BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi plas ‘BOMBËN’ për Sali Berishën, paralajmëron zhvillime të forta: Jam i bindur. Pas arrestimit të tij do të...

Frrok Çupi plas ‘BOMBËN’ për Sali Berishën,
x

Opinion / Editorial

Marrëzira, që vetëm i marri i shkon deri në fund!

Marrëzira, që vetëm i marri i shkon deri në fund!

Kovaçin, e donin të gjithë banorët e fshatit, jo vetëm për atë që ishte një mjeshtër i vërtetë për të bërë artikuj të ndryshëm si masha, kosore, kaci për të marrë zjarr, gozhdë, patkonj e kapistra për kafshë, etj. Jo vetëm kaq, por ishte edhe i gatshëm e i papërtuar në ç’do kohë për t’i shërbyer atyre në ç’do kohë. Një ditë ata dëgjojnë kovaçin që të bërtiste me ulërima për bashkëshorten e tij që ishte mbytur në lumë. Vrapuan të tërë banorët e fshatit për t’i ardhur në ndihmë dhe morën rrjedhën e lumit për të gjetur viktimën. Pas pak, përsëri dëgjojnë kovaçin: “Jo, jo, mos kërkoni në drejtimin që rrjedh lumi, por në të kundërt, në qoftë se doni ta gjeni!” Ka edhe njerëz të tillë që kërkojnë suksesin e tyre në të kundërt të “rrjedhës” së shoqërisë apo si të themi në mënyrë antiligjore. Edhe lumi, rrjedh në bazë të “Ligjit” të tij, nga lart poshtë dhe kurrsesi nuk mund të rrjedh nga poshtë lart. Edhe në shoqëri, pavarësisht se çfarë sistemi është gjithçka është e rregulluar me ligj dhe është tjetër gjë nëse zbatohen ato apo jo. Ndokush që kërkon të dali mbi ligjet për të arritur suksesin e tij, është as më shumë e as më pak, marrëzi dhe si i tillë ai nuk mund të quhet tjetër, përveçse i marrë! Ka të tillë që veprojnë nga mosdija pavarësisht që dëshirën e kanë të madhe , pavarësisht që nuk ja lejon as mosha dhe as “këllqet” e përsëri, etja e madhe për pushtet, etja për të “nusëruar” edhe njëherë në pushtet, i shtyn në marrëzira. Edhe nusja, kur u mplak filloi të kuptonte që kur ishte nuse kishte bërë edhe gabime, prandaj tha: “Ah sikur të bëhem edhe njëherë nuse pa di unë si nusëroj”! Por, a mund të bëhej plaka, nuse? Edhe “Saliu i tretë”, kërkon të bëhet përsëri “Saliu i parë”, prandaj edhe shprehet: “Saliu i tretë” nuk do të jetë si “Saliu i dytë”! Nuk e marrim vesh dhe nuk e kuptojmë se ç’doni të thoni me këtë sepse mendja ne të “paditurve” ku nuk na shkon: Do të bëheni më i egër, do të bëheni më diktator më shumë se keni qenë deri sot, do të bëheni më njerëzor (vetëm i tillë juve nuk keni qenë ndonjëherë), do të bëheni më i butë, më popullor, më konservator, më fanatik, apo më fetar. Të gjitha këto, juve nuk ju shkojnë për shtat sepse mëndja na e thotë që përderisa keni rrëmbyer “shpatën” dhe “vrisni e prisni”, shpallni “non grata” të gjithë, që nga Amerika e deri tek “pengu” me siguri do të jeni një personazh që do të hakmerreni ndaj të gjithëve sepse vetëm tolerant juve nuk jeni. Për një gjë Saliu ka plotësisht të drejtë. Saliu shihte punën e tij dhe nuk i prishte punë njeriu, po kush e ngacmoi “shejtanin” që flinte? Atë e ngacmoi Amerika në kohën kur koha e Saliut kishte