
"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po luan me mendjen e Berishës, në momentin...

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje nga hetimi: Ja çfarë pritet të ndodhë

Dua Lipa këtë mbrëmje performon në sheshin “Skënderbej” për 110-vjetorin e Pavarësisë

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Nëntor 2022

Koncerti i madh për 110- vjetorin e ditës së Pavarësisë do të mbahet këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku do të këndojë këngëtarja Dua Lipa. Këngëtarja më parë u betua si shtetasja më e re shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të veçantë. Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo është një ditë shumë e veçantë, sepse një ikonë e këngës botërore si Dua Lipa, sot është edhe zyrtarisht një shtetase shqiptare. Për yllin e muzikës botërore, Dua Lipa ky është një moment gëzimi i papërshkrueshëm dhe se herës tjetër që do të udhëtojë drejt Shqipërisë, do të përdorë pasaportën shqiptare. “Jam shumë e emocionuar nga mikpritja, dashuria, mbështetja. Mezi pres koncertin e nesërm”, pohoi këngëtarja Lipa. Në kuadër të turit të saj muzikor, këngëtarja ka organizuar gjatë kësaj kohe koncerte në disa shtete. Më parë Dua Lipa u prit nga kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj, i cili i dorëzoi shtetësinë shqiptare. Dua Lipa e përfiton shtetësinë shqiptare si person me “interes të veçantë”, dhe kjo lidhet jo vetëm me karrierën e saj si këngëtare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare, por edhe për përfshirjen në kauza sociale, siç është angazhimi i saj pranë Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), në mbështetje të fushatave për të drejtat e fëmijëve. Dua Lipa kur ishte 19-vjeçare, publikoi këngën e saj të parë, “New Love” (2015). Përmes kësaj kënge, ajo fitoi dashurinë e shumë të rinjve në mbarë botën. Po në të njëjtin vit, ajo publikoi këngën e dytë, “Be the One”, këngë e cila e vendosi Duan në majat e top-listave britanike, si artisten më të mirë të re të vitit 2016. Më pas, Lipa nuk u ndal dhe kështu publikoi këngën e saj të radhës, në shkurt të vitit 2016, të titulluar “Last Dance”, e cila pati një sukses të madh. Për të vijuar dhe me të tjera hite muzikore.
Më të lexuarat


"Ai dhe transformimi i shoqërisë: Si teknologjia po ndryshon botën dhe çfarë do të thotë kjo për brezin e ri"

Stop reklamat, emisionet dhe programet që promovojnë shthurje morale

Energjia me tre kokë

Kim Filbi, Stalini, Hoxha, Berisha, McGonigal dhe Edi Rama spiunazh, shpifje, realitete...

Jam më i ndershmi nga të gjithë demokratët!

Drejtësia në demokraci fillon me akuzat për vrasjet shtetërore!

Ngjarja tragjike e “21 janarit” po lakohet, përflitet dhe atakohet, por a do të hetohet?

Lulzim Basha dhe Garry Kasparov, sëbashku për demokracinë kundër stabilokracisë!

Ja dy skenarët që e presin PS nëse konfirmohet përfshirja e Ramës në afera me ish-agjentin e FBI

A mund ta quajmë maturën shtetërore një reformë të dështuar?
