BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

“Fitoja” e foltores anti-SHBA do ishte humbje e madhe për PD

“Fitoja” e foltores anti-SHBA do ishte humbje e madhe për PD

Në hyrje të këtij shkrimi po i sjellim në kujtesë publikut se nga vjen politikisht organizatori i foltores Sali Berisha: Berisha, ishantari i Partisë Punës së Shqipërisë, anëtarësuar ditën e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare të 8 Nëntorit, ditë, e cila ishte simbolikë, krenari e privilegj për anëtarët e komunistët më të devotshëm e besnikë ndaj partisë, të devotshëm ideologjikisht për luftën e klasave dhe vigjilentë e të “pamposhtur” në betejën kundër imperializmit perëndimor dhe atij amerikan. Dhe po ky individ kërkon që të jetë përsëri në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë, pra ky komunist i konvertuar në antikomunist, por tashmë edhe i shpallur “non grata” nga SHBA. Po sikur të të ndodhte kjo që është në titull të këtij shkrimi, sikur të fitojë “foltorja” anti-SHBA dhe anti-Basha, dhe sikur Berisha të vinte kryetar i PD-së?! A do ishte kjo së pari një humbje demokratike për PD-në?! Prandaj duhet menduar pse dhe kujt i intereson një zhvillim apo një gjë e tillë? Kjo do të ishte humbje edhe për demokracinë, por edhe për Shqipërinë sepse përfituese do të ishte vijimësia e qeverisjes së korruptuar dhe antipublike e Ramës. Basha sot është politikani më demokrat dhe më proamerikan në Shqipëri dhe si lider i Partisë Demokratike është më i duhuri gjë të cilën e zgjodhi si të tillë anëtarësia dhe strukturat e PD-së në krye të saj. Përpjekja për rrëzimin e Bashës është një puç brenda PD-së, por që do të dështojë edhe pse përkohësisht mund ta përçajë e dëmtojë Partinë Demokratike, por në demokraci pavarësisht se edhe me më shumë vështirësi, por në fund fiton më e mira dhe e vërteta. Në PD do të triumfojë domosdo demokracia e proamerikanizmi, sepse demokracia dhe proamerikanizmi është tipari dhe vizioni që edhe e lindi Partinë Demokratike dhe çdo përpjekje kundër këtij vizioni e misioni patjetër që nuk do të ketë sukses, por me siguri dështim, po. Dhe se fakti që populli shqiptar është kombi më proamerikan në botë, askush asnjë individ, as parti politike apo grup interesi nuk do të mundet që t’i dobësojë e as të nxisë përçarje në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Vetëm Partisë Demokratike dhe askujt tjetër nuk do i bënte dëm të madh nëse do të mund të bëhet kryetar i saj Berisha apo ndonjë tjetër që dëshiron ai. Unë si kundërshtar i regjimit komunist, si demokrat, si admirues i SHBA-ve dhe i demokracisë amerikane, dhe si anëtar i hershëm i Partisë Demokratike e kam thënë e shkruar shumë vite më parë se ka qenë fatkeqësi që drejtimin dhe kryetarin e PD-së e ka pasur Berisha. Dhe ja përfundimisht edhe u vërtetua, që Berisha nuk ka qenë problemi i vetëm PD-së, nuk është bërë problem sot, por ai ka qenë problem edhe për shtetin, drejtësinë, demokracinë, integrimin dhe korrupsionin në Shqipëri, gjë që si i tillë edhe u shpall non grata nga SHBA. Është meritë e Bashës dhe e lidershipit të ri në PD, të cilët promovojnë dhe lejojnë debatin dhe diversitetin, sepse debatet, liria e diversiteteve e forcon dhe i bën edhe vetting-un partisë e shoqërisë. Tani komploti politik anti-Basha ka përfshirë të gjithë elitën e vjetër politike, jo vetëm të dështuarit e të korruptuarit e PD-së, por edhe ata të LSI-së dhe atë të qeverisjes socialiste, por edhe të gjithë individët e partive politike fantazma, të cilët gjetën strehë politike e korruptive dhe që u pasuruan duke e shfrytëzuar PD-në në këto 30 vite. Korrupsioni gjithëpolitik shqiptar është kundër Bashës dhe njëkohësisht edhe kundër SHBA-ve, sepse SHBA-të nuk bëjnë aleancë dhe