mbaruar. Përpara Saliut, ka të tjerë Amerika për të shpallur “non grata”, që janë në detyrë, mbasi Saliu, me të mirat e bëmat e tij, e kishte mbyllur ciklin. Marrëzirat e Saliut, në kohën e Saliut të parë e të dytë, nuk kanë të sosur. Në morinë e tyre ju përmend vetëm një: Firmat Piramidale, që bënë atë që brenda një kohe të shkurtër i gjithë shteti “demokratik” që ju e propaganduat me të madhe u bë shkrumb e hi. Këtë e keni bërë me vetëdije sepse nuk është vetëm përgjegjësi, nuk erdhi nga mos dija, por të gjitha bankat, qysh nga ajo kombëtare, jo me një e me dy shkresa por, me shumë e nga të gjitha bankat e të gjitha niveleve, ju paralajmëruan që të ndalonit këtë katastrofë. Ju, jo vetëm nuk e ndaluat por deklaronit me mburrje që “paratë e shqiptarëve, janë të pastra, mos dëgjoni opozitën”! Nuk deshi të largohej ky personazh me vullnetin e tij mbas një periudhë kohë të caktuar mbas përmbysjes së sistemit komunist që të ikte i nderuar, pavarësisht nga gafat e rënda që kishte bërë dhe të gjitha do t’i faleshin sepse helbete morri përsipër një barrë të rëndë duke ecur në rrugë të pashkelura dhe me një popull pa përvojë demokratike nga qëndrimi për afro pesëdhjetë vite i mbyllur në “kafaz”! Por jo, duhet të ikë me turp dhe ajo ç’ka është e sigurt, asnjë i marrë që i është futur marrëzirave, asnjëherë nuk ka ikur si triumfator. Nuk deshi , si të themi të ikte i pastër siç edhe erdhi, por e kërkon vetë që të iki i ndotur. Se ç’thotë ai më pas, që përvoja botërore, ka treguar që rikthimet në politikë, kanë qenë të suksesshme, kjo është një përrallë mbasi vetëm ky nuk hyn në ata që të kthehet përsëri me energji të reja, tani që edhe kokallat i janë shtrembëruar. Tek fliste përpara grave dhe vajzave demokrate të Tiranës, duartrokitjet dhe britmat e tyre “Rroftë Sali Berisha” më kujtojnë personazhin e nobelistit francez, Alfons Dode, “Tartarini i Taraskonit” i cili u mburrej bashkëfshatarëve të tij. ”Ja, me këto duar i shqeva të gjitha egërsirat e pyllit dhe tani flini të qetë” dhe turma bërtiste: Bravo Tartarin, më të lumshin ato duar që na shpëtove edhe ne por edhe bagëtitë tona që ja hoqët nga dhëmbët bishave të egra! Mbasi u mburr e u mburr u tha: “Më kanë mbetur edhe nja dy luanë dhe po shkoj t’i mbys edhe ata! E përcollën deri në afërsi të pyllit dhe prisnin “haberin”, por lavdi Zotit që erdhi gjallë i hipur mbi gomarin e tij në grahmat e fundit. Si për inat, edhe bishat e egra sikur ta kishin bërë me llaf dhe nuk i lanë fshatarëve bagëti në këmbë. Por, nejse të vijmë tek problemi i ditës, tek “Tartarini i sotëm”. “Unë, qysh sot, ju jap fjalën që do të shpall “non grata” Xhorxh Sorrosin! Pjesëmarrësit klithnin me të madhe: Urra, Urra!       Do të shpall “non grata” edhe Amerikën! Urra! Urra! Do të shpall “non grata”, pengun e Ramës! Do të shpall “non grata” Partinë Demokratike! Ambasadorja Amerikane, nuk do të shkelë në zyrën time pa i kërkuar falje demokratëve. Mos more, tani e “shpartallove” Amerikën!

