BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

“Konservatorizmi” i bolshevikëve, është marrëzia e fundit e një mitomani politik!

“Konservatorizmi” i bolshevikëve, është marrëzia

Kush janë këto konservatorë që përkrahin Berishën? Kush janë ky krah i sojshëm që përkrah ideatorin dhe ekzekutorin e 21 Janarit apo Gërdecit, 14 shtatorit 1998 apo lëngatës së demokracisë në Shqipëri! Si i kanë emrat!? Nuk ma merr mendja se janë Grenell dhe Kokalari që sigurisht nuk kanë lidhje kaq shumë me “Grand Old Party” se sa me një ish-president si Trump që dikur ishte një demokrat! Berisha në marrëzinë e tij të fundit, do të barazojë veten me një konservator gati gati si republikan, si mik i partisë së djathtë të vërtetë amerikane. Një bolshevik si Berisha, që sot iu shitet njerëzve që as kanë lexuar dhe as që duan të lexojnë si një konservator? Berisha origjinar nga Viçidoli si një lartësi konservatore me teserën e parë të tij të partisë më anti demokratike dhe më anti amerikane që ka pasur Europa ose PPSH-ja!? Po kjo është kryefund një marrëzi e plotë mitomanike! Ky sot iu thotë turmaxhinjve në “Foltore” se është kundra partisë së Klinton, Obama apo dhe Biden, sepse janë të kapur nga Soros (kur Berisha vetë dikur ishte mik i tij duke i lënë hapësira të pafund) dhe me që Trump ishte kundra Soros tani dhe Berisha shitet për një republikan i “çartur” me parime të një konservatorizmi “origjinar”! Njeriu që nuk çoi kurrë tokën te pronari, që nuk çoi kurrë pronën te pronari, që iu tha njerëzve “zbrit nga mali merre tokën se ta fali” (e që inkurajoi të grabitet ajo) njeriu që nuk respektoi asnjëherë tapitë e vjetra dhe nuk deshi një herë të vetme që të vlerësonte grabitjen e pronës nga partia e tij PPSH sot shitet me Kokalarin dhe me Grenell si konservator! Sali Berisha “konservator” që ndaloi të hynte në Shqipëri të birin e Ahmet Zogut dhe që nëna e tij, (Lekës) hyri kur ishin të majtët në fuqi! Berisha shitet për konservator, ku sot e kësaj dite prona e shtetit dhe pronarit shqiptar të persekutuar nga regjimi i partisë së tij PPSH, ka humbur e grabitur nga lumpenët e origjinës së tij dhe të Shqipërisë si vendi më i padrejtë me pronën dhe lirinë e respektit ndaj saj. Ky (farë konservatori folklorik) sot do të bëjë dhe konservatorizmin shqiptar! Ky që shkatërroi të gjitha partitë origjinare të djathta në Shqipëri. Ky që shkatërroi me spiunët e tij dhe të PPSH-së Legalitetin, Ballin Kombëtar, ky që ndau të gjitha partitë e djathta në “demokratike” të varura nga ai dhe jo demokratike që duheshin luftuar nga PD! Ky “konservator” që organizoi dhe deformoi lëvizjen e sindikatave më të pështira që ka pasur ndonjëherë Europa! Po po, grabitës prone në mënyrë bolshevike! Sali Berisha konservator që sulmonte institucione si mbështetësit e Trump Kapitolin në imitim të hahaha... Berishës! Këta janë konservatorë? Po këta janë bolshevikë të plotë që po tentojnë të shiten për “konservatorë” dhe për të bërë paudhësitë e reja, të cilat kanë pastaj si fund sipas tyre Sali Berishën si Kryeministër të Shqipërisë! Imagjinoni se çfarë kërkon të bëjë “konservatorizmi i ri shqiptar”? Po kërkon të rivendosë në krye të qeverisë ish komunistin ai anëtar i PPSH-së akoma i fundit në Europë në politikën e ditës në Shqipërinë e çmendur nga marrëzia mitomane e një njeriu që nuk njeh limite dhe përdor kafshëri politike shkatërruese vlerash dhe themelesh në demokraci! Njeriu që nuk pyeti dhe nuk bëri një herë të vetme parti statutore, kërkon statut dhe këtë statut e degradon vetë. Ky farë burri kërkon sot fraksione! Kush? Ky që i nxirrte me force dhe ulërima delirantësh militantë njerëzit që e kundërshtonin në parti! Njeriu që urdhëron kuvende dhe veprime masive që kërkojnë të trembin institucione me firma dhe individë që bëjnë show mediatik. Njeriu që urren demokracinë dhe urren dhe ato që ka prodhuar vetë si pjesë trashëgimie! Njeriu që merr trajtat e një përbindëshi politik dhe që bën të fortin nuk është asgjë tjetër, por vetëm një mitoman. Kush e kupton se është i tillë, çlirohet prej marrëzisë së tij, kush vazhdon të besojë në mitomaninë e tij prej folkloriku devijat në politikë, e pëson keq. Turma e foltores kërkon të marrë sërish PD-në, me anën e bolshevizmit që i thonë konservatorizëm. Kërkon të marrë një parti për të cilën votoi dhe punoi vetë para tre muajve të ishte pikërisht kështu! Ky nuk është konservatorizëm, por bolshevizëm akut, por jo shumicë sikundër kërkon të thotë termi rus. Po pra që shitet për konservatorizëm. Por kjo është marrëzia e fundit e një mitomani politik. Berisha nuk ka lidhje me asnjë lloj të djathte historike dhe as ideologjike! Me asnjë! Nuk ka origjinën urbane dhe racionale të tillë dhe as përshtatjen në kohë! Ai është mitoman i të djathtës, duke e shkatërruar atë plotësisht në Shqipëri! E jo më të jetë një konservator që do të ketë sëpaku përveç vetes dhe dy tre breza që të jenë marrë me politikë dhe burokraci në familje! Ai është thjesht mitoman folklorik! Shitet (duke mos qenë) dhe bën të tjerët si vetja të besojnë në një marrëzi të tillë. Kur si në botën e qytetëruar dhe pjesërisht në Shqipëri e dinë se është një individ që nuk ka lidhje fare, por fare me të djathtën. Aq më pak me konservatorizmin. Edhe populizmi i tij është bolshevik. Është me idenë e marrjes me forcë të institucioneve dhe këtë po përgatitet të bëjë dhe me Partinë Demokratike! Mbasi e la dhe bëri si deshi për tetë vite me Bashën, sot do të kthejë – demokracinë! Nuk ka mitomani më të madhe se sa kjo! Ai do të bllokojë pjesën tjetër në PD, do të ushtrojë presion me turma dhe njerëz si vetja mitomanë rruge dhe do në fund të bëjë fitoren me sulm mbi “Pallatin e Dimrit” dhe foltorja është “Smolni” i tij! Sot është leninist, por nesër ai kthehet në dashurinë e tij si stalinist! Berisha është një bolshevik, por jo maxhorancë. Ai sigurisht urrehet nga shumica e shqiptarëve dhe prandaj si urrejtje është në mazhorancë! Berisha është bolshevik i urryer në Shqipëri. Ai vepron si bolshevikët, duke i thënë vetes konservator. Kjo është aventura e fundit të tij. Ai sigurisht do të bëjë sërish keq. Për veten dhe e tij dhe familjen e tij ai djeg dhe prish Shqipërinë. A do ta lënë kësaj radhe ta bëjë si në 1997 dhe 1998? Do të shikojmë!