
Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, zbardhen informacionet e para

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e pallate”, Braçe thumbon sërish Ramën për lopët

Manipuluan rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan, kush janë anëtarët e KZAZ-së që përfunduan në prangat e policisë

“Vrasja më e tmerrshme që mund të ekzistonte”, avokati zbulon detaje të reja nga ekzekutimi barbar i 18-vjeçares nga partneri dhe shoku i tij: Unë jam tmerruar kur e kam parë raportin e autopsisë, Marigona është detyruar të përdorë…

Arrestohen 8 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit

Aksident i rëndë në Pogradec, polici përplas 13-vjeçarin dhe ikën nga vendngjarja, detajet e para

Dashuria BE-Shqipëri, si dasma e vajzës së Hasanit me nipin e mbretëreshës!

Shkruar nga Kreshnik Spahiu 22 Qershor 2022

20 vite më parë jetoja dhe punoja në Londër. Një mëngjes dimri me shi, krejt papritur në zyrën time u shfaq Arbëresha vajza e Hasanit, të cilën e kisha shoqe fëmijërie që nga gjimnazi. Ajo ishte një vajzë inteligjente, e edukuar dhe me shumë humor, por jeta i kishte marr ters disa herë. Ajo vinte nga një familje e varfër dhe me shumë probleme konfliktuale të dhunshme brenda fisit. Për këto arsye ishte larguar për një jetë sa më të mirë nga Shqipëria drejt Londrës. E pyeta: “Arbëresha si i ke hallet?” Keq, keq Kreshnik - ma ktheu. “ Jam pa punë. Jetoj me 3 shoqe në 50 metra/2 dhe paguajmë 1200 paund qira në periferi të Londrës” Po ndonjë gjë tjetër- i thashë: “Pooo Kreshnik, kam një lajm të mirë. Muajin tjetër do martohem me princin e Britanisë së Madhe dhe jam shumë e lumtur” Uaaaaaa klitha unë dhe e pyeta instinktivisht: “Sa e sigurt është kjo lidhje dhe martesa?” 50% me 50% ka shanse o Kreshnik - ma ktheu Arbëresha pa ju dridhur syri. Unë ngrita supet dhe e pyeta i habitur: “Çfarë nënkupton me 50% - 50% martesë se nuk po marr vesh gjë” Dëgjo Kreshnik, foli Arbëresha e heshtur: “Unë dhe Hasani jemi dakord nga ana jonë, por ende nuk dimë mendimin e Princit dhe Mbretëreshës se nuk na njohin hiç fare kush jemi, por babit tim i pëlqen si ide.” pra vazhdoi ajo: “50% pro, jemi unë dhe Hasani. 50% kundër janë Princi dhe Mbretëresha” Qesha me lot ….. dhe mu kujtua sot kjo histori. Po lexoja sondazhin e rinisë austriake e cila me shumicë ishte shprehur se nëse shqiptarët do hyn në Bashkimin Europian atëherë ata do dalin nga BE. Ky nuk ishte sondazhi i parë. Një muaj më parë 62%e gjermanëve, 60% e francezëve, 59% e portugezëve ishin shprehur se nuk dëshirojnë që shqiptarët të bëhen pjesë e “familjes” së tyre. Kam disa ditë që marr mesazhe nga qindra lexues të cilët më pyesin: “Kreshnik, pse nuk na do Europa” dhe “Çfarë të keqe ju kemi bërë ne, evropianëve?!” Analiza është shumë e thjeshtë. Njësoj si vajza e Hasanit që donte të martohej me nipin e Mbretëreshës. Njëra palë do, tjetra jo. Martesë me zor s’ka. Thjesht, ne ju dukemi aq të prapambetur dhe të pazhvilluar sa ata nuk duan të lidhin krushqi me ne. Do thoni ju: “E ka gabim Europa” Ndoshta janë 100% gabim ata, por ç’rëndësi ka, kur kombet evropian nuk kanë fijen e dashurisë dhe respektit ndaj nesh. Urrejtja dhe dashuria ndahet nga një fije floku. Mos harroni në 110 vjet shtet shqiptar, vetë kombet evropian kanë bërë 3 luftëra të përgjakshme dhe 3 bashkëjetesa paqësore me njëri-tjetrin brenda një shekulli. Thjesht ne jemi krejtësisht të parëndësishëm. Nuk u vlejmë atyre: - as për martesë - as për divorc - as për dasmor - as për krushqi - as për komshi Ne thjesht duhet ta kishim kuptuar me kohë, që martesë me zor nuk bëhet. Më mirë të largohemi me dinjitet, sesa duke ngjallur neverinë, keqardhjen, të qeshurat dhe cinizmin e fëmijëve të “mbretit” dhe “mbretëreshës”. Prici nuk ndjen asgjë për vajzën e Hasanit. Ashtu si martesa e tyre, edhe kjo dasma e jonë me Evropën i ka shanset 50% me 50%. 50% pro jemi ne… 50% kundër është Evropa…
Më të lexuarat


Balta mbi Kardhiq-Delvinë

Zgjedhje apo përzgjedhje e kryetarëve të PS në Bashki?!

Profeti i rremë i demokracisë shqiptare Berisha kërkon revansh

A nuk jemi bashkaksionerë të gjithë në menaxhimin e qytetit tonë?

Ja pra që Moska “çoi në vend” nderin e “non grata”-s në Shqipëri!

Ringjallja e Nënës së Madhe, pasaportë për në BE, Dodona e shenjtë me dy të veçanta të njerëzimit ka qënë në krye të Europës

Këto ndodhin vetëm në shtetin e regjimit politik të hajdutëve

Unanimiteti në BE, përdorimi i shantazhit si strategji ndalon “hyrje” të shpejtë dhe sigurtë!

Tundimi i kryeministrit

Shqiptarët për shqiptarët, kjo duhet të jetë dilema e kohëve të sotme
