BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, zbardhen informacionet e para

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e pallate”, Braçe thumbon sërish Ramën për lopët

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e
x
BREAKING NEWS

Manipuluan rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan, kush janë anëtarët e KZAZ-së që përfunduan në prangat e policisë

Manipuluan rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan, kush
x
BREAKING NEWS

“Vrasja më e tmerrshme që mund të ekzistonte”, avokati zbulon detaje të reja nga ekzekutimi barbar i 18-vjeçares nga partneri dhe shoku i tij: Unë jam tmerruar kur e kam parë raportin e autopsisë, Marigona është detyruar të përdorë…

“Vrasja më e tmerrshme që mund të ekzistonte”,
x
BREAKING NEWS

Arrestohen 8 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit

Arrestohen 8 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Pogradec, polici përplas 13-vjeçarin dhe ikën nga vendngjarja, detajet e para

Aksident i rëndë në Pogradec, polici përplas
x

Opinion / Editorial

Kur në vend të programeve të zhvillimit, partitë na bombardojnë me skenarë të shkatërrimit!

Kur në vend të programeve të zhvillimit, partitë  na

Partitë  janë organizime politike të cilat kanë funksione të rëndësishme në sistemimin demokratik ku jetojmë. Përmes tyre mobilizohen qytetarët, binden, orientohen, joshen, tërhiqen,afrohen,mashtrohen dhe me zgjedhje të përgjithshme vendoset kush forcë politike do jetë në udhëheqje të vendit dhe cila në opozitë. E njëjta skemë edhe për pushtetin vendor. Sistemi politik ka dy grupime, që alternohen, mazhoranca-opozitë dhe anasjelltas. Për të mbërritur deri në ditën e zgjedhjeve, secila forcë politike, e djathtë e qendrës apo e majtë për të tërhequr sa më shumë elektorat, për ta bindur qytetarin të votoj në shumicë, harton strategji në shkallë kombëtare dhe lokale. Këto strategji, janë në afate të gjata në perspektivë, por edhe për periudha të shkurtra, piketa orientuese për dhjetëvjeçare  apo për çdo vit. Strategjitë politike synojnë të vendosin piketa të zhvillimit në të gjitha fushat e jetës, në ekonomi, vepra madhore, mirëqenien e qytetarëve, shërbimet në çdo fushë në interes të shtresave në nevojë për të gjitha moshat.  Pikërisht këtë synojnë forcat politike progresiste. Jo thjesht për të joshur votuesit për t`u marrë votën, po për zhvillimin e politikave të brendshme dhe të jashtme, të balancuara e harmonizuara me nevojat për sot dhe perspektivën. Programet dhe strategji  sa më efektive për të vendosur paqen dhe prosperitetin, brenda vendit edhe në arenën ndërkombëtare, politikat e jashtme e fqinjësinë e mirë. Për të shtruar shinat që të çojnë larg, mobilizohen elitat e partive politke dhe grupe interesi, intelektualë me përvojë, studiues të çdo fushe për vendosjen e piketave sa më racionale. Pa strategji të mirëfillta nuk ka përparim. Shoqëria endet në errësirë. Planet e mëdha në letër nuk kanë asnjë efekt,  janë të destinuara të mbeten relike propagandistike. Në këto tri dekada demokraci çfarë nuk kemi dëgjuar! Sa programe madhështore, të fryra, utopike, bombastike kemi njohur!Premtime astronomike. Nga çeku i bardhë në 1991 tek bollëku lumë sapo demokratët të vinin në pushtet. Vërshimi i investimeve të globit deri tek tramet në Tiranë. Programe që kanë përfunduar në tullumbace. Po tek e fundit programe të tilla kanë në brendinë  e tyre progresin, ndërtimin, zhvillimin e shoqërisë nga kultura deri tek industria,bujqësia, arsimi, transporti, rrugët tokësore, portet, aeroportet hekurudhat apo zhvillimin e zonave turistike të Bregdetit dhe ato malore. Edhe pse mund të jenë jo shumë realiste. Po jo pak herë jemi ndeshur me strategji që as në ëndrrat më të guximshme nuk i kemi përfituar. Pas zhgënjimeve të mëdha kanë ndodhur edhe përmbysjet e paimagjinueshme. Firmat piramidale e çuan Shqipërinë në buzë të humnerës, në prag të luftës civile. Kjo ishte një nga strategjitë alla Berisha. Politikë shtetërore me ambalazh futurist.  