BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Opinion / Editorial

Metamorfoza e negociatave pas derës së "blinduar" të BE

Metamorfoza e negociatave pas derës së "blinduar" të BE

Interesat kombëtare si një kontekst europian, kanë qenë dhe mbeten prioritare për ne shqiptarët, pavarësisht se kemi mbetur pas dyerve të "blinduara" të BE. E vërteta është se ëndrra për t'u ndjerë pjestarë të këtij komuniteti, ka marrë trajtat e thënies qesëndisëse të popullit tonë me litarin "tërhiq e mos e këput". Ky event që përbën angazhimin më të madh politik për Shqipërinë, ka mbetur nëpër dosjet e serialit të takimeve, me premtime pa asnjë vendim definitiv. Nëse komisioni për zgjerim e trajton këtë çështje konspirative për t'i dhënë rrugë, janë segmente skeptike brenda komunitetit të BE, që nuk duan të hapet drita jeshile. Por më shumë se sa ne shqiptarët që po rropatemi për një vendim pozitiv, është kredibiliteti i BE që ka marrë pikiatë përpara vendeve të BP, që kërkojnë të bëhen pjesë e tij. Një vendim pozitiv do të promovonte të gjitha përpjekjet që janë bërë në periudhën dialog, si dhe në linjën shumëpalëshe të proceseve, sidomos pas Samitit të Selanikut të vitit 2003. Megjithëse është një proces kompleks dhe mjaft delikat, në kushtet kur jo vetëm rajoni, por e gjithë bota, është gjunjëzuar nga pandemia dhe tani së fundi edhe nga kriza energjitike, që ndikon drejtë për drejtë në gjendjen social-ekonomike të qytetarëve, hapja e negociatave do të ishte një ogur i mirë për shqiptarët.

