BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

Me vulat e shtetit mbushin xhepat me pasuri dhe mbulohen me lavdi!

Me vulat e shtetit mbushin xhepat me pasuri dhe mbulohen me lavdi!

Një komunikim nga Ministria e Drejtësisë, ministri Ulsi Manja, informoi shqiptarët mbi ndëshkimin e dy punonjësve të AKU-së, të cilët i vendosën gjobë padrejtësisht një biznesmeni në Fier pasi nuk u kënaqën dhe mbeten të zhgënjyer se ai nuk bëri ritin dhe qokën për t`iu dha bakshishin që e kanë shndërruar shumë prej këtyre administratorëve në normë të panegociueshme. Punonjësit e AKU-së, pa dijeninë e biznesmenit, pa e kontaktuar, vetëm se nuk morën ryshfetin, e gjobitën pa dhënë asnjë argument, tinëzisht biznesmenin e çikërrimave që shet dy arka me perime për të mbajtur familjen. Me të drejt, biznesmeni dhe me kurajo qytetare, këtë akt të shëmtuar të kontrollorëve të cilësisë së perimeve, duke e konsideruar veprim të padrejtë dhe hapur korruptiv, informoi, Njësinë Antikorrupsion, krijuar së fundmi, si një mekanizëm për të ndëshkuar cilindo që shkel ligjin dhe bën korrupsion, vetëm se zotëron vulën e shtetit, pra ka tagrin të ketë vulën që vërteton dokumenta shtetërore në emër të institucionit për të cilin shërben dhe ka detyrimin ligjor të zbatojë kërkesat e ligjit, duke u shërbyer qytetarëve me taksat e të cilëve paguhen. Me të drejtë, ministri Manja, i etiketoi dy punonjësit e AKU-së, si shushunja që grabisin qytetarët, të cilët kanë të drejtën e ligjshme për të kërkuar shërbime cilësore, korrekte dhe në kohën e duhur sepse administratorët për këtë punë janë. Nëpunësit, punonjësit dhe administrata shtetërore nga skaji më i largët i vendit deri në majë të piramidës në të gjitha institucionet, janë të detyruar t`iu shërbejnë qytetarëve dhe jo t`i sorollasin apo t`i detyrojnë hallexhinjtë të paguajnë ekstra për shërbimin që meritojnë ta përfitojnë se kjo është e drejt e tyre sepse janë shtetas të këtij vendi dhe gëzojnë të drejtën t`u shërbehet në çdo kohë, sapo paraqiten në zyrat e shtetit. Po nuk ndodh kështu ngado. Ministri, iu referuar një rasti të freskët si të thuash për përurimin e “Njësisë Antikorrupsion”, e cili nuk është përcaktues dhe as më tipiku. Po sa shushunja sorollaten në zyrat e shtetit, të cilët s`kanë lënë gurë pa lëvizur e kontakt pa bërë me synimin e vetëm që të zënë vend në administratë dhe shkojnë atje që në fillim me të vetmin qëllim: Të fitojnë e të pasurohen duke gërmuar xhepat e qytetarëve. Mendimi se janë të përkohshëm dhe se nuk janë në ato vende për meritë as për karrierë të suksesshme, po si miq e shokë, kushërinj, fisni, të dashur të partisë apo shokë të shokëve të vendimmarrësve, të bëjnë gjëmën, të marrin erzin të shkelin dinjitetin, ty shteti im, po së pari mua qytetarin tënd që rropatem mëngjes-mbrëmje për sigurimin e jetesës. Shushunjat nuk janë pak sepse edhe habitatet ku gjallojnë, janë me mijëra nga skaji në skaj deri lartë në piramidën shtetërore, ku shushunjat bëhen sa një balenë dhe nuk të pinë vetëm gjakun po të konsumojnë të tërin zoti ministër i Drejtësisë! Po ç’ndodh në realitet dhe cila është situata e shërbimeve nga administratorët që kanë në sirtare vula dhe të drejtën për të firmosur në shkresat zyrtare për pronat, taksat, lejet e ndërtimit, dëftesat shkollore, legalizimet, tenderat, marrëveshjet, koncesionet, PPP-të dhe qindra e mijëra shërbime jetike, ku doemos vihen përballë qytetarët dhe zyrtarët si administratorë dhe nëpunës që janë në ato zyra dhe ngrohin ato karrige, jo për t`u kapardisur dhe për të vjelë para nga xhepat dhe portofolat e varfër të qytetarëve të këtij vendi, po në emër të detyrës.

Në Shqipëri, janë me mijëra zyra dhe brenda tyre shumë zyrtarë, të cilët nuk mund të vihen në një numërues as të barazohen të gjithë me shushunjat që u pinë gjakun qytetarëve, shumë janë të ndershëm e të përkushtuar, me dinjitet. Po disa lëvizin gishtat si tek komedia “Prefekti” se ndryshe nuk do pajisin me dokumentat që iu nevojiten për të kryer punë në zyrat e shtetit.