Po ajo që të habit dhe të bën pesimist, dyshues, të largon nga politika,të tremb, të jep drithërima, janë strategjitë e politikave të partive si mekanizëm jo ndërtimi dhe bashkimi,perspektivë dhe optimiste, po shkatërrimi, përmbysjet e  mëdha që kanë synim betejat pa fund për të rrënuar atë që është ndërtuar me shumë mund e djersë për ta zëvendësuar me politika që të çojnë në përplasje shoqërore, ndasi të thella,sherre të pafundme, thua se jemi në rendin primitiv kur ndahej toka dhe secili luftonte për të zaptuar pjesën  vet. Gjuha e partive politike është agresive. Këtu nuk bëjnë përjashtim, të djathtët e të majtët. Në fjalorin e liderëve tanë politik, ka retorik fyese dhe agresive. Në to nuk ka asgjë paqtuese dhe bashkuese. Të duket se je në mes të xhunglës, ku secili kërkon të zotëroj të tërën. Ku partitë duan të shqyejnë njëra –tjetrën. liderët nga politik shndërrohen në prijësja ushtarak,armatosur, jo me armën e dialogut dhe mirëkuptimit, po regresit dhe luftës për të asgjësuar kundërshtarin politik. Këto janë strategji që kanë në thelb shkatërrimin dhe rrënimin, ndarjen dhe  përmbysjen. Përmes tyre synohet të copëtohet pala tjetër dhe me çdo çmim të vij  në pushtet pala pretenduese. Pikërisht, pushteti është qëllim në vetvete. Jo me votë po me top. Janë beteja të partive që duken sikur kanë zbritur në ring gladiatorët, armatosur deri në dhëmb. Dëgjoni fjalimet e Kryetarit të foltoristëve, Sali Berisha. Për Berishën nuk ka paqe, Nuk ka tone të qeta. Si njeh marrëveshjet. Ka vetëm agresivitet. Shembulli më i freskët e domethënës është pushtimi në tetë janar i selisë së PD-së. Pse jo edhe pushtimi i saj, fshehur pas një vendimi gjykate të dyshimtë. Një deklaratë rutinë e Berishës, dëgjon dhjetë herë fjalën përmbysje, rrëzim nga froni. Shkurtim të ditëve në pushtet të Ramës. Luftë për vdekje banditëve të qeverisë. Shkatërrim të kundërshtarit. Asgjësim të kryeministrit. Shporrje të socialistëve. Edhe ditëlindjen e kësaj force politike Në vend të urimit siç e do tradita demokratike e sulmua si e krijuar prej jugosllavëve, parti e komunistëve?! Nuk janë vetëm deklarata politike. Është strategji. Gjuha e komunikimit në sallën e parlamentit, debatet në ekranet e televizioneve. Kudo shpalosen programe të përmbysjes politike. Jo të rindërtimit dhe zhvillimit. Programe që dalin nga zyrat e partive që sot janë në opozitë, po nesër me votën e qytetarëve mund të jenë në pushtet. Ky fjalor nuk është ekskluzivitet  vetëm i Berishës,po i gjithë liderëve politik të shkollës Berishiste që kërkojnë me çdo kusht të imponohen ta vënë përball sulmeve jo demokratike qeverinë,partinë në pushtet. Programet me sens përmbysjen dhe shkatërrim, platformat që duket se janë parapolitike, falsin për demokraci në pelena. Demokraci në fillimet veta. Liderë politik që në mendje kanë betejat për të përmbysur kundërshtarët me çdo mjet dhe jo me mjetin e vetëm që është vota. Të njëjtin fjalor ndesh edhe tek pasardhësit dhe kundërshtarët e rinj të Berishës. Lulzim Basha më parë dhe mëkëmbësi i tij kryetari në detyrë, Enkelejd Alibeaj sot. Po kjo është gjuha e Vokshit, E zonjës Tabaku. E Spahos. Shehut e me radhë. Duket se nuk janë deklarata të shkëputura po programe ndërtuar, jo për të zhvilluar shoqërinë, për të fituar në rrugë demokratike, po për të arritur qëllimet dhe objektivat për të ardhur në pushtet si qëmoti me forcë, imponim, duke kërcënuar, akuzuar dhe përmbysur me protesta dhe revolucion mazhorancën legjitime. Më shumë këto programe janë për të kënaqur egon e liderëve, po edhe për të mashtruar militantët dhe për t`i inkurajuar në betejat për të luftuar me çdo mjet kundër atyre që sot janë në pushtet. Përditë bombardohemi me programet e rrënimit dhe shkatërrimit kur duhet të jenë strategji të zhvillimit, emancipimit dhe paqëtimit mes shqiptarëve. Sigurisht shqiptarët janë të orientuar drejt zhvillimit dhe përparimit, Nuk i josh kurrë gjuha e urrejtjes dhe shkatërrimit. Përkundrazi i largohen partive që kanë programe që pengojnë progresin, të ardhmen, mirëqenien, mbjellin terror e frikë edhe pse i servirin të sheqerosura me demagogji dhe ideologji që duken progresiste kur realisht janë strategji përmbysje dhe skenarë nihiliste!