BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

Elita vulgpolitike e fjalorit fyes të “problemit personal”!

Elita vulgpolitike e fjalorit fyes të “problemit personal”!

Unë jam i qartë se këtu 30-të vite të pluralizmit dhe jetës parlamentare në Shqipëri janë dhe shembulli i një fjalori rruge, ose mejhanesh, ose dhe “lumpen klase politike” apo “vulgu politik” që nuk është e gatshme që zgjidhë probleme apo propozojë ligje, por grindet, duke kthyer në problem personal punët e demokracisë, ekonomisë dhe ligjit. Në fakt kështu është dhe përfaqësimi intelektual dhe kulturor në Kuvendin e Shqipërisë. Kaq janë dhe kaq kanë, por...!? Por fajtorët e kthimit të foltores në një retrokulturë groteske të së folurës publike dhe nxitësit e gjak nxjemjes politike e deri hakmarrjes së tillë, janë emra të rëndësishëm të sundimit politik në Shqipëri. I pari është Sali Berisha! Ai pra intelektuali, mjeku sigurisht me origjinë folklorike që të “bën fytyrën si këpuca”, (puca) ose ai që merret me nëna, gra dhe motra të kolegëve, ose ai që kërcënon përbindshëm, apo ai që mban foltoren me minuta e minuta, në saj të kërcënimit politik dhe personal! Ai që shan dhe krahason në mënyrë kërcënuese dhe jashtë çdo lloj etike morale dhe politike. Ai që i thotë të gjithëve: Heeeej budallenj unë jam Sali Berisha!! Po pra, provokatori më i madh retrokulturor e folklorik që ka parë ndonjëherë ajo sallë apo ai vend përfshirë dhe të kaluarën kuvendore nga 1920 deri në 1939! Askush nuk është i barasvlershëm në të folurën gjakprishur, vulgare politike dhe luftënxitëse me Sali Berishën! Askush nuk barazohet me të në nxitjen e urrejtjes politike nga ajo foltore! Askush nuk është si ai mitoman, për nga “tregimet apo narrativën folklorike” në fantasmagori imorale, pa vërtetësi të dhënash me përdorim “më tha ky mueee, apo me më thoni ju mueee”! Askush si ai! Pas tij vijnë të tjerët! Të vjen keq për një të lindur në qendrën e Tiranës si Rama, që në fillim tentoi të mos përgjigjet, por tundimi është i madh për një “egzibicionist showman” si ai! E sigurisht Rama kujton se i largohet folklorizmit për ta bërë çështjen publike shtetërore dhe politike personale! Cinizmi dhe krahasimet e tij jashtë përmbajtjes ose leksiku barcaletier humoristik pa vend, e bëjnë që pastaj gjithçka të bëhet personale! Basha bën sigurisht të fortin dhe me batuta dhe ka mësuar kot fare sharjen tip Berishë! Akuzën ashtu të fortë pa kuptim, kur është pjesë politike dhe jo personale! Presidenti Meta kur del jashtë binarëve (bëhet nervoz) të etikës është folklorik i urrejtjes dhe përbetimit në kërcënim pothuaj si Berisha! Ishte faji i tij si kryekuvendar që lejonte me orë Berishën të pushtonte me terma urrejtje dhe personale politike në mënyrë katastrofike, duke dëmtuar veshët dhe mendjet e shqiptarëve! Pastaj vijnë dhe gra dhe burra të tjerë “trima” të kthimit të bisedës publike shtetërore dhe politike në pikërisht personale! E kështu ajo foltore kuvendore (jo vetëm ajo si e Berishës sot) është personalja si problem kryesor e vulgfolklorikëve deputetë që ka Shqipëria. Në atë foltore në mënyrë të edukatës më të keqe, kulturës më të rëndomtë të vlugut masiv përshfaqet dhe politika jonë e gangrenizuar! Nuk ka seancë që aty mos të shfaqet rënie morale etike dhe politike, duke kthyer në personale problemin kombëtar, shtetëror, arsimor, shëndetësor, ndërkombëtar, punësimin, ekonominë etj etj! Nga ajo foltore iket nga substanca e problemit dhe shkohet me qëllim te personalja! Pse? Po sepse nuk duan të zgjidhin problemin real pra! Duan që të grinden me njëri tjetrin që të mos prodhojnë ligje dhe mos të sillen si njerëzit normalë të botës së kulturuar në parlamentarizëm. Kaq, nuk ka më shumë se sa kaq.

Po a mund të rregullohet kjo lëtyrë e shëmtuar, si shfaqe keq edukuese dhe mashtruese në demokraci!? Unë them jo! Jo, deri sa të kemi këtë elitokraci folklorike, vulgare periferike në edukatë dhe tiranike në besimin që kanë, për veten si të përkorë në demokraci! Janë levendë të kulturës parlamentare dhe nuk duan t’ja dinë për etikë dhe moral. Janë amoralë dhe imoralë njëkohësisht! Pra janë kundër moralit dhe jashtë moralit njëkohësisht! Jam i sigurt që brenda tyre, ka njerëz të edukuar mirë, por nuk i vlejnë atij Kuvendi apo asaj foltoreje. Të vjen keq dhe për të rinjtë pastaj aty. Janë dhe ato të sëmurë nga kjo marrëzi e kthimit në personal të problemit politik dhe ekonomik! Kthimit në diçka që është “imja” kur ajo është e të gjithëve! Ky është perversitet që po përdoret për të lënë gjendjen në tranzicion emotiv të përhershëm. Për të mbajtur temperaturën e gjakut tepër lart mos në vlim të plotë shoqërisë! Janë shërbëtorë të krimit të fjalës dhe ky krim pastaj mbas foltores del në rrugë dhe bëhet sundimtar i shoqërisë dhe shtetit shqiptar! Faji është i kësaj elitokracie të shëmtuar trupërisht dhe mendërisht, e akoma më shumë shpirtërisht! Kuvendi është pikërisht vendi, ku zgjidhen hallet personale të tyre dhe jo problemet tona. Ai vend është një shëmtirë e edukatës së keqe! Ai frymëzon dhe gangsterët e rrugës. Po i trimëron ato kundër shoqërisë. Ai vend përbën turpin më të madh të kësaj shoqërie. Por ky turp është pikërisht kësaj shoqërie që e mban me para dhe me lavde drejt një elitokracie mashtruese folklorike dhe keq edukuar apo vulgpolitike si kjo që kemi dhe kemi pasur në kohë. Shoqëria shqiptare këtë turp e ha përditë me bukë. Po dhe akoma nuk është e zonja të ndalojë këtë ngrënie (turpi me bukë) kaq të pështirë që po zgjat tashmë sa ajo e diktaturës së Enverit.