BREAKING NEWS

Lajme të mira nga Infektivi! Ja çfarë ndodhi në 24 orët e fundit

Lajme të mira nga Infektivi! Ja çfarë ndodhi në 24
x
BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x

Opinion / Editorial

Edi Rama, bëhu “buldozeri” shqiptar

Edi Rama, bëhu “buldozeri” shqiptar

Korrupsioni është gangrena reale e qeverive në sistemin demokratik. Futja e dorës në “qesen” e parave publike është një sëmundje e njëjtë në çdo cep të globit. Lajmet e vërteta bëjnë me dije se “byzylykët” e drejtësisë nuk kanë kursyer askënd që ka përvetësuar atë që nuk i takon, qoftë në vendet në ndërtim të demokracisë, por edhe në vendet ku kjo është çimentuar me kohë. Në këto të fundit, për vetë nivelin e ndërgjegjësimit të pozitës që ke marrë përsipër, largohesh nga posti edhe pse ke prerë një biletë avioni jashtë rregullit apo ke bërë dy apo tre ditë pushime me lekët e taksapaguesve. Nuk bëhet fjalë kur shkeljet janë më të mëdha apo kur ka abuzime në tendera. Këta të fundit kalojnë në disa filtra dhe askush nuk merr guximin të penetrojë në to. Në vendin tonë ky korrupsion lulëzon në mes të ditës dhe pothuajse në çdo qelizë të jetës. Ndjej dhimbje kur pohoj se edhe fatorino i një autobuzi kërkon dhe gjen marifete nga më të ndryshmet për të përfituar më shumë se sa i takon. Do ia falja atij për vetë nivelin jetësor që ka dhe se ajo që përfiton është një thërrime, por si mund të heshtësh kur shkon në një notere për një shërbim, e paguan aq sa të kërkon, pa të treguar tabelën e tarifës që duhet ta ketë të afishuar në një vend të dukshëm dhe bën sikur harron të japë faturën elektronike. Më keq akoma kur shkon në një zyrë shtetërore dhe punonjësi që rrogën e merr nga taksat që paguan t’i vetë, gjen shkaqe nga më të ndryshmet për ta vështirësuar problemin, aq sa t’i detyrohesh t’i japësh diçka nën dorë që të shpëtosh sa më shpejt prej tij. Më keq e më keq akoma kur halli të çon në derën e një spitali, privat apo shtetëror. Aty ku ke të bësh me jetën e njeriut dhe leku të duket asgjë. Nuk po sjell asnjë emër të ri në këtë sektor sepse të gjithë jemi njohur me rastet e arrestimeve të mjekëve, infermiereve dhe deri sanitaret që shërbejnë aty dhe që e kanë lyer dorën me m… Raste sporadike ndërkohë që dëmi është shumë i madh. Vetëm miqtë dhe të afërmit e ish-kryetarit të Bashkisë së Lushnjes janë pikëlluar për arrestimin e tij, por në tërësi qytetarët e thjeshtë dhe që janë shumica në këtë vend, janë solidarizuar me organet e drejtësisë që morën një vendim të tillë, madje edhe ironizojnë për akuzën që është për një shumë jo të madhe kur gjynahet janë ku e ku. Është lavdërues fakti i ndalimit të punonjësve të Bashkisë Durrës së fundi, por edhe qesharak kur mendon se akuzohen për një shkallë zjarrfikëseje kur bëmat për këtë bashki kanë bërë jehonë për tendera disa milionëshe. Por edhe kaq mirë. Pritshmëritë kanë qënë më të mëdha. Ashtu siç është premtuar prej vitesh për kapjen e “peshkut të madh”. Siç duket, ose materiali i rrjetave për të kapur këta peshq është i skaduar ose përndryshe kemi të drejtë të dyshojmë se peshkatarët i kapin këta “peshq të mëdhenj” e më pas, ndjejnë keqardhje dhe i