BREAKING NEWS

Zi në kinematografinë shqiptare! Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare aktori i njohur

Zi në kinematografinë shqiptare! Ndahet nga jeta në moshën
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Mbi 1000 të infektuar, regjistrohen 8 viktima në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Mbi 1000 të infektuar, regjistrohen 8
x
BREAKING NEWS

Ekzekutohet me armë zjarri në Belgjikë krahu i djathtë i Ardian dhe Florenc Çapjas

Ekzekutohet me armë zjarri në Belgjikë krahu i djathtë i
x
BREAKING NEWS

Ekzekutohet me breshëri plumbash 34-vjeçari shqiptar në Ekuador (EMRI)

Ekzekutohet me breshëri plumbash 34-vjeçari shqiptar në Ekuador
x
BREAKING NEWS

Pas mbylljes së shkollave, ministrja Evis Kushi del me njoftimin e rëndësishëm për prindërit

Pas mbylljes së shkollave, ministrja Evis Kushi del me njoftimin e
x
BREAKING NEWS

“Po ndodh tani tek...”, Kreshnik Spahiu i publikon Ilir Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe e thotë troç: Ka shku për lesh!

“Po ndodh tani tek...”, Kreshnik Spahiu i publikon Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Media në zi/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Media në zi/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)
x
BREAKING NEWS

Bashkia e Tiranës kërkon hetim ndërkombëtar për Armando Dukën, zbardhet çfarë kanë përgatitur prej dy javësh skuadra e juristëve shqiptarë, amerikanë e britanikë

Bashkia e Tiranës kërkon hetim ndërkombëtar për Armando
x

Opinion / Editorial

Fatos Nano burrë zotëri, ndaj Berisha, Bënçën i dha shtëpi!

Fatos Nano burrë zotëri, ndaj Berisha, Bënçën i dha

Sa herë Fatos Nano nuk është në pushtet cilësohet si politikan reformator, profesionist, moderator, burrë me një barrë mend me bagazh të shumanshëm, kulturor e politik. Berisha kur ia do interesi e paraqet Nanon si reformator dhe popullor, lideri që transformoi të majtën shqiptare. I dha fizionominë e partisë moderne të pranuar nga forcat politike të majta në Europë. E anëtarësoi në Internacionalen Socialiste. Hapi partinë për të rinjtë që sollën freskinë e moshës dhe dinamizmin e tyre. Në realitet, Nano është moderatori dhe udhëheqësi i Partisë Socialiste e cila u reformua në vitet e para të pluralizmit politik, duke u shkëputur nga ideologjia komuniste dhe u zhvillua si një forcë politike demokratike si gjithë simotrat, partitë e majta socialdemokrate europiane. U desh shumë punë dhe nisma reformatore për t`i dhënë partisë që vinte nga trashëgimia e gjatë komuniste me një bagazh negativ dhe pabesueshmëri edhe pse në radhët e saj u renditën mijëra intelektualë dhe qytetarë të nderuar të cilët i dhanë kësaj force politike fytyrën moderne dhe progresive, duke e shndërruar hap pas hapi në forcën politike më të emancipuar në shkallë vendi. Po Partia Socialiste nuk mund të reformohej pa mbështetjen e jashtëzakonshme të liderit të saj, Fatos Nano dhe një elite të shquar intelektualësh të cilët i dhanë partisë gjithçka përmes këmbënguljes për ta reformuar e modernizuar me punë të pandërprerë, me masa të jashtëzakonshme. hapje të partisë ndaj individëve të rinj, rinisë, djemve dhe vajzave të spikatura si garanci absolute që partia e majtë të shkëputej njëherë e përgjithmonë nga trashëgimia e të kaluarës. Në këtë aksion permanent, shkëlqeu figura e liderit të partisë, i cili i dha përmasa dhe jetësoi ide, programe dhe strategji të cilat zgjeruan bazën e partisë dhe sollën ndryshime të jashtëzakonshme në radhët e partisë socialiste.

Përditë, PS në drejtimin e Fatos Nanos mori tiparet e forcës politike progresiste. Fryma e bashkëpunimit, konkurrenca, evidentimi i vlerave, barazia para votës, zgjedhjet e lira brenda partisë, konkurrenca e ndershme i dhanë partisë të udhëhequr nga Nano prestigj dhe e shndërruan shumë shpejt në forcën politike më moderne në Shqipëri.

