sepse ata që marrin pjesën e “luanit”, qëndrojnë të fshehur, ata mbajnë pozicione të ndryshme që kanë në dorë, për të krijuar kushte që kjo lloj bime, të shkojë në destinacion sa më shpejt dhe pa firo. E veçanta e tyre, është që brenda një kohe të shkurtër të marrin shuma kolosale sepse, fjala vjen, ata kanë në dorë të shuajnë apo të ndezin radarët, ata japin sinjalin të nisen apo të mos nisen skafet me ngarkesën, ata sigurojnë tregjet e shitjes nën masa të rrepta sigurie e shumë e shumë të tjera. Kurse ata që derdhin djersë gjithë vitin, ata marrin sa për bukën e gojës, po të marrim rastin më të mirë që të mos kapen, sepse “rrufetë” e shtetit, bien pikërisht mbi këta fakirë. Pra çfarë u mbetet atyre që e vaditin, i bëjnë shërbime, e paketojnë e ngarkojnë, e shkarkojnë apo e transportojnë? Jo vetëm që këtyre iu mbetet një pagë e vogël, por më e madhe është frika sepse janë këta të parët që do të kapen e do të ndëshkohen. Por, ka edhe fushata të tjera të karakterit politik, të cilat janë të lidhura ngushtë me ato ekonomike dhe në funksion të tyre. Kushte më të mira që u krijojnë fushatat politike atyre ekonomike, nuk mund të gjesh. Për të mos shkuar më larg, po e fillojmë nga viti i kaluar. Në mos gaboj nga muaji gusht i vitit të kaluar u “ndezën motorët” për fushatën e zgjedhjeve parlamentare. U la çdo gjë mënjanë, u harrua gjithçka tjetër, u lanë të lirë shkelësit e ligjit që të livadhisnin si t’ua kishte qejfi, të ndërtonin pa lejë, të trafikonin ç’të mundnin, të vidhnin, të ndotnin ambientet për t’u “krijuar kushte” sa më komode turistëve e gjithçka tjetër. Po shteti dhe strukturat e tij, pse u morën vetëm me fushatën zgjedhore, pavarësisht që edhe këtë nuk e “qullosën” dhe lanë në harresë “fushatat” e tjera? Kjo farë metodë pune e tillë bën atë që të sjelli dëme të pallogaritshme. Të mos largohemi nga fushata zgjedhore. Kjo fushatë, nuk përfundoi as brenda tre apo katër muajve, por erdhi viti rrotull dhe akoma fushata vazhdon me intensitet, sepse fillimi i zgjedhjeve dihet, por mbarimi i tyre nuk dihet, ato, nuk kanë fund asnjëherë, sepse politikanët shqiptarë të çdo rangu, nuk njohin asnjë “fushatë” tjetër përveç asaj të marrjes së pushtetit. Prandaj ata nuk njohin asnjë rezultat të zgjedhjeve, as të Komisionit Qendror, as të KAS-it, as të gjykatave dhe as të “UFO-ve” sikur ata të kishin mundësi të zbresin në tokë e të marrin ndonjë vendim... Kjo fushatë zgjedhore, do të vazhdojë edhe për shumë kohë derisa të vijnë përgjigjet e Komisionit të Venecias, për të vazhduar me “fushatën” e shkarkimit dhe “ngarkimit” të presidentit, për të ardhur më pas me fushatën e zgjedhjeve vendore e kështu tërë jetën në “fushatë”, tërë jetën “nën urdhër dhe qesja si kokërr hudhër”! Jemi të veçantë në llojin tonë që po ua bëjmë aq shumë të mërzitshme jetën qytetarëve sa që ata e kanë të pamundur të merren me këto lloj fushatash dhe duke e ditur që me këtë “fushatë” është angazhuar vetëm shteti me strukturat e tij, secili qytetar e cakton vetë “fushatën” e tij që i pëlqen, por jo të jenë “fushata” sipas ligjit, por antiligjore. Qysh nga biznesi i vogël që edhe një kupon për tre kafe të vetme e qarkullojnë tërë ditën nëpër tavolina e deri tek bizneset më të mëdha që nuk paguajnë detyrimet në shtet, gjithçka është “rrumpallë”! Organet tatimore, qëndrojnë të relaksuar në punën e tyre sepse çdo gjë shkon “si në vaj”, sepse, përderisa “macja” është e zënë me fushatën për ata që vjedhin, “shesin” e “blejnë” votën, pse “minjtë” të mos hedhin valle? Por do të thotë dikush: Po shteti çfarë bën? Por, a nuk thamë që shteti dhe tërë strukturat e tij janë në fushatë zgjedhore për të siguruar “votime të qeta e të ndershme, që të mos ndodhi asnjë incident dhe as shkelja me vogël e rregullit dhe për të gjitha këto, kërkohet vigjilencë e madhe e nga të gjithë? Po kështu, të marrim edhe AKU-në, apo