lënë të notojnë përsëri. Unë nuk besoj se çdo akuzë e bërë publike është e vërtetë, por jam i sigurtë se në gjithë ato dhjetëra – qindra akuzave ka plot të vërteta që duhet të jenë objekt i organeve të drejtësisë. Unë mendoj se në këtë derexhe që ndodhet aktualisht vendi ynë duhet një dorë e fortë dhe besuese se do ta luftojë këtë fenomen. Shpresa tek pasvetingu duket se është fishkur, ngase peshku më i madh doli Adriatik Llalla, që edhe ai ka avulluar dhe bredh nëpër botë dhe organet e drejtësisë shqiptare mbajnë në duar vetëm letrat e dënimit të tij. Është çudi me këtë vendin tonë: aludimet, por edhe akuzat konkrete bëjnë me dije abuzime për shuma galopante dhe njerëz konkretë që kanë përvetësuar këto shuma, por askush nuk është vënë nën akuzë. Të thuash se kjo luftë është e vështirë apo e pamundur nuk jemi real dhe të vërtetë. Kjo sepse bota ka shembuj të shumtë që kjo luftë ka qenë e suksesshme. Nuk dua të bëj shumë filozofi, por dua të sjell në vëmendjen e lexuesve, jo të atyre si unë që e kanë lexuar biografinë e Presidentit të Tanzanisë, që i kanë vënë me të drejtë epitetin “Buldozeri”, por atyre të shumtëve që nuk janë njohur me të. Po i bëj një “copy paste” të thjeshtë. Që nga fillimi i vitit 2017, mediat dhe rrjetet sociale në Afrikë janë fokusuar tek presidenti i Tanzanisë, Xhon Magufuli, i cili largoi nga administrata publike mbi dhjetë mijë punonjës për shkak të korrupsionit. Ai ka marrë titullin doktor në kimi dhe jetën e tij profesionale e nisi si mësues në një shkollë të mesme, më pas punoi në një kompani prodhimi dhe së fundmi i hyri jetës politike. Pas zgjedhjes së tij si president i vendit në vitin 2015, presidenti Xhon Magufuli largoi nga postet e tyre disa zyrtarë të lartë, mes tyre edhe kryetarin e institucionit të luftës kundër korrupsionit, kreun e taksave në vend, atë të hekurudhës dhe drejtorin e porteve. E gjitha kjo në kuadrin e një fushate kundër korrupsionit. Ai nxori një dekret sipas të cilit ndalonte festimin e ditës së pavarësisë së Tanzanisë, pasi kështu siç po shkonin gjërat vendi i tij ishte nisur drejt greminës. Të gjitha këto shpenzime i çon në sektorin e arsimit për luftën kundër kolerës dhe sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse. Numri i ministrave të qeverisë së tij ra ndjeshëm, nga tridhjetë syresh në nëntëmbëdhjetë. Të gjithë krerët e ministrive duhej të deklaronin llogaritë e tyre bankare dhe pronat. Çdo ministër që orvatej të fshehë prona e llogari, largohej menjëherë. Xhon Magufuli ua ndaloi udhëtimet jashtë vendit të gjithë zyrtarëve, veçse me një leje të firmosur nga ai vetë, pasi besonte se këta, në vend të udhëtimeve, duhej të fokusoheshin tek punët dhe problemet e brendshme. Edhe zyrtarët që e kishin të domosdoshëm udhëtimin, ua ndaloi të përdorin klasin e parë në avionë. Të gjitha takimet dhe konferencat qeveritare që mbaheshin në hotele e ambiente të shtrenjta u ndaluan. Në një rast, vetëm katër zyrtarë udhëtuan për të marrë pjesë në një samit rajonal, nga pesëdhjetë që ishin përgatitur. Gjatë një vizite të beftë në një spital shtetëror, pa se të sëmurët ishin shtrirë përtokë dhe se pajisjet ishin