Fizionomia e re që mori PS e bënë këtë forcë politike konkurruese mes tërë strukturës së forcave të shumta politike, duke i dhënë gjithmonë vendin e parë, si forcë me më shumë mandate në Kuvend edhe kur ka qenë në opozitë, përjashtuar vitin 1996 kur votat u vodhën përmes dhunës..

Ishte ky reformim, kur pas gjashtë muajsh të fitores strukturuar të PD e majta përmbysi mazhorancën e PD-së e cila kishte fituar zgjedhjet e vitit 1996. Ishte ky transformim, ishin këto reforma që i dhanë socialistëve mundësinë që pas fitores absolute të PD – së, socialistët të fitojnë thellë zgjedhjet e pushtetit vendor. Shqiptarët u bindën plotësisht se PD nuk ishte partia e ëndrrave të tyre dhe nën sundimin e tyre qytetarët humbën dinjitetin dhe mësuan si partia e udhëhequr nga Berisha ishte larg të qenit progresiste dhe përfaqësuese e denjë e zhvillimit normal të ekonomisë tonë kombëtare. Për të gjitha këto, qytetarët i besuan PS dhe Fatos Nanos pushtetin dhe nënshkruan marrëveshjen mes qytetarëve dhe PS për rritjen e ritmeve të zhvillimit dhe mirëqenies mbarëkombëtare. Ka qenë kjo arsyeja që për një periudhë të shkurtër shqiptarëve tu zgjohen ndjenjat e realizmit, t`i besojnë Nanos dhe t`i japin pushtetin përmes zgjedhjeve.

Të gjithë jemi koeshient se Nano ka qenë faktori themelor që udhëhoqi socialistët dhe shqiptarët në përgjithësi drejt fitores në vitin 1997 pas rënies së firmave piramidale. Po kështu mbrojtën me të gjitha mundësitë e arritjeve dhe modernizuan partinë.

Nën drejtimin e Nanos, socialistët fituan dy herë rresht deri në vitin 2005 dhe kur forca politike drejtuar prej Nanos humbi përballë KOP- it, një truk në dukje moderatorësh. Po në se socialistët e mbështetën këmbënguljen që tregonte dhe strategjinë fituese që zbatonte Nano gjatë tërë viteve në pushtet ,u vu para stuhisë fyese, denigrues dhe iu përmendën bëmat dhe e kaluara e tij komuniste. Këto përgojime u shfaqën gjatë viteve kur vendin e udhëhiqte Berisha. Nuk ka qytetar shqiptar që nuk ka njohur trajtimin politik, hakmarrës të Berishës ndaj qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi së pari të liderit të PS-së Nano deri në grushtin e shtetit në 2008.

Sa herë Berisha gjykon se Fatos Nano mund t`i shërbej në politikën e tij të ditës me njëmijë mënyra përpiqet ta na thotë anët pozitive të tij si lider i cili ishte kualitativ, gjithëpërfshirës, politikan mendjehollë i cili zbatonte politika jo konfliktuale dhe me të mund të merreshe vesh për të arritur në bashkëpunime të rëndësishme për të kryer reforma mbarëkombëtare. Sipas Berishës, Nano i dha partisë socialiste dimensione të tilla që e bën forcë politike moderne. Se me Nanon pati zgjedhje kolegjiale dhe u vu në jetë parimi i vlerave, i zgjedhjes së forumeve përmes alternativave dhe parimit një anëtar një votë.

Zgjedhjet brenda gjirit të socialistëve sipas Berishës, ishin mbi bazë vlerash dhe asnjëherë përmes emërimeve subjektive. Vetë Nano pranonte rivalitetin dhe mendimin ndryshe si dhe është zgjedhur përmes dy e tre alternativave. Edhe pas zgjedhje të 2005, Sali Berisha, tanimë në pushtet dhe Nano në opozitë, kërkoi ta përdor emrin e Fatos Nanos kundër lidershipit të ri PS, duke u takuar para kamerave dhe joshur me postin e presidentit të vendit, po që rezultoi lojë dhe strategji për përçarjen e socialistëve, duke kërkuar copëtimin e tyre në pjesë për t`i mbajtur të ndarë dhe lehtësuar sundimin e tyre.

Kjo ka qenë metoda e njohur e tri dekadave të sundimit politik të Berishës përmes skemave “përça e sundo” ose hedhjes të një grupimi politik kundër pjesës tjetër me të vetmin qëllim, pastrimin e fushës dhe livadhit, ku do të drejtonte pa opozitë solide e cila e përçarë do merrej me vetveten.