 Të gjithë u “shpallën non grata” dhe mbetën vetëm UFO-t pa u shpallur të tillë. Me siguri sikur të kishte shpallur “non grata” ndonjë të tillë, pjesëmarrësit do të bërtisnin e do të duartrokisnin këtë “sihariq” të madh. Njëra nga pjesëmarrëset e entuziazmoi shumë udhëheqsin e “ardhshëm” kur ai dëgjoi se si ajo i kishte kallur “tmerrin” Edi Ramës kur kishte dëgjuar mbiemrin e saj që e kishte “Sorra”! Ja ta marrim pak më shtruar. Partia Demokratike, sot për sot është në opozitë, nesër ajo mund të vijë në pushtet, kjo nuk ka rëndësi por është institucion demokratik dhe si e tillë ajo është brenda kuadrit ligjor sikurse edhe Basha, djalë i mirë apo i keq, humbës apo triumfator, ai ka një mandat që i është dhënë nga zgjedhësit pra është i zgjedhur me votën e popullit dhe në fund të fundit ai njihet si kryetar dhe ai ka të drejtën e firmës dhe vulës. A themi që të zbatojmë institucionet dhe ligjet? Kjo është demokratike. Por, nuk kuptohet ç’është ky i marrë që kërkon të përmbysë me dhunë institucionet demokratike , të përmbysi qeverinë legjitime, të rrëzojë “pengun” siç e quan ai kryetarin e opozitës, duke mbledhur firma në mënyrë antiligjore apo të mblodhi Kuvendin Kombëtar, një e drejtë kjo që nuk i takon atij që ka në dorë “hapëset e kashtës”? Si kudo, edhe në rastin konkret, “objekti” Parti Demokratike ruhet me roje sikurse edhe Kryeministria që juve dikur deklaronit: Po të kalonit “vijën e kuqe” qoftë edhe një hap, do të zbrazeshin bataretë e plumbave. Ja kështu është është edhe “objekti” PD që e ruan Basha dhe nuk lejon që atë ta marrin e të bëjnë komandë ata që vijnë nga rruga! A nuk është kjo shkelje e normave demokratike dhe shkelje me të dy këmbët e statutit që njeh vetëm organet legjitime dhe askënd tjetër? Vazhdojmë më tej. Partia Demokratike si ç’do parti tjetër, ka sekretar, ka nënkryetarë, etj. Kush jeni juve more zotëri, që ju kërkoni atyre që të dorëhiqen?   Me ç’të drejtë juve dhe me ç’kompetencë ndërhyni në kompetencat e organeve të tjera e aq me tepër që jeni një “hiç” dhe në dorë keni vetëm tespihet dhe nuk keni as firmë dhe as vulë? Këshilla më e mirë për juve do të ishte që të mos bëheni qesharak dhe bëhuni pak serioz sepse mos kujtoni asnjëherë se jeni gjithçka jo vetëm me ata pjesëmarrës tranzitë nëpër foltoret tuaja. Keni edhe një problem tjetër juve zoti “Ish’! Gjithçka keni folur e keni folur, i keni rënë edhe tavolinës, keni bërtitur e keni anatemuar, të cilat këto janë e drejta juaj, por ama të gjitha këto i keni bërë vetëm kundër të tjerëve dhe nuk e keni kthyer një herë të vetme gishtin nga vetja për t’u treguar pjesëmarrësve që ndjeni edhe përgjegjësinë e vetes. Është bërë tashmë traditë në këtë vend që politikanët tanë, po e mbërthyen karrigen, nuk e lëshojnë më dhe së dyti, askush deri sot nga politikanët e çfarëdo lloji nuk e kthen nga vetja por vetëm akuza ndaj të tjerëve dhe gjithmonë faji mbetet jetim. . Më shumë nga të gjithë të tjerët, këtë shembull të keq e jepni juve me sulmin që keni ndërmarrë. Keni bërë marrëzira dhe këto juve i dini sikurse edhe të tjerët si ai që është President që ka edhe më shumë kusure nga ju por ai rri i heshtur tani por askush nuk mendon që ai është bërë “pulë”, përkundrazi e ka metodë pune atë, sepse e pa që nuk ndriti gjë në politikë përveç “të rejave” sfurqet, kosoreve dhe çomangeve që solli. Jeni të gjithë juve politikanët të të gjitha ngjyrave që e keni katandisur këtë vend në “Tokë e Djegur” dhe “Tokë të Shkretë” që çdo ditë po shkretohet e nuk do të mbetet më as gurrë e as drurë në pyll.