BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x
BREAKING NEWS

Provokon sërish Berisha, Luftën Nacionalçlirimtare e cilëson vëllavrasëse, akuza partizanëve për gjenocid dhe krime

Provokon sërish Berisha, Luftën Nacionalçlirimtare e
x

Opinion / Editorial

Doni të dini se ç’është berishizmi?

Doni të dini se ç’është berishizmi?

Këtë paradite të bukur tetori e shfrytëzova për një shëtitje në bulevardin “Hasan Tahsini”. Deti i qetë, gati i palëvizshëm në sipërfaqen e tij lëbyrëse, të joshte me atë qetësi apostolike. Dhe “ftesës” së tij i ishin përgjigjur disa. Duket ishin turistët “e vonuar”, që çuditërish këtë vjeshtë nuk mungojnë në Sarandë. Të shtrirë, gjysëm lakuriq në rërën e plazhit, ata transmetonin ndër ne, banorët e këtushëm, një mesazh: Qetësinë dhe sigurinë e jetës. Teksa ecja, me hap të qetë, përgjatë shëtitores, bëja, më vete një paralelizëm, mes kësaj fotografie, gati të përditshme, dhe fotografisë, që na paraqesin po përditë televizionet tona me agresivitetin e debateve mes të ftuarve, që duan ta paraqesin situatën në vend të frikshme, ku kriminaliteti e bën atë të pajetueshëm, etj. A është vërtet ky realiteti? Përgjigja është kjo: realiteti është një, por interpretohet nga këndvështrime të ndryshe. Ja, psh. Dy burra ulur në bordurën e shëtitores bisedonin për gjëra krejt të tjera, dhe as u bënte ndonjë përshtypje, në sensin pozitiv, deti, rëra e plazhit dhe turistët që laheshin tani në këtë fund tetor. Përse bisedonin ata? Dëgjoj copa bisede:

Më i moshuari: - Nuk jetohet këtu, e bënë këtë vend bordello... Këta duhen zhdukur... Po edhe ne e kemi fajin që nuk ngrihemi... të dalim mo, me tabela si bëhet në botë dhe të protestojmë... Tjetri dëgjonte dhe me zë (që nuk munda të kapja fjalët) të ulët diçka i thoshte. Prapë më i moshuari: E dëgjove Berishën në Kavajë? Do ta marrë partinë ai dhe do shikosh. Ai di si t’ua bëj këtyre. Do t’i ngrejë zgup... do t’i flakë tutje se nuk durohen... I nxitova hapat dhe u largova, por nuk më shqiteshin nga mendja shprehjet: “do t’i ngrijë zgup”, “do t’i flakë”, etj. Në fakt këto terma dhune i kanë dëgjuar shqiptarët, jo vetëm një herë nga goja e Sali Berishës në Parlament, dhe në deklarata nëpër studiot televizive, ku ka bërë edhe thirrje për rrëmbim të armëve dhe rrëzimin forcërisht të “regjimit”. Sot nga “Foltoret” ai nxjerr përbrenda vrerin e grumbulluar dhe e derdh në turmat që e ndjekin, për t’i përgatitur ata si ushtarë të së nesërmen në betejën e dhunshme “për rrëzimin e qeverisë Rama”. Dhe turmat, pjesë e këtyre “Foltoreve”, brohorasin me piskama ulëritëse për idhullin e tyre, kur ai shpif e deklaron fakte të paqëna korrupsioni qeveritar, kur ai u thotë militanteve (të verbër) se Rama është “ simboli i rekordeve më të zeza”, se “Shqipëria është vendi i dytë në botë që dallon për vjedhje, krim e korrupsion”, Se “Rama ka grumbulluar 10 përqind më shumë pushtet se Ramiz Alia”, dhe pas çdo shpifjeje ai elektrizon sallën me thënien: “ne do ta shporrim këtë të keqe”... Askush nuk kundërshton dëshirën dhe të drejtën e opozitës për beteja politike për pushtet, sepse qëllimi i çdo partie është pushteti. Ndërkaq, dihet që pushteti fitohet përmes votës dhe jo përmes dhunës. Sot, demokratët, të lodhur nga të qënit në opozitë dhe të zhgënjyer nga paaftësia, pse jo dhe një lloj “pacifizmi” apo mefshtësi e kryetarit aktual, shkojnë pas Sali Berishës me shpresën se radikalizmi i tij është njëherësh ngushëllim dhe shpresë. E gjithë kjo që po shikojmë në skenën politike të këtyre ditëve, ku transmetohen spektaklet e zhurmshme me protagonist Sali Berishën, nuk është gjë tjetër veçse demonizim personi dhe demonstrimi në praktikë i berishizmit të rrënjosur thellë në psikologjinë e jo pak demokratëve, “të vegjël” e të “mëdhenj” në funksione dhe të thjeshtë në shumicën e tyre. Berishizmi, në një aspekt, është dhe aftësia për t’i bërë të tjerët të mendojnë si mendon Ai (Berisha), dhe të besojnë ato që thotë Ai (Berisha). E pra, kur Berisha thotë, fjala vjen që “Edi Rama zotëron sot 10 për qind më shumë pushtet se Ramiz Alia dje”, dhe “Foltorasit” brohorasin; Kur Berisha u bën thirje “foltorasve”, të rrëmbejnë armët, dhe ata prapë brohorasin; Kur Sali Berisha u thotë “foltorasve” se “Edi Rama ka blerë në gjermani një “benz” që kushton 550 milionë lekë dhe ata shpërthejnë në një “Uuuuu”; e shumë e shumë lëndë tjetër demagogjike të hedhur mbi turma dhe ato i marrin për të vërteta, i besojnë, dhe në subkoshiencën e tyre lind urrejtja për kundërshtarin politike, etj. E gjithë kjo tregon se Berisha është brenda tyre, jo fizikisht, jo trupërisht por me fjalën, me besimin që transmeton ndër ta për gjithçka që thotë.

Berishizmi nuk është ideologji, as filozofi. Nuk është ide as teori, por thjesht mënyrë të kuptuari e të vepruari jo demokratikisht, por me mendësinë dhe logjikën e një individi (në këtë rast Sali Berishës) demagog. Shkurt Berishizmi është teoria dhe gjuha e mashtrimit të opinionit, e shpifjes dhe denigrimit të kundërshtarit politik (dhe brenda llojit), e nxitjes të urrejtjes dhe e trazirave sociale për interesa të ngushta të familjes: Është metodë drejtimi dhe konsiderimi të palës tjetër si palë armike dhe në këtë vështrim, e të drejtës për ta sulmuar dhe rrëzuar edhe me dhunë nga pushteti. Berishizmi është veshja e demokracisë me mantelin e forcës dhe agresiviteti në komunikim si mjet besueshmërie ndaj liderit. Dy burrat ulur në bordurën ndanë detit në shëtitoren “Hasan Tahsini”, shumë larg ithtarëve të grumbulluar nëpër foltore, kishin edhe ata, brenda vetes berishizmin, kur besonin verbërisht, madje donin të ndodhte kthimi i Berishës, sepse besonin që me të në “timonin e partisë” do të ndodhte “Zhdukja nga pushteti e këtyre... ”, dhe nuk donin t’ia dinin për “biografinë” e njeriut që u premton “parajsën” si dje dhe u mëson se pushteti, kur nuk merret dot me votë, merret edhe me dhunë.