Kjo situatë që po rëndohet edhe nga mos marrja e një vendimi pozitiv, po ndikon në shpërdorimin e besimit tek qytetarët e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, të cilët me të drejtë shprehen se janë kapërcyer kufijtë e arsyes. Politika dhe analistët e këtij problemi, mendojnë se shërimi përfundimtar i këtij rajoni problematik, të mbetur pas dyerve të "blinduara" të BE, do të vijë vetëm me integrimin, duke u dhënë fund mbetjeve konfliktuale në shekuj, ku shembulli më i keq është alergjia politike e ditëve të fundit në veri të Kosovës. Përpjekjet e BE për të vendosur ura bashkëpunimi dhe heqjen dorë nga provokimet e fqinjëve veriorë, nuk kanë qenë të përgjegjshme dhe efikase, për sigurinë dhe kultivimin e paqes në rajonin e BP. Historikisht përpjekjet e para për të vendosur ura bashkëpunimi në zgjidhjen e konflikteve në Europë, u bënë me përfundimin e Luftës së Parë Botërore. Ky bashkëpunim përbënte një risi historike në marrëdhëniet ndërkombëtare, për vetë natyrën e përplasjeve etnike të lindura shekuj më parë, Iniciatorë për rolin negociues në atë periudhë kur kishte lindur një kulturë e re marrëdhëniesh u bë Anglia. Themi një kulturë e re sepse në këtë gjysmë shekulli, bota u nda në dy kampe, me doktrina e sisteme politike të kundërta. Anglia së bashku me SHBA, përbënin kështjellën e demokracisë në botë, prandaj dhe rroli i tyre ishte determinues në përplasjet e dy sistemeve, kapitalist dhe atij socialist të lindur në Rusi. Por Anglia këtë rol e mori për interesat e saj, për të ruajtur ekuilibrat dhe status-quonë e vendosur përkohësisht në Europë, nga vendimet e konferencës së Versajës. Anglia e kënaqur nga ç’ka kishte arritur në këtë konferencë, për të shmangur një konflikt të ri, arriti të zbusë marrëdhëniet nëpërmjet paktit të Lokamos të vitit 1925, që garantonte paprekshmërinë e kufijve të tyre. Po përse Londra sa ishte pjesë e BE dhe të tjerët, nuk arritën që pas një shekulli të ndërmerrnin një tjetër "Lokamos", për të normalizuar marrdhënie ballkanike? Sepse nuk u kanë interesuar politika të tilla për çështjen në fjalë, kështu që ky rajon edhe sot pas një shekulli, nuk është çliruar nga produktet negative të konferencave ndërkombëtare dhe pasojat e trashëgimisë së dhunshme të Kongresit të Berlinit të vitit 1878, të Konferencës së Londrës (1912-13), si dhe të sistemit të Versajës të vitit 1919. Dalja e Londrës nga BE, konfirmoi plotësisht qëndrimin konformist të trashëguar si Mbretëri e Bashkuar, se ajo nuk ka qenë kurrë për forcimin e unionit, por as edhe për zgjidhjen e konflikteve në Ballkan, por vetëm e lidhur gjithnjë me interesat e saj. BE si një organizëm kompleks vlerash, që premtoi parajsën për europianët, me një sipërmarrje detyrash të jashtëzakonshme, nuk arriti të krijojë komoditetin e duhur për qytetarët europianë, si dhe të krijojë një komunitet model me diversitete nga rajonet e tjera të botës. Faktorët që kanë ndikuar dhe po e vënë në pikëpyetje qëndresën e këtij komuniteti, përveç atyre me karakter global, janë edhe turbulencat e brendshme. Ndër to mund të përmendim mungesën e dakordësisë për vendimmarrje të përbashkëta, në dobi të solidaritetit, të pranimeve të reja, që me qëndrimet skeptike e burokratike, kanë krijuar një ndikim negativ tek vendet që aspirojnë për t'u anëtarësuar. Është tepër shqetësues fakti që brenda komunitetit, në disa vende me peshë janë shfaqur grupe ekstremiste të të dy krahëve, me simbole dhe thirrje neofashiste, ku së fundi u shfaqën edhe në Itali, duke shfrytëzuar protestat me thirrjet "No Green Pass". Në këtë front të përbashkët që kërkon vëmendje nga qeveritë e këtyre vendeve, jo vetëm brenda BE, por edhe jashtë saj, nuk mund të mos jemi edhe ne shqiptarët, si gur prove për siguri, garanci e paqe në rajon. Nëse dikush nuk i njeh virtytet e tona të trashëguara në shekuj, duhet të na i njohë medoemos si qenie mendimi dhe vlerash, që gjatë gjithë epokave historike, në çdo konflikt shqiptarët kanë përdorur arsyen dhe zgjidhjen me tru e jo me bajonetë, siç kanë vepruar fqinjët tanë kundër nesh. Prandaj anëtarët e këtij komuniteti dhe sidomos skeptikët, duhet të binden se në se ka një popull në Ballkan, që nuk duhet të ketë frikë nga e kaluara e tij, ky është vetëm populli shqiptar. Por fatkeqësisht sa herë diskutohet për hapjen e negociatave, dëshirat për anëtarësim i hedhin pas derës së "blinduar" të BE. Shqiptarët mendojnë se anëtarësimi në këtë komunitet vlerash, përbën një nga politikat më të rëndësishme për ta, sepse do t'u ndryshojë rrjedhën e jetës. Kështu ata nuk do të ndihen të braktisur, por të mbështetur fuqishëm, duke ndryshuar veten dhe tjetërsuar historikisht Shqipërinë. Këto ndryshime do t'i bëjnë ata garant edhe për komunitetin, ashtu siç thotë një thënie proverbiale e popullit tonë që: "shqiptari kur jep fjalën ther djalin". Ata mendojnë se anëtarësimi do të ndikojnë në të gjitha fushat duke filluar nga industrializimi, i shkatërruar nga doktrinat e papërgjegjshme qeverisëse. Ai do të ndikojë në agroturizëm, në gjallërimin e biznesit, në mos braktisjen e vendit, në arsimimin e fëmijëve në universitetet më prestigjoze të Europës etj. E për të gjitha këto kërkohet ndërgjegjësim, përkushtim, bashkëpunim i të gjithë faktorëve, por mbi të gjitha i partive politike, të cilat nuk duhet të ngurosen nëpër llogoret e luftës për pushtet dhe berihajit të foltoreve pa asnjë vlerë pozitive. Partitë duhet të dëgjojnë qytetarët, për të vënë mbi gjithçka interesat kombëtare, që Shqipëria të mos mbetet tek ura e Qabesë, por të bëjë gjithçka që është e mundur, për hapjen e derës së "blinduar" të BE.