BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

Dy Kuvendet e PD si fotokopje e dekreteve të Presidentit për zgjedhjet lokale!

Dy Kuvendet e PD si fotokopje e dekreteve të Presidentit për zgjedhjet

Ka një përngjasim ekstrem mes vendimit të dy pretendentëve për të marrë kryesimin e partisë më të madhe opozitare me dekretet zhdekretimin e Presidentit Meta për zgjedhjet lokale të qershorit 2019 pas informacioneve të rezervuara, siç u trumbetua se do kishte reprezalje dhe qëndrime ekstreme me djegien e godinës së Kuvendit të Shqipërisë dhe minirevolucion nga ata që nuk pranonin të hynin në zgjedhje sipas datës së vendosur nga dekreti presidencial. Historia e dekreteve dhe përfundimi i tyre dihet tanimë pasi është vërtetuar plotësisht pasi zgjedhjet u realizuan dhe as data nuk u neglizhua edhe parlamenti shpëtoi pa u djegur nga mllefi. Po kështu edhe Venecia miratoi në union të plotë se zgjedhjet e 30 qershorit ishin legjitime të pranuara dhe demokratike. Edhe pse opozita në emër të bojkotit tentoi të prishi zgjedhjet, qytetarët shqiptarë zbatuan dekretin e parë atë ligjor dhe nuk njohën zhdekretimin antiligjor. Po ja që dekret zhdekretimin nuk mbetën risi. Me sa duket historitë tek ne përsëriten dhe përngjasojnë si të jenë fotokopje e njëra tjetrës sikur të shkruhen në letër karboni, siç veprohej në kohën e diktaturës në periudhën e kalemit kopjativ. Edhe pse me protagonistë të tjerë dhe në periudhë në distancë dy vjeçare, këtë herë me aktorë kryesor liderin aktual dhe ish liderin e PD, ose dy kalander nga një derë. Foltoristi që trazoi ujërat e PD dhe u vendos në qendër të opinionit shoqëror shqiptar, Berisha në strategjinë e tij për të marrë drejtimin e PD -së pasi mblodhi mbështetësit e vet, qytet më qytet nga jugu në veri si qershinë mbi tortë kishte ruajtur të vendoste kurorën e lavdisë mbi tortën e ndasisë mbledhjen e firmave të kuvendarëve të PD. Plot 4200 delegatë sipas njoftimit nga foltoret dhe pas kyçjes në kasafortën e Palokës, shpalli devizën për mbledhjen e Kuvendit të partisë, duke zgjedhur si ditë kuvendore datën e themelimit të PD, 11 dhjetorin, ditë simbol për demokratët të cilët ndryshe nga këto tri dekada, këtë Kuvend shkojnë si mollë e ndarë në dy pjesë e cila në realitet duket si molla mbi kokën e fëmijës mbi të cilën u detyrua të gjuante me shigjetë i ati, një dramë e famshme “Vilhelm Tel”. Sipas dramës së njohur që nuk dihej në se do goditej molla apo do vritej fëmija qoftë edhe më një dridhje të dorës që tërhiqte harkun dhe drejtonte shigjetën mbi mollën, ashtu siç po ndodh edhe në dramën më të re atë opozitare, shekuj më pas që nuk i dihet se humbasin apo fitojnë demokratët dhe militantët nga shigjetat e dyfishta Berisha - Basha, gati për tu lëshuar mbi kokat e militantëve të partisë që presin të fitojnë dhe jo të ndahen e të copëtohen për interesa të një individi qoftë edhe të një Kryesie apo Këshilli Kombëtar. Edhe me dy gjysmë kuvendet nuk dihet do sigurohet bashkimi apo do thellohet ndarja dhe partia nga monolite dhe e unifikuar do bëhet gjysmë parti, njëra do jetë e Berishës që u takon foltoristëve dhe tjetra e Bashës. Njëra palë, ajo zyrtare thërret: Rroftë! Tjetra bërtet fortë e më fortë: Poshtë! Poshtë! Poshtë! Duket sikur ka rënë nga qielli letra me dy kokë dhe kur njëra kokë është lartë, tjetra është poshtë si “fanti spathi”. Kur shikojmë foltoristët dhe anti-foltoristët, fatkeqësisht na duket se jemi duke ndjekur pasazhet e filmit “Ball-përballë” kur dy gjeneralët ruse shqiptar, matin forcat dhe pasi nuk u bindën e grisën letrën, duke i thënë njëri- tjetrit, kjo poshtë është kështu, po në se e presim në mes, a nuk janë në krah të njëra tjetrës? Dhe mbështetësit kërkojnë këtë të fundit. Unifikimin, jo ndarjen, po bashkim. Dhe gjeneralët ishin kundërshtarë, jo thjeshtë politik bashkatdhetarë, por armiq që donin kokën e njëri tjetrit në pazar.

Dhe këtu përngjasimi është gati simetrik me dy kokat e PD-së. Në këtë mënyrë siç po veprohet në PD, gjysmë partia merr vetëm gjysmën e votave të elektoratit dhe mbështetësve të PD partisë që ndër vite i kanë rrjedhur shumë ujëra dhe është copëtuar në shumë pjesë.

