BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

Dekalogu i mashtrimeve të projekt-buxhetit 2022

Dekalogu i mashtrimeve të projekt-buxhetit 2022

Projekt-buxheti i vitit 2022 përfaqëson projekt-buxhetin më të papërgjegjshëm të 32 viteve tranzicion, për shumë arsye. Ai është një bashkësi gënjeshtrash e mashtrimesh të sektit Rama në qeverisje.

1.      Premtim i braktisur. Në programin e qeverisjes, premtohet se “borxhi publik do të jetë nën 60% të PBB-së në fund të mandatit” (Broshura “Programi Qeverisës 2021-2025”, faqe 16, në rubrikën “Shënjestrat”). Në të vërtetë, buxheti 2022 do të vijojë të rrisë borxhin publik! Për vitin e ardhshëm, rritja e borxhit parashikohet me 705 mln euro. Sipas skenarit bazë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (Relacioni i Projekt-Buxhetit për vitin 2022, faqe 10), borxhi publik në fund të vitit 2024 pritet të ulet në 76.1%. Një mosmbajtje premtimi me mbi 16 përqind të PBB-së, ose mbi 2.4 miliardë euro! Një mashtrim dhe tallje e paskrupullt me qytetarët shqiptarë.

2.      Borxh i stërmadh i fshehur: Në stokun e borxhit publik nuk janë llogaritur detyrimet kontigjente për koncesione-PPP, të cilat deri në fund të vitit 2020 ishin 183 miliardë lekë ose rreth 1,5 miliardë euro (sipas përllogaritjeve të portalit “data.al”). Në borxhin publik zyrtar, po ashtu nuk pasqyrohen as detyrimet e prapambetura, të cilat, sipas raportit të zbatimit të buxhetit të Shtetit për vitin 2020, llogariten në 76,8 miliardë lekë ose 631 milionë euro. Këto detyrime së bashku kapin vlerën e 260 miliardë lekë ose 2,1 miliardë euro dhe përbëjnë 16.5% të PBB-së në fund të vitit 2020. Nëse stokut të borxhit të muajit tetor 2021 i shtojmë edhe këtë stok të pallogaritur, borxhi arrin vlerën 1 trilion e 512 miliardë lekë ose 14,4 miliardë euro.

Gjat? vitit 2020, jan? regjistruar pran? Qendr?s Nd?rkomb?tare p?r Zgjidhjen e Mosmarr?veshjeve t? Investimeve (ICSID) disa ç?shtje t? hapura n? Arbitrazhin Nd?rkomb?tar, që potencialisht(përveç faktit që detyrimi për çështjen Beketi tanimë është përfundimtar), mund t? sjellin kosto shtes? p?r buxhetin e shtetit në vlerën e 446 milionë eurove. Humbja e këtyre gjyqeve do të sillte probleme të mëdha financiare dhe mungesë likuiditeti, duke shkaktuar efekt negativ zinxhir. Por, nuk duhet harruar se fatura nuk mbaron këtu, pasi të tjera çështje gjykohen edhe në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, kryesisht për çështje pronash, ku edhe këtu, detyrimi sa vjen edhe rritet. Nëse ia shtojmë këto vlera stokut të mësipërm të borxhit, borxhi real publik i vendit e tejkalon nivelin 100% të PBB-së! Këto detyrime, këtë borxh të fshehur Projekt-Buxheti për vitin 2022 nuk e përmend fare, në një mbulim-mashtrim flagrant të së vërtetës së hidhur, duke mos rezervuar as edhe fonde kontingjence për të përballuar një pjesë të këtyre detyrimeve, të cilat një pjesë janë mnaturuar dhe pjesa tjetër do të maturet shumë shpejt.

3.      Të ardhura kinse të paarritshme. Projekt-buxheti parashikon të ardhurat buxhetore me shtim 7.8% të PBB-së. Një tejkalim i tillë nuk është vërejtur deri tani në asnjë nga të 29 vitet fiskale ushtrimore 1992-2020. Mesatarja e tejkalimit të të ardhurave të Buxhetit te Shtetit ka qëndruar në 3-4 përqind dhe nuk ka shkuar më shumë se 5%, edhe në vitet më të mira të rritjes ekonomike, si vitet 2002, 2008 dhe 2018. Tejkalimin e të ardhurave me 7.8 përqind, sekti Rama e ka përcaktuar qëllimisht kaq të lartë (pa asnjë studim shkencor mbështetës për këtë nivel), në mënyrë që të deklarojë shpenzime të fryra në kohë pandemie dhe investime të larta publike. Në vitet 2014-2020, dështimin në rritjen e planifikuar të të ardhurave e ka mbuluar me aktet normative për uljen e nivelit të të ardhurave dhe shpenzimeve. Përgatitet të bëjë të njëjtën gjë në korrik 2022, nëse do të jetë sërisht mbrapa me të ardhurat(sikursë është një mijë përqind e sigurtë që do të jetë), duke u përpjekur që përgjegjësia për mosrealizimin të ngelet gjithnjë jetime.

