BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, zbardhen informacionet e para

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e pallate”, Braçe thumbon sërish Ramën për lopët

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e
x
BREAKING NEWS

Manipuluan rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan, kush janë anëtarët e KZAZ-së që përfunduan në prangat e policisë

Manipuluan rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan, kush
x
BREAKING NEWS

“Vrasja më e tmerrshme që mund të ekzistonte”, avokati zbulon detaje të reja nga ekzekutimi barbar i 18-vjeçares nga partneri dhe shoku i tij: Unë jam tmerruar kur e kam parë raportin e autopsisë, Marigona është detyruar të përdorë…

“Vrasja më e tmerrshme që mund të ekzistonte”,
x
BREAKING NEWS

Arrestohen 8 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit

Arrestohen 8 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Pogradec, polici përplas 13-vjeçarin dhe ikën nga vendngjarja, detajet e para

Aksident i rëndë në Pogradec, polici përplas
x

Opinion / Editorial

Hallkat e shpërfytyruara  të demokracisë së brishtë

Hallkat e shpërfytyruara  të demokracisë së

Me gjithë ndryshimet që ka pësuar Shqipëria në këto tri dekada,progresi i saj vazhdon të tregojë brishtësi,në përmbushjen e aspiratave të qytetarëve. Të ardhur nga një shoqëri e mbyllur,pa liri mendimi,refuzuese e ideve të reja,e tregut të lirë, konkurrencës dhe besimit në zot,u futëm në rrugën e ndryshimeve demokratike. Por fatkeqësisht rruga për ndryshim, nëpërmjet proceseve demokratike,u pushtua nga autokracia me allishverishet e politikës dhe drejtësisë së munguar. Ky binom ka bërë që Shqipëria të mos bëj hapa transformuese,si të gjitha vendet e lindjes që lanë pas të kaluarën e hidhur,ju futën ndryshimeve dhe sot janë anëtare të BE. Këtë e konfirmon jo vetëm gjendja kaotike e pluripartizmit, por më keq akoma traumat e shkaktuara prej drejtimit të shtetit pa përgjegjësi,në bashkëpunim me drejtësinë e degraduar dhe korruptuar. Shumica e qytetarëve që kanë qenë dhe monitorues të proceseve për ndryshim,janë të ndërgjegjshëm se pritshmëria e viteve të fillimit, ka pësuar rënie të ndjeshme. Kjo për arsye se jetësimit të demokracisë funksionale,i ka munguar angazhimi dhe vullneti i palëkundur i hallkave kryesore të demokracisë, siç janë qytetarët votues, politikanët vendimmarrës dhe drejtësia. Tashmë të gjithë e dimë që partitë politike,janë nyjet lidhëse në të gjithë zinxhirin e institucioneve të shtetit dhe shoqërisë. Lindja e pluripartizmit në Shqipëri pas viteve 90, u prit si një evolucion ndryshimi,pas gati një shekulli dramatik, që u përjetua autokracia e regjimit zogollian dhe izolimi nga  partia shtet e diktaturës enveriane. Ky pluripartizëm i ka rrënjët në periudhën e formësimit të shtetit, si dhe përfaqësimit të tyre në vitet 1920-24. Por ky përfaqim ishte më shumë një bashkim individësh,rreth një pikëpamje ose projekti të veçantë, pa mundur të institucionalizohen në organizma të qëndrueshëm,me aktivitet të rregullt dhe të zgjeruar politik. Por si në mbretërimin e Ahmet Zogut ashtu edhe në periudhën e partisë shtet,nuk u lejua aktiviteti pluripartizëm,për pasojë nuk u krijua asnjë model dhe përvojë,për formimin e mendimit politik,që do të ndihmonte në ndërtimin e doktrinave të partive pas viteve 90. Ky proces nuk u mbështet në asnjë përvojë të demokracive të avancuara, për kulturën e formimit të mendimit politik. Procesi u rrezikua nga përplasjet e partive për pushtet e sundim,të cilat me sjelljet dhe qëndrimet anarkiste krijuan një atmosferë armiqësore,nga mungesa e bashkëpunimit dhe respektimit të ideve për ndryshim. Kjo bëri që hallkat aq të domosdoshme të zinxhirit demokratik të mbeten të shkëputura, pa u përfshirë në gjallesën e jetës së përditshme të shoqërisë. Aq sa janë të nevojshme partitë në demokraci,po aq janë edhe iniciativat qytetare,si dhe lëvizjet sociale të organizmave jashtë juridiksionit të tyre,të cilat përbëjnë rrolin kritik opozitar për detyrat afatgjata të drejtimit të shtetit. Asnjë demokraci nuk