BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Opinion / Editorial

Fjalori horror, horr bulevardi presidenti, horr dhe deputeti!

Fjalori horror, horr bulevardi presidenti, horr dhe deputeti!

Kuvendi në realitet sipas logjikës më normale dhe praktikës demokratike, duhet të jetë vendi i debatit, diskutimit parimor, alternativave dhe mendimeve ndryshe, ku duhet të reflektohet kulturë, përgjegjshmëri, sjellje shembullore dhe etikë. Është tempulli i demokracisë mbi të cilin qëndrojnë ndezur prozhektorët e tërë opinionit shqiptar, të cilët, sy e vesh, shikojnë dhe dëgjojnë deri edhe lëvizjen e mimikës, duarve, buzëve, tonin e zërit të çdo deputeti. Nga mënyra si diskuton, sillet si përfaqësuesi i popullit, vendoset edhe nota për secilin prej deputetëve që gjenden në atë sallë. Ata janë atje, jo për merita personale, po për faktin se janë të përfshirë në parti politike dhe delegohen prej tyre, jo si më të mirët, burra dhe gra që shquhen për ndershmëri dhe kulturë demokratike, përgatitje të lartë shkencore apo se janë specialistë të nivelit më të lartë, dijetarë e progresistë, po se kështu gjykon partia. Janë të përzgjedhur prej partive politike. Nëse bën edhe një krahasim, fare sipërfaqësor me ata që gjenden në atë sallë dhe të tjerët që janë jashtë saj, po kryejnë punë të ndryshme kupton se, i japin shoqërisë përvojën e tyre të vyer, derdhin djersë e marrin përsipër përgjegjësi para qytetarëve. Kështu kupton fare qartë se pjesa e përzgjedhur, ajo që na përfaqëson është në diferencë të jashtëzakonshme me mijëra individë që nuk kanë ego për t`u përfshirë në politikë për t`u bërë ministra, kryeministra, deputetë apo presidentë të republikës. Kjo është përzgjedhje e gjithësecilit dhe askush nuk ka të drejtë të qortojë, si ata që përfshihen në politikën aktive dhe ata që qëndrojnë në nivelin e profesionistëve, qofshin akademikë, profesorë, historianë, artistë apo studiues të shkencave shoqërore, të cilët janë të shumtë në vendin tonë. Elitat intelektuale nuk kanë shumë dëshirë të përballen me fyerjet dhe anatemimet, sharjet pa fund dhe kritikat pa adresë dhe pa pasur asnjë fakt apo provë. Kjo pjesë e shoqërisë ndihet e respektuar në privatësinë e vet dhe shërben larg vështrimit të qytetarëve, duke kontribuar me gjithçka munden t`i shërbejnë shqiptarëve në frontet ku janë angazhuar. Kjo është përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe frytet e punës dhe veprimtarisë së tyre, janë të matshme e të vlerësueshme kudo që ata ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Kjo kategori kryejnë detyrën edhe pse nuk kanë ato përfitime që gëzojnë deputetët e zgjedhur me votë, por që tek e fundit janë deleguar në atë Kuvend për t`u shërbyer atyre që i kanë votuar. Po sa seriozë janë përfaqësuesit e popullit, ata që presupozohet të reflektojnë, besnikëri, dashuri e qetësi, unitet dhe jo përçarje, urtësi dhe komunikim të kulturuar, larg etiketimeve dhe anatemimeve aq më pak fyerjeve të rënda? Do ishte një mision i pamundur dhe do të duheshin mijëra faqe gazete apo qindra libra për të pasqyruar tërë leksikun dhe fjalorin poshtërues të përdorur nga deputetët në atë sallë. Nuk ka pasur seancë në këto tri dekada që mos të jenë sharë deputetët me fjalorin e denjë për individ të rrugës dhe që më e pakta duhet patjetër të shoqërohet me shënimin: “largoni