4.      Shpenzime faraonike jo-prodhuese. Projekt-buxheti 2022 prezanton një shifër tejet të lartë të shpenzimeve korente jo-produktive(shpenzime fasadash, rikonstruksione zyrash, udhëtime jashtë shtetit, kancelari, etj.) në nivele disa dhjetëra milionë euro, në një kohë kur viti 2022 është një vit pandemie dhe me vështirësi të jashtëzakonshme për realizimin e të ardhurave buxhetore. Shpenzimet kapitale janë më pak se viti 2021 dhe nuk pasqyrojnë një strategji të mirëfillte investimesh publike, defekt madhor ky, i theksuar edhe nga raporti i misionit të FMN-së në tetor 2021 dhe nga Progres-Raporti i Bashkimit Evropian për Shqipërinë po në tetor 2021. Investimet publike kryhen duke injoruar tërësisht kërkesat e tre E-ve(efektivitet, efiçiencë dhe ekonomicitet), pra pa matur vlerën për paranë publike dhe janë lënë në dorën e frymëzimeve të drejtuesit të sektit dhe të interesave të lobeve të oligarkëve vendas për tendera dhe realizim fitimesh të majme, në kurriz të taksave të qytetarëve shqiptarë dhe me dëm ekonomik real, deri në 13 vite pas lidhjes së kontratave PPP.  Projekt-buxheti per vitin 2022 ul ndjeshëm kredibilitetin e Buxhetit të Shtetit dhe minon transparencen e tij. Ai merr përsipër angazhime financiare ne formen e projekteve të mëdha e të vogla, si koncesione dhe PPP, jo në përputhje me kuadrin rregullator në fuqi dhe me angazhimet e disiplinen buxhetore te buxhetimit afatmesem, ne mungese te strategjise per investimet strategjike, mungese kjo e theksuar dhe nga Deklarata e misionit te fundit te FMN ne tetor 2021.   

 

5.      Defiçit buxhetor jashtë mase i lartë. Projekt-buxheti premton se do të ulë defiçitin buxhetor. Defiçiti ulet në krahasim me vitin 2020 që ishte një vit i jashtëzakonshëm i kufizimeve nga pandemia, por ngelet një defiçit buxhetor tejet i lartë, në 825 mln euro ose 5.4% e PBB-së. Më shumë se gjysmën e këtij muri të lartë detyrimesh fiskale e përbën defiçiti i skemës së pensioneve dhe sigurimeve shoqërore. Projekt-buxheti i vitit 2022 praktikisht e braktis Institutin e Sigurimeve Shëndetësore, të lënë vetëm për të kryer një reformë-shtyllë për qëndrueshmërinë e financave tona publike, atë të pensioneve, të cilën nuk e përballojnë dot shpatullat e tij. Defiçiti i skemës së pensioneve thellohet e zmadhohet çdo ditë, muaj dhe vit, ndërsa projekt-buxheti 2022 rri e vështron, pa parashikuar asnjë masë konkrete për të luftuar informalitetin në tregun e punës dhe për të përmirësuar raportin kontribues-përfitues.    

6.      Ligje dhe VKM të qepura me porosi. Nëpërmjet Vendimit të Këshillit të Ministrave të 22 tetorit 2021, i cili i është bërë i ditur opinionit publik nga mediat, ngaqë ende nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare, qeveria i njeh vetes të drejtën të shmangë procedurat ligjore të zhvillimit të tenderave, në emër gjoja të interesave thelbësore të shtetit. Vendimi nuk percakton qartë cilat janë këto interesa, por do të zbatohet për të gjitha procedurat e kontraktimit për mallra, punë dhe shërbime të nevojshme për kontratat që diktohen nga të ashtuquajturat interesat thelbësorë të shtetit, duke shmangur hapur ankandin dhe konkurrencën e lirë në tenderat shtetërorë. Ky vendim është vijimësi e ligjeve dhe VKM-ve, në rradhë të parë të Ligjit 20/2020 mbi “Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë”, akti i fundit i grabitjes së pronës në Shqipëri, që të gjitha të qepura fund e krye sipas interesave të oligarkëve të sektit qeverisës.