nuk e falin korrupsionin. Po kështu kundër Bashës janë jo vetëm politikanë, por janë edhe shumica e mediave të korruptuara e mercenare të parasë pa marrë parasysh se nga vjen ajo, madje disa prej tyre para jo shumë kohësh u doli boja se janë paguar edhe nga shtete të huaja për të propaganduar agjenda antishqiptare. Kjo foltore është një aleancë e pashpallur Berisha-Meta-Rama ku këta politikën anti-Basha e anti-SHBA dikush e bën hapur dhe dikush tjetër me finesë e djallëzi, por që të tre këta janë autorë dhe shkaktarët e pengmarrjes së demokracisë, drejtësisë, të shtetit, të shoqërisë, por sidomos të korrupsionit. Këta duan mosndryshimin dhe status quonë për të ruajtur e mbajtur privilegjet. Kësaj foltoreje i vjen në ndihmë pothuajse e gjithë media, si ato të majta e ato të djathta që janë shërbëtore të kësaj politike të kalbur e të korruptuar. Sali Berisha u ndëshkua nga SHBA për shpërdorim fondesh publike, për korrupsion, për minim të drejtësisë e të demokracisë. Foltorja e tij është populiste e mashtruese, në emër të “sovranitetit” duke angazhuar edhe militantë në këtë foltore antiamerikane e antiPD. Ata të cilët mbështesin sot foltoren e bëjnë jo për sovranitetit e PD-së, por e bëjnë per ta rrëmbyer, për ta ripërvetësuar, për ta ripronësuar e për ta përdorur si mburojë politike PD-në. Është për t’u habitur se si ka mundësi që edhe shumë deputetë e politikanë të lartë si ata ish dhe ata që janë sot në PD, si ka mundësi që nuk e kanë pjekurinë dhe as talentin dhe madje as guximin për të bërë vlerësimin dhe atë se çfarë është e vërteta dhe e duhura për Partinë Demokratike? Kjo gjë ndodh me ta sepse ata janë të privilegjuarit, përfituesit dhe ata të cilët e kanë shfrytëzuar Partinë Demokratike për vetëm interesa personale; sepse interesi i tyre nuk është PD-ja, as Demokracia e as interesi i përgjithshëm por vetëm ai personal. A nuk do të ishte kjo një “çudi” e madhe “historike” për PD-në, për një Parti Demokratike dhe proamerikane; dhe për më shumë a nuk do të ishte një pikëpyetje e madhe se si do të vijonte ardhmëria e Partisë Demokratike, si një parti e cila do të drejtohej p.sh. një individ që është shpallur “non grata” në SHBA, dhe si një zhvillim regresiv e puçist, apo a nuk do të ishte çudi se si do të perceptohej ajo se: i shpalluri “non grata” nga SHBA do të mundet që të organizojë një puc antidemokratik e antiSHBA në PD?! Kjo do të ishte e mjaftueshme si pyetje që duhet ia bëjnë vetes demokratët. Këtë e dinë shumë mirë edhe ata që e mbështesin Berishën sot, por as ata nuk e duan Berishën kryetar, ata të gjithë këtë mbështetje për Berishën e bëjnë vetëm për ta larguar Bashën kundër të cilit kanë xhelozi, smirë, urrejtje dhe duan ta marrin ata drejtimin e PD-së dhe postet e larta të tjera drejtuese të saj. Ata e dinë shumë mirë se cili është qëllimi i Berishës dhe e dinë mirë se PD-ja me Berishën kryetar nuk ka të ardhme dhe as fitore. Pra, foltorja është organizim interesaxhinjsh vetëm për interesa personale. Ashtu sikurse do të ishte nëse rikthehej p.sh. edhe Isa Mustafa si kryetar i LDK-së në Kosovë. Thirrja e Kuvendit Kombëtar nga ish-kryeministrit Sali Berisha është për pushtet personal dhe për të rimarrë PD-në, pasi para dy muajsh Basha u zgjodh në mënyrë legjitime dhe demokratike kryetar i PD-së dhe kjo orvatje për ta larguar Bashën si kryetar i PD-së është një si “grusht shteti” në PD, gjë që e cila do të jepte një goditje dhe imazh tejet negativ si së brendshmi po ashtu edhe ndërkombëtarisht për demokracinë dhe sidomos për Partinë Demokratike. Kjo foltore është një organizim grushti shteti në PD që po bëhet për interesa personale dhe vetëm sa për ta larguar Bashën nga drejtimi i Partisë Demokratike. Nëse, ta zëmë se sikur