Kjo politik ka qenë mekanizmi i luftës së doktor Berishës, ku në vend të parë ka qenë gjithnjë, hilja, loja, makinacionet, përdorimi i të tjerëve në interes të qëllimeve të egos dhe etjes për pushtet.

Jo vetëm me kundërshtarët politik, po edhe brenda radhëve të partisë së vet, ku individët që gjykonin ndryshe dhe kishin pikëpamje të kundërta me prijësin, mënjanoheshin plotësisht apo detyroheshin të largoheshin fare nga politika dhe jo pak edhe jashtë Shqipërisë si emigrant, duke u bërë të padëmshëm për kryetarin dhe duke u shndërruar në komentues në distancë. Këtë fat e pësuan me qindra nga ish kryetari Eduart Selami dhe sot në qendër të stuhisë berishiane është vet krijesa dhe i sponsorizuari i tij, Lulzim Basha. Fati i bashkëpunëtorëve më të ngushtë të doktorit njihet. Asnjëri nuk arriti të bëj një udhëtim të gjatë aq më pak normal në politikë në PD në se deklaroi edhe një detaj apo një mendim ndryshe nga lideri. Sot Berisha si kryefoltorist rreket të tregoi për politika kolegjiale të shpalosi sjelljen e vet të virtytshme, të paraqitet si lider modern, larg konfliktualiteteve, burrë shteti i drejtë e largpamës, i urtë dhe i përgjegjshëm mendimtar, e progresist i shquar.

Në realitet asgjë nga këto përcaktime nuk kanë qenë në ADN e tij të politikbërjes dhe ajo që trumbeton kontraston fuqishëm me të vërtetën që e njohin gjithë shqiptarët dhe jo vetëm.

Për sa i përket marrëdhënieve me Fatos Nanon që gjatë foltoreve përpiqet të na thotë se e vlerëson si lider karizmatik dhe politikan progresist e reformator karakteristika që të majtët dhe jo vetëm ia kanë njohur ndër vite në gojën e kryefoltoristit tingëllojnë hipokrizi e pastër, lojë e pistë e zgjedhur si kamerdare për të notuar në detin e trazuar në të cilën përpiqet të notoj “nongratasi” nga SHBA, Berisha.

Po ka një politikan të fyer, të telendisur, anatemuar, të demaskuar të sharë të akuzuar deri në poret më të imta, si individ deri tek familjarët e tij në Shqipëri, ky e ka emrin Fatos Nano

Ndaj Nanos, kur Berisha ishte në opozitë, po veçanërisht në pushtet , përdori tërë mekanizmat e oratorinë dhe fjalorin më banal.

Mbi figurën e tij që sot kërkon ta përdor si alibi i një politikani që ndanë vlera dhe vlerëson kundërshtarët e vet, hodhi aq baltë sa do duhej uji i oqeaneve ta pastronte.

Nuk ka etiketim dhe fjalë më të pistë të fjalorit shqip që mos t`i jetë adresuar Nanos me mllef dhe urrejtje gati hiperbolike. Nga mëngjesi në mëngjes, Nano ishte politikani që dëgjonte akuza nga ato që të bëjnë të ulërish dhe t`i thuash politikës, sikur e lamtumirë. Pasi e linçoi dhe e etiketoi hajdut. Tradhtar, drogaxhi, shitës të interesave të Shqipërisë, bashkëpunëtor të Miloshoviçit, e mijëra e mijëra akuza monstruoze, tani kërkon të shtiret si politikani që respekton vlerat e kundërshtarëve politik dhe i respekton dhe i evidenton para foltoristëve. Dhe e tërë kjo për t`i dhënë të drejt vetes në betejën me Lulzim Bashën sipas aksiomës kur dua kundërshtarët dhe i vlerësoj, atëherë bashkëpunëtorët e kanë fajin vet. Nuk ka shqiptarë të mos kuptoj këtë lojë nga halli të Berishës dhe të mos qeshi me këtë sjellje gjoja të një lideri progresist. Dhe meqenëse e desh dhe e vlerësoi aq shumë, Fatos Nano, si burrë zotëri, burrë shteti, Sali Berisha, Bëncën i dha për shtëpi dhe të gjithë e njohim këtë histori.