7.      Shërbim “full option” PPP-ve. Projekt-buxheti 2022 është i gjithi në shërbim të koncesioneve-PPP të Sektit Rama. Pasi ky sekt i rriti pagesat për koncesionet dhe PPP-të me 29% gjatë vitit 2021, edhe pse një vit i gjithi që po kalon në pandemi dhe vështirësi të jashtëzakonshme, projekt-buxheti 2022 parashikon ta rrisë me 11.3% më shumë se planin e këtij viti, ose 112 milionë euro pagesa! Janë 227 koncesione-PPP që po paguhen, 87% e të cilave i ka krijuar, nxitur dhe orkestruar sekti Rama në pushtet. PPP-të e sektit Rama dallohen për duart e shtrira në taksat e viteve të ardhshme dhe riskun e lënë të gjithin mbi buxhetin e shtetit. Projekt-buxheti 2022 vijon i pangopur të prokurojë PPP të reja per vitin e ardhshem, krahas pagimit të detyrimeve të plota për ato ekzistuese, edhe pse në vit pandemie dhe vështirësish serioze, duke i vënë një lak të trefishtë jo vetëm qytetarëve të sotëm të këtij vendi, por edhe bijve dhe nipërve të tyre. Qeveria ka shpërfillur  kërkesën për  hetim të detajuar e të plotë nga strukturave fiskale të të gjitha koncesioneve të dhëna që nga viti 2007, sidomos atyre me  pronarë kompani të regjistruara në parajsat fiskale, të cilat rezultojnë me shpenzime prodhuese të fryra artificialisht, trukim të bilanceve dhe mospagim të  detyrimeve ndaj Buxhetit të Shtetit. Ajo e ka injoruar qëllimisht propozimin e bërë nga  partnerët tanë strategjikë dhe nga institucionet kushtetuese për ndalimin e pjesëmarrjes në tenderimet publike të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale offshore, si dhe për çdo licencë që jepet për  shfrytëzimin e pasurive kombëtare, si nafta, kromi, bakri, etj. Kjo kërkesë është bërë publikisht në Kuvend. Ne duhet ta sanksionojmë në ligj këtë ndalim pjesëmarrjeje!

8.      Mashtrimi me bujqësinë. Projekt-buxheti deklaron se i ka dhënë përparësi degëve si bujqësia, ndërkohë që buxheti i parashikuar për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është 2% më i ulët se sa ai i vitit 2021. Investimet e brendshme në total, krahasuar me 2021, ulen mbi 20%,  kurse investimet e huaja ulen mbi 23%. Projekt-buxheti goditjen më të madhe ia jep infrastruktures së ujitjes dhe kullimit, financimi për të cilën ulet me mbi 55%! Investime te huaja për infrastrukturen e ujitjes nuk ka fare: nga 100% shkojnë në 0%, krahasuar me 2021! A i ka llogaritur sekti Rama dëmet që i shkakton fermerëve që punojnë në bujqësi dhe subjekteve të tjera private, nga mungesa e ujit për vaditje, nga thatësirat e tejzgjatura dhe temperaturat e larta? Apo ky sekt mendon se pa investime të huaja në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit buxheti mund të përballojë emergjencën në këtë sektor?! Përgjigjja më e mirë për këtë projekt-buxhet vjen nga Kuvendi i Popullit, protesta e fermerëve të Lushnjës, pas indiferencës vrastare të qeverisë, me parashikimet e saj në këtë projekt-buxhet dhe në paketën fiskale shoqëruese të tij, të kundërshtuara me forcë nga një përfaqësi serioze e interesave të fermerëve, si Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar. Kjo protestë që po vlon edhe sot, është një shuplakë e fortë për qeverinë e sektit dhe një mësim i mirë për opozitën, në përpjekjet e saj për të sjellë shqetësimet e qytetarëve në Kuvend. 

9.      Tallja me ish-të përndjekurit. Projekt-buxheti dokumenton se qeveria i urren ish-të përndjekurit politikë! Ministria e Financave ka pranuar se fatura totale e dëmshpërblimeve shkon në 32 miliardë lekë, ndërsa Projekt-Buxheti 2022 ka caktuar vetëm 1 miliardë lekë dëmshpërblim! As më shumë dhe as më pak se gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020. Me këtë ritëm i bie që ish-të përndjekurit politikë të shpërblehen tërësisht pas 32 viteve!!   

