BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

Hakmarrja primitive e mostrës Çalamani në Fier

Hakmarrja primitive e mostrës Çalamani në Fier

Ne hamë “bar” televiziv çdo darkë nga gazetarë mediokër që janë kthyer në kërpudha helmuese në emisionet opinion. Një ditë pasi ndodhi vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, së bashku me tre gazetarë shqiptarë dhe me sociologun Hamad Al Shari nga Tunizia, por përfaqësues i Kalifit të Dubait në Tiranë udhëtuam nga Tirana, në Poshnjë të Beratit, u kthyem në Kutalli, Pobrat Strum, aty ku ndodhi gjëma dhe deri në Roskovec aty ku ishte agjensia turistike. Arabi që ishte një njohës shumë i mirë i shqipes pasi kishte studiuar 1974-1980 në Tiranë, por dhe një njohës i çdo shtëpie myslimane shqiptare, se kishte ardhur në mars të 1991 në Shqipëri, kur ndaluam në Strum dhe folëm gjerësisht me banorët, dha këtë përfundim. Ky krim nuk do të zbulohet asnjëherë. Arabit për hir të së vërtetës i besonim verbërisht sepse ishte super i saktë, jo vetëm unë por tërë elita e gazetarisë shqiptare.

-Pse, i thashë?

-Janë krime që ndodhin në një rreth shumë të ngushtë njerëzish, e njohin shumë mirë njeri tjetrin, e dinë shumë mirë se kush e vrau dhe cilat janë motivet, por varrosin të vërtetën bashkë me viktimën.

-Tu thaftë goja arab! - i thashë.

Unë në fakt i thoshja: Hamad beu, kaq mirë na njeh! Ashtu ndodhi, siç tha arabi. Ai kishte një bindje absolute se tërë myslimanët myzeqarë të shtrirë në Berat, Fier, Vlorë, Lushnjë, tjetër gjë dinë, e tjetër gjë thonë.

-Tu thaftë goja dy herë arab! -i thashë.

E bëra këtë hyrje të gjatë, pasi dëgjova 70% të banorëve të Grecallisë Fier, në 100 intervistat që dhanë në 100 televizionet shqiptare nga mëngjesi, në darkë. S’pashë të fliste as Drejtori i Policisë Fier, as Gledis Nano me mjekrën moderne si ata që drejtojnë kampet kurde pas luftës së Sirisë, (Hamadi edhe pse ishte arab safi 24 karat e urrente mjekrën), por as zëdhënësen e tij. I vetmi që foli, Armando Subashi me Taulant Ballën që në fillim e ngatërrova se mu duk sikur ishte në vakinë e të ndjerit Pjerin Xhuvani në Elbasan, me zor u kthjellova, (mbeti pa zbardhur e vërteta e Pjerin Xhuvanit, PD nuk dorëzon në komisionin hetimor parlamentar se çfarë ishin paraushtarakët e ruajtjes së votës me në krye Gazmend Bardhin).

Por në tërë intervistat e banorëve të Grecallisë , pash fiks ato intervista si në Strumë, 10 vjet më parë kur u vra Fatmir Xhindi. Fjali pa kokë, pa këmbë, pa kryefjalë, pa kallëzues, pa kuptim, 40 mikrofonë televizionesh me vajza studente që s’dihet në marrin apo jo rrogë, u drejtoheshin kujtdo rranxho-panxhoje që u dilte para, në rrugët e fshatit Grecalli, edhe kur ishte fëmijë 14-15 vjeç me kapuçin e xhakaventove në kokë. Askush se thoshte të vërtetën po e bënin lëmsh, e futnin në rrugë qorre. Duke filluar nga xhaxhai i mostrës Çalamani, e deri tek fqinji i fundit i tij. Pale kur filluan debatet televizive, të vije duart në kokë! Kryefjala ishte që mostra të varet në litar dhe jemi gati dhe Edi Rama jo vetëm të gëzojë mandatin e tretë por ja japim votën dhe 30 vjet po e vari. Çfarë të bëjnë të mjerët, janë mësuar me Dullën, që në mëngjes thoshte të varet e varej mbasdite.

Por e vërteta është e thjeshtë! Kemi të bëjmë me dy familje avlli më avlli. Me një familje reale me zënkat, mëritë që nga kumaci i pulave dhe deri tek krushqitë e nisura por të bitisura, tek sherret për domatet biçikletat macet e çdo gjë që përbën jetën provinciale dhe të rëndomtë të Grecallisë. Këto dy familje krijuan një plagë të madhe që s’mund të mbyllej kurrë para 13 vjetësh. Mostra Çalamani dhe xhaxhai i të ndjerit u involvuan në një krim pasioni me një 16 vjeçare. Mostra Çalamani i dënuar dhe dy herë më parë për vjedhje shkoj si badigard i xhaxhait të viktimës. Ata kishin paranojën se vajza kishte futur për ti rrahur babanë e viktimës. Kaq banalisht filloi, tërë kjo tragjedi e tmerrshme shokuese, ku viktimë mbeti një fëmijë 8 vjeçar. Një dhimbje e madhe, një hata, një shok. Mostra në burg akumuloi hakmarrje. Dhe mostra të tilla hakmerren atje ku të dhemb më shumë. Dhe kështu ndodhi, kemi të bëjmë me një hakmarrje të pastër, të një njeriu që është plotësisht i shëndetshëm mendërisht si ne gjithë të tjerat, që hakmerret në mënyrën më primitive, në një provincë në Shqipërinë qendrore. Çfarë tirret nëpër studio, në një garë gazetarësh mediokër si Hoxha, Lala, Çiçi, Biçi, Piçi, që për të fituar simpatinë e Blendi Fevziut , që ti ftojë në emision si ekspertë për çdo krim që ndodh në Shqipëri. Dhe këta mediokër bilbilosin nëpër studio dhe pse ata nuk shkojnë dhe s’kanë qenë asnjëherë në atë fshat, nuk kanë investiguar realisht, apo se dinë atë fabul. Të vinte ndonjë kur njeri thotë pas Mihasit do vriten dhe katër të tjerë, dhe tjetra merr mikun e tij dhe thotë se ai ishte i kujdesshëm e ruhej. Po hamë bar televiziv nga këta mediokër të majmur të frustruar dhe egoistë. Po si o të marrë? Një njeri që vret, dihet që ruhet! Mos u besoni më krundeve të këtyre gazetarëve të marrë, janë fabula të fabrikuara nga tavolina policësh, prokurorësh e gjyqtarësh, aspak të vërteta, por merren si të vërteta se thuhen tek Fevziu. Me Hamad beun në Berat, Strum e Roskovec.