Të gjitha këto rrjedhje përmes largimeve dhe djegies së emrave të rëndësishëm, shumë prej tyre të njohur si kontributor me peshë nga të parët themelues si Topalli, Nishani, Halim Kosova, Patozi e dhjetëra të tjerë, duke i zëvendësuar me pesha pupël që nuk I kanë sjellë partisë asgjë të re e kanë bërë partinë e shpresave të mëdha anemike dhe gjysmë parti e cila nga alternativë qeverisëse është shndërruar në opozitë gjysmake. Për ironi të fatit tërë shpresat e strategjitë i kanë varur tek ca individ që në PD janë fillestar dhe nuk kanë as fuqi as prestigj t`i japin partisë fitoren në betejat që e presin. Më e shumta mund të përcjellin kostumet firmato dhe orët pa çmim në pasarelat pambarim. Ky fakt, dykuvendorja nuk është thjesht humbje e partisë më të madhe opozitare, po i vet demokracisë e cila ka kuptim vetëm me mazhorancë të fortë dhe opozitë të shëndoshë të mundshme për t`u futur në garat elektorale dhe për t`i dhënë qytetarëve alternativa më të mira dhe më të besueshme për ndryshim dhe zhvillim të ekonomisë dhe rritjes së mirëqenies së shqiptarëve. Opozita në hall e njeh shumë mirë rrugën e forcimit dhe bashkimit për të qenë solide ndaj mazhorancës. Po deri sot ëndrrat e mbështetësve të opozitës kanë pësuar fiasko dhe janë copëtuar në mijëra grimca, si xhami kristal kur kriset duke zëvendësuar optimizmin me pesimizmin dhe trishtimin nga humbjet seriale. I gjendur në këtë situatë gati absurde, Basha, kryetari i zgjedhur dhe i kërcënuar, gjithçka në politikën dhe strategjinë e vet e ka zëvendësuar me skenarin më pa vlerë me fyerje, etiketime ,sharje dhe akuza. Duket sikur si tragjedi-komedi, ku qesh e qan njëherazi. Sipas ligjërimeve të ndershmit për fat kanë qëlluar të jenë të rreshtuar vetëm tek PD dhe opozita dhe gjithë të këqijtë janë radhitur tek mazhoranca.

Është kjo arsyeja që deputetët e PD, gjykojnë se janë duke bërë detyrën vetëm duke zhurmuar në sallën e Kuvendit dhe në vend të një politike reale dhe dobiprurëse së pari për vet opozitën, kanë zgjedhur të anatemojnë dhe denigrojnë e fyejnë gjithë ata që sot përfaqësojnë mazhorancën. Po le të kthehemi tek dy Kuvendet e PD, njëri si kërkesë e foltoristëve në njëmbëdhjetë dhjetor dhe tjetri i anti foltoristëve në tetëmbëdhjetë dhjetor.

Si afat kohor, distanca është vetëm një javë, shumë pak për të bërë diferencën mes dy kryedatave, po shumë me diferencën që përbëjnë si mesazh që reflektojnë dhe dëmet që shkaktojnë në ndarjen dhe thellimin e mosmarrëveshjeve brenda gjirit të së djathtës e cila duhet pranuar që është bërë çorap dhe nuk i dihet nga tërhiqet filli pasi në mënyrën si po veprohet rezultati është njësh me atë të tërheqjes së litarit i cili tendoset fuqishëm nga foltoristët dhe anti foltoristët dhe në fund të garës asnjëri nuk është fitues. Do dëshironim që PD, ndarjen dhe thellimin e përçarjes ta kthente në histori suksesi dhe nga parti me dy tribuna dhe dy liderë të kthehej në bazament si parti e parë opozitare me një vulë,me një portë me një lider. Ndryshe, dy Kuvendet, si dy dekretet, i pari dhe i dyti të mos ngjajnë si kopje të dy Kuvendeve, ku njëra palë shënon në kalendarin e Kuvendit 11 dhjetor, si festë e demokracisë dhe triumf i lirisë dhe pala tjetër, ajo që përfaqëson partinë zyrtarisht që ka firmë e vulë, stemë e seli në 18 dhjetor.

Mbështetësit e PD, janë si tifozët e dy ndeshjeve të mëdha që në fakt luhen mes dy pjesëve të të njëjtit ekip edhe pse përfaqësojnë një skuadër, kanë veshur fanellat, ku shkruhet “Basha Po!”, “Berisha Jo!” dhe anasjelltas. Gjithçka e copëtuar më dysh në pjesëza të cilat natyrisht nuk janë e njëjta fuqi pasi me ndarje e ndasi, me prishje e me mëri as ka parti me fuqi as fitore me garanci. Le të presim e të shpresojmë se partia e parë opozitare do dalë e fituar nga këto pazare, jo e ndarë dhe e copëtuar, me dy e tre Kuvende,me dy kalander që nuk i bëjnë PD-së qeder. Nëse Basha dhe Berisha shkojnë secili për hesap të vet në kuvend, atëherë një gjë është e siguruar, se fitorja e zgjedhjeve aq shumë e dëshiruar do jetë e munguar, sot, nesër, mot dhe për vitet që vijnë deri sa dy gjysmë partitë të gjejnë ekulibrin dhe qetësinë