10.  Paketë fiskale anti-prodhim. Projekt-buxheti u shoqërua dhe nga një paketë fiskale ndër më kontradiktoret dhe absurdet e 30 viteve tranzicion!   Me të, inputeve  bujqësore ju shtohet një taksë prej 10% TVSH. Sekti Rama “u dhuron” një taksë të re fermerëve, pikërisht në një kohë kur çmimet e imputeve që ata përdorin janë rritur ndjeshëm në tregun ndërkombëtar dhe nuk dihet akoma prognoza se ku do të ndalet kjo rritje. Sekti ka llogaritur një përfitim 900 milionë lekë në buxhet nga kjo taksë . Po dëmin që iu shkakton prodhuesve në bujqësi dhe në të gjithë zinxhirin ushqimor, në këtë periudhë krize, mbas tërmetit, në pandemi dhe në kushtet e rritjes së ndjeshme të çmimeve, a e ka llogaritur? Nga ana tjetër, prodhimeve të fermerëve vendas ju hiqet fare edhe rimbursimi prej 6% i TVSH-së dhe ju bëhet zero rimbursimi TVSH-së për vitin 2022. Pa asnjë studim mbi kostot dhe përfitimet dhe pa pyetur për dëmin që ju shkaktua fermerëve dhe pasojat negative që solli veçanërisht në blegtori, ulja e rimbursimit të TVSH nga 20% në 6% në këto tre vitet e fundit. TVSH ka qenë një instrument me rëndësi për formalizimin e fermerëve dhe heqja e tij nga sekti Rama rrezikon ta kthejë sektorin në totalisht informal! Nga ana tjetër, paketa e re fiskale e tij dhjetëfishon pragun e TVSH-së së rimbursueshme për makineritë dhe linjat e prodhimit të importuara, nga 50 mln lekë në 500 mln lekë, duke ia bërë të pamundur biznesit të vogël dhe të mesëm të investojë në rritjen e kapaciteteve, ngaqë importet e kapaciteteve kushtojnë me këtë ndryshim fiskal 20 përqind më shumë.

 

Paketa e re fiskale pretendon se përmirëson klimën e biznesit. Në fakt, pak ditë më parë, më 11 nëntor, Dhoma Shqiptaro-Amerikane e Tregtisë shprehu me forcë zhgënjimin e saj për shkeljet e përsëritura, flagrante ligjore në procesin e konsultimit publik si dhe ndërhyrjet e shpeshta në paketën fiskale. Dhoma deklaroi se paketa e re fiskale bie ndesh me angazhimet publike qeveritare, pritshmëritë dhe planifikimet financiare të komunitetit të biznesit dhe dëmton klimën e besimit reciprok mes sektorit publik dhe atij privat mbi angazhimet publike. Dhoma Amerikane vëren e zhgënjyer se u njoftua mbi projektligjet e paraqitur nga Këshilli i Ministrave mbi paketën fiskale 2022, pasi ato ishin miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe ishin depozituar pranë Kuvendit. Kjo praktikë – fatkeqësisht e përsëritur – është në shkelje të ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin publik”, i cili i kërkon autoriteteve shtetërore t’i ofrojnë palëve të interesuara një periudhë kohore të përcaktuar, për të shqyrtuar dhe ofruar rekomandimet e tyre në lidhje me projekt-ligjet e propozuara.

xxx

Me pak fjalë, ky është dekalogu i krye-genjeshtrave dhe mashtrimeve të Sektit Rama me projekt-buxhetin 2022. Ka edhe plot gënjeshtra e mashtrime të tjera të përmbajtura në projekt-ligjin për Buxhetin 2022 dhe në paketën e re fiskale të tij. Realiteti i trishtë është që ky projekt-buxhet sjell: 

1. Ulje të qëndrueshmërisë financiare të vendit.

2. Përkeqësim të parametrave të borxhit publik

3. Ulje të kredibilitetit të financave publike.

4. Shtim të ndjeshëm të risqeve fiskale.

5. Dobësim të menaxhimit me përgjegjshmëri të fondeve publike, duke respektuar perdorimin e tyre me efektivitet, efiçience dhe ekonomicitet.

6. Mungesë të planifikimit dhe programimit të rregullt të shpenzimeve publike, si dhe

7. Nxitje të vendimmarrjes për të financuar programe dhe projekte mbi baza klienteliste.