të gjitha të prishura. Menjëherë urdhëroi pushtimin e të gjithë administratës së spitalit dhe administratës së re i dha afat dy javë për të rregulluar gjithçka. Buxhetin për harxhimet e inaugurimit të Parlamentit të ri, nga njëqind mijë dollarë, i uli në vetëm njëzet e tre mijë dollarë, kurse shumën tjetër ua kaloi pajisjeve të spitalit qendror në vend. Një herë dërgoi kryeministrin për një vizitë të beftë në portin kryesor të Daruselam, gjë e cila zbuloi një rrjet të tërë zyrtarësh të korruptuar. Shifra e humbjeve arrinte në katërqind milionë dollarë të ardhura. Urdhëroi arrestimin e kryetarit të gjykatës në Tanzani bashkë me katër asistentët. Xhon Magufuli urdhëroi grumbullimin e të gjitha makinave 4×4 që ishin pronë e administratës shtetërore, të cilat i shiti në ankand të hapur dhe i zëvendësoi me makina më të lira. Presidenti i Tanzanisë, Xhon Magufuli ka marrë nofkën “Buldozeri” për shkak të fushatës së tij reale kundër korrupsionit në vend që nga dita e zgjedhjes së tij si president, siç dhe kishte premtuar gjatë fushatës elektorale. Pra, ka një përvojë që nuk është e vështirë për t’u ndjekur dhe të jetë rezultative. Të shpresoj që këtë ta bëjë presidenti ynë në detyrë e kam shumë të vështirë duke njohur veprimtarinë e tij gjatë këtij 30-vjeçari. Më shpresëdhënës jam t’i drejtohem kryeministrit Edi Rama: bëhu “buldozeri” shqiptar zoti kryeministër. Mos u mundo ti bësh të gjitha vetë se nuk ia del dot. Mos u lodh rrugë më rrugë, kanal më kanal e ujësjellës më ujësjellës. Vërë në përdorim sistemin e “gozhdës” zoti kryeministër, sistem që është rezultativ në çdo ushtri të botës. Ushtaraku me gradën më të lartë i kërkon llogari dhe i jep urdhër ushtarakut që vjen pas tij në gradë dhe detyrë dhe kështu zinxhir deri tek ushtaraku me gradën më të ultë që i detyruar përplaset me ushtarin dhe realizon detyrat e dhëna. Edhe ju kryeministër, “kapini prej veshësh” ministrat dhe vetëm me ta merru. Këta pastaj të merren me vartësit e tyre derisa urdhri dhe detyra jote të vejë në veshin dhe praktikën e punonjësve të administratës, që nga ana e tyre të mos bëjnë të fortin ndaj qytetarëve që kanë gjithë ato probleme, por “t’i rrinë gatitu” rrogës që marrin. Ju po e shikoni edhe vetë zoti kryeministër, që armata e madhe e punonjësve të administratës nuk duan t’ia dinë për gjithë ato konferenca që mbani ju dhe porositë e kërcënimet që u bëni. Ka ardhur koha e një veprimi praktik dhe kjo do të thotë që ju përmes levave që keni të bëni akuza konkrete ndaj abuzuesve dhe këtë mos ua lini në dorë vetëm organeve të drejtësisë. Këta të fundit, megjithë këmbanat që kanë kohë që bien dhe premtimeve që bëjnë, vazhdojnë të jetojnë në “kënetën” që ka vite që është bërë e përditshme në vendin tonë. Bëni me korrupsionin atë që bëtë ndaj abuzuesve të energjisë elektrike. Do ketë dhimbje, por përmes dhimbjeve vjen dhe shërimi. Të siguroj se nëse e bën këtë më shumë vota do të kesh në zgjedhjet e ardhshme, meqë aty e keni mendjen të gjithë ju politikanët. Bëhuni “buldozeri” shqiptar zoti kryeministër, jo për të mbetur në historinë shqiptare, por për ta shpëtuar vendin nga kjo sëmundje e poshtër.