mund të jetë e përkryer, pa veprimtarinë komplekse të partive politike,si dhe të lidershipit model që në Shqipëri nuk e kemi parë tek asnjë parti. Një mësim i mirë për këtë model të formimit politik të partive,është përvoja gjermane e pas Luftës së Dytë Botërore, me ish-kancelarin e RFGJ Konrad Adenauer, i cili thoshte; "Çdo parti politike ekziston për të mirën e njerëzve dhe jo për veten. Partive politike, anëtarëve të saj dhe udhëheqësve të tyre u kërkohet më shumë se kurrë të përballen me këtë përgjegjësi". Po a kanë qenë koherente partitë tona politike, për të marrë përgjegjësi?E vetmja përgjegjësi e tyre ishte krijimi dhe shtimi në shifrat 66 parti politike, një numër rekord që nuk mundën t'i rezistojnë kohës dhe konkurrencës, sepse nga një proces zgjedhor në tjetrin ato u shkrinë si kripa në ujë. Ato nuk u mbështetën nga elektorati,i cili u pozicionua vetëm pas dy partive të mëdha PS-PD dhe pas katalizatores politike LSI. Kjo e fundit la mënjanë idetë e majta dhe ju bashkua të djathtës,për interesa personale e pasurore dhe jo për proceset demokratike. Me gjithë se legjislacioni nuk mungon,sepse kushtetuta ka nene specifike për kornizën bazë të funksionimit të tyre,ato kanë dalë jashtë këtyre kornizave që me krijimin e tyre. Shkërmoqja fillimisht e LSI me programin farsë të pragmatizmit populist, krijoj anomali paqëndrueshmërie të strukturave të saj. Tani së fundi ndodhi ajo që pritej edhe me PD, e cila nuk arriti të identifikohet si parti e lirë,e rilindjes demokratike të Shqipërisë,sepse u pushtua nga autokracia, që solli shkatërrimin e hallkave në piramidën e saj. Me gjithë zhurmën e madhe që po bën për rithemelimin,ajo nuk është në gjendje të vërë përpara përgjegjësisë shkaktarin kryesor të shkatërrimit,uzurpatorin e saj Sali Berishën. Ajo sot po vuan mungesën e reformimit,të demokracisë së brendshme, të mungesës së kulturës politike,të pastrimit të elementëve të infiltruar brenda saj, për t'u pasuruar por jo për t'i dhënë frymëmarrje modernizimit të saj. Për pasojë ajo po përjeton izolimin,si dhe refuzimin për bashkëpunim nga strukturat e të djathtës evropiane. Me përjashtim të PS që u ka qëndruar erërave në vite,edhe atëhere kur lideri i të djathtës Sali Berisha, i burgosi kryetarin Nano, me qëllim për ta shkatërruar atë, ajo jo vetëm që mbijetoj por sot është anëtare e denjë e të majtës evropiane. Megjithatë nuk mund të themi se është një organizëm i përkryer,nga që edhe nga radhët e saj kemi njerëz të inkriminuar dhe të korruptuar. Po hallka tjetër e pluralizmit partia LSI? E lindur si një produkt i një sistemi partiak,që doli nga partitë e mëdha, të veshura me autokratizëm dhe të zhytura në allishverizëm me partnere drejtësinë,shumë shpejtë e harroj misionin për të cilin u krijua,duke u bërë pjesë e kësaj filozofie. Ajo nuk mundi të shkruaj histori suksesi,por mbeti peng e demagogjisë pragmatiste populiste, e vetëkënaqësisë, që duke kujtuar se deti u bë kos,vuri lugët në brez për të ngrënë majtas e djathtas. Diskursi i "kapitalizmit social" që u propagandua nga elita në krye të saj,u konvertua në mirëqenie personale,e cila u bë kulturë e moralit politik. Me këtë filozofi ajo lindi dhe mbeti hija e vetvetes,duke u bërë paterica e dy partive të mëdha,jo vetëm për të qëndruar në pushtet,por për të mbijetuar me abuzivizmin masiv në të gjithë piramidën shtetërore. E gjithë kjo amalgamë e ndotur politike,është dëshmi e mos investimit cilësor për nivelimin e kulturës politike,jo vetëm brenda tyre, por edhe në bashkëpunim me strukturat jashtë partive. Në vend të tyre ka sunduar egoizmi,përgojimi,fyerjet,shpifjet,deri në banalizim të deduksioneve për komunikim konstruktiv. Kjo panoramë e pakënaqshme e këtyre hallkave,bën thirrje për përgjegjësi në misionin të tyre, për të vënë mbi gjithçka aspiratat e qytetarëve,që themelet e së ardhmes të jenë premtuese. Qytetarëve nuk u interesojnë pallavrat e partive,as lufta e pandershme për pushtet,por siguria e jetës dhe rritja e vazhdueshme e mirëqenies, që sipas analizave të institucioneve ndërkombëtare, vlen shumë për të dëshiruar.