Autoritetin e Kontrollit të Ushqimeve. A mund të thotë dikush se çfarë ushqimesh konsumojnë, çfarë pijesh dhe gjithçka tjetër të grupit të ushqimeve? Askush! Matrapazët, mashtruesit e të eturit për fitime, gjithçka bëjnë. Ata edhe niseshtenë e shesin për djathë edhe frutat e perimet që fryhen si “kungujt” e gardhit, që një dreq e di se sa është sasia e herbicideve që u hedhin edhe ato ushqime që kanë skaduar qysh në kohën e “qepës” e konsumohen nga qytetarë sa të tjera, askush nuk pipëtin. Po çfarë presin këta të AKU-së? Presin, atë që mos e dhëntë Zoti te helmohet apo të humbi jetën ndonjë nga ushqimet e skaduara atëherë AKU-ja ndërmerr fushatën e kontrolleve sa që çdokush mendon që “këta, do të bëjnë gjëmën tashti”! Vazhdon kjo fushatë, por jo gjatë dhe më pas, githçka bie në qetësi. Kjo është fushata e AKU-së. Po ata që ndërtojnë pa leje, ato biznese të mëdha që nuk paguajnë detyrime në shtet, ata ndërtues që nuk u paguajnë siguracione punonjësve a kanë frikë nga shteti? Ata, nuk kanë frikë sepse e dinë që në raste fushatash, shteti ka të tjera halle dhe nuk mund të merret me këto “cingërima”! Por ka edhe një problem tjetër. Shteti e di mirë këtë punë, por të ndërhyjë në kohë fushate, as më shumë e as më pak, ai bën “varrin “ e vetvetes, sepse humb vota dhe për rrjedhojë humb pushtetin. Prandaj të “mëdhenjtë” e bizneseve kapardisen dhe dalin mbi shtetin. Po më pas, më pas shteti, gjoja fillon fushatën e “spastrimeve”, duke shkuar në “vrimë të gjilpërës” ata që kanë ndërtuar pa leje. Ndizen fadromat dhe bëhen gati grupet e policëve që do të shoqërojnë ato. “Dhëmbët” e kovave të bigës, duken sikur do të përmbysin malet…

Do të fillojë prishja e të gjitha ndërtimeve pa leje. Ka shtet këtu apo nuk ka, shteti, të bën gjëmën. Prapa fadromave mbeten vetëm inerte, qarje, ankesa. A bëhet keq? Jo, mirë bëhet, por pse me fushata? Pse në këtë kohë që mezi i presim turistët dhe ua zëmë rrugën me inerte? Në mes të rrugës inerte, në të dy anët e rrugës vetëm hedhurina e plehra që përveçse duhet të kalosh mbi pengesat e inerteve, duhet edhe të veshësh kundërgazin nga erra e rëndë e hedhurinave, të cilat i gjen me shumicë kudo. Edhe në plazhet, plehrat janë bërë male dhe menjëherë shteti ndërmerr fushatën e pastrimit. Nuk ka mundur t’u bëjë “leksione” qytetarëve të të gjitha moshave që të mos hedhin plehra rrugëve e kudo, por duhet të ndërmarri një fushatë, me Ministrinë e Turizmit që të pastrojë bregdetin. Mungesa e punës “bindëse” bën atë që ndërsa vazhdon pastrimi i plazheve e i vendeve turistike, nga mbrapa, hedhurinat vazhdojnë punën e tyre si “peshqesh” për turistët që nga ky “flamë” sektor siç është turizmi, presim të marrim të ardhura të mëdha! Janë disa emisione që jepen në disa televizione si gjoja të dëgjojmë zërin e qytetarit. E dëgjojnë zërin e qytetarit duke akuzuar vetëm kryeministrin që “nuk ka marrë masa për ujin e pijshëm në fshat”, që “nuk merr masa për rrugën”, që “nuk shikon hallet e qytetarit, por i ka lënë me një asistencë qesharake” etj. etj. Asnjë zë qytetari për administratën e administratorin përgjegjës, për pushtetin vendor, që qëndron nën hije, për ato organe e organizata që nuk kryejnë detyrat, përveç atyre që i takojnë kryeministrit. Kështu e ka thënë “i pari” dhe kështu vazhdon akoma, që qytetari vazhdon të ankohet vetëm për kryeministrin, shteti vazhdon me fushatat sipas “stinës”. Por, a do të merret ndonjë masë për bizneset që nuk kanë shlyer detyrimet, për ata që nuk kanë kryer detyrat? Asgjë, sepse ata, kanë siguruar vota që shteti të qëndrojë në këmbë, po kanë bërë të kundërtën, përsëri janë të nderuar sepse kanë kontribuar që të vijë në pushtet forca e tyre e zemrës dhe kur ata të opozitës të vijnë në pushtet, jo vetëm që shkelësit e ligjeve nuk do të ndëshkohen, por do të marrin edhe dekorata… Ja, kështu do të shkojmë nga fushata në fushatë.