Kështu, shushunjat shumohen se nuk thonë kot sheh rrushi-rrushin dhe piqet. Janë në numër të pafund pasi edhe vulat që kërkohen nga qytetarët në dokumenta janë të pafundme. Korrupsioni nuk është simbolikë. As fiksion. As numerik apo shkronjorë. Nuk është një ide pa formë nuk është subjektivizëm apo shpikje nga propaganda opozitare apo individët që nuk e duan këtë pushtet, që urrejnë këtë kryeministër, ministrat, institucionet apo organizmat e ndryshme që veprojnë në shkallë vendi. Përditë flitet për betejën me korrupsionin për individë të korruptuar, të cilët janë mes nesh dhe kanë dalë nga gjiri ynë, ata që sillen brutalisht dhe të pacipë ndaj qytetarëve që i shikojnë nga duart dhe xhepa që më parë se të shërbejnë, presin të marrin taksën në euro apo lek. Kjo është taksa e gjakut sipas Kanunit të Maleve për ata që bënin vrasje që me aq hollësi tronditëse e ka përshkruar Kadare tek “Prilli i thyer”. Po me ndryshim shumë thelbësor. Janë zyrtarë të kollarisur e të kapardisur që mbajnë leksione për etikën dhe antikorrupsionin, po sa kthejnë krahët ecin në shinat e pasurimit përmes vulës dhe firmës.

Kur nuk shkundin xhepat, qytetari detyrohet të kthehet mbrapsht, të ndryshojë mendje, të rikuperojë sjelljen duke u rikthyer tek e njëjtat zyra me taksën në xhep për ta dorëzuar tek administratori sepse ndryshe nuk mund të marre vulën aq të nevojshme pasi pa atë vulë nuk ka vlerë asnjë dokument. Pa mohuar luftën e organeve të specializuar si dhe ndëshkimet dhe arrestimet spektakolare të zyrtarëve të rangjeve të ndryshëm të pa menduara para pak vitesh të cilët mbroheshin me shpirt e dhëmbë me gjithë forcën nga pushteti i Berishës që sot shitet si kampion i betejës anti korrupsion, apo aplikimet përmes “E-Albania” duhet pranuar se korrupsioni ka shtrirje të gjerë. E gjen në shumë zyra të shërbimit të qytetarëve, duke fituar qytetarinë dhe gati është pranuar si mekanizëm që vë në lëvizje zgjidhje të mëdha dhe të shpejta. Bile, thuhet se është fuqi e lëvizjes dhe vajosjes së mekanizmave dhe hallkave për të nxitur punët, pretendim ky iluziv pasi korrupsioni është kanceri që shkatërron dhe rrënon ekonominë, degradon demokracinë dhe pengon zhvillimin. Sot bilanci i betejës së shtetit me të korruptuarit dhe korrupsionin nuk është fillestar as në pikën zero. Shqipëria ka një historik të luftës me këtë plagë të rëndë dhe ka shënuar arritje. Vite të shkuara doganieri H.B. çuditej sa herë merrte pagën e muajit. Dhe u thoshte kolegëve si i ri që ishte: Pse edhe pagë marrim ne?! E ç’i duhej paga kur ajo ishte thërrime para parave që merrte përmes vulës. Po ky fenomen është prezent. Mes nesh dhe vetë shumë herë i japim oksigjen të korruptuarit duke kërkuar përfundim të punëve brenda sekondës apo kur duam një zgjidhje jo ligjore. Plaga mbetet e acaruar. Edhe pse nga shteti janë ndërmarrë masa efikase për të luftuar korrupsionin nëpër sportelet dhe pelegrinazhet nëpër zyra, duke aplikuar sisteme që vetëm me një klik mund të bësh aplikime, duke shmangur kontaktet me zyrtarët dhe një sërë masash të tjera për të shmangur sa të jëtë e mundur kontaktet e drejtpërdrejta që shpien në sorollatje dhe mitmarrjen përsëri ndryshimi është hap minimal. Nëse biznesmenit të frutave perimeve në Fier, iu vendos një gjobë prej katërqind mijë lek të reja e dënueshme, kjo në zyra të tjera, zyrtarë më të rëndësishëm që kanë më shumë në dorë, atje ku qytetarët i përplasin nevojat, mitmarrja është normë e pashkruar dhe gjobat janë shumëshifrore.

Gjobat e vendosura dhe gjaku që thithin shushunjat siç i etiketon me të drejtë, ministri i Drejtësisë, janë më të majme. Ku e ku më të larta aq sa shumë herë qytetarit mund t’i bjerë të fikët nga surpriza me të cilën përplaset dhe duhet të mendohet dhjetë herë para se t`i paraqitet zyrtarit që ka në dorë vulën e shtetit, e cila është më rëndë se vula e mbretit. Po në marrëdhëniet mes zyrtarëve dhe qyetarëve ka edhe një korrelacion, i cili kërkon sjellje ndryshe edhe nga qytetarët. Nëse ka zyrtarë të padenjë e të pangopur ka edhe individ që i kompromentojnë ata me njëmijë mënyra. Kështu, nëse goditet një administrator se merr ryshfet, patjetër duhet të shkojë para ligjit edhe ai që jep para në emër të shërbimit apo nderit. Sepse të dyja palët janë bashkëfajtorë, pavarësisht nga pesha e fajësisë. Për vetë shtrirjen që në disa zyra është kapilar korrupsioni i ka bërë qytetarët të deklarojnë kudo do se: Me vulat e shteti mbushin xhepat me pasuri dhe të mbulohen me lavdi ata që duhet të ishin shërbëtorët e mi! Për të mos t`i dhënë korrupsionit oksigjen, qytetarët si palë rreshtuar në betejën kundër korrupsionit, le të denoncojnë në “Njësinë Antikorrupsion”. Ndryshe do flasim me vete dhe do shajmë për shtatë palë qejfe qeverinë e kryeministrin në një kohë kur vetë duhet të bëhemi luftëtarët më të zjarrtë në këtë betejë që duhet ta na nxjerri fitimtarë doemos. Ndryshe vetëm do qurravitemi nëpër korridore e zyra, duke folur për të korruptuarit që do bëhen edhe më të korruptuar, më të pasur e më të pafrikësuar nga ligji dhe populli!