BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

Dhjetëfish shpërblim për ish të përndjekurit politikë!

Dhjetëfish shpërblim për ish të përndjekurit

Për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë në Projektbuxhetin 2022 janë menduar 1 (një) miliardë lekë. Detyrimi i mbetur (sipas Ministrisë së Financave) prej 32 miliardë lekësh kërkon 32 vite të tjera! Kjo është fyerje për ta dhe turp për qeveritarët dhe ne të tjerët. Detyrimi ndaj tyre është kushtetues, ligjor dhe moral! Ish-të përndjekurit përfaqësojnë shtresën më të vuajtur, të denigruar dhe të martirizuar të shoqërisë sonë. Janë njerëz fisnikë, të pastër me ideale, pa asnjë ndjenjë revanshi dhe hakmarrjeje, pavarësisht padrejtësive të rënda dhe të paimagjinueshme që u janë bërë. Këta njerëz, kjo shtresë e shtypur meriton vëmendjen e plotë dhe kompensimin e drejtë dhe të shpejtë për vuajtjen që kanë hequr. Për të gjithë ish të përndjekurit politikë e të dënuarit e regjimit komunist duhej të ishte përgatitur dhe në zbatim Strategjia Kombëtare e Integrimit të Plotë Moral, Politik, Shoqëror e Financiar të tyre, e cila nuk është bërë. Duhej të ishte kryer përmirësimi ligjor, që efektet për dëmshpërblim financiar të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë të shtriheshin që nga muaji gusht 1943 (i njohur si prishja e Marrëveshjes së Mukjes), kohë kur filloi vëllavrasja në Shqipëri. Duhej të ishte ngritur baza e të dhënave elektronike dhe një regjistër kompjuterik për të gjithë ish të dënuarit e të përndjekurit politikë, i bërë publik dhe në përditësim të vazhdueshëm, ku do të mundësohej në kohë reale informacioni i organeve shtetërore. Duhej të ishin hartuar prognoza të vlefshme për përmbushjen e detyrimeve financiare të Buxhetit të Shtetit. Asgjë nga këto nuk është bërë. Në tetë vjet kjo shtresë ka njohur vetëm indiferencë dhe injorim të plotë nga shteti! Ministria e Financave duhej të ishte ngarkuar në qeveri që të kërkonte, gjente dhe shtonte çdo vit ndjeshëm fonde për dëmshpërblimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë. Për ta mjafton që një aks rrugor PPP të shtyhet në kohë 3-4 vjet dhe e gjithë shuma prej 30 miliardë lekë do të ishte gjetur! Nuk jemi kurrë vonë për të kryer këto përmirësime ligjore dhe mundësuar fondet e duhura, për t’i dhënë shtresës më të përvuajtur të shoqërisë sonë vëmendjen që meriton. Por duhet vepruar tani! Ministria e Financave dhe Ekonomisë duhet të dhjetëfishojë fondin për ish-të përndjekurit politikë në buxhetin e vitit 2022, me qëllim që të zgjidhet në vijim të këtyre tre viteve kalvari i tyre. Kemi më së paku 13 vite që mezi kemi shlyer vetëm një të tretën e detyrimit që shteti dhe shoqëria i ka shtresës fisnike të ish-të përndjekurve dhe të dënuarve politikë!