fëmijët” dhe të trajtohen nga media me pullë të kuqe, duke i kaluar në filtra të shumëfishtë pasi në fund përsëri do kalojnë fjalë që nuk filtrohen me asnjë lloj filtri edhe nëse janë ekstra. Çfarë nuk kemi dëgjuar nga foltoret e Parlamentit shqiptar?! Shumë llum përmes fjalës e cila në realitet ka misionin të transmetojë kulturë dhe edukatë, etikë e pajtueshmëri, virtyte, pavarësi e paanshmëri. Salla e Kuvendit nuk është vendi ku duhet të shahen me farë e me fis, me libër shtëpie deri tek njeriu i fundit që ke në familje pasi prej asaj salle shqiptarët presin, jo fyerjet dhe mallkimet, etiketimet mbytëse dhe nxirjen e jetës së qytetarëve, po vëmendje ndaj shërbimit të qytetarëve, kujdesin për të përmbushur detyrimet ndaj tyre, përpjekje për ritme më të larta ekonomike, paga më të mira, pensione më të larta, zhvillim dhe progres, luftë të pandërprerë kundër korrupsionit dhe atyre që duan të përfitojnë ndaj shqiptarëve pa punuar dhe pa shërbyer. Shqiptarët janë neveritur me folësit e foltores së Kuvendit dhe gjithë foltoreve të tjera duke përfshirë edhe ato të Berishës. E kanë urryer kushedi sa herë atë fjalor që nuk i takon ta përdori asnjë qytetar i dorës së fundit, jo më deputeti që presupozon të jetë, shëmbëlltyra e kulturës dhe individi që ka brenda karakterit të tij virtyte dhe udhëhiqet nga parimi t`iu shërbejë zgjedhësve, t`i përfaqësojë ata me dinjitet, të reflektojë kulturë politike e njerëzore. Po ndër vite jemi bombarduar me fjalorin më të zi, më të egër e të rëndomtë, të denjë për rrugaçët e lagjes apo kalamajve në zënkat e tyre edhe për shkak të moshës së mitur. Po kur dëgjon përfaqësues të popullit të flasin si të jenë ordinerë, me fjalor rruge, atëherë të mbulon trishtimi dhe pesimizmi dhe kërkon të fikësh fare televizorin pasi nuk mund të përtypësh fyerje të tilla që të trondisin psikikën dhe të nxinë jetën. Pas dy vite vakancë jashtë Parlamentit me dëshirën dhe vullnetin e vet, duke djegur mandatet demonstrativisht, deputetët e PD-së, u kthyen në sallën e demokracisë. Ky vendim i dha përmasë të re dhe e bëri më demokratik Parlamentin pasi rivendosi konture të plota dhe e bëri Kuvendin me mazhorancë dhe opozitë, përcaktuar kjo nga vota popullore e 25 prillit, ku shqiptarët u shprehën qartë përmes verdiktit që dhanë me votë. Edhe pas sulmeve të rëndomta dhe akuzave për masakër elektorale asnjë provë, veç propagandës së përgjithshme më shumë për të shpëtuar lëkurën Basha dhe për të mbajtur postin e kryetarit të PD-së, asnjë fakt nuk u soll nga askush që të vërtetonte vjedhje dhe manipulim të votës. Në realitet, gjithë ata që u kapën me trafikim vote nuk i përkasin mazhorancës, po LSI-së dhe PD-së, të cilët ngritën deri edhe armën kundër veprimtarëve të PS me pretekstin se kështu mbronin votën përmes strukturave paralele me policinë, organizime të paligjshme, të kritikuara nga mbarë shoqëria shqiptare. Një lider normal edhe pse humbës duhet të sillej në Kuvend si njeriu që duhet t’u japi shpresa dhe të bëhet i besueshëm në Parlament, si lider që kërkon të qeverisë nesër dhe jo si individ që flet sikur të nxirrte nga goja breshëri me plumba. Profili politik i Bashës deri kohë më parë ishte më i moderuar dhe ai përpiqej të mos bëhej fotokopja e paradhësit të tij që edhe sot bën të njëjtin diversion përmes foltoreve nga qyteti në qytet, po që këtë herë lufton