kjo foltore të arrinte qëllimin e saj, është shumë e thjeshtë dhe e lehtë për të kuptuar se PD-ja do të shndërrohet në një organizatë që udhëhiqet nga një individ i shpallur “non grata” nga SHBA dhe as nuk vjen më rend dite shansi apo mundësia për PD-në që të vijë në pushtet, por e kundërta po, ajo se: PD do të tkurret, do të zvogëlohet dhe izolohet. Dhe ky është e do të ishte edhe shërbimi më i madh që do t’i bëhej pushtetit të Edi Ramës. A nuk e pësoi një humbje të thellë madje më të thellë se në vitin 1997 Partia Demokratike në zgjedhjet e Qershorit 2013 kur kryeministër i vendit dhe kryetar i PD-së ishte Berisha? Dhe akoma nuk janë ndërgjegjësuar ata që e mbështesin edhe se me të nuk ka fitore PD-ja dhe se prej ish-liderit të PD-së, PD ka humbur edhe në vitin 2017, dhe madje edhe u tolerua ndërkombëtarisht që Rama të manipulojë e të blejë votat dhe ta marrë mandatin e tretë edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021?! Ata që e mbështesin foltoren janë fragmente strukturash politike. Në këto foltore ka edhe demokratë, të cilët janë tejet të mërzitur pse Rama po qeveris korruptivisht dhe pa meritë prej 3 mandatesh, dhe këta mendojnë dhe e motivojnë pjesmarrjen në këto foltore sikur po e godasin pushtetin e Ramës por që edhe këta do të ndërgjegjësohen se Rama është në pushtet edhe në sajë të ndihmës me dashje apo padashje të politikanëve të vjetër e sidomos nga ata të korruptuar, të cilët vetëm sa e kanë shfrytëzuar PD-në për interesa personale, dhe tani kërkojnë ta mbajnë e ta rimarrin drejtimin e PD-së, po për të mbrojtur politikisht veten dhe korrupsionin e tyre dhe për të pasur të sigurtë apo edhe për ta rifituar privilegjin e deputetit deri edhe përgjithmonë. Në këto foltore shumica janë elementë të pakënaqurish e dështakësh, janë grupime përfituesish dhe interesaxhinjsh, janë disa ish-deputetë dhe disa deputetë aktualë, të cilët e ndjejnë se janë deputetë të pamerituar dhe të bindur ndaj ish-kryetarit Berisha, i cili i ka promovuar si politikanë e deputetë dhe që tashmë ata duhet t’ia kthejnë atij borxhin e “besatarisë”. Këta janë një grup servilësh dhe interesaxhinj që duken sikur po i bëjnë Berishës avokatinë dhe këtë e bëjnë jo se u “dhimbset” Berisha, por e bëjnë për interesa të tyre. Dhe vetë edhe këta do ta braktisin Berishën sapo ta shohin thyerjen dhe këputjen e kahjes nga ku po ecin dhe do të thonë pastaj se na falni se kemi “gabuar” që shkuam dhe mbështetëm foltoren apo nuk e dinim se po gabonim. Një kujtesë edhe për shqiptarët e Kosovës për ata të cilëve, e të ndonjë edhe profesori që u vjen “keq” për Berishën, dhe për ata që janë habitur për shpalljen “non grata” nga SHBA për të. SHBA dhe ish-presidenti Klinton ndërmorën fushatën e bombardimeve të ish-Jugosllavisë, që i dhanë fund gjenocidit, kolonizatorit e sundimit serb dhe nuk lejuan pastrimin etnik të Kosovës dhe si rezultat i kësaj ndërhyrjeje nga SHBA dhe NATO, është sot realitet shteti i ri shqiptar i Kosovës. Është përsëri fat i madh për shqiptarët që në SHBA është President Biden, i cili i njeh shumë mirë Kosovën dhe shqiptarët. Biden njihet gjerësisht si një nga mbështetësit më të fortë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Shqiptarët e Kosovës, shteti i Kosovës ka nevojë për mbështetje nga Shqipëria, dhe mbështetja e madhe nga Shqipëria për Kosovën vjen vetëm atëherë kur politika dhe qeveria shqiptare të jetë në akordancë të plotë me politikën proshqiptare e pro-Kosovë të SHBA-ve. Pra, për Kosovën do të ishte mirë që në Tiranë të bëhej ndryshimi, ndryshim i cili do të ishte largimi i qeverisë Rama dhe ardhja e opozitës, ardhja e Partisë Demokratike në pushtet, ardhja e Bashës dhe të kësaj opozite, e cila ka mbështetjen e SHBA-ve.