nga dy krahët edhe Ramën dhe Bashën, megjithëse në diferencë të thellë mes kryetarit të mazhorancës që e ka target dhe shënjestër dhe Bashës që diku thotë ndonjë batutë për të. Kush ka ndjekur fjalën e Lulzim Bashës në emër të PD-së në Parlamentin e ditës së enjte, është mahnitur nga acarimi që ka shfaqur dhe lëshimi i nervave që i ka ngjarë. Kushdo që e ka dëgjuar, ka pyetur: Ky pretendon të na udhëheqë nesër? Ky është fjalori i një lideri për kryeministër? O zot si mundet që një i shkolluar në Perëndim, siç deklaron dhe që ka vite në krye të institucioneve më të rëndësishme kur ka qenë partia e tij në pushtet dhe sot është lideri i opozitës të flasi në këtë mënyrë të shëmtuar dhe të papërgjegjshme?! Nuk e kishim harruar, po ishte seivuar në cepat e trurit, batërdia e fjalorit të përdorur nga ati shpirtëror i Lulzim Bashës, vite më parë kur në mes të bulevardit të Tiranës, u pushkatuan katër protestues të cilët ishin atje në kërkim të të drejtave të tyre dhe për koincidencë në krye të Ministrisë së Brendshme, ishte po Basha kur Presidenti i Republikës, Bamir Topi u cilësua nga Berisha, “horr bulevardi” dhe epitete të tjera shumë të shëmtuara. Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, u etiketua “lavire bulevardi”. Po ishim gabuar! E enjtja tregoj se fjalori i liderit të ri, është po ai. Pa ndroje, Basha iu hakërrye deputetëve me fjalorin më fyes. Etiketimi ishte vërtetë shqetësuese dhe i papranueshme. Veç cilësimit hajdut, plehra, të korruptuar, Basha etiketoi deputetin Eduart Shalësi horr, disa herë e etiketoi në këtë mënyrë. Me të njëjtin fjalor etiketoi edhe Edi Ramën! Sa keq tingëllojnë këto cilësime në gojën e kryetarit të opozitës! Jo se është i pari, po se mbahet si i moderuar. Basha nga çfarë tha duket se nervat i janë bërë tel. Është mbingopur dhe gati të pëlcas. Për të kuptuar në origjinal, cilësimin leksikor dhe përmbajtjesor se çfarë përfaqëson fjala “horr”, shfletuam fjalorin e gjuhës shqipe. Dhe atje mësuam se: Horr është njeriu me vese të këqija që sillet keq,që pi ose luan kumar, njeri pa cipë e pa nder, rrugaç. Horr i horrave, horr shumë i keq. Horr i madh. Mos i beso atij horri! Dhe në anën tjetër nga halli mund të shndërrohet në horr edhe një njeri i varfër e i këputur, ai që s'ka asnjë dysh në xhep dhe e siguron jetesën me të ardhura fare të pakta e të rastit që përdoret zakonisht nga shfrytëzuesit. Dhe po kështu është edhe antipodi, njeriu i pasur, po dorështrënguar e zemërngushtë, kamës që jo vetëm nuk u jep gjë të tjerëve, por edhe vetë rron keq. Dhe nëse e vijojmë arsyetimin që përfshinë fjalori, kuptojmë se ai horri e bëri horr dikë, e shau rëndë, e turpëroi dhe poshtëroi, e bëri rezil. Fjala e liderit të PD-së në Kuvend, jo vetëm këtë të enjte, pothuaj kurdoherë, trashja e zërit, acarimi, ngrefosja, zbrazja e diarresë, kapardisja, shfrytëzimi i postit si kryetar i opozitës, fyerja pa fre, poshtërimi dhe etiketimi i kolegëve nuk ka fare rëndësi, nëse është Rama apo Shalësi, Nikolla e cilido tjetër, është pa asnjë dallim copy paste e Berishës vite më parë kur personalitetet më të larta të shtetit dhe drejtësisë i etiketoi, horra e lavire. Dhe në këtë linjë nga ishi tek aktuali, fjalori rozë vijon, nga horr bulevardi për ish-presidentin, Bamir Topi nga doktor Berisha tek deputeti horr i horrave